{"id":1251074,"date":"2026-07-17T22:43:16","date_gmt":"2026-07-17T20:43:16","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1251074"},"modified":"2026-07-17T22:43:16","modified_gmt":"2026-07-17T20:43:16","slug":"dialogu-strategjik-shba-serbi-dash-publikon-deklarate-te-perbashket-flitet-per-bashkepunim-ne-energji-ekonomi-mbrojtje-e-siguri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/dialogu-strategjik-shba-serbi-dash-publikon-deklarate-te-perbashket-flitet-per-bashkepunim-ne-energji-ekonomi-mbrojtje-e-siguri\/","title":{"rendered":"Dialogu strategjik SHBA-Serbi, DASH publikon deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, flitet p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb energji, ekonomi, mbrojtje e siguri"},"content":{"rendered":"<p><strong>Departamenti i Shtetit Amerikan, ka publikuar deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Serbis\u00eb, me rastin e Dialogut t\u00eb par\u00eb Strategjik SHBA\u2013Serbi.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00eb thuhet se, dialogu sh\u00ebnon nj\u00eb synim \u2018\u2019 t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr forcimin e partneritetit nd\u00ebrmjet Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Serbis\u00eb dhe rritjen e bashk\u00ebpunimit dypal\u00ebsh p\u00ebr promovimin e paqes, siguris\u00eb dhe prosperitetit\u2019\u2019.<\/p>\n<p>Aty thuhet edhe se SHBA\u2019t\u00eb dhe Serbia n\u00ebnshkruajten nj\u00eb Memorandum Mir\u00ebkuptimi p\u00ebr infrastruktur\u00ebn energjetike dhe sigurin\u00eb rajonale t\u00eb energjis\u00eb.<br \/>\n\u2018\u2019Dy vendet mir\u00ebprit\u00ebn gjithashtu njoftimin p\u00ebr nj\u00eb garanci kredie prej 50 milion\u00eb dollar\u00ebsh nga Banka e Eksport-Importit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr grupin Telekom Srbija, p\u00ebr zhvillimin e rrjetit 5G t\u00eb Serbis\u00eb duke p\u00ebrdorur furnizues t\u00eb besuesh\u00ebm, duke rritur sigurin\u00eb dhe besueshm\u00ebrin\u00eb e sistemeve t\u00eb komunikimit n\u00eb Serbi\u2019\u2019, thuhet mes tjerash n\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, njoftohet edhe p\u00ebr bashk\u00ebpunimin n\u00eb siguri dhe mbrojtje, ku thuhet se, SHBA\u2019t\u00eb dhe Serbia riafirmuan angazhimin e tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr ruajtjen e paqes dhe siguris\u00eb rajonale dhe u zotuan t\u00eb rrisin ritmin e angazhimeve ushtarake dypal\u00ebshe.<\/p>\n<p><strong>Deklarata:<\/strong><\/p>\n<p>Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio dhe ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme i Serbis\u00eb Marko Gjuriq udh\u00ebhoq\u00ebn Dialogun e par\u00eb Strategjik SHBA\u2013Serbi n\u00eb Uashington m\u00eb 17 korrik.<\/p>\n<p>Dialogu Strategjik sh\u00ebnoi nj\u00eb synim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr forcimin e partneritetit nd\u00ebrmjet Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Serbis\u00eb dhe rritjen e bashk\u00ebpunimit dypal\u00ebsh p\u00ebr promovimin e paqes, siguris\u00eb dhe prosperitetit, nd\u00ebrsa t\u00eb dyja vendet po sh\u00ebnojn\u00eb 145-vjetorin e marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunimi n\u00eb energji dhe ekonomi<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara dhe Serbia n\u00ebnshkruan nj\u00eb Memorandum Mir\u00ebkuptimi p\u00ebr infrastruktur\u00ebn energjetike dhe sigurin\u00eb rajonale t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara gjithashtu mir\u00ebprit\u00ebn vendimin paraprak t\u00eb Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar me projektin hidroenergjetik Gjerdap III (Porta e Hekurt III), si projekti i par\u00eb i identifikuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Marr\u00ebveshjes Nd\u00ebrqeveritare p\u00ebr Energjin\u00eb.<\/p>\n<p>Ky projekt paraqet nj\u00eb investim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb infrastruktur\u00ebn energjetike rajonale dhe nj\u00eb hap drejt nj\u00eb Serbie m\u00eb t\u00eb pavarur n\u00eb aspektin energjetik.<\/p>\n<p>Dy vendet mir\u00ebprit\u00ebn gjithashtu njoftimin p\u00ebr nj\u00eb garanci kredie prej 50 milion\u00eb dollar\u00ebsh nga Banka e Eksport-Importit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr grupin Telekom Srbija, p\u00ebr zhvillimin e rrjetit 5G t\u00eb Serbis\u00eb duke p\u00ebrdorur furnizues t\u00eb besuesh\u00ebm, duke rritur sigurin\u00eb dhe besueshm\u00ebrin\u00eb e sistemeve t\u00eb komunikimit n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunimi n\u00eb siguri dhe mbrojtje<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara dhe Serbia riafirmuan angazhimin e tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr ruajtjen e paqes dhe siguris\u00eb rajonale dhe u zotuan t\u00eb rrisin ritmin e angazhimeve ushtarake dypal\u00ebshe.