{"id":1252245,"date":"2026-07-22T11:35:46","date_gmt":"2026-07-22T09:35:46","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1252245"},"modified":"2026-07-22T11:35:57","modified_gmt":"2026-07-22T09:35:57","slug":"psikologjia-e-nenshtrimit-pse-ndryshimi-tremb-edhe-ata-qe-do-te-perfitonin-prej-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/psikologjia-e-nenshtrimit-pse-ndryshimi-tremb-edhe-ata-qe-do-te-perfitonin-prej-tij\/","title":{"rendered":"Psikologjia e n\u00ebnshtrimit: Pse ndryshimi tremb edhe ata q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitonin prej tij"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1981, kur student\u00ebt e Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs dol\u00ebn fillimisht p\u00ebr kushte m\u00eb t\u00eb mira jetese dhe m\u00eb pas ngrit\u00ebn k\u00ebrkesa politike p\u00ebr barazi dhe status republike p\u00ebr Kosov\u00ebn, kund\u00ebrshtar\u00ebt e tyre nuk ishin vet\u00ebm aparati shtet\u00ebror jugosllav, policia apo udh\u00ebheqja komuniste n\u00eb Beograd. Nj\u00eb pjes\u00eb e reagimit m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr erdhi nga vet\u00eb shqiptar\u00ebt. Nga profesor\u00eb q\u00eb i quanin student\u00ebt aventurier\u00eb; nga funksionar\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb i etiketonin si kund\u00ebrrevolucionar\u00eb apo nga punonj\u00ebs administrate q\u00eb besonin se protestat po rrezikonin stabilitetin. Nga njer\u00ebz q\u00eb kishin nd\u00ebrtuar jet\u00ebn, karrier\u00ebn dhe identitetin e tyre brenda sistemit jugosllav dhe q\u00eb shihnin \u00e7do sfid\u00eb ndaj tij si k\u00ebrc\u00ebnim personal. Madje disa pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb demonstratat e vitit 1981 kan\u00eb rr\u00ebfyer se p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrballjes me policin\u00eb, ata e goditeshin edhe nga banor\u00ebt e apartamenteve n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Prishtin\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt hidhnin uj\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb gur\u00eb, vazo lulesh dhe sende t\u00eb r\u00ebnda mbi demonstruesit shqiptar\u00eb. <\/strong><\/p>\n<p>Ky episod i historis\u00eb  s\u00eb Kosov\u00ebs ilustron nj\u00eb nga paradokset m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb historis\u00eb politike ku kryengrit\u00ebsit apo reformator\u00ebt nuk p\u00ebrballen vet\u00ebm me pushtetin por edhe me njer\u00ebzit q\u00eb ata synojn\u00eb t\u00eb \u00e7lirojn\u00eb. K\u00ebta q\u00eb dol\u00ebn kund\u00ebr protestave  nuk ishin bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb verb\u00ebr t\u00eb Beogradit n\u00eb kuptimin klasik; shum\u00eb prej tyre ishin njer\u00ebz q\u00eb e konsideronin veten patriot\u00eb. Megjithat\u00eb, n\u00eb \u00e7astin vendimtar, pjesa kryesore e elit\u00ebs shqiptare zgjodhi t\u00eb mbetej besnike ndaj dogm\u00ebs s\u00eb \u201cv\u00ebllaz\u00ebrim-bashkimit\u201d, edhe kur ajo po p\u00ebrdorej p\u00ebr t\u00eb fshehur pabarazin\u00eb ekonomike, diskriminimin politik dhe represionin ndaj shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Agresiviteti i tyre mund t\u00eb kuptohet edhe si mekaniz\u00ebm vet\u00ebmbrojtjeje psikologjike. Student\u00ebt nuk po sfidonin vet\u00ebm Jugosllavin\u00eb; po turp\u00ebronin edhe ata q\u00eb kishin nd\u00ebrtuar jet\u00ebn mbi bindjen se sistemi mund t\u00eb reformohej pa u ballafaquar me natyr\u00ebn e tij. Pranimi se student\u00ebt kishin t\u00eb drejt\u00eb do t\u00eb