{"id":1251448,"date":"2026-07-19T17:24:08","date_gmt":"2026-07-19T15:24:08","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1251448"},"modified":"2026-07-19T18:21:28","modified_gmt":"2026-07-19T16:21:28","slug":"kam-bere-kallezim-penal-gazi-smbrohet-me-llafe-bajrami-e-pacolli-perplasen-per-zjarrin-ne-deponine-e-sverkes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/kam-bere-kallezim-penal-gazi-smbrohet-me-llafe-bajrami-e-pacolli-perplasen-per-zjarrin-ne-deponine-e-sverkes\/","title":{"rendered":"&#8220;Kam b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim penal&#8221;, &#8220;Gazi s&#8217;mbrohet me llafe&#8221;, Bajrami e Pacolli p\u00ebrplasen p\u00ebr zjarrin n\u00eb deponin\u00eb e Sverk\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Zjarri q\u00eb prej disa dit\u00ebsh ka p\u00ebrfshir\u00eb deponin\u00eb e mbeturinave n\u00eb fshatin Sverk\u00eb t\u00eb Pej\u00ebs ka p\u00ebrplasur deputeten e zgjedhur t\u00eb LDK-s\u00eb, Hykmete Bajrami, dhe ministren n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Mjedisit, Fitore Pacolli, shkruan Reporteri.net.<\/strong><\/p>\n<p>E gjitha nisi pasi Bajrami njoftoi se ka dor\u00ebzuar kall\u00ebzim penal n\u00eb Prokurori, duke k\u00ebrkuar hetim p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb institucionale lidhur me gjendjen n\u00eb deponi.<\/p>\n<p>Nuk ka vonuar shum\u00eb dhe Pacolli i ka reaguar, duke mohuar se deponia menaxhohet nga Kompania p\u00ebr Menaxhimin e Deponive n\u00eb Kosov\u00eb dhe duke ia atribuar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb Kompanis\u00eb Rajonale t\u00eb Mbeturinave &#8220;Ambienti&#8221; n\u00eb Pej\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Bajrami dor\u00ebzon kall\u00ebzim penal<\/strong><\/p>\n<p>Depueteja e zgjedhur e LDK-s\u00eb, <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/photo?fbid=1559218298924390&amp;set=a.467283494784548\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Hykmete Bajrami<\/a>,\u00a0 ka njoftuar se ka b\u00ebr\u00eb kall\u00ebzim penal p\u00ebr gjendjen n\u00eb deponin\u00eb e Sferk\u00ebs, n\u00eb Pej\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Sot, p\u00ebrmes post\u00ebs elektronike, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e deputetes s\u00eb zgjedhur t\u00eb Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, kam dor\u00ebzuar kall\u00ebzim penal Kryeprokurorit t\u00eb Shtetit, z. Zejnullah Gashi, dhe Kryeprokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb Speciale t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, z. Blerim Isufaj, lidhur me gjendjen alarmante n\u00eb deponin\u00eb e mbeturinave n\u00eb Sferk\u00eb, Komuna e Pej\u00ebs&#8221;, ka shkruar ajo.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se deponia regjionale e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nga zjarri prej pes\u00eb dit\u00ebsh, po rrezikon seriozisht sh\u00ebndetin e qytetar\u00ebve dhe mjedisin.<\/p>\n<p>Bajrami shton utje se aktualisht, deponia menaxhohet nga Kompania p\u00ebr Menaxhimin e Deponive n\u00eb Kosov\u00eb (KMDK), aksionar i vet\u00ebm i s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>&#8220;P\u00ebrmes k\u00ebtij kall\u00ebzimi penal kam k\u00ebrkuar q\u00eb Prokuroria t\u00eb hetoj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e operatorit aktual t\u00eb deponis\u00eb, por edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e institucioneve dhe zyrtar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb pasur kompetenca p\u00ebr menaxhimin dhe mbik\u00ebqyrjen e saj nd\u00ebr