{"id":1249122,"date":"2026-07-11T14:23:19","date_gmt":"2026-07-11T12:23:19","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1249122"},"modified":"2026-07-11T14:23:19","modified_gmt":"2026-07-11T12:23:19","slug":"reuters-zbardh-dosjet-e-zvernecit-artur-shehu-dyshohet-per-falsifikim-pronesie-pa-shkelje-te-konstatuara-ndaj-kushner-dhe-investitoreve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/reuters-zbardh-dosjet-e-zvernecit-artur-shehu-dyshohet-per-falsifikim-pronesie-pa-shkelje-te-konstatuara-ndaj-kushner-dhe-investitoreve\/","title":{"rendered":"Reuters zbardh dosjet e Zv\u00ebrnecit: Artur Shehu dyshohet p\u00ebr falsifikim pron\u00ebsie, pa shkelje t\u00eb konstatuara ndaj Kushner dhe investitor\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nj\u00eb biznesmen me baz\u00eb n\u00eb Miami, ndaj t\u00eb cilit n\u00eb Shqip\u00ebri r\u00ebndon nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr pastrim parash nga droga, dyshohet se ka manipuluar dokumentet e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb tok\u00ebs ku Jared Kushner synon t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb resort shum\u00eb miliard\u00ebsh, sipas dosjeve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes t\u00eb shqyrtuara nga Reuters dhe t\u00eb cituara nga agjencia shqiptare p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar.<\/strong><\/p>\n<p>Biznesmeni, Artur Shehu, i hedh posht\u00eb t\u00eb gjitha akuzat, tha avokati i tij Kujtim Cakrani, i cili konfirmoi se prokuror\u00ebt shqiptar\u00eb kan\u00eb l\u00ebshuar nj\u00eb urdh\u00ebr-arresti p\u00ebr ndalimin e Shehut me dyshimin e pastrimit t\u00eb parave p\u00ebr grupet e drog\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas dosjeve, Shehu dhe njer\u00ebz t\u00eb lidhur me t\u00eb akuzohen p\u00ebr trafikun e kokain\u00ebs nga Amerika e Jugut drejt porteve europiane dhe p\u00ebr pastrimin e fitimeve p\u00ebrmes investimeve n\u00eb nj\u00eb perandori t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme, ku p\u00ebrfshihen edhe dokumente t\u00eb falsifikuara pron\u00ebsie.<\/p>\n<p>\u201cAsgj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb pretenduar p\u00ebr karakterin e z. Artur Shehu nuk q\u00ebndron. Ai nuk \u00ebsht\u00eb as trafikant droge dhe as falsifikues i dokumenteve t\u00eb pron\u00ebs\u201d, deklaroi Cakrani.<\/p>\n<p>Ai shtoi: \u201cZ. Shehu \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb akuzave t\u00eb ngritura nga prokuroria shqiptare. K\u00ebto akuza nuk e shqet\u00ebsojn\u00eb, sepse ai thot\u00eb se e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb krejt tjet\u00ebr nga ajo q\u00eb pretendon prokuroria\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i Departamentit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb nuk pranoi t\u00eb komentoj\u00eb n\u00ebse kishte mb\u00ebrritur ndonj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nga Shqip\u00ebria p\u00ebr t\u00eb gjetur apo ndaluar Shehun n\u00eb Miami.<\/p>\n<p>N\u00eb prill, Shehu i shiti rripin e paprekur bregdetar shqiptar Albania Land Development, kompani n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb zhvilluesve t\u00eb projektit t\u00eb mb\u00ebshtetur nga Kushner, Sazan Real Estate Development, si edhe investitor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMbi baz\u00ebn e provave lindin dyshime t\u00eb arsyeshme se pasurit\u00eb n\u00eb fjal\u00eb jan\u00eb siguruar p\u00ebrmes p\u00ebrdorimit t\u00eb dokumenteve t\u00eb falsifikuara\u201d, shkruajn\u00eb prokuror\u00ebt n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>Aty nuk ngrihet asnj\u00eb akuz\u00eb p\u00ebr shkelje ndaj dh\u00ebndrit t\u00eb Presidentit t\u00eb SHBA-s\u00eb, Donald Trump, Jared Kushner, as ndaj Sazan Real Estate Development, Albania Land Development apo investitor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb projekt.