{"id":1248871,"date":"2026-07-10T16:30:41","date_gmt":"2026-07-10T14:30:41","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1248871"},"modified":"2026-07-10T16:30:41","modified_gmt":"2026-07-10T14:30:41","slug":"serbia-ndalon-dy-agjente-te-dyshuar-ruse-per-planifikimin-e-nje-sabotimi-ne-gjermani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/serbia-ndalon-dy-agjente-te-dyshuar-ruse-per-planifikimin-e-nje-sabotimi-ne-gjermani\/","title":{"rendered":"Serbia ndalon dy agjent\u00eb t\u00eb dyshuar rus\u00eb p\u00ebr planifikimin e nj\u00eb sabotimi n\u00eb Gjermani"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gjykata e Lart\u00eb n\u00eb Subotic\u00eb u caktoi mas\u00ebn e paraburgimit dy personave, konfirmoi kjo gjykat\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb m\u00eb 10 korrik, nd\u00ebrsa mediat gjermane raportuan se ata dyshohen p\u00ebr planifikimin e nj\u00eb akti t\u00eb sabotimit n\u00eb Gjermani dhe i lidh\u00ebn ata me sh\u00ebrbimin sekret rus.<\/strong><\/p>\n<p>Autoritetet n\u00eb Serbi nuk treguan se p\u00ebr \u00e7far\u00eb akuzohen dhe as identitetin e tyre t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas gazet\u00ebs gjermane Bild, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr agjent\u00eb rus\u00eb \u201cnj\u00ebp\u00ebrdorim\u00ebsh\u201d, t\u00eb cil\u00ebt dyshohet se planifikonin t\u00eb vendosnin l\u00ebnd\u00eb shp\u00ebrthyese n\u00eb Gjermani.<br \/>\nGjykata b\u00ebri t\u00eb ditur se t\u00eb pandehurve me inicialet B.D. dhe Gj.S. u \u00ebsht\u00eb caktuar masa e paraburgimit deri m\u00eb 10 gusht, por se vendimi ende nuk ka marr\u00eb form\u00eb t\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>Ata ndodhen n\u00eb paraburgim q\u00eb nga 12 qershori, nd\u00ebrsa n\u00eb korrik masa u \u00ebsht\u00eb zgjatur edhe p\u00ebr nj\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Gjykata e Lart\u00eb n\u00eb Subotic\u00eb tha se nuk mund t\u00eb jap\u00eb m\u00eb shum\u00eb informacione lidhur me procedur\u00ebn n\u00eb zhvillim.<\/p>\n<p>Policia dhe Prokuroria e Lart\u00eb Publike n\u00eb Subotic\u00eb, e cila po udh\u00ebheq hetimet, nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb p\u00ebr koment.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb raportuan mediat gjermane?<\/strong><br \/>\nGazeta gjermane Bild shkroi se n\u00eb fillim t\u00eb qershorit, forcat speciale arrestuan n\u00eb kufirin mes Hungaris\u00eb dhe Serbis\u00eb dy persona t\u00eb dyshuar si agjent\u00eb \u201cnj\u00ebp\u00ebrdorim\u00ebsh\u201d t\u00eb sh\u00ebrbimit sekret rus.<\/p>\n<p>Kjo n\u00ebnkupton se ata ishin rekrutuar p\u00ebr nj\u00eb mision t\u00eb vet\u00ebm, pa qen\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrhershme e sh\u00ebrbimeve t\u00eb inteligjenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb Bild-it, t\u00eb publikuar n\u00eb korrik, n\u00eb valixhen e t\u00eb dyshuarve \u00ebsht\u00eb gjetur l\u00ebnd\u00eb shp\u00ebrthyese, porse nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se cili ishte objektivi i planifikuar n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>Hetuesit dyshojn\u00eb se sh\u00ebnjest\u00ebr mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb nj\u00eb objekt i lidhur me prodhimin ose furnizimin e pajisjeve ushtarake p\u00ebr Ukrain\u00ebn.<\/p>\n<p>Bild shkroi gjithashtu se informacionet e siguruara nga autoritetet gjermane t\u00eb siguris\u00eb dhe sh\u00ebrbimet e inteligjenc\u00ebs, kan\u00eb qen\u00eb vendimtare p\u00ebr arrestimin e tyre.<\/p>\n<p>Policia gjermane, agjencia e inteligjenc\u00ebs p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr sigurin\u00eb e brendshme dhe agjencia evropiane e policis\u00eb, Europol, nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn pyetjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Ministri federal i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme i Gjermanis\u00eb, Alexander Dobrindt, deklaroi n\u00eb qershor se sh\u00ebrbimet gjermane t\u00eb siguris\u00eb kishin parandaluar nj\u00eb sulm me l\u00ebnd\u00eb shp\u00ebrthyese, q\u00eb kishte n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr Gjermanin\u00eb, duke shtuar se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rast tep\u00ebr konfidencial.