vite, p\u00ebrfshir\u00eb Ministrin\u00eb e Mjedisit, Planifikimit Hap\u00ebsinor dhe Infrastruktur\u00ebs, Qeverin\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe institucione t\u00eb tjera q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb pasur p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Kam k\u00ebrkuar q\u00eb Prokuroria t\u00eb zhvilloj\u00eb hetime t\u00eb plota p\u00ebr t\u00eb sqaruar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr rrezikimin e sh\u00ebndetit publik, shkaktimin e rrezikut t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, ndotjen dhe d\u00ebmtimin e mjedisit, si dhe p\u00ebr t\u00eb hetuar n\u00ebse ka pasur mosveprim apo keqp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs zyrtare nga personat p\u00ebrgjegj\u00ebs&#8221;, ka shkruar ajo.<\/p>\n<p>Bajraim, tutje shton se asnj\u00eb institucion nuk ka t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb me mosveprimet e tij t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt t&#8217;i ekspozohen p\u00ebr vite me radh\u00eb nj\u00eb rreziku t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;E drejta p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb past\u00ebr dhe t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb e garantuar me Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe mbrojtja e saj \u00ebsht\u00eb detyrim ligjor i \u00e7do institucioni. Pres q\u00eb Prokuroria ta trajtoj\u00eb k\u00ebt\u00eb rast me prioritet, t\u00eb zhvilloj\u00eb hetime t\u00eb plota dhe t\u00eb siguroj\u00eb q\u00eb \u00e7do person apo institucion p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb p\u00ebrballet me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb i takon sipas ligjit. Gjithashtu pres nga institucionet p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb nd\u00ebrmerren hapa konkret n\u00eb sanimin e gjendjes deri n\u00eb mbylljen e p\u00ebrhershme t\u00eb deponis\u00eb&#8221;, ka shkruar ajo.<\/p>\n<p><strong>&#8220;KMDK nuk e menaxhon Deponin\u00eb e Sverk\u00ebs&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>Por, ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, i ka reaguar deputetes s\u00eb zgjedur Bajrami, duke th\u00ebn\u00eb se deponia e Sverk\u00ebs nuk menaxhohet nga Kompania p\u00ebr Menaxhimin e Deponive n\u00eb Kosov\u00eb (KMDK).<\/p>\n<p>&#8220;Hykmete! \u200bNuk e kuptoj nga po t\u00eb vjen gjith\u00eb ky guxim?! Prap\u00eb paske g\u00ebnjyer se Deponia e Sverk\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00ebn menaxhimin e KMDK-s\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht nd\u00ebrmarrjes publike q\u00eb menaxhon disa deponi, por kurrsesi dhe asnj\u00ebher\u00eb Deponin\u00eb e Sverk\u00ebs. \u200bSeriozisht, kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u brengosur! Madje, paske dor\u00ebzuar edhe kall\u00ebzim penal ndaj Qeveris\u00eb. R\u00ebnia e vazhdueshme e fuqis\u00eb suaj politike n\u00eb k\u00ebto vitet e fundit ju ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb mos shihni as para syve tuaj. Mbase edhe ky diell i r\u00ebnd\u00eb ndikon; ashtu si\u00e7 ndez zjarre n\u00eb deponi t\u00eb pamenaxhuara mir\u00eb, ndez zjarre edhe n\u00eb fraksione t\u00eb pamenaxhuara mir\u00eb. \u200bMegjithat\u00eb, mbase ke b\u00ebr\u00eb mir\u00eb q\u00eb dor\u00ebzuar kall\u00ebzim penal. Por shpresoj Prokuroria fillon nj\u00eb hetim dhe ndoshta avokat\u00ebt tuaj (se ti jo se jo), kur t\u00eb thirresh si d\u00ebshmitare, m\u00eb n\u00eb fund ta ngulisin n\u00eb kok\u00eb statusin e Deponis\u00eb s\u00eb Sverk\u00ebs!&#8221;, ka reaguar Pacolli.