{"id":1248989,"date":"2026-07-10T22:04:19","date_gmt":"2026-07-10T20:04:19","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1248989"},"modified":"2026-07-10T22:04:19","modified_gmt":"2026-07-10T20:04:19","slug":"a-eshte-turqia-pergjigja-per-problemet-energjetike-te-gjermanise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/bote\/a-eshte-turqia-pergjigja-per-problemet-energjetike-te-gjermanise\/","title":{"rendered":"A \u00ebsht\u00eb Turqia p\u00ebrgjigja p\u00ebr problemet energjetike t\u00eb Gjermanis\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Turqia d\u00ebshiron t\u00eb investoj\u00eb rreth 80 miliard\u00eb euro n\u00eb burime t\u00eb rinovueshme t\u00eb energjis\u00eb dhe 28 miliard\u00eb euro n\u00eb infrastruktur\u00eb dhe rrjete n\u00eb sektorin e energjis\u00eb n\u00eb n\u00ebnt\u00eb vitet e ardhshme. Nga ajo tort\u00eb e madhe, kompanit\u00eb gjermane duhet t\u00eb marrin patjet\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe, sipas Ministres gjermane t\u00eb Ekonomis\u00eb Katherina Reiche (CDU) dhe 30 p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb kompanive t\u00eb vogla dhe t\u00eb m\u00ebdha nga industria.<\/strong><\/p>\n<p>Ata shoq\u00ebruan ministren n\u00eb udh\u00ebtimin e saj t\u00eb par\u00eb zyrtar n\u00eb kryeqytetin turk, Ankara. \u201cTurqia nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb partnere e besueshme. Ajo \u00ebsht\u00eb qart\u00ebsisht e fokusuar n\u00eb rritjen n\u00eb fush\u00ebn e energjis\u00eb\u201d, tha Ministrja Reiche n\u00eb Ankara.<\/p>\n<p><strong>Ministrja turke sheh mund\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha<\/strong><\/p>\n<p>Rritja \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb i duhet urgjentisht ekonomis\u00eb gjermane n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. Gjermania \u00ebsht\u00eb partneri m\u00eb i madh tregtar i Turqis\u00eb. 8,600 kompani gjermane operojn\u00eb n\u00eb Bosfor. K\u00ebtu q\u00ebndron potenciali, sipas Ministres s\u00eb Ekonomis\u00eb. N\u00eb Turqi, shum\u00eb para po investohen n\u00eb teknologji t\u00eb reja, n\u00eb energji t\u00eb rinovueshme, n\u00eb ruajtjen e energjis\u00eb elektrike dhe n\u00eb infrastruktur\u00eb, pavar\u00ebsisht inflacionit n\u00eb rritje dhe normave t\u00eb interesit q\u00eb aktualisht jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 30 p\u00ebrqind.<\/p>\n<p>Ministri turk i Tregtis\u00eb, \u00d6mer Bolat, vler\u00ebsoi partneritetin ekzistues n\u00eb fush\u00ebn e energjis\u00eb s\u00eb er\u00ebs dhe diellit: \u201cNe besojm\u00eb se kjo histori suksesi do t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet shum\u00eb her\u00eb n\u00eb vitet e ardhshme dhe do t\u00eb krijoj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb reja p\u00ebr investitor\u00ebt dhe kompanit\u00eb e teknologjis\u00eb n\u00eb vendet tona\u201d.<\/p>\n<p><strong>Turqia si nj\u00eb qend\u00ebr energjie<\/strong><\/p>\n<p>Furnizuesi gjerman i energjis\u00eb Uniper d\u00ebshiron, sipas drejtorit t\u00eb saj, Michael Lewis, i cili mb\u00ebrriti me delegacionin, t\u00eb hyj\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb shp\u00ebrndarjen e gazit natyror dhe tregtin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb gazit n\u00eb Turqi.<\/p>\n<p>Frederik Doy\u00e9, Drejtor i Evrop\u00ebs n\u00eb Siemens Energy, sheh mund\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb zgjerimin e rrjetit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb Turqis\u00eb dhe shnd\u00ebrrimin e tij n\u00eb nj\u00eb lidhje Lindje-Per\u00ebndim midis Azis\u00eb Qendrore dhe Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr disa vite me radh\u00eb, Turqiae ka pozicionuar veten si nj\u00eb qend\u00ebr p\u00ebr gazin, naft\u00ebn dhe energjin\u00eb elektrike n\u00eb rajon, si nj\u00eb lidhje midis Detit t\u00eb Zi, Lindjes s\u00eb Mesme dhe Evrop\u00ebs Juglindore.