{"id":1251233,"date":"2026-07-18T16:35:55","date_gmt":"2026-07-18T14:35:55","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1251233"},"modified":"2026-07-18T16:35:55","modified_gmt":"2026-07-18T14:35:55","slug":"gazeta-zvicerane-parate-e-taksapaguesve-shqiptare-per-kanye-west-reperi-i-skandaleve-ndez-edhe-me-tej-zemerimin-popullor-kunder-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/showtime\/gazeta-zvicerane-parate-e-taksapaguesve-shqiptare-per-kanye-west-reperi-i-skandaleve-ndez-edhe-me-tej-zemerimin-popullor-kunder-rames\/","title":{"rendered":"Gazeta zvicerane: Parat\u00eb e taksapaguesve shqiptar\u00eb p\u00ebr Kanye West \u2013 reperi i skandaleve ndez edhe m\u00eb tej zem\u00ebrimin popullor kund\u00ebr Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nj\u00eb koncert i muzikantit amerikan n\u00eb Tiran\u00eb po kthehet n\u00eb nj\u00eb katastrof\u00eb politike p\u00ebr kryeministrin Edi Rama, shkruan gazeta zvicerane \u201cNeue Z\u00fcrcher Zeitung\u201d. L\u00ebvizja protestuese ka koh\u00eb q\u00eb ka kaluar pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb fillestare.<\/strong><\/p>\n<p>Reperi amerikan i skandaleve, Kanye West, performoi t\u00eb shtun\u00ebn e kaluar n\u00eb periferi t\u00eb Tiran\u00ebs \u2013 duke dhuruar nj\u00eb shfaqje prej m\u00eb shum\u00eb se dy or\u00ebsh n\u00eb kurriz t\u00eb taksapaguesve shqiptar\u00eb. Qeveria e kryeministrit Edi Rama i pagoi organizatorit privat t\u00eb koncertit rreth 4.2 milion\u00eb euro, nga frika se ky i fundit mund t\u00eb anulonte performanc\u00ebn e paralajm\u00ebruar me buj\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr shkak t\u00eb shitjeve t\u00eb dob\u00ebta t\u00eb biletave. P\u00ebrmes nj\u00eb videoje n\u00eb Facebook, kryeministri Edi Rama u shfaq duksh\u00ebm i irrituar dhe deklaroi se kjo ndihm\u00eb financiare shp\u00ebtoi Shqip\u00ebrin\u00eb nga nj\u00eb turp\u00ebrim i madh, shkruan <a href=\"https:\/\/www.nzz.ch\/international\/volkszorn-in-albanien-konzert-von-kanye-west-heizt-politischen-skandal-an-ld.10015702\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u201cNZZ\u201d<\/a>.<\/p>\n<p>Rama pretendoi gjithashtu se e dinte se kush e kishte fajin p\u00ebr r\u00ebnien e shitjes s\u00eb biletave: protestuesit e t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs \u201cRevolucioni i Flamingove\u201d. Ai i akuzoi ata p\u00ebr shpifje dhe sabotim, duke th\u00ebn\u00eb se p\u00ebrmes p\u00ebrhapjes s\u00eb panikut po largonin fansat e muzik\u00ebs. Prej jav\u00ebsh, n\u00eb Shqip\u00ebri zhvillohen protesta t\u00eb p\u00ebrditshme kund\u00ebr qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Shum\u00eb vende evropiane i kan\u00eb anuluar koncertet e Kanye West (i cili tani e quan veten Ye) p\u00ebr shkak t\u00eb deklaratave t\u00eb tij t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura antisemite dhe raciste. Megjithat\u00eb, Rama, i cili njihet si pro-izraelit, urdh\u00ebroi nd\u00ebrtimin e nj\u00eb stadiumi t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb quajtur \u201cEagle Stadium\u201d me nj\u00eb kapacitet prej 60\u2019000 spektator\u00ebsh posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb performanc\u00eb. Ai besonte se po b\u00ebnte nj\u00eb goditje t\u00eb madhe marketingu, por kjo l\u00ebvizje i doli kund\u00ebr.<\/p>\n<p>Pasi u mor vesh se qeveria e tij i kishte t\u00ebrhequr 4.2 milion\u00eb euro p\u00ebrmes nj\u00eb akti normativ urgjent nga Fondi i Emergjencave t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit shqiptar, shfaqja muzikore tashm\u00eb moralisht e diskutueshme u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb skandal politik. K\u00ebto fonde jan\u00eb t\u00eb parashikuara n\u00eb fakt p\u00ebr katastrofa natyrore t\u00eb paparashikueshme, dhe p\u00ebrdorimi i tyre p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nj\u00eb koncert konsiderohet shkelje e ligjit.