<\/p>\n<p>Tutje ministrja n\u00eb detyr\u00eb n\u00eb reagim thot\u00eb se deponia e Sverk\u00ebs menaxhohet nga njer\u00ebzit e kryetarit t\u00eb Pej\u00ebs, Gazmend Muhaxheri.<\/p>\n<p>&#8220;Un\u00eb e di q\u00eb ti, e rreshtuar n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga k\u00ebto fraksionet q\u00eb po ju krijohen, t\u00eb ka r\u00ebn\u00eb fati i keq t\u00eb jesh n\u00eb rresht me Gazin (Muhaxherin), i cili ka shumic\u00ebn e aksioneve t\u00eb Kompanis\u00eb Rajonale t\u00eb Mbeturinave &#8220;Ambienti&#8221;. Por, duhet ta dish se Gazi nuk mbrohet me bllofe, sepse rrena i ka k\u00ebmb\u00ebt e shkurtra.<br \/>\n\u200bSa p\u00ebr ta ditur, meq\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se je shum\u00eb e z\u00ebn\u00eb duke shp\u00ebrndar\u00eb g\u00ebnjeshtra: KMDK nuk e menaxhon Deponin\u00eb e Sverk\u00ebs. At\u00eb e menaxhojn\u00eb njer\u00ebzit e Gazit, t\u00eb cilin po mundohesh ta mbrosh duke u b\u00ebr\u00eb centrifuga e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij. Nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb ti thua \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb: Deponia e Sverk\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb trajtuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb standardeve, edhe p\u00ebrkund\u00ebr faktit se KMDK e ka k\u00ebshilluar kompanin\u00eb e Gazit p\u00ebr ndarjen e shtresave t\u00eb mbeturinave me dhe apo materiale t\u00eb tjera q\u00eb nuk digjen. Ama, \u00ebsht\u00eb kjo nonshalanca q\u00eb ju p\u00ebrcjell juve n\u00eb \u00e7do nivel dhe q\u00eb nuk respekton asnj\u00eb standard, gj\u00eb q\u00eb po shihet edhe n\u00eb k\u00ebto dy reagimet e tua&#8221;, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Tutje, Pacolli shton se \u200bMinistria e Mjedisit dhe Planifikimit Hap\u00ebsinor ka b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb i takon p\u00ebr situat\u00ebn e krijuar, nd\u00ebrsa thot\u00eb se shpreson q\u00eb Prokuroria do ta ndjek\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Deponis\u00eb s\u00eb Sverk\u00ebs, pasi sipas saj p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb LDK.<\/p>\n<p>&#8220;Ju, Hykmete, sikurse LDK nuk dini \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia, sepse karriera juaj \u00ebsht\u00eb e mb\u00ebshtetur n\u00eb viktimizim. Ju, pra, nuk i kryeni pun\u00ebt, sepse keni krijuar nj\u00eb alternativ\u00eb ndaj pun\u00ebs: viktimizimin.<br \/>\n\u200bGjithmon\u00eb ju ndodh k\u00ebshtu; edhe kur p\u00ebsoni debak\u00ebl politik kudo, dilni para opinionit p\u00ebr t&#8217;u viktimizuar, me shpres\u00ebn q\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb t&#8217;ju besoj\u00eb dikush. Prandaj, Hykmete, jeni k\u00ebtu ku jeni si subjekt politik, sepse mund t\u00eb g\u00ebnjesh dik\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb, por nuk mund t&#8217;i g\u00ebnjeni t\u00eb gjith\u00eb, p\u00ebrher\u00eb. \u200bEdhe nj\u00eb her\u00eb, po shpresoj fort q\u00eb Prokuroria do ta ndjek\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Deponis\u00eb s\u00eb Sverk\u00ebs, e cila s&#8217;ka se si t\u00eb mos t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb adres\u00ebn e vetme q\u00eb ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb: n\u00eb LDK! Pastaj, t\u00eb ulemi s\u00eb bashku e t&#8217;i hapim letrat, t\u00eb shohim kush dhe pse g\u00ebnjeu, p\u00ebr \u00e7far\u00eb motivesh, por, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, t\u00eb shohim se kush \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb katastrof\u00eb ekologjike!