<\/p>\n<p><strong>Rusia \u00ebsht\u00eb furnizuesi m\u00eb i madh i gazit p\u00ebr Turqin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Rreth 40 p\u00ebrqind e gazit natyror ende vjen n\u00eb Turqi p\u00ebrmes tubacionit t\u00eb gazit TurkStream nga Rusia. Kjo duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb, k\u00ebrkon Bashkimi Evropian nga kandidatja e BE-s\u00eb, Turqia, p\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs. Ministri turk i Energjis\u00eb, Alparslan Bayraktar, tregoi se Turqia d\u00ebshiron t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb parim m\u00eb e pavarur nga furnizimet ruse me energji.<\/p>\n<p>Ai nuk dha t\u00eb dh\u00ebna specifike dhe nuk p\u00ebrjashtoi projekte t\u00eb reja me Rusin\u00eb. P\u00ebr Uniper, furnizuesin gjerman t\u00eb gazit, gazi rus n\u00eb rrjetin turk \u00ebsht\u00eb problem. P\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar plot\u00ebsisht, Turqia duhet t\u00eb certifikoj\u00eb gazin e saj p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrmbajtur sanksioneve t\u00eb BE-s\u00eb kund\u00ebr Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Turqia po punon intensivisht n\u00eb zhvillimin e burimeve t\u00eb reja, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb d\u00ebrgimi i gazit t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm nga SHBA-ja me an\u00eb t\u00eb cisternave. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, kompanit\u00eb turke kan\u00eb filluar t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb fush\u00ebn e par\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb gazit t\u00eb tyre n\u00eb Detin e Zi. Turqia shfryt\u00ebzon tradicionalisht edhe tubacionin e gazit q\u00eb kalon p\u00ebrmes Ballkanit Per\u00ebndimor, Evrop\u00ebs Juglindore dhe Italis\u00eb. Sasit\u00eb duhet t\u00eb rriten. Diversifikimi \u00ebsht\u00eb fjala ky\u00e7e p\u00ebr Ministrin Bayraktar.<\/p>\n<p><strong>Bllokada n\u00eb Gjirin Persik si m\u00ebsim<\/strong><\/p>\n<p>Bllokada e Ngushtic\u00ebs s\u00eb Hormuzitgjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr transportet e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb naft\u00ebs dhe gazit tregon se sa e rrezikshme \u00ebsht\u00eb var\u00ebsia nga nj\u00eb zinxhir furnizimi, tha Ministri i Energjis\u00eb Bayraktar: \u201cNe si Turqi duam t\u00eb sigurojm\u00eb jo vet\u00ebm sigurin\u00eb ton\u00eb, por edhe sigurin\u00eb energjetike n\u00eb rajon me nj\u00eb konfigurim gjithnj\u00eb n\u00eb rritje t\u00eb tregut t\u00eb energjis\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, na duhet edhe m\u00eb shum\u00eb lidhshm\u00ebri.\u201d<\/p>\n<p>K\u00ebto lidhje dhe linja me Lindjen e Mesme, Afrik\u00ebn e Veriut dhe Evrop\u00ebn mund t\u00eb nd\u00ebrtohen edhe nga kompanit\u00eb gjermane, tha Bayraktar.<\/p>\n<p>Delegacioni turk n\u00eb bisedimet n\u00eb Ankara tha se kriza mbi Ngushtic\u00ebn e Hormuzit mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr Turqin\u00eb n\u00eb afat t\u00eb mes\u00ebm. Qeveria turke d\u00ebshiron ta paraqes\u00eb vendin e saj si nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb sigurt ndaj Gjirit Persik p\u00ebr investime dhe kapital n\u00eb energji, nj\u00eb lloj Dubai i dyt\u00eb n\u00eb Bosfor.<\/p>\n<p><strong>Fusha e gazit t\u00eb Qipros mbetet nj\u00eb pik\u00eb diskutimi<\/strong><\/p>\n<p>Mosmarr\u00ebveshja me Republik\u00ebn e Qipros p\u00ebr depozitat e m\u00ebdha t\u00eb gazit nuk ishte po ashtu objekt i bisedimeve n\u00eb Ankara. Konkretisht, Turqia pretendon pjes\u00eb t\u00eb asaj fushe gazi p\u00ebr gjysm\u00ebn veriore t\u00eb ishullit t\u00eb Qipros, t\u00eb cil\u00ebn e ka pushtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 50 vjet.<\/p>\n<p>Republika e Qipros dhe Bashkimi Evropian i hedhin posht\u00eb k\u00ebrkesat turke. Qiproja d\u00ebshiron t\u00eb filloj\u00eb shfryt\u00ebzimin e gazit vitin e ardhsh\u00ebm dhe ta transportoj\u00eb at\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb tubacioni gazi n\u00eb Egjipt prej nga do t\u00eb transportohet m\u00eb tej me anije.