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, opozita dor\u00ebzoi nj\u00eb padi n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK) ndaj Ram\u00ebs dhe ministrit t\u00eb tij t\u00eb Kultur\u00ebs p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre dhe shkelje t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tenderat publik\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 shkeljes s\u00eb ligjit, popullsia u revoltua ve\u00e7an\u00ebrisht nga arroganca e qeveris\u00eb s\u00eb saj, e cila shpenzon para shtet\u00ebrore p\u00ebr nj\u00eb koncert, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vendi vuan nga inflacioni i lart\u00eb dhe problemet strukturore. Manovra e Ram\u00ebs erdhi n\u00eb nj\u00eb moment mjaft t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe tregon se sa shum\u00eb e ka humbur ai ndjeshm\u00ebrin\u00eb ndaj atmosfer\u00ebs q\u00eb mbret\u00ebron n\u00eb popull. Ndihma financiare p\u00ebr koncertin e Kanye West ka ndezur s\u00ebrish pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e thell\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve ndaj qeveris\u00eb s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga fundi i majit, mij\u00ebra shqiptar\u00eb dalin n\u00eb rrug\u00eb nat\u00eb pas nate duke k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen e Ram\u00ebs. Shk\u00ebndija e k\u00ebsaj vale protestash ishte nj\u00eb projekt turistik prej 4 miliard\u00eb eurosh i firm\u00ebs s\u00eb investimeve \u201cAffinity Partners\u201d, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb dh\u00ebndrit t\u00eb Donald Trump, Jared Kushner, n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb mbrojtur natyrore n\u00eb bregdetin e Adriatikut. P\u00ebr t\u00eb realizuar planet e nd\u00ebrtimit, qeveria kishte hequr statusin e mbrojtur t\u00eb zon\u00ebs p\u00ebrmes nj\u00eb ndryshimi ligjor t\u00eb diskutuesh\u00ebm n\u00eb vitin 2024. Ajo q\u00eb nisi si nj\u00eb protest\u00eb e kufizuar mjedisore kund\u00ebr projektit t\u00eb nd\u00ebrtimit, shpejt u zgjerua n\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb gjer\u00eb masive kund\u00ebr sistemit politik. Si nga e majta ashtu edhe nga e djathta, qeveria akuzohet p\u00ebr korrupsion dhe abuzim med pushtetin.<\/p>\n<p>Rama ka jav\u00eb q\u00eb reagon si i ofenduar dhe i pal\u00ebkundur. Ai diskrediton protestuesit, duke i quajtur \u201cagjent\u00eb t\u00eb huaj\u201d ose duke i fyer ata. T\u00eb mart\u00ebn, gjat\u00eb nj\u00eb konference t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr shtyp me Komisioneren e BE-s\u00eb p\u00ebr Zgjerimin n\u00eb Bruksel, ai premtoi papritur se do t\u00eb rishikoj\u00eb ligjin e diskutuesh\u00ebm p\u00ebr zonat e mbrojtura, p\u00ebr ta sjell\u00eb at\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet e BE-s\u00eb. Rama synon ta an\u00ebtar\u00ebsoj\u00eb vendin e tij n\u00eb BE deri n\u00eb vitin 2030. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr vendet kandidate q\u00eb ka ecur m\u00eb tej me procesin e negociatave.