{"id":1257368,"date":"2026-08-09T19:55:31","date_gmt":"2026-08-09T17:55:31","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1257368"},"modified":"2026-08-09T19:55:31","modified_gmt":"2026-08-09T17:55:31","slug":"ushtaret-ruse-zhduken-ne-front-familjaret-akuzojne-putinin-se-po-i-shpall-dezertore-per-te-shmangur-pagesat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/bote\/ushtaret-ruse-zhduken-ne-front-familjaret-akuzojne-putinin-se-po-i-shpall-dezertore-per-te-shmangur-pagesat\/","title":{"rendered":"Ushtar\u00ebt rus\u00eb zhduken n\u00eb front, familjar\u00ebt akuzojn\u00eb Putinin se po i shpall \u201cdezertor\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00eb shmangur pagesat"},"content":{"rendered":"<p><strong>Djali i Marin\u00ebs u d\u00ebrgua n\u00eb nj\u00eb mision luftarak n\u00eb Ukrain\u00eb m\u00eb 20 korrik 2025 dhe po at\u00eb dit\u00eb i d\u00ebrgoi asaj nj\u00eb fotografi nga fronti, s\u00eb bashku me nj\u00eb mesazh ku i thoshte se ishte plagosur leht\u00eb kur nj\u00eb dron kishte shp\u00ebrthyer af\u00ebr tij.<\/strong><\/p>\n<p>Dhjet\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, nj\u00eb oficer i nj\u00ebsitit t\u00eb tij e siguroi se ai ishte mir\u00eb dhe se do ta kontaktonte sapo t\u2019i jepej mund\u00ebsia, tha Marina p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, duke k\u00ebrkuar q\u00eb mbiemri i saj t\u00eb mos b\u00ebhej publik nga frika e pasojave nga shteti rus.<\/p>\n<p>Por, q\u00eb at\u00ebher\u00eb ajo nuk ka marr\u00eb m\u00eb asnj\u00eb lajm nga i biri. Dhe, kur n\u00eb gusht t\u00eb vitit t\u00eb kaluar telefonoi n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb telefonike t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar informacion mbi fatin e tij, m\u00ebsoi se ai ishte shpallur si ushtar i larguar pa leje, apo dezertor, q\u00eb nga 23 korriku.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, Marina ka frik\u00eb se djali i saj ka vdekur. Ajo dyshon po ashtu se \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra prej shum\u00eb rus\u00ebve, djemt\u00eb, bashk\u00ebshort\u00ebt ose baballar\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb dezertor\u00eb, pavar\u00ebsisht gjasave t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb jen\u00eb vrar\u00eb ose t\u00eb jen\u00eb zhdukur n\u00eb luftime.<\/p>\n<p>Motivi kryesor p\u00ebr nj\u00eb mashtrim t\u00eb till\u00eb jan\u00eb parat\u00eb: paga e nj\u00eb ushtari pezullohet kur ai shpallet dezertor, nd\u00ebrsa familjar\u00ebt nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb marrin pagesat e premtuara p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmit e t\u00eb vrar\u00ebve ose t\u00eb zhdukurve, apo p\u00ebrfitime sikurse p\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb sigurimin e vendeve n\u00eb institucionet arsimore, nga kopshti deri n\u00eb universitet.<\/p>\n<p>Marina, e cila jeton n\u00eb rajonin e Kemerovos, n\u00eb Siberi, ver\u00ebn e kaluar nd\u00ebrmori hapa ligjor\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar statusin e t\u00eb birit, n\u00eb t\u00eb zhdukur ose t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb luftime. Ajo tha se i nj\u00ebjti oficer q\u00eb e kishte siguruar n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2025 se i biri ishte mir\u00eb, vet\u00ebm koh\u00ebt e fundit kishte filluar t\u2019u p\u00ebrgjigjej pyetjeve t\u00eb saj dhe i kishte th\u00ebn\u00eb se kishte qen\u00eb e pamundur evakuimi i ushtar\u00ebve nga fush\u00ebbeteja ku ai ishte d\u00ebrguar n\u00eb misionin luftarak.<\/p>\n<p>\u201cPra, si mund t\u00eb ishte larguar ai nga zona me vullnetin e tij? Atje ka luftime t\u00eb ashpra edhe sot e k\u00ebsaj dite\u201d, tha ajo p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p>Marina ka nd\u00ebrruar dy avokat\u00eb dhe ka shpenzuar rreth 200.000 rubla (2.500 dollar\u00eb) p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, e cila m\u00eb n\u00eb fund ka shkuar n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cShum\u00eb gra dhe f\u00ebmij\u00eb [t\u00eb ushtar\u00ebve] nuk kan\u00eb para [p\u00ebr t\u00eb ndjekur rrug\u00eb ligjore]. Ata u drejtohen me ankesa nj\u00ebsiteve dhe Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes, por pothuajse kurr\u00eb nuk arrijn\u00eb ndonj\u00eb rezultat\u201d,<\/p>\n<p>Larisa, banore e rajonit