<\/p>\n<p>Reuters nuk gjeti asnj\u00eb tregues se ndonj\u00eb investitor kishte qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb ndonj\u00eb dyshimi p\u00ebr Shehun kur bleu tok\u00ebn prej tij. Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Sazan Real Estate Development nuk iu p\u00ebrgjigj akuzave ndaj Shehut kur Reuters k\u00ebrkoi koment, por theksoi se kompania besonte q\u00eb blerjet e tok\u00ebs ishin t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Albania Land Development nuk iu p\u00ebrgjigj k\u00ebrkesave p\u00ebr koment. Edhe z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Kushner refuzoi t\u00eb komentonte p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Sazan ka konfirmuar se Kushner \u00ebsht\u00eb investitor n\u00eb projekt, por roli i sakt\u00eb i tij dhe masa e investimit nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike.<\/p>\n<p><strong>PROJEKTI N\u00cb TOK\u00cb SHTET\u00cbRORE N\u00cb QEND\u00cbR T\u00cb KUND\u00cbRSHTIVE<\/strong><\/p>\n<p>Pretendimi se aktet mund t\u00eb jen\u00eb falsifikuar i shton nj\u00eb tjet\u00ebr problem projektit t\u00eb profilit t\u00eb lart\u00eb, i cili tashm\u00eb p\u00ebrballet me protesta t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr shkak t\u00eb akuzave se rrezikon faun\u00ebn dhe flor\u00ebn.<br \/>\nBanor\u00ebt e fshatit Zv\u00ebrnec, pran\u00eb zon\u00ebs s\u00eb projektit, e kan\u00eb kund\u00ebrshtuar pretendimin e Shehut p\u00ebr tok\u00ebn p\u00ebrmes proceseve gjyq\u00ebsore q\u00eb datojn\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekade.<\/p>\n<p>Muajin e kaluar, nj\u00eb grup prej nj\u00eb duzine banor\u00ebsh i paraqiti Reuters aktet e pron\u00ebsis\u00eb dhe dokumentet tatimore, q\u00eb sipas tyre provojn\u00eb se ata jan\u00eb pronar\u00ebt e ligjsh\u00ebm t\u00eb tok\u00ebs. Avokati i tyre, Kostandin Beko, deklaroi se \u00e7\u00ebshtja mbetet e hapur dhe se ata synojn\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb vendim gjykate p\u00ebr ta ndalur projektin e resortit.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria, dikur nd\u00ebr vendet m\u00eb t\u00eb varfra dhe m\u00eb t\u00eb izoluara t\u00eb Europ\u00ebs, \u00ebsht\u00eb sot kandidate p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE dhe po p\u00ebrjeton nj\u00eb vrull nd\u00ebrtimesh p\u00ebrgjat\u00eb disa prej vijave t\u00eb fundit t\u00eb paprekura bregdetare t\u00eb kontinentit n\u00eb Detin Adriatik. Resorti i mb\u00ebshtetur nga Kushner \u00ebsht\u00eb parashikuar n\u00eb nj\u00eb brez me plazhe t\u00eb egra, pyje dhe nj\u00eb k\u00ebnet\u00eb ku jetojn\u00eb breshkat e detit dhe flamingot. Pik\u00ebrisht zogjt\u00eb jan\u00eb kthyer n\u00eb simbol t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb projektit, t\u00eb cil\u00ebt protestat e tyre i kan\u00eb quajtur \u201cRevolucioni i Flamingove\u201d.