<br \/>\n\u200bMinistria e Mjedisit dhe Planifikimit Hap\u00ebsinor ka b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb i takon p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb: Inspektorati ka shqiptuar d\u00ebnim n\u00eb shum\u00ebn prej 5000 eurosh p\u00ebr KRM &#8220;Ambienti&#8221;, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb mosrespektimit t\u00eb standardeve.<br \/>\nN\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, KMDK-ja ka shkuar p\u00ebr ta asistuar kompanin\u00eb e Gazit, dhe e di si ka qen\u00eb situata, Hykmete!? Askush nga zyrtar\u00ebt apo pun\u00ebtor\u00ebt e Gazit s&#8217;ka qen\u00eb n\u00eb terren, qoft\u00eb edhe sa p\u00ebr ta monitoruar situat\u00ebn! Sepse ju nuk punoni, Hykmete, ve\u00e7 viktimizoheni!&#8221;, ka shkruar Pacolli.<\/p>\n<p>Nj\u00eb reagim ka ardhur edhe nga <a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/photo?fbid=122276429210089293&amp;set=a.122136916070089293\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Kompania p\u00ebr Menaxhimin e Deponive n\u00eb Kosov\u00eb (KMDK)<\/a> e cila thot\u00eb se deponia n\u00eb fshatin Sverk\u00eb nuk nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebn menaxhimin e KMDK-s\u00eb, dhe se e njejta menaxhohet nga Kompania Regjionale e Mbeturinave \u201cAmbienti\u201d, ku Komuna e Pej\u00ebs \u00ebsht\u00eb aksionari kryesor.<\/p>\n<p>&#8220;P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e KMDK-s\u00eb kan\u00eb vizituar deponin\u00eb dhe jan\u00eb njoftuar nga af\u00ebr me gjendjen e krijuar. Me k\u00ebt\u00eb rast, KMDK ka shprehur gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr ta mb\u00ebshtetur KRM \u201cAmbienti\u201d me kapacitetet e saj profesionale dhe teknike, me q\u00ebllim q\u00eb zjarri t\u00eb vihet sa m\u00eb shpejt n\u00ebn kontroll dhe t\u00eb shuhet plot\u00ebsisht, gj\u00eb q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb kaluaren.<br \/>\nNe k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, k\u00ebrkohet angazhim i koordinuar p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb situat\u00ebs, si dhe kujdes dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb publikimin e informacioneve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrhapen dezinformata dhe t\u00eb mos krijohet konfuzion te qytetar\u00ebt&#8221;, thuhet n\u00eb reagim t\u00eb KMDK-s\u00eb. \/Reporteri.net\/.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zjarri q\u00eb prej disa dit\u00ebsh ka p\u00ebrfshir\u00eb deponin\u00eb e mbeturinave n\u00eb fshatin Sverk\u00eb t\u00eb Pej\u00ebs ka p\u00ebrplasur deputeten e zgjedhur t\u00eb LDK-s\u00eb, Hykmete Bajrami, dhe ministren n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Mjedisit, Fitore Pacolli, shkruan Reporteri.net. E gjitha nisi pasi Bajrami njoftoi se ka dor\u00ebzuar kall\u00ebzim penal n\u00eb Prokurori, duke k\u00ebrkuar hetim p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb institucionale lidhur me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":1251449,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1251448","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1251448","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1251448"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1251448\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1251449"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1251448"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1251448"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1251448"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}