<\/p>\n<p>Sipas gazet\u00ebs Bild, ky konsiderohet suksesi i par\u00eb i qendr\u00ebs s\u00eb sapokrijuar p\u00ebr luftimin e k\u00ebrc\u00ebnimeve hibride.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin vjetor p\u00ebr vitin 2025 t\u00eb Sh\u00ebrbimit gjerman p\u00ebr Mbrojtjen e Kushtetut\u00ebs, Dobrindt paralajm\u00ebroi se Gjermania \u00ebsht\u00eb vazhdimisht cak i sulmeve hibride nga Rusia.<\/p>\n<p>\u201cShteti rus synon t\u00eb destabilizoj\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, t\u00eb minoj\u00eb demokracin\u00eb ton\u00eb dhe t\u00eb dob\u00ebsoj\u00eb mb\u00ebshtetjen ton\u00eb p\u00ebr Ukrain\u00ebn\u201d, thuhej n\u00eb raport.<\/p>\n<p><strong>D\u00ebnime p\u00ebr spiunazh n\u00eb favor t\u00eb Rusis\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Arrestimi n\u00eb kufirin serbo-hungarez ndodhi gjasht\u00eb muaj pasi nj\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb Serbi d\u00ebnoi tre persona p\u00ebr spiunazh n\u00eb favor t\u00eb Rusis\u00eb dhe p\u00ebr organizimin e incidenteve kund\u00ebr komuniteteve hebraike dhe myslimane n\u00eb Franc\u00eb dhe n\u00eb Gjermani.<\/p>\n<p>Tre shtetas serb\u00eb \u2013 Aleksandar Saviq, Filip Petroviq dhe Nemanja Qevap \u2013 u arrestuan n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2025 n\u00eb Smederev\u00eb, af\u00ebr Beogradit, s\u00eb bashku me tet\u00eb persona t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb dyshuar.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor, ata arrit\u00ebn marr\u00ebveshje me Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb n\u00eb Smederev\u00eb p\u00ebr pranimin e faj\u00ebsis\u00eb dhe u d\u00ebnuan me nd\u00ebshkime q\u00eb varionin nga gjasht\u00eb muaj deri n\u00eb nj\u00eb vit e gjysm\u00eb arrest sht\u00ebpiak.<\/p>\n<p>Hetimet ndaj tet\u00eb t\u00eb dyshuarve t\u00eb tjer\u00eb vazhdojn\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas aktgjykimeve, t\u00eb cilat jan\u00eb par\u00eb nga Radio Evropa e Lir\u00eb, grupi kreu kat\u00ebr operacione midis prillit dhe shtatorit t\u00eb vitit 2025, t\u00eb drejtuara kund\u00ebr komuniteteve fetare hebraike dhe myslimane, me q\u00ebllim nxitjen e tensioneve n\u00eb Gjermani dhe n\u00eb Franc\u00eb.<\/p>\n<p>Grupi, mes tjerash, akuzohet se hodhi ngjyr\u00eb t\u00eb gjelb\u00ebr mbi Muzeun e Holokaustit dhe tri sinagoga n\u00eb Paris, si dhe la koka derrash para n\u00ebnt\u00eb xhamive n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet.<\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Berlinit, pran\u00eb memorialit kushtuar hebrenjve t\u00eb vrar\u00eb gjat\u00eb Holokaustit, an\u00ebtar\u00ebt e grupit vendos\u00ebn skelete plastike.<\/p>\n<p>Sipas aktgjykimit, grupi merrte urdhra, udh\u00ebzime dhe financim nga strukturat e sh\u00ebrbimit sekret t\u00eb Federat\u00ebs Ruse.<\/p>\n<p>Organizator i grupit ishte Mom\u00e7illo Gajiq, shtetas serb, t\u00eb cilin Radio Evropa e Lir\u00eb e lokalizoi n\u00eb Rusi. Ai \u00ebsht\u00eb i lidhur edhe me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe.<\/p>\n<p><strong>Kamp p\u00ebr st\u00ebrvitje ushtarake<\/strong><br \/>\nPara drejt\u00ebsis\u00eb serbe po zhvillohet edhe nj\u00eb rast tjet\u00ebr, ku dyshohet t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb Rusia.<\/p>\n<p>Prokuroria n\u00eb Shabac, n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb Serbis\u00eb, po heton pretendimet e autoriteteve moldaviane se sh\u00ebrbimet ruse kan\u00eb organizuar nj\u00eb kamp p\u00ebr st\u00ebrvitje ushtarake n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb Serbis\u00eb, p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e trazirave para zgjedhjeve parlamentare n\u00eb Moldavi, t\u00eb mbajtura n\u00eb fund t\u00eb shtatorit 2025.