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshortja e Kushnerit, Ivanka Trump, ka th\u00ebn\u00eb se ideja p\u00ebr resortin lindi p\u00ebr \u00e7iftin kur pan\u00eb bregdetin nga nj\u00eb jaht vite m\u00eb par\u00eb. N\u00eb vitin 2024, Kushner i b\u00ebri publike planet n\u00eb rrjetet sociale me nj\u00eb vizatim artistik q\u00eb shfaqte tok\u00ebn t\u00eb transformuar me hotel, vila, pishina dhe skela p\u00ebr jahte. Ai nuk ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur publikisht shum\u00ebn e investuar. Qeveria shqiptare i ka mb\u00ebshtetur fuqish\u00ebm planet dhe pretendon se protestat jan\u00eb organizuar nga kund\u00ebrshtar\u00ebt e saj politik\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama i tha Reuters muajin e kaluar se projekti ishte \u201ci bukur\u201d dhe do t\u00eb vazhdonte pavar\u00ebsisht kund\u00ebrshtimeve. I pyetur p\u00ebr akuzat n\u00eb dosjet ndaj Shehut, nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i qeveris\u00eb tha se ekzekutivi nuk do t\u00eb nd\u00ebrhynte n\u00eb transaksione private, por theksoi se projekti po ec\u00ebn n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjet e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb BE-s\u00eb. M\u00eb her\u00ebt, Brukseli i ka k\u00ebrkuar Shqip\u00ebris\u00eb, si vend kandidat p\u00ebr n\u00eb BE, t\u00eb respektoj\u00eb rregullat mjedisore t\u00eb Bashkimit Europian lidhur me k\u00ebt\u00eb projekt. Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Komisionit Europian nuk dha komente shtes\u00eb.<\/p>\n<p><strong>PROKUROR\u00cbT SHQIPTAR\u00cb HEDHIN Drit\u00eb MBI \u00c7\u00cbSHTJEN<\/strong><\/p>\n<p>Dosjet ndaj Shehut jan\u00eb p\u00ebrgatitur nga Struktura Speciale Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar n\u00eb Shqip\u00ebri, SPAK, e krijuar n\u00eb vitin 2019 p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin me hetues dhe prokuror\u00eb t\u00eb pavarur nga policia dhe prokuroria e zakonshme. Materiali p\u00ebrb\u00ebhet nga 200 faqe dhe nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publik. I pyetur p\u00ebr dosjet, nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i agjencis\u00eb konfirmoi se SPAK po e heton \u00e7\u00ebshtjen, por nuk dha m\u00eb shum\u00eb holl\u00ebsi. Dokumentet mbajn\u00eb dat\u00ebn 12 qershor 2026. Po at\u00eb dit\u00eb, SPAK shpalli publikisht edhe urdh\u00ebr-arreste p\u00ebr 20 persona p\u00ebr trafik narkotik\u00ebsh dhe pastrim t\u00eb parave t\u00eb p\u00ebrfituara prej tij.<\/p>\n<p>Ndryshe nga dosjet, ku Shehu dhe figura t\u00eb tjera p\u00ebrmenden me em\u00ebr, urdh\u00ebr-arrestet i identifikojn\u00eb t\u00eb dyshuarit vet\u00ebm me iniciale, sipas praktik\u00ebs standarde n\u00eb Shqip\u00ebri, ku emrat nuk b\u00ebhen publik\u00eb p\u00ebrpara akuzimit. Inicialet n\u00eb urdh\u00ebr-arreste p\u00ebrputhen me emrat e plot\u00eb t\u00eb personave t\u00eb p\u00ebrshkruar n\u00eb dosje, p\u00ebrfshir\u00eb edhe nj\u00eb t\u00eb dyshuar t\u00eb identifikuar si \u201cA.Sh.\u201d. Avokati i Shehut, Cakrani, duke pranuar se Shehu ishte nj\u00eb objektiv, tha se nuk ishte i shqet\u00ebsuar nga urdh\u00ebr-arresti, pasi \u201cbesohej gjer\u00ebsisht\u201d se prokuror\u00ebt shqiptar\u00eb vepronin n\u00ebn ndikimin e politikan\u00ebve dhe figurave t\u00eb biznesit.<\/p>\n<p>SPAK nuk ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur n\u00ebse ndonj\u00eb prej 20 t\u00eb dyshuarve \u00ebsht\u00eb arrestuar apo akuzuar m\u00eb pas.