t\u00eb Rostovit, nuk e ka marr\u00eb pag\u00ebn e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj q\u00eb kur ai u shpall dezertor dhjetorin e kaluar. Duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb e z\u00ebn\u00eb me kujdesin p\u00ebr nj\u00eb foshnj\u00eb dhe nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb m\u00eb t\u00eb madh, ajo tha se nuk ka as koh\u00eb, as mund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb luftuar p\u00ebr ndryshimin e statusit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cMe zem\u00ebr, shpresoj q\u00eb bashk\u00ebshorti im t\u00eb jet\u00eb rob lufte, por e kuptoj se me shum\u00eb gjas\u00eb ka vdekur. Shok\u00ebt e tij t\u00eb sh\u00ebrbimit than\u00eb se vendi ku ndodhej ishte aq kaos, saq\u00eb ai pothuajse nuk kishte asnj\u00eb shans\u201d, tha ajo p\u00ebr REL-in. \u201cKomandanti e pranoi\u2026 se bashk\u00ebshorti im ishte n\u00eb nj\u00eb mision luftarak dhe nuk kishte ku t\u00eb arratisej. Por, megjithat\u00eb, ata e regjistruan si dezertor\u201d.<\/p>\n<p>Presidenti rus, Vladimir Putin, nisi pushtimin n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2022, me synimin p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshtruar shtetin q\u00eb \u00ebsht\u00eb i pavarur q\u00eb nga shp\u00ebrb\u00ebrja e Bashkimit Sovjetik n\u00eb vitin 1991.<\/p>\n<p>Rrogat e larta dhe pagesat e tjera, si p\u00ebrfitimet q\u00eb u jepen familjar\u00ebve n\u00eb rast vdekjeje, kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb shtytje e madhe p\u00ebr burrat rus\u00eb q\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb kontrata p\u00ebr t\u00eb luftuar n\u00eb luft\u00ebn m\u00eb vdekjeprur\u00ebse n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb nga viti 1945. Por, ushtria ruse po p\u00ebrballet me v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ruajtur nivelet e ushtar\u00ebve, teksa lufta po i afrohet pes\u00ebvjetorit dhe forcat e Mosk\u00ebs po p\u00ebsojn\u00eb humbje t\u00eb m\u00ebdha, nd\u00ebrsa p\u00ebrparojn\u00eb n\u00eb fush\u00ebbetej\u00eb me nj\u00eb rit\u00ebm tep\u00ebr t\u00eb ngadalt\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb aktivist rus p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, emri i t\u00eb cilit nuk publikohet p\u00ebr arsye sigurie, tha se n\u00eb rreth 95 p\u00ebr qind t\u00eb rasteve q\u00eb ai i di, n\u00eb t\u00eb cilat nj\u00eb pjes\u00ebtar i ushtris\u00eb \u00ebsht\u00eb zhdukur, d\u00ebshmit\u00eb tregojn\u00eb se ushtari mund t\u00eb ishte plagosur r\u00ebnd\u00eb, kapur nga forcat ukrainase ose vrar\u00eb, dhe jo q\u00eb \u00ebsht\u00eb larguar pa leje nga ushtria apo ka dezertuar.<\/p>\n<p>Ai vler\u00ebsoi se shteti rus kursen deri n\u00eb 13 milion\u00eb rubla (160.000 dollar\u00eb) p\u00ebr \u00e7do ushtar q\u00eb raportohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rreme se \u00ebsht\u00eb dezertor. Kjo u mund\u00ebson gjithashtu komandant\u00ebve t\u00eb shmangin hapat e nevojsh\u00ebm p\u00ebr ta shpallur nj\u00eb ushtar t\u00eb zhdukur n\u00eb luftime: mbledhjen e dokumenteve, marrjen n\u00eb pyetje t\u00eb bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebve, njoftimin e familjar\u00ebve, e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e thjesht\u00eb ta shpall\u00ebsh nj\u00eb person dezertor dhe t\u00eb thuash se nuk dihet se ku ndodhet\u201d, tha p\u00ebr REL-in aktivisti, i cili mbron t\u00eb drejtat e ushtar\u00ebve dhe familjeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Grat\u00eb, bashk\u00ebshort\u00ebt e t\u00eb cilave jan\u00eb shpallur t\u00eb zhdukur, i than\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb marrin pagesa mujore n\u00eb vler\u00eb prej 2.000 dollar\u00ebsh.<\/p>\n<p>Aktualisht, vdekja e nj\u00eb ushtari aktivizon nj\u00eb pages\u00eb t\u00eb vetme n\u00eb vler\u00ebn totale prej 14.2 milion\u00eb rubla (175.000 dollar\u00eb) nga Qeveria federale n\u00eb Mosk\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb bonus prej 5 milion\u00eb rublash, q\u00eb jan\u00eb caktuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb dekreti t\u00eb n\u00ebnshkruar nga Putini. Shum\u00eb rajone ofrojn\u00eb gjithashtu pagesa shtes\u00eb deri n\u00eb 3 milion\u00eb rubla (37.000 dollar\u00eb).