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb n\u00ebnkupton kjo p\u00ebrshtatje e paralajm\u00ebruar ligjore p\u00ebr projektin e Kushnerit mbetet e paqart\u00eb. Rama deri m\u00eb tani nuk ka l\u00ebn\u00eb asnj\u00eb dyshim se d\u00ebshiron t\u2019i shkoj\u00eb deri n\u00eb fund k\u00ebtij projekti. Ai e ka mbrojtur vazhdimisht planin e nd\u00ebrtimit si nj\u00eb shans historik p\u00ebr promovimin e turizmit dhe si nj\u00eb bekim ekonomik p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>Me t\u00eb nj\u00ebjtin argument ai justifikoi edhe pages\u00ebn prej rreth 4 milion\u00eb eurosh ndaj organizatorit t\u00eb koncertit t\u00eb Kanye. N\u00eb fund t\u00eb fundit, sipas tij, pothuajse 25\u2019000 vizitor\u00eb nga 80 vende t\u00eb bot\u00ebs do t\u00eb udh\u00ebtonin drejt Shqip\u00ebris\u00eb posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje. Ai pret t\u00eb pakt\u00ebn 100 milion\u00eb euro t\u00eb ardhura. V\u00ebzhguesit e konsiderojn\u00eb k\u00ebt\u00eb shif\u00ebr si joreale, ve\u00e7an\u00ebrisht pasi sipas raportimeve t\u00eb mediave shqiptare, shteti shp\u00ebrndau falas biletat e panum\u00ebrta t\u00eb koncertit p\u00ebr t\u00eb mbushur stadiumin.<\/p>\n<p>Ai nuk arriti t\u2019i bind\u00eb as protestuesit me k\u00ebto argumente. P\u00ebrmes zbulimeve t\u00eb fundit nga agjencia e lajmeve Reuters, ata e shohin kritik\u00ebn e tyre t\u00eb konfirmuar. Agjencia e lajmeve ka pasur qasje n\u00eb dosjet gjyq\u00ebsore t\u00eb SPAK-ut, e cila po heton mbi dyshimet p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre dhe korrupsion lidhur me projektin e nd\u00ebrtimit t\u00eb Kushnerit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto dokumente, nj\u00eb afarist shqiptar me banim n\u00eb SHBA dyshohet se ka falsifikuar titujt e pron\u00ebsis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb nga parcelat e tok\u00ebs ku pritet t\u00eb nd\u00ebrtohet resorti. Ai ia kishte shitur tok\u00ebn firm\u00ebs s\u00eb investitor\u00ebve n\u00eb prill.<\/p>\n<p>Ndaj k\u00ebtij sip\u00ebrmarr\u00ebsi, SPAK ka nisur nj\u00eb padi p\u00ebr trafik nd\u00ebrkomb\u00ebtar droge, pastrim parash e falsifikim dokumentesh dhe ka l\u00ebshuar nj\u00eb urdh\u00ebr-arresti. Sipas Reuters, ai akuzohet konkretisht se ka trafikuar kokain\u00eb nga Amerika e Jugut drejt Evrop\u00ebs dhe ka pastruar p\u00ebrfitimet n\u00eb sektorin e pasurive t\u00eb paluajtshme n\u00eb Shqip\u00ebri. Padia me sa duket nuk p\u00ebrmban akuza kund\u00ebr Kushnerit apo investitor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb resortin e luksit. I dyshuari i hedh posht\u00eb t\u00eb gjitha akuzat. Banor\u00ebt e asaj zone bregdetare i kan\u00eb kontestuar prej vitesh n\u00eb gjykat\u00eb pretendimet e k\u00ebtij njeriu mbi tok\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb koncert i muzikantit amerikan n\u00eb Tiran\u00eb po kthehet n\u00eb nj\u00eb katastrof\u00eb politike p\u00ebr kryeministrin Edi Rama, shkruan gazeta zvicerane \u201cNeue Z\u00fcrcher Zeitung\u201d. L\u00ebvizja protestuese ka koh\u00eb q\u00eb ka kaluar pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb fillestare. Reperi amerikan i skandaleve, Kanye West, performoi t\u00eb shtun\u00ebn e kaluar n\u00eb periferi t\u00eb Tiran\u00ebs \u2013 duke dhuruar nj\u00eb shfaqje prej m\u00eb shum\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":1251234,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[25],"tags":[],"class_list":["post-1251233","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-showtime"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1251233","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1251233"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1251233\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1251234"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1251233"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1251233"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1251233"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}