{"id":1251762,"date":"2026-07-20T15:54:48","date_gmt":"2026-07-20T13:54:48","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1251762"},"modified":"2026-07-20T15:54:48","modified_gmt":"2026-07-20T13:54:48","slug":"anibar-pertej-javes-se-festivalit-vullnetaret-animatoret-dhe-puna-qe-vazhdon-gjate-gjithe-vitit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/kulture\/anibar-pertej-javes-se-festivalit-vullnetaret-animatoret-dhe-puna-qe-vazhdon-gjate-gjithe-vitit\/","title":{"rendered":"Anibar p\u00ebrtej jav\u00ebs s\u00eb festivalit: Vullnetar\u00ebt, animator\u00ebt dhe puna q\u00eb vazhdon gjat\u00eb gjith\u00eb vitit"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>\u201cKur e shoh Anibarin sot, kam ndjesin\u00eb se jemi shum\u00eb af\u00ebr vizionit q\u00eb kishim kur e nis\u00ebm para 17 vitesh\u201d.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshtu e p\u00ebrshkruan Vullnet Sanaja, drejtor ekzekutiv i Anibarit, rrug\u00ebtimin e festivalit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb animacionit q\u00eb mbahet \u00e7do ver\u00eb n\u00eb Pej\u00eb dhe q\u00eb sivjet sh\u00ebnoi edicionin e 17-t\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, synimi q\u00eb n\u00eb fillim nuk ishte vet\u00ebm te krijimi i nj\u00eb festivali q\u00eb do t\u00eb sillte filma t\u00eb animuar n\u00eb qytet. Ideja ishte q\u00eb rreth festivalit t\u00eb nd\u00ebrtohej nj\u00eb mjedis ku animacioni t\u00eb m\u00ebsohej, t\u00eb prodhohej dhe t\u00eb zhvillohej gjat\u00eb gjith\u00eb vitit.<\/p>\n<p>\u201cAt\u00ebher\u00eb \u00ebnd\u00ebrronim jo vet\u00ebm nj\u00eb festival, por nj\u00eb ekosistem t\u00eb animacionit: nj\u00eb festival, nj\u00eb studio animacioni dhe nj\u00eb revist\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve nd\u00ebrtuam festivalin, dy vitet e fundit kemi zhvilluar Anibar Studio, nd\u00ebrsa vitin e kaluar lindi edhe revista Anibar fal\u00eb angazhimit t\u00eb artist\u00ebve\u201d, tha Sanaja.<\/p>\n<p>Pas 17 edicionesh, Anibari nuk kufizohet m\u00eb vet\u00ebm n\u00eb jav\u00ebn kur Peja mbushet me filma, artist\u00eb, koncerte dhe vizitor\u00eb. Krahas festivalit, nd\u00ebr vite jan\u00eb krijuar Akademia e Animacionit, studioja dhe revista, nd\u00ebrsa \u00ebsht\u00eb zhvilluar edhe programi i Kinemas\u00eb \u201cJusuf G\u00ebrvalla\u201d.<\/p>\n<p>Rritja e Anibarit ka ecur krahas zhvillimit t\u00eb sken\u00ebs s\u00eb animacionit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Kur festivali nisi, pothuajse nuk kishte nj\u00eb komunitet t\u00eb organizuar animator\u00ebsh. Mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr edukim n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb ishin t\u00eb pakta, mungonin hap\u00ebsirat p\u00ebr bashk\u00ebpunim dhe kishte shum\u00eb pak mb\u00ebshtetje p\u00ebr prodhimin e filmave t\u00eb animuar.<\/p>\n<p>Sot n\u00eb Kosov\u00eb ka autor\u00eb, studio dhe profesionist\u00eb q\u00eb po punojn\u00eb n\u00eb projektet e tyre, ndon\u00ebse skena e animacionit \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb konsolidim dhe ka shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00eb festivali ka ndryshuar shum\u00eb. \u00cbsht\u00eb rritur n\u00eb p\u00ebrmasa, ka fituar hap\u00ebsira t\u00eb reja, ka sjell\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb artist\u00eb e profesionist\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe, mbi t\u00eb gjitha, ka kontribuar n\u00eb krijimin e nj\u00eb komuniteti t\u00eb animacionit n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, tha Sanaja.