<\/p>\n<p>Turqia do t\u00eb ishte e k\u00ebnaqur n\u00ebse do ta shfryt\u00ebzonte vet\u00eb at\u00eb fush\u00eb gazi dhe ta p\u00ebrfshinte at\u00eb n\u00eb burimet e saj t\u00eb diversifikuara. Ministri i Energjis\u00eb njoftoi disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb se d\u00ebshiron t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb tubacion gazi nga Qiproja n\u00eb nj\u00eb port turk deri n\u00eb vitin 2028. Nga nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim thjesht logjistik, transporti i gazit nga Qiproja n\u00eb rrjetin turk do t\u00eb kishte kuptim, sepse distanca nga bregu i Qipros deri n\u00eb portin m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt turk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 75 kilometra.<\/p>\n<p><strong>Greqia dhe Turqia jan\u00eb konkurrente<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb bashk\u00ebpunim m\u00eb i ngusht\u00eb midis Turqis\u00eb dhe Greqis\u00eb n\u00eb furnizimin me energji do t\u00eb ishte i arsyesh\u00ebm, por i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u imagjinuar p\u00ebr arsye politike. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, t\u00eb dy vendet po pozicionohen si nj\u00eb qend\u00ebr energjie n\u00eb Mesdheun Lindor.<\/p>\n<p>Greqia ka zgjeruar kapacitetin e saj p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb gaz natyror (LNG). Kompanit\u00eb amerikane shkarkojn\u00eb d\u00ebrgesat e tyre t\u00eb LNG-s\u00eb n\u00eb portet greke, nga ku m\u00eb pas transportohen n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe m\u00eb tej n\u00eb Evrop\u00ebn Qendrore. P\u00ebrmir\u00ebsimi i lidhjes s\u00eb rrjeteve t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb rajon do t\u00eb ishte nj\u00eb ide e mir\u00eb, sipas nj\u00eb studimi t\u00eb revist\u00ebs Internationale Politik.<\/p>\n<p>Nuk dihet n\u00ebse Ministrja Katherina Reiche ka prekur n\u00eb Ankara edhe tema t\u00eb ndjeshme si mungesa e sundimit t\u00eb ligjit dhe shtypja e liris\u00eb s\u00eb medias. Para bised\u00ebs, ajo tha vet\u00ebm se ka tema t\u00eb pak\u00ebndshme edhe me partner\u00eb t\u00eb mir\u00eb, por se ato nuk duhet t\u00eb diskutohen publikisht para mikrofonave.<\/p>\n<p>(Deutsche Welle \u00ebsht\u00eb, meq\u00eb ra fjala, drejtp\u00ebrdrejt e prekur. Nj\u00eb korrespondent po ndiqet penalisht n\u00eb Ankara p\u00ebr dyshimin se \u201cka p\u00ebr\u00e7muar Presidentin dhe institucionet turke\u201d dhe \u201cka p\u00ebrhapur informacione t\u00eb rreme\u201d. Drejtorja e DW k\u00ebrkon nj\u00eb pezullim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb procedurave dhe thekson se kjo tregon se si po synohet q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb heshtin z\u00ebrat kritik\u00eb.) (DW)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Turqia d\u00ebshiron t\u00eb investoj\u00eb rreth 80 miliard\u00eb euro n\u00eb burime t\u00eb rinovueshme t\u00eb energjis\u00eb dhe 28 miliard\u00eb euro n\u00eb infrastruktur\u00eb dhe rrjete n\u00eb sektorin e energjis\u00eb n\u00eb n\u00ebnt\u00eb vitet e ardhshme. Nga ajo tort\u00eb e madhe, kompanit\u00eb gjermane duhet t\u00eb marrin patjet\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe, sipas Ministres gjermane t\u00eb Ekonomis\u00eb Katherina Reiche (CDU) dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1248990,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[23],"tags":[],"class_list":["post-1248989","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1248989","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1248989"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1248989\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1248990"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1248989"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1248989"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1248989"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}