thoshte t\u00eb pranonin se ata vet\u00eb kishin heshtur, ishin p\u00ebrshtatur dhe kishin p\u00ebrfituar brenda nj\u00eb rendi q\u00eb diskriminimin e paraqiste si barazi. Prandaj ishte m\u00eb e leht\u00eb ta quanin protestuesin provokator, nacionalist apo armik, sesa t\u00eb shikonin t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e hidhur: \u201cv\u00ebllaz\u00ebrim-bashkimi\u201d nuk kishte prodhuar barazi reale dhe shteti q\u00eb pretendonte se i mbronte, m\u00eb pas i goditi protestat me polici, ushtri, burgime, spastrime nga universiteti dhe largime nga vendet e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse ai q\u00eb avancon lirin\u00eb shpesh provokon m\u00eb shum\u00eb zem\u00ebrim te t\u00eb n\u00ebnshtruari sesa te sundimtari. Sundimtari mbron privilegjin; i n\u00ebnshtruari mbron kuptimin q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb durimit t\u00eb vet. Protestuesi b\u00ebhet nj\u00eb pasqyr\u00eb e padurueshme, sepse tregon se n\u00ebnshtrimi nuk ishte e vetmja zgjedhje e mundshme. Ai nuk e ekspozon vet\u00ebm padrejt\u00ebsin\u00eb e sistemit, por edhe arsyetimet me t\u00eb cilat njer\u00ebzit kishin m\u00ebsuar t\u00eb jetonin brenda tij. Liria \u00ebsht\u00eb e re dhe e pasigurt; n\u00ebnshtrimi \u00ebsht\u00eb i njohur. Prandaj, n\u00eb fillim, shum\u00eb veta nuk e sulmojn\u00eb zinxhirin, por njeriun e par\u00eb q\u00eb guxon ta k\u00ebput\u00eb.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb rip\u00ebrjetohet n\u00eb Shqip\u00ebri 10 vjet m\u00eb pas. Nuk \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi q\u00eb n\u00eb zgjedhjet e para pluraliste t\u00eb vitit 1991, mb\u00ebshtetja m\u00eb e madhe p\u00ebr PPSH-n\u00eb erdhi pik\u00ebrisht nga zonat m\u00eb t\u00eb varfra rurale. Ishin zona ku njer\u00ebzit kishin jetuar p\u00ebr dekada pa liri l\u00ebvizjeje, t\u00eb lidhur me kooperativ\u00ebn si dikur bujkrob\u00ebrit me \u00e7ifligun. Punonin tok\u00ebn, prodhonin grur\u00eb, por n\u00eb shum\u00eb raste ushqeheshin me buk\u00eb misri, nd\u00ebrsa buk\u00ebn e grurit e blinin fshehurazi n\u00eb qytete sa her\u00eb u jepej mund\u00ebsia. Mjerimi ishte normalizuar aq shum\u00eb, sa liria u perceptua jo si nj\u00eb mund\u00ebsi, por si nj\u00eb rrezik. Kur nj\u00eb regjim arrin ta b\u00ebj\u00eb varf\u00ebrin\u00eb, n\u00ebnshtrimin dhe munges\u00ebn e alternativ\u00ebs t\u00eb duken normale, at\u00ebher\u00eb ai nuk ka m\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetet vet\u00ebm te represioni. Status quo-ja fillon t\u00eb mbrohet edhe nga ata q\u00eb objektivisht do t\u00eb kishin m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar nga ndryshimi.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb paradoks q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur shpesh e nuk ka t\u00eb b\u00ebj vet\u00ebm me shqiptar\u00ebt. Ai ndihmon t\u00eb kuptohet edhe pse l\u00ebvizje bashk\u00ebkohore si Revolucioni i Flamingove ndeshin rezistenc\u00eb pik\u00ebrisht nga njer\u00ebz q\u00eb objektivisht do t\u00eb p\u00ebrfitonin m\u00eb shum\u00eb prej tyre. N\u00eb historin\u00eb e l\u00ebvizjeve p\u00ebr liri, reformator\u00ebt rrall\u00eb jan\u00eb p\u00ebrballur vet\u00ebm me pushtetin. Ata jan\u00eb ndeshur shpesh me dyshimin, frik\u00ebn, madje edhe armiq\u00ebsin\u00eb e vet\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve pretendonin se luftonin. N\u00eb Shtetet e Bashkuara, shum\u00eb afro-amerikan\u00eb e shihnin l\u00ebvizjen p\u00ebr t\u00eb drejtat civile si