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, sipas tij, e ka pasur Anibar Animation Academy, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb trajnuar dhe mb\u00ebshtetur animator\u00eb t\u00eb rinj. Me kalimin e viteve jan\u00eb krijuar edhe iniciativa si Anibar Pro dhe Anibar Studio, t\u00eb cilat i ndihmojn\u00eb autor\u00ebt t\u2019i \u00e7ojn\u00eb p\u00ebrpara projektet e tyre dhe t\u00eb lidhen me industrin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj pune \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e mundur fal\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb edicionit t\u00eb sivjetm\u00eb, disa aktivitete u organizuan me financim t\u00eb BE-s\u00eb. Nj\u00eb prej tyre ishte pun\u00ebtoria \u201cMixed Media Animation\u201d, ku f\u00ebmij\u00ebt nd\u00ebrthur\u00ebn fotografin\u00eb, vizatimin, plastelin\u00ebn dhe kolazhin me animacionin stop-motion.<\/p>\n<p>P\u00ebr Sanaj\u00ebn, r\u00ebnd\u00ebsia e k\u00ebsaj mb\u00ebshtetjeje nuk kufizohet vet\u00ebm te aktivitetet q\u00eb zhvillohen gjat\u00eb festivalit.<\/p>\n<p>\u201cMb\u00ebshtetja e Bashkimit Evropian ka qen\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme sepse na ka mund\u00ebsuar t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebrtej festivalit dhe t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb programe q\u00eb funksionojn\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb vitit\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej rezultateve q\u00eb Sanaja ve\u00e7on \u00ebsht\u00eb programi i rregullt n\u00eb Kineman\u00eb \u201cJusuf G\u00ebrvalla\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb nga rezultatet m\u00eb t\u00eb dukshme \u00ebsht\u00eb programi i rregullt n\u00eb Kineman\u00eb \u2018Jusuf G\u00ebrvalla\u2019, e cila sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga hap\u00ebsirat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme kulturore n\u00eb Pej\u00eb. P\u00ebrmes saj organizohen shfaqje filmash, programe edukative, diskutime dhe aktivitete t\u00eb tjera q\u00eb e mbajn\u00eb jet\u00ebn kulturore aktive gjat\u00eb gjith\u00eb vitit\u201d, tha Sanaja.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetja e BE-s\u00eb ka p\u00ebrfshir\u00eb edhe pun\u00ebtori, trajnime dhe programe p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb, si dhe partneritete me artist\u00eb e organizata nga Kosova, rajoni dhe vende t\u00eb tjera t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebto bashk\u00ebpunime kan\u00eb sjell\u00eb rezidenca artistike, programe shk\u00ebmbimi, bashk\u00ebprodhime dhe lidhje profesionale q\u00eb kan\u00eb vazhduar edhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb projekteve.<\/p>\n<p>Vet\u00eb festivali \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar nga vullnetar\u00ebt, nd\u00ebrsa disa prej atyre q\u00eb iu bashkuan Anibarit n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sot mbajn\u00eb role ky\u00e7e brenda organizat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKa shum\u00eb histori t\u00eb tilla. N\u00eb fakt, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga gj\u00ebrat q\u00eb na b\u00ebn m\u00eb krenar\u00eb. Shum\u00eb njer\u00ebz kan\u00eb ardhur fillimisht si vullnetar\u00eb, pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb pun\u00ebtori apo vizitor\u00eb t\u00eb festivalit dhe sot punojn\u00eb n\u00eb animacion, film apo n\u00eb sektorin e kultur\u00ebs\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Sipas Sanaj\u00ebs, ndikimi i Anibarit nuk p\u00ebrfundon kur mbyllen kinemat\u00eb dhe largohet publiku. P\u00ebr shum\u00eb t\u00eb rinj, festivali \u00ebsht\u00eb vendi ku fitojn\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb, krijojn\u00eb kontakte dhe nisin rrug\u00ebtimin e tyre profesional.