{"id":1256576,"date":"2026-08-06T18:21:07","date_gmt":"2026-08-06T16:21:07","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1256576"},"modified":"2026-08-06T18:27:47","modified_gmt":"2026-08-06T16:27:47","slug":"gjini-i-pergjigjet-kurtit-takim-po-por-vetem-publikisht-para-kamerave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/gjini-i-pergjigjet-kurtit-takim-po-por-vetem-publikisht-para-kamerave\/","title":{"rendered":"Gjini i p\u00ebrgjigjet Kurtit: Takim po, por vet\u00ebm publikisht para kamerave"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryetari i Aleanc\u00ebs, Ardian Gjini, ka mbajtur sot nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr media, pas zhvillimeve t\u00eb fundit n\u00eb seanc\u00ebn e thirrur p\u00ebr konstituimin e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>Gjini ka alarmuar opinionin publik p\u00ebr nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb paprecedent\u00eb institucionale, duke e akuzuar drejtp\u00ebrdrejt Albin Kurtin p\u00ebr uzurpim t\u00eb shtetit, nd\u00ebrsa i ka kthyer nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb prer\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb Kurtit p\u00ebr takime politike pas shpin\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>&#8220;Situata politike ka mb\u00ebrritur nj\u00eb moment q\u00eb mundet me qen\u00eb m\u00eb kritiku n\u00eb historin\u00eb e Kosov\u00ebs. Sot Kosova nuk ka as president, as u.d. t\u00eb presidentit, nuk ka kryetar t\u00eb Kuvendit as n\u00ebnkryetar. Kosova nuk ka as kryeminist\u00ebr legal, as ministra legal\u00eb, vet\u00ebm nj\u00eb person q\u00eb e ka uzurpuar pushtetin. Asnj\u00ebher\u00eb nuk na kishte shkuar mendja q\u00eb Kosova mundet me ardh\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb,&#8221; ka deklaruar Gjini para gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kreu i Aleanc\u00ebs ka kthyer kujtes\u00ebn pas n\u00eb zgjedhjet e vitit 2025, duke p\u00ebrmendur proceset e shkurtit dhe t\u00eb dhjetorit, p\u00ebr t\u00eb cilat tha se Albin Kurtit k\u00ebto vota ia kishte dor\u00ebzuar Vjosa Osmani, me shpres\u00ebn e vetme se ai do ta b\u00ebnte p\u00ebrs\u00ebri presidente.<\/p>\n<p>Sipas tij, sot vendi po futet n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb pa asnj\u00eb logjik\u00eb shtetformuese apo patriotike.<\/p>\n<p>&#8220;Duhet me th\u00ebn\u00eb se nuk ka em\u00ebr tjet\u00ebr kjo situat\u00eb pos grusht shtet i brendsh\u00ebm, q\u00eb realizohet prej njer\u00ebzve t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb brutale e shfryt\u00ebzojn\u00eb legjitimitetin e brisht\u00eb p\u00ebr me i uzurpu institucionet. I kam paralajm\u00ebruar qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs q\u00eb kjo mundet me ndodh\u00eb. Pse ia b\u00ebn k\u00ebt\u00eb Kuvendit t\u00eb vet, popullit t\u00eb vet, atij populli q\u00eb e voton? K\u00ebt\u00eb nuk mundem me kuptu,&#8221; u shpreh ai.<\/p>\n<p>Gjini ka sqaruar pozicionin e Aleanc\u00ebs, duke kujtuar ofert\u00ebn me gjasht\u00eb pika p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e krijimit t\u00eb institucioneve, duke potencuar se partia e tij nuk ka k\u00ebrkuar asgj\u00eb p\u00ebr interesa partiake apo personale. Ai specifikoi se k\u00ebrkesa kryesore mbetet n\u00ebnshkrimi i marr\u00ebveshjes p\u00ebr gazin, rrug\u00ebt dhe prodhimi i energjis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Ato nuk kan\u00eb kuptuar n\u00eb asnj\u00eb rast q\u00eb po k\u00ebrkojm\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr vete, e kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur dhjet\u00ebra her\u00eb. Nuk ka njeri n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb nuk e di \u00e7ka po k\u00ebrkojm\u00eb. Po k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb me u n\u00ebnshkru marr\u00ebveshja p\u00ebr gazin&#8230; \u00cbsht\u00eb hera e 40-t\u00eb q\u00eb e p\u00ebrs\u00ebris, nuk kemi marr\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr to. A do me i kry k\u00ebto rrug\u00eb, a do me pas energji t\u00eb prodhuar n\u00eb Kosov\u00eb?&#8221; pyeti Gjini.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb konferenc\u00ebs, Kryetari Aleanc\u00ebs, nuk ka kursyer as deputet\u00ebt e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt tha se po ankohen q\u00eb askush nuk i pyet p\u00ebr vendimet q\u00eb merren brenda partis\u00eb s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>&#8220;Nj\u00eb parti q\u00eb i ka fitu zgjedhjet, \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb parti ku s\u2019ka as debat, as pyetje, as shtjellim t\u00eb ideve, po ka vet\u00ebm njer\u00ebz q\u00eb e ngrisin dor\u00ebn. Mu m\u00eb vjen keq p\u00ebr ta,&#8221; tha ai, duke shtuar se personi q\u00eb po b\u00ebn pazare n\u00eb kurriz t\u00eb vendit \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Albin Kurti. &#8220;Ish-kryeministri n\u00eb detyr\u00eb ishte n\u00eb Greqi, derisa ne ishim duke i nxjerr\u00eb pikat p\u00ebr me gjet\u00eb zgjidhje. Duhet me ja p\u00ebrkujtu q\u00eb pas zgjedhjeve ka gjet\u00eb koh\u00eb me shku n\u00eb konferenca me Papandreun, ne jemi t\u00eb brengosur seriozisht.