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, policia serbe arrestoi Llazar Popoviqin dhe Sava Stevanoviqin, t\u00eb cil\u00ebt dyshohen se kan\u00eb organizuar nj\u00eb kamp pran\u00eb qytetit t\u00eb Lloznic\u00ebs, ku pjes\u00ebmarr\u00ebsit jan\u00eb st\u00ebrvitur p\u00ebr p\u00ebrplasje me policin\u00eb, dit\u00ebn e zgjedhjeve n\u00eb Moldavi.<\/p>\n<p>Pas marrjes n\u00eb pyetje nga Prokuroria e Lart\u00eb Publike n\u00eb Shabac, ata u liruan, nd\u00ebrsa hetimet ndaj tyre vazhdojn\u00eb.<\/p>\n<p>Popoviq dhe Stevanoviq lidhen me ministrin aktual pa portofol n\u00eb Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb, Nenad Popoviq, i cili ka lidhje biznesore n\u00eb Rusi.<\/p>\n<p>Llazar Popoviq ishte m\u00eb her\u00ebt k\u00ebshilltar i tij, nd\u00ebrsa Sava Stevanoviq fillimisht ishte an\u00ebtar i Partis\u00eb Popullore Serbe (SNP) t\u00eb Popoviqit, e m\u00eb pas i partis\u00eb Serbia e Sh\u00ebndosh\u00eb \u2013 pjes\u00eb e koalicionit qeveris\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 26 shtator, policia e Moldavis\u00eb publikoi nj\u00eb video, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn tha se shfaq \u201ckampet ushtarake n\u00eb Serbi t\u00eb organizuara nga sh\u00ebrbimi sekret rus\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve n\u00eb Moldavi jan\u00eb ndaluar mbi 70 persona, shumica e t\u00eb cil\u00ebve dyshohet se jan\u00eb trajnuar n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Ata dyshohen p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e trazirave masive dhe destabilizimin e Moldavis\u00eb para zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 28 shtatorit, n\u00eb t\u00eb cilat partia proevropiane n\u00eb pushtet fitoi bindsh\u00ebm ndaj koalicionit prorus.<\/p>\n<p>Rusia mohon se ka nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb procesin zgjedhor, nd\u00ebrsa Moldavia e akuzon at\u00eb p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb lufte hibride, q\u00eb p\u00ebrfshin fushata dezinformimi dhe financim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb partive proruse.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb publikuara nga Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme e Serbis\u00eb n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2025, n\u00eb nj\u00eb trajnim ushtarako-taktik t\u00eb organizuar n\u00eb kompleksin turistik \u201cSun\u00e7ana Reka\u201d mor\u00ebn pjes\u00eb nga 150 deri n\u00eb 170 shtetas t\u00eb Moldavis\u00eb dhe Rumanis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb njoftimin e policis\u00eb serbe nuk u p\u00ebrmend Rusia.<\/p>\n<p>Pas arrestimeve, presidenti serb, Aleksandar Vu\u00e7iq, deklaroi se Serbia \u201cnuk guxon t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si poligon p\u00ebr veprimtarin\u00eb e sh\u00ebrbimeve t\u00eb huaja\u201d.<\/p>\n<p>Ai shtoi se n\u00eb Serbi veprojn\u00eb sh\u00ebrbime inteligjente nga e gjith\u00eb bota, si nga Lindja ashtu edhe nga Per\u00ebndimi, dhe se \u201ckjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull derisa t\u00eb mos arrij\u00eb n\u00eb pik\u00ebn ku trajnohen ushtarakisht persona t\u00eb caktuar\u201d.<\/p>\n<p><strong>Diplomat\u00ebt rus\u00eb dhe rasti i nj\u00eb agjenti n\u00eb Beograd<\/strong><br \/>\nRadio Evropa e Lir\u00eb raportoi n\u00eb vitin 2023 p\u00ebr qindra diplomat\u00eb rus\u00eb t\u00eb d\u00ebbuar nga vendet e Bashkimit Evropian n\u00ebn dyshimet se ishin t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktivitete spiunazhi.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb atij hulumtimi, REL-i i identifikoi t\u00eb pakt\u00ebn tre prej tyre si diplomat\u00eb rus\u00eb t\u00eb akredituar n\u00eb Serbi, p\u00ebrfshir\u00eb dy q\u00eb kishin lidhje me sh\u00ebrbimet ruse t\u00eb inteligjenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot, asnj\u00eb institucion n\u00eb Serbi nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar lidhur me k\u00ebto gjetje.