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb jav\u00ebs s\u00eb festivalit, njer\u00ebzit rikthehen n\u00eb kinemat\u00eb dhe hap\u00ebsirat publike t\u00eb Pej\u00ebs. Koncertet dhe aktivitetet e Anibarit b\u00ebhen vende takimi, bisede dhe diskutimi, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur nj\u00eb pjes\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb e madhe e p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb kalon para ekraneve.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb mbetet \u00ebsht\u00eb mir\u00ebqenia q\u00eb kultura krijon n\u00eb nj\u00eb komunitet. Arti nuk ofron vet\u00ebm arg\u00ebtim; ai hap perspektiva t\u00eb reja, sfidon m\u00ebnyr\u00ebn se si mendojm\u00eb dhe krijon hap\u00ebsira p\u00ebr reflektim, dialog dhe diskutim\u201d, tha Sanaja.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb viteve, disa t\u00eb rinj kan\u00eb vendosur t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb ose t\u00eb rikthehen n\u00eb Pej\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar dhe krijuar. Edhe grupi q\u00eb e nisi Anibarin u kthye nga Prishtina, me bindjen se qyteti kishte potencial t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb qend\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme kulturore.<\/p>\n<p>\u201cShpresoj q\u00eb Anibari t\u2019u ket\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb rinjve besimin se nuk \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb largohesh p\u00ebr t\u00eb krijuar di\u00e7ka me vler\u00eb. Mund t\u00eb nd\u00ebrtohen gj\u00ebra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme edhe k\u00ebtu, duke bashk\u00ebpunuar me komunitetin dhe duke qen\u00eb t\u00eb lidhur me bot\u00ebn\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Edicioni i sivjetm\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar rreth nj\u00eb teme t\u00eb vetme. Sanaja thot\u00eb se temat dalin vetvetiu nga filmat, artist\u00ebt dhe diskutimet gjat\u00eb festivalit.<\/p>\n<p>Filmat e p\u00ebrzgjedhur prekin tema personale e intime, por edhe \u00e7\u00ebshtje sociale, politike dhe mjedisore. S\u00eb bashku, ata nxisin biseda q\u00eb i japin secilit edicion karakterin e vet.<\/p>\n<p>Hapi i radh\u00ebs \u00ebsht\u00eb forcimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i sken\u00ebs s\u00eb animacionit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb m\u00eb shum\u00eb filma t\u00eb zhvillohen dhe t\u00eb prodhohen n\u00eb Kosov\u00eb. Synimi \u00ebsht\u00eb gjithashtu q\u00eb talentet vendore t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb lidhen me profesionist\u00eb dhe partner\u00eb nga jasht\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cKur e shoh Anibarin sot, kam ndjesin\u00eb se jemi shum\u00eb af\u00ebr vizionit q\u00eb kishim kur e nis\u00ebm para 17 vitesh\u201d. K\u00ebshtu e p\u00ebrshkruan Vullnet Sanaja, drejtor ekzekutiv i Anibarit, rrug\u00ebtimin e festivalit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb animacionit q\u00eb mbahet \u00e7do ver\u00eb n\u00eb Pej\u00eb dhe q\u00eb sivjet sh\u00ebnoi edicionin e 17-t\u00eb. Sipas tij, synimi q\u00eb n\u00eb fillim nuk [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":1251763,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[284,21],"tags":[2800],"class_list":["post-1251762","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kulture","category-lajme","tag-anibar"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1251762","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1251762"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1251762\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1251763"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1251762"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1251762"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1251762"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}