{"id":1248964,"date":"2026-07-10T20:39:53","date_gmt":"2026-07-10T18:39:53","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1248964"},"modified":"2026-07-10T20:49:46","modified_gmt":"2026-07-10T18:49:46","slug":"kurti-pas-takimit-me-abdixhikun-dhe-osmanin-ishte-konstruktiv-por-pa-marreveshje-konkrete","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/kurti-pas-takimit-me-abdixhikun-dhe-osmanin-ishte-konstruktiv-por-pa-marreveshje-konkrete\/","title":{"rendered":"Kurti pas takimit me Abdixhikun dhe Osmanin: Ishte konstruktiv, por pa marr\u00ebveshje konkrete"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb dhe lideri i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Albin Kurti, ka th\u00ebn\u00eb se takimi me kryetarin e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Lumir Abdixhiku, dhe ish- presidenten Vjosa Osmani, ka kaluar n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb konstruktive, por pa ndonj\u00eb rezultat konkret, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.<\/strong><\/p>\n<p>Pas takimit q\u00eb zgjati m\u00eb shum\u00eb se dy or\u00eb, Kurti tha se diskutimet u p\u00ebrqendruan n\u00eb zhvillimet politike, dinamikat institucionale dhe hapat q\u00eb e presin vendin drejt konstituimit t\u00eb legjislatur\u00ebs s\u00eb 11-t\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPas takimit paradite me kryetarin e PDK-s\u00eb, Bedri Hamza, tash n\u00eb or\u00ebt e pasdites zhvilluam takim edhe me LDK-n\u00eb, me kryetarin Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmanin. Takimi shkoi n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb konstruktive, ku diskutuam shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb zhvillimeve politike, dinamikave institucionale dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe orarin q\u00eb na pret p\u00ebrpara sa i p\u00ebrket konstituimit t\u00eb legjislatur\u00ebs s\u00eb 11-t\u00eb\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Ai b\u00ebri t\u00eb ditur se ky ishte takimi i par\u00eb pas certifikimit t\u00eb rezultateve t\u00eb zgjedhjeve dhe se pal\u00ebt kan\u00eb ende rreth kat\u00ebr jav\u00eb koh\u00eb para se t\u00eb nis\u00eb seanca konstituive.<\/p>\n<p>\u201cIshte takimi i par\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb q\u00eb pardje u b\u00eb certifikimi. I kemi edhe kat\u00ebr jav\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebr fillimin e seanc\u00ebs konstituive p\u00ebr ta zgjedhur kryetarin apo kryetaren e Kuvendit, kryesin\u00eb e pastaj edhe Qeverin\u00eb me mandat t\u00eb ri dhe Presidentin\u201d, u shpreh Kurti.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai tha se nga takimi nuk \u00ebsht\u00eb arritur ndonj\u00eb p\u00ebrfundim q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet publik.<\/p>\n<p>\u201cKemi diskutuar p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto, por ende nuk kemi ndonj\u00eb konkluzion apo t\u00eb arritur q\u00eb do t\u00eb mund ta ndanim me juve\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p>Kreu i LVV-s\u00eb u shpreh optimist p\u00ebr procesin e ardhsh\u00ebm, duke th\u00ebn\u00eb se pret q\u00eb kjo qasje t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe n\u00eb takimet e tjera.<\/p>\n<p>\u201cJam optimist p\u00ebr rrug\u00ebn p\u00ebrpara. Kam shpres\u00eb q\u00eb racionaliteti q\u00eb po mbizot\u00ebron do t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb k\u00ebto takime. Do t\u00eb ket\u00eb edhe takime tjera\u201d, deklaroi Kurti.<\/p>\n<p>Kurti theksoi se bisedimet po zhvillohen rreth koncepteve, parimeve, afateve dhe funksioneve, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se synimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje m\u00eb e gjer\u00eb politike.<\/p>\n<p>\u201cDiskutojm\u00eb koncepte, parime, gjithashtu orare e funksione. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje e madhe e gjer\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon besim e mir\u00ebbesim, e cila k\u00ebrkon koh\u00eb p\u00ebr realizim. Do t\u00eb jemi transparent\u00eb karshi jush sa i p\u00ebrket procesit n\u00eb t\u00eb cilin ndodhemi, e kemi edhe konfidencialitetin e k\u00ebtyre bisedave, t\u00eb cilat duhet t\u00eb rezultojn\u00eb me t\u00eb arritura konkrete q\u00eb t\u00eb kemi \u00e7ka t\u00eb b\u00ebjm\u00eb publike\u201d, deklaroi Kurti.<\/p>\n<p>Ai shtoi se ekziston gatishm\u00ebri dhe vullnet p\u00ebr t\u00eb shmangur mbajtjen e zgjedhjeve t\u00eb reja, nd\u00ebrsa theksoi se marr\u00ebveshja q\u00eb synohet do t\u00eb jet\u00eb publike.<\/p>\n<p>Sipas Kurtit, takimi nuk \u00ebsht\u00eb fokusuar n\u00eb emra p\u00ebr postin e presidentit, por n\u00eb konceptet dhe parimet e bashk\u00ebpunimit.<\/p>\n<p>\u201cNuk ka qen\u00eb takim p\u00ebr em\u00ebr p\u00ebr president, por p\u00ebr koncepte e parime. Dhe \u00e7ka t\u00eb b\u00ebjm\u00eb strategjikisht q\u00eb ta arrijm\u00eb numrin maksimal t\u00eb deputet\u00ebve kur t\u00eb vij\u00eb \u00e7\u00ebshtja e zgjedhjes\u201d, u shpreh ai. \/Reporteri.net\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb dhe lideri i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Albin Kurti, ka th\u00ebn\u00eb se takimi me kryetarin e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Lumir Abdixhiku, dhe ish- presidenten Vjosa Osmani, ka kaluar n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb konstruktive, por pa ndonj\u00eb rezultat konkret, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Pas takimit q\u00eb zgjati m\u00eb shum\u00eb se dy or\u00eb, Kurti tha se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1248965,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[2567,21],"tags":[],"class_list":["post-1248964","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-fokus-2","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1248964","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1248964"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1248964\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1248965"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1248964"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1248964"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1248964"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}