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb tjet\u00ebr \u201cafer\u00eb spiunazhi\u201d, q\u00eb ka shp\u00ebrthyer shtat\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb, ka mbetur pa epilog gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2019, n\u00eb internet u publikua nj\u00eb video ku nj\u00eb person, i identifikuar si agjent i inteligjenc\u00ebs ruse, shihej duke i dh\u00ebn\u00eb para nj\u00eb ish-pjes\u00ebtari t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas zyrtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb serb\u00eb, pamjet ishin regjistruar gati nj\u00eb vit m\u00eb her\u00ebt, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2018.<\/p>\n<p>Autenticitetin e videos e konfirmoi p\u00ebr mediat Rela Zhelski, shef i sektorit t\u00eb analiz\u00ebs n\u00eb Agjencin\u00eb e Siguris\u00eb dhe Informacionit (BIA), duke deklaruar se n\u00eb t\u00eb shfaqej Georgij Kleban, nj\u00eb agjent i inteligjenc\u00ebs ruse.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb rast u mblodh edhe K\u00ebshilli p\u00ebr Siguri Komb\u00ebtare i Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Pas mbledhjes, presidenti serb, Aleksandar Vu\u00e7iq, i cili kryeson k\u00ebt\u00eb k\u00ebshill, deklaroi se sh\u00ebrbimet serbe t\u00eb inteligjenc\u00ebs kishin \u201ckonstatuar dhe dokumentuar n\u00eb disa raste, me fotografi, video dhe incizime audio, kontaktet e Klebanit me pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Po at\u00eb periudh\u00eb, Vu\u00e7iq zhvilloi nj\u00eb bised\u00eb edhe me ambasadorin e Rusis\u00eb n\u00eb Beograd, Aleksandar Bocan-Harcenko, pas s\u00eb cil\u00ebs deklaroi se, p\u00ebr t\u00eb, \u00e7\u00ebshtja e agjentit rus n\u00eb Serbi konsiderohej e mbyllur.<\/p>\n<p>Prokuroria e Lart\u00eb Publike n\u00eb Beograd i tha Radios Evropa e Lir\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2019 se nuk kishte hapur procedur\u00eb penale lidhur me k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Ndryshe nga shumica e vendeve evropiane, Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusis\u00eb pas nisjes s\u00eb pushtimit rus t\u00eb Ukrain\u00ebs nga presidenti rus, Vladimir Putin, n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb n\u00eb negociata p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian, Serbia vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngushta me Rusin\u00eb.<\/p>\n<p>Moska \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet q\u00eb nuk e njeh pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe ka mb\u00ebshtetur p\u00ebrpjekjet e Beogradit p\u00ebr t\u00eb penguar an\u00ebtar\u00ebsimin e saj n\u00eb organizata dhe institucione nd\u00ebrkomb\u00ebtare.\/REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Lart\u00eb n\u00eb Subotic\u00eb u caktoi mas\u00ebn e paraburgimit dy personave, konfirmoi kjo gjykat\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb m\u00eb 10 korrik, nd\u00ebrsa mediat gjermane raportuan se ata dyshohen p\u00ebr planifikimin e nj\u00eb akti t\u00eb sabotimit n\u00eb Gjermani dhe i lidh\u00ebn ata me sh\u00ebrbimin sekret rus. Autoritetet n\u00eb Serbi nuk treguan se p\u00ebr \u00e7far\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1248872,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-1248871","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1248871","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1248871"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1248871\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1248872"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1248871"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1248871"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1248871"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}