&#8221;<\/p>\n<p>Lideri i Aleanc\u00ebs u b\u00ebri thirrje zyrtar\u00ebve civil\u00eb q\u00eb t\u00eb ken\u00eb kujdes se \u00e7far\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb n\u00ebn urdh\u00ebrat e nj\u00eb pushteti q\u00eb ai e quan t\u00eb paligjsh\u00ebm dhe n\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb kushtetuese.<\/p>\n<p>&#8220;Legalisht k\u00ebta njer\u00ebz nuk do t\u00eb duhej me hy n\u00eb zyre. Gjith\u00eb ata zyrtar\u00eb civil\u00eb q\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb dokumente q\u00eb vijn\u00eb me urdh\u00ebres\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre personave, kan\u00eb me u p\u00ebrgjegj. Gjith\u00e7ka q\u00eb ndodh n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb e paligjshme&#8230; Ne nuk e kemi plan me u b\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij maskarall\u00ebku. Nuk dojm\u00eb me qen\u00eb pjes\u00eb e qeverisjes. Nuk ka qytetar\u00eb q\u00eb nuk e din\u00eb q\u00eb dy partit\u00eb q\u00eb po negociojn\u00eb i kan\u00eb votat me zgjedh\u00eb edhe presidentin edhe qeverin\u00eb. N\u00ebse kan\u00eb probleme t\u00eb natyrave tjera, at\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb fare p\u00ebrgjegj\u00ebsi e Aleanc\u00ebs.&#8221;<\/p>\n<p>N\u00eb mbyllje, Ardian Gjini i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur drejtp\u00ebrdrejt synimeve t\u00eb Kurtit p\u00ebr takime t\u00eb mbyllura, duke i vendosur nj\u00eb kusht t\u00eb panegociuesh\u00ebm: \u00e7do komunikim do t\u00eb b\u00ebhet vet\u00ebm n\u00eb drit\u00eb t\u00eb diellit dhe para syve t\u00eb mbar\u00eb popullit.<\/p>\n<p>&#8220;Nuk kemi \u00e7ka me u taku n\u00ebp\u00ebr zyra t\u00eb mbyllura. E kisha taku Albin Kurtin n\u00eb debat, me na pa populli i Kosov\u00ebs gjith\u00eb \u00e7ka po flasim. Me kamera, le ta zgjedh\u00eb studion, gazetarin, televizionin, publikisht koh\u00ebn. Krejt populli le t\u00eb na d\u00ebgjoj\u00eb \u00e7ka po i thojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrit. Nuk kemi \u00e7ka me u taku privat, le t\u00eb zotohet publikisht q\u00eb ka me punu p\u00ebr qytetarin e Kosov\u00ebs. N\u00eb at\u00eb takim, kam me ja b\u00eb qato gjasht\u00eb pyetje. Kur t\u00eb doj\u00eb publikisht! Nj\u00eb njeri q\u00eb i fiton zgjedhjet me &#8216;Lule Egjelin&#8217;, me krejt ata q\u00eb jan\u00eb sulur tash pas Aleanc\u00ebs&#8230; Un\u00eb mburrem q\u00eb jam Aleanc\u00eb, e asaj Aleance p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs q\u00eb e ka shkurtu emrin e vet, edhe po mburrem q\u00eb jam kryetar i Gjakov\u00ebs, edhe q\u00eb i kam pas gjith\u00eb ato pozita. Mburrem q\u00eb kam qen\u00eb n\u00ebnkryetar i Aleanc\u00ebs. Un\u00eb nuk kam qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb z\u00ebvend\u00ebs i Rikallos!&#8221; p\u00ebrfundoi Ardian Gjini.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Aleanc\u00ebs, Ardian Gjini, ka mbajtur sot nj\u00eb konferenc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr media, pas zhvillimeve t\u00eb fundit n\u00eb seanc\u00ebn e thirrur p\u00ebr konstituimin e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs. Gjini ka alarmuar opinionin publik p\u00ebr nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb paprecedent\u00eb institucionale, duke e akuzuar drejtp\u00ebrdrejt Albin Kurtin p\u00ebr uzurpim t\u00eb shtetit, nd\u00ebrsa i ka kthyer nj\u00eb p\u00ebrgjigje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1256580,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,1752],"tags":[],"class_list":["post-1256576","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-fokus"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1256576","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1256576"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1256576\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1256580"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1256576"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1256576"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1256576"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}