<\/p>\n<p>Putini ka b\u00ebr\u00eb \u201cshow\u201d me nderimin e rus\u00ebve q\u00eb regjistrohen p\u00ebr t\u00eb luftuar n\u00eb at\u00eb q\u00eb Kremlini e quan \u201coperacion i posa\u00e7\u00ebm ushtarak\u201d n\u00eb Ukrain\u00eb, duke i paraqitur ata si shembuj t\u00eb patriotizmit. Por, sprovat me t\u00eb cilat p\u00ebrballen familjar\u00ebt e ushtar\u00ebve t\u00eb shpallur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rreme si dezertor\u00eb sugjerojn\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb indiference dhe neglizhence.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb shifrat t\u00eb dihen me sakt\u00ebsi: nuk ka nj\u00eb regjist\u00ebr t\u00eb disponuesh\u00ebm q\u00eb liston ushtar\u00ebt e shpallur si dezertor\u00eb. Pjes\u00ebmarr\u00ebsit n\u00eb grupe bisedash n\u00eb rrjetet sociale, ku mblidhen familjar\u00eb t\u00eb ushtar\u00ebve t\u00eb zhdukur, thon\u00eb se numri i njoftimeve p\u00ebr ushtar\u00ebt e shpallur si dezertor\u00eb u rrit ndjesh\u00ebm n\u00eb fund t\u00eb vitit 2025.<\/p>\n<p>Njoftimet shpesh p\u00ebrfshijn\u00eb nj\u00eb fotografi dhe emrin e ushtarit, nofk\u00ebn e tij, dat\u00ebn e lindjes dhe dat\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb shpallur dezertor. \u201cGruaja po e k\u00ebrkon\u201d ose \u201cMotra po e k\u00ebrkon\u201d, thuhet n\u00eb shum\u00eb prej tyre, nd\u00ebrsa pjes\u00ebmarr\u00ebsit ndonj\u00ebher\u00eb shk\u00ebmbejn\u00eb k\u00ebshilla se si t\u00eb k\u00ebrkohet m\u00eb s\u00eb miri ndryshimi i statusit \u2013 nj\u00eb betej\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb me burokracin\u00eb dhe pengesa t\u00eb tjera, tha Marina.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb mblidhni t\u00eb gjitha provat se personi ka shkuar n\u00eb nj\u00eb mision luftarak: mesazhet e tij, foto t\u00eb shk\u00ebputura nga bisedat n\u00eb platformat online dhe d\u00ebshmit\u00eb e bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebve. M\u00eb pas, duhet t\u00eb kontaktoni komandantin e nj\u00ebsitit dhe zyr\u00ebn e regjistrimit dhe rekrutimit ushtarak, t\u00eb paraqisni k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr k\u00ebrkimin e tij te policia ushtarake dhe nj\u00eb ankes\u00eb n\u00eb prokurorin\u00eb ushtarake. M\u00eb pas, i bashk\u00ebngjitni t\u00eb gjitha provat e mbledhura me ankes\u00ebn\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>\u201cNdonj\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb prisni shtat\u00eb deri n\u00eb tet\u00eb muaj p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrgjigje. Shpesh, prokuroria mban an\u00ebn e komand\u00ebs dhe raporton se nuk ka gjetur shkelje. Pastaj duhet t\u00eb paraqisni ankesa t\u00eb tjera, t\u00eb k\u00ebrkoni prova t\u00eb reja dhe m\u00eb pas t\u2019i drejtoheni gjykat\u00ebs\u201d, shtoi Marina.<\/p>\n<p>Marina tha se kur nisi p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ndryshimin e statusit t\u00eb djalit t\u00eb saj, \u201ce dija se kjo mund t\u00eb zgjaste me vite\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPik\u00ebrisht k\u00ebshtu po ndodh: tani \u00ebsht\u00eb vera e vitit 2026\u201d, tha ajo. \u201cP\u00ebr t\u00eb dytin vit radhazi, nuk po e d\u00ebgjoj djalin tim t\u00eb m\u00eb thot\u00eb: \u2018Mami, jam gjall\u00eb\u2019, dhe ai ende figuron si dezertor\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Djali i Marin\u00ebs u d\u00ebrgua n\u00eb nj\u00eb mision luftarak n\u00eb Ukrain\u00eb m\u00eb 20 korrik 2025 dhe po at\u00eb dit\u00eb i d\u00ebrgoi asaj nj\u00eb fotografi nga fronti, s\u00eb bashku me nj\u00eb mesazh ku i thoshte se ishte plagosur leht\u00eb kur nj\u00eb dron kishte shp\u00ebrthyer af\u00ebr tij. Dhjet\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, nj\u00eb oficer i nj\u00ebsitit t\u00eb tij [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":1257369,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[23],"tags":[],"class_list":["post-1257368","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1257368","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1257368"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1257368\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1257369"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1257368"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1257368"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1257368"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}