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja vendet vler\u00ebsuan 20 vjet bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb nd\u00ebrmjet Gard\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Ohajos dhe Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb Serbis\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Programit t\u00eb Partneritetit Shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>Serbia ka k\u00ebrkuar blerjen e pajisjeve mbrojt\u00ebse amerikane, t\u00eb cilat do t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr rritjen e nd\u00ebrveprueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb forcave t\u00eb armatosura t\u00eb t\u00eb dy vendeve dhe p\u00ebr nd\u00ebrtimin mbi marr\u00ebdh\u00ebniet e krijuara gjat\u00eb ushtrimeve dypal\u00ebshe e shum\u00ebpal\u00ebshe dhe misioneve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta paqeruajt\u00ebse.<\/p>\n<p>Gjithashtu, Departamenti i Shtetit njoftoi se ka ndar\u00eb 1.5 milion\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr vazhdimin e bashk\u00ebpunimit n\u00eb fush\u00ebn e \u00e7minimit civil, me q\u00ebllim pastrimin e zonave nga minat tok\u00ebsore dhe mjetet shp\u00ebrthyese t\u00eb pashp\u00ebrthyera.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara shpreh\u00ebn ngush\u00ebllimet e tyre t\u00eb thella p\u00ebr humbjen n\u00eb muajin qershor t\u00eb nj\u00eb paqeruajt\u00ebsi serb q\u00eb sh\u00ebrbente n\u00eb Misionin e P\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Liban (UNIFIL).<\/p>\n<p>Shkenca dhe teknologjia<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara mir\u00ebprit\u00ebn vendimin e Serbis\u00eb p\u00ebr t\u2019iu bashkuar Marr\u00ebveshjeve Artemis (Artemis Accords).<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb nj\u00eb grup parimesh p\u00ebr eksplorimin dhe p\u00ebrdorimin civil t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente, t\u00eb sigurt dhe t\u00eb p\u00ebrgjegjshme, t\u00eb cilat do t\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb zgjerimin e bashk\u00ebpunimit paq\u00ebsor n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e thell\u00eb p\u00ebrmes shk\u00ebmbimit t\u00eb njohurive dhe t\u00eb dh\u00ebnave shkencore.<\/p>\n<p>Nisma t\u00eb tjera dypal\u00ebshe<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara dhe Serbia n\u00ebnshkruan nj\u00eb Memorandum Mir\u00ebkuptimi p\u00ebr ndarjen e kostove t\u00eb programit Fulbright.<\/p>\n<p>Angazhimi i Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontribuar me 300 mij\u00eb dollar\u00eb n\u00eb vit p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e zgjerimit t\u00eb k\u00ebtij programi historik t\u00eb shk\u00ebmbimit do t\u00eb krijoj\u00eb mund\u00ebsi shtes\u00eb p\u00ebr studiues dhe student\u00eb t\u00eb dalluar amerikan\u00eb e serb\u00eb q\u00eb t\u00eb japin m\u00ebsim dhe t\u00eb kryejn\u00eb k\u00ebrkime n\u00eb dobi t\u00eb t\u00eb dy vendeve.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara rikonfirmuan angazhimin e tyre, t\u00eb formalizuar gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb maj 2026 t\u00eb n\u00ebnsekretares p\u00ebr Diplomaci Publike Sarah Rogers, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Expo 2027 n\u00eb Beograd, nj\u00eb ngjarje historike dhe ekspozita e par\u00eb e specializuar q\u00eb do t\u00eb mbahet n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara mir\u00ebprit\u00ebn gjithashtu gatishm\u00ebrin\u00eb e Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar mund\u00ebsin\u00eb e bashkimit me Praktikat m\u00eb t\u00eb Mira p\u00ebr Parimet e Uashingtonit mbi Artin e Konfiskuar nga Nazist\u00ebt.<\/p>\n<p>Serbia njoftoi synimin e saj p\u00ebr t\u00eb thelluar marr\u00ebdh\u00ebniet dhe angazhimin me Shtetet e Bashkuara p\u00ebrmes hapjes s\u00eb konsullatave t\u00eb reja n\u00eb Miami dhe San Francisko.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Departamenti i Shtetit Amerikan, ka publikuar deklarat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Serbis\u00eb, me rastin e Dialogut t\u00eb par\u00eb Strategjik SHBA\u2013Serbi. N\u00eb deklarat\u00eb thuhet se, dialogu sh\u00ebnon nj\u00eb synim \u2018\u2019 t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr forcimin e partneritetit nd\u00ebrmjet Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Serbis\u00eb dhe rritjen e bashk\u00ebpunimit dypal\u00ebsh p\u00ebr promovimin e paqes, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1251075,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-1251074","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1251074","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1251074"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1251074\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1251075"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1251074"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1251074"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1251074"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}