<\/p>\n<p><strong>SHQIPTARI Q\u00cb JETON N\u00cb MIAMI<\/strong><\/p>\n<p>Sipas dokumenteve t\u00eb SPAK, Shehu e shiti tok\u00ebn p\u00ebr projektin e resortit p\u00ebr rreth 110 milion\u00eb euro, fonde q\u00eb sipas tij u urdh\u00ebrua t\u00eb mbaheshin n\u00eb llogarin\u00eb e nj\u00eb noteri, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb parat\u00eb t\u00eb mos shkonin te Shehu. N\u00eb dosje thuhet se Shehu dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt \u201cblen\u00eb tok\u00eb duke p\u00ebrdorur fonde t\u00eb fituara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme dhe falsifikuan dokumente pron\u00ebsie duke krijuar tituj t\u00eb rrem\u00eb pron\u00ebsie ose duke rritur artificialisht sip\u00ebrfaqen e pronave\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPronat m\u00eb pas u transferuan ose shk\u00ebmbyen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos gjurmoheshin leht\u00ebsisht nga autoritetet\u201d. Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Sazan Real Estate Development tha: \u201cNe vazhdojm\u00eb t\u00eb besojm\u00eb se blerjet themelore t\u00eb tok\u00ebs jan\u00eb kryer ligj\u00ebrisht dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me procedurat n\u00eb fuqi. Si gjithmon\u00eb, ne respektojm\u00eb dhe do t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb me \u00e7do proces t\u00eb ligjsh\u00ebm, sipas nevoj\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Reuters k\u00ebrkoi nga z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi sqarime pse kompania mendonte se blerjet e tok\u00ebs ishin t\u00eb ligjshme, duke marr\u00eb parasysh akuzat e prokuror\u00ebve kund\u00ebr Shehut, por nuk mori p\u00ebrgjigje tjet\u00ebr. Avokati i Shehut, Cakrani, i tha Reuters se familja e Shehut e kishte zot\u00ebruar tok\u00ebn q\u00eb nga koha e Perandoris\u00eb Osmane, m\u00eb shum\u00eb se 100 vjet m\u00eb par\u00eb, dhe se Shehu ua kishte shitur at\u00eb ligj\u00ebrisht investitor\u00ebve t\u00eb resortit. Cakrani e p\u00ebrshkroi Shehun si nj\u00eb qytetar t\u00eb ndersh\u00ebm q\u00eb k\u00ebrkoi azil politik n\u00eb Shtetet e Bashkuara n\u00eb vitin 1998 pasi \u201cbandat kriminale\u201d vran\u00eb v\u00ebllain dhe xhaxhain e tij para syve t\u00eb tij. Reuters nuk arriti ta verifikonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur k\u00ebt\u00eb pretendim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb biznesmen me baz\u00eb n\u00eb Miami, ndaj t\u00eb cilit n\u00eb Shqip\u00ebri r\u00ebndon nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr pastrim parash nga droga, dyshohet se ka manipuluar dokumentet e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb tok\u00ebs ku Jared Kushner synon t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb resort shum\u00eb miliard\u00ebsh, sipas dosjeve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes t\u00eb shqyrtuara nga Reuters dhe t\u00eb cituara nga agjencia shqiptare p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":1249123,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-1249122","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1249122","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1249122"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1249122\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1249123"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1249122"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1249122"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1249122"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}