tep\u00ebr konfrontuese dhe kishin frik\u00eb se protestat do t\u00eb sillnin vet\u00ebm m\u00eb shum\u00eb dhun\u00eb. N\u00eb Evrop\u00ebn Lindore, disident\u00ebt q\u00eb sfiduan regjimet komuniste u izoluan fillimisht nga koleg\u00ebt dhe fqinj\u00ebt e tyre p\u00ebrpara se t\u00eb burgoseshin nga shteti. N\u00eb Amerik\u00ebn Latine, regjimet ushtarake nuk mbijetuan vet\u00ebm fal\u00eb ushtris\u00eb; ato mbijetuan edhe sepse nj\u00eb pjes\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb ishte bindur se \u00e7do alternativ\u00eb do t\u00eb sillte kaos, luft\u00eb civile ose kolaps ekonomik.<\/p>\n<p>Ky fenomen nuk mund t\u00eb shpjegohet vet\u00ebm p\u00ebrmes interesave materiale, llogaritjeve politike apo mekanizmave t\u00eb represionit, por k\u00ebrkon t\u00eb kuptohet edhe p\u00ebrmes psikologjis\u00eb s\u00eb n\u00ebnshtrimit. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse studiuesi Erich Fromm, n\u00eb librin e tij Arratisja nga Liria, duke analizuar ngritjen e fashizmit n\u00eb Evrop\u00eb, arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se liria nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb bekim por edhe barr\u00eb. Ne kemi prirjen t\u00eb mendojm\u00eb se \u00e7do njeri d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb i lir\u00eb. Fromm na paralajm\u00ebron se kjo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm gjysma e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Liria n\u00ebnkupton p\u00ebrgjegj\u00ebsi \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb zgjedh\u00ebsh vet\u00eb, t\u00eb mbash pasojat e zgjedhjeve t\u00eb tua dhe t\u00eb jetosh pa garancit\u00eb q\u00eb t\u00eb ofron autoriteti. P\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz, sidomos p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb kaluar gjith\u00eb jet\u00ebn n\u00eb sisteme autoritare, ky fakt \u00ebsht\u00eb burim ankthi. Njer\u00ebzit nuk mbrojn\u00eb gjithmon\u00eb at\u00eb q\u00eb u sh\u00ebrben m\u00eb mir\u00eb; shpesh mbrojn\u00eb at\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb m\u00ebsuar. Liria k\u00ebrkon p\u00ebrgjegj\u00ebsi, pasiguri dhe ndryshim, nd\u00ebrsa sistemi i vjet\u00ebr, sado shtyp\u00ebs t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb, ofronte nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb njohur.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb ide e zhvillon edhe pedagogu brazilian Paulo Freire n\u00eb vepr\u00ebn e tij Pedagogjia e t\u00eb Shtypurve. kur argumenton se sistemi nuk kontrollon vet\u00ebm trupat e njer\u00ebzve por edhe imagjinat\u00ebn e tyre. T\u00eb shtypurit fillojn\u00eb ta shohin bot\u00ebn p\u00ebrmes syve t\u00eb shtyp\u00ebsit. Ata e matin realitetin me standardet q\u00eb sistemi u ka m\u00ebsuar. Prandaj ndryshimi nuk perceptohet gjithmon\u00eb si \u00e7lirim. Shpesh perceptohet si k\u00ebrc\u00ebnim ndaj rendit t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb njer\u00ebzit njohin. Freire p\u00ebrdor nj\u00eb formulim q\u00eb mbetet nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb fuqishmit n\u00eb literatur\u00ebn politike duke th\u00ebn\u00eb se t\u00eb shtypurit &#8220;strehojn\u00eb brenda vetes shtyp\u00ebsin&#8221;. Ai nuk n\u00ebnkupton se viktima b\u00ebhet automatikisht tiran. Ai n\u00ebnkupton se m\u00ebnyra e t\u00eb menduarit e sistemit vazhdon t\u00eb jetoj\u00eb edhe pasi sistemi fillon t\u00eb l\u00ebkundet. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse revolucioni nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm proces politik por edhe proces pedagogjik. Njer\u00ebzit duhet t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb imagjinojn\u00eb lirin\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo perspektiv\u00eb ndihmon t\u00eb kuptohet edhe nj\u00eb fenomen q\u00eb shpesh keqinterpretohet n\u00eb debatet publike. Kur nj\u00eb l\u00ebvizje qytetare si kjo e Flamingove, ndesh rezistenc\u00eb nga njer\u00ebz q\u00eb objektivisht do t\u00eb p\u00ebrfitonin prej saj, tundimi \u00ebsht\u00eb t&#8217;i shpjegosh reagimet me propagand\u00eb, interes ekonomik apo munges\u00eb informacioni. T\u00eb gjitha k\u00ebto luajn\u00eb rol, por nuk mjaftojn\u00eb. Shpesh rezistenca buron edhe nga kostoja psikologjike e ndryshimit. T\u00eb pranosh se nj\u00eb sistem ka qen\u00eb i padrejt\u00eb nuk do t\u00eb thot\u00eb vet\u00ebm t\u00eb ndryshosh mendim p\u00ebr politik\u00ebn; do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb rishikosh nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb biografis\u00eb t\u00ebnde, kompromiset q\u00eb ke b\u00ebr\u00eb, heshtjet q\u00eb ke mbajtur dhe arsyetimet me t\u00eb cilat ke jetuar p\u00ebr vite me radh\u00eb. P\u00ebr shum\u00eb njer\u00ebz, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces shum\u00eb m\u00eb i dhimbsh\u00ebm sesa t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb status quo-n\u00eb. Historia tregon se pothuajse \u00e7do l\u00ebvizje e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr liri ka kaluar fillimisht p\u00ebrmes k\u00ebsaj faze: \u00ebsht\u00eb par\u00eb si e pap\u00ebrgjegjshme, destabilizuese, utopike ose e rrezikshme, p\u00ebrpara se idet\u00eb e saj t\u00eb b\u00ebheshin pjes\u00eb e normales dhe mandej protagonist\u00ebt t\u00eb thirreshin heronj. <\/p>\n<p>Edhe Revolucioni i Flamingove nuk b\u00ebn p\u00ebrjashtim nga ky mekaniz\u00ebm. Nj\u00eb pjes\u00eb e kritik\u00ebve t\u00eb tij m\u00eb t\u00eb z\u00ebsh\u00ebm nuk jan\u00eb domosdoshm\u00ebrisht p\u00ebrfitues t\u00eb modelit aktual t\u00eb zhvillimit. P\u00ebrkundrazi, shum\u00eb prej tyre do t\u00eb ishin nd\u00ebr p\u00ebrfituesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb nj\u00eb shteti me m\u00eb shum\u00eb transparenc\u00eb e demokraci, m\u00eb pak korrupsion e nepotiz\u00ebm, institucione m\u00eb t\u00eb forta e konkurrenc\u00eb t\u00eb ndershme, mbrojtje t\u00eb pron\u00ebs, siguri juridike e barazi para ligjit. Megjithat\u00eb, ndryshimi i propozuar prej l\u00ebvizjes i detyron t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb diskutim bindje dhe zgjedhje t\u00eb krijuara gjat\u00eb viteve. Pik\u00ebrisht kjo e b\u00ebn rezistenc\u00ebn e tyre t\u00eb kuptueshme nga pik\u00ebpamja psikologjike, edhe n\u00ebse nuk e b\u00ebn domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb arsyeshme.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb ndoshta m\u00ebsimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb na l\u00ebn\u00eb Fromm dhe Freire. Lufta p\u00ebr lirin\u00eb nuk zhvillohet vet\u00ebm kund\u00ebr institucioneve t\u00eb pushtetit; ajo zhvillohet edhe kund\u00ebr zakoneve mendore q\u00eb pushteti ka nd\u00ebrtuar nd\u00ebr vite. Regjimet mund t\u00eb rr\u00ebzohen brenda pak dit\u00ebsh, por m\u00ebnyra e t\u00eb menduarit q\u00eb i ka mbajtur n\u00eb k\u00ebmb\u00eb mund t\u00eb mbijetoj\u00eb p\u00ebr dekada. Prandaj ndryshimi i v\u00ebrtet\u00eb nuk matet vet\u00ebm me rotacionin politik, por me aft\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb shoq\u00ebrie p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar imagjinat\u00ebn e saj dhe p\u00ebr t\u00eb besuar se nj\u00eb rend tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb i mundur.<\/p>\n<p>Prandaj sot sfida m\u00eb e madhe e Revolucionit t\u00eb Flamingove nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm t\u00eb bind\u00eb qytetar\u00ebt se modeli aktual ka d\u00ebshtuar, madje kjo \u00ebsht\u00eb pjesa m\u00eb e leht\u00eb. Sfida e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb t&#8217;i bind\u00eb se nj\u00eb alternativ\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur dhe se liria nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim, por p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Sepse historia na m\u00ebson se revolucioni vendimtar nuk \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb pushton institucionet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, reagimet e forta kund\u00ebr Revolucionit t\u00eb Flamingove nuk jan\u00eb domosdoshm\u00ebrisht prov\u00eb e d\u00ebshtimit t\u00eb tij. P\u00ebrkundrazi, ato mund t\u00eb tregojn\u00eb se l\u00ebvizja ka prekur pik\u00ebrisht nyjet m\u00eb t\u00eb ndjeshme t\u00eb status quo-s\u00eb dhe bindjet m\u00eb t\u00eb rr\u00ebnjosura t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. \u00c7do l\u00ebvizje q\u00eb sfidon nj\u00eb rend t\u00eb konsoliduar nuk v\u00eb n\u00eb diskutim vet\u00ebm interesat e pushtetit, por edhe m\u00ebnyr\u00ebn se si shum\u00eb njer\u00ebz e kan\u00eb kuptuar dhe justifikuar realitetin p\u00ebr vite me radh\u00eb. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, rezistenca nuk duhet par\u00eb vet\u00ebm si penges\u00eb por edhe si tregues se l\u00ebvizja ka prekur telat e duhur. Sfida e saj nuk \u00ebsht\u00eb thjesht t\u00eb denoncoj\u00eb problemet e sistemit, por t\u00eb ndihmoj\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb kap\u00ebrcejn\u00eb penges\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb: t\u00eb besojn\u00eb se nj\u00eb alternativ\u00eb \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm e d\u00ebshirueshme, por edhe e mundur. Prandaj revolucioni m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb ndryshon qeverin\u00eb, por ai q\u00eb bind njer\u00ebzit se status quo-ja nuk \u00ebsht\u00eb ligj i natyr\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1981, kur student\u00ebt e Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs dol\u00ebn fillimisht p\u00ebr kushte m\u00eb t\u00eb mira jetese dhe m\u00eb pas ngrit\u00ebn k\u00ebrkesa politike p\u00ebr barazi dhe status republike p\u00ebr Kosov\u00ebn, kund\u00ebrshtar\u00ebt e tyre nuk ishin vet\u00ebm aparati shtet\u00ebror jugosllav, policia apo udh\u00ebheqja komuniste n\u00eb Beograd. Nj\u00eb pjes\u00eb e reagimit m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr erdhi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1171509,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-1252245","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1252245","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1252245"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1252245\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1171509"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1252245"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1252245"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1252245"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}