{"id":1257820,"date":"2026-08-11T15:41:41","date_gmt":"2026-08-11T13:41:41","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1257820"},"modified":"2026-08-11T15:43:08","modified_gmt":"2026-08-11T13:43:08","slug":"ne-gare-me-kohen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/mjekesi\/ne-gare-me-kohen\/","title":{"rendered":"N\u00eb gar\u00eb me koh\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nj\u00eb m\u00ebngjes vere, D.RR., 52 vje\u00e7ar, vuri re se nuk po mund ta ngrinte krahun e djatht\u00eb. Familjar\u00ebt pan\u00eb se ai nuk po fliste qart\u00eb. T\u00eb dyja k\u00ebto ishin nd\u00ebr simptomat m\u00eb t\u00eb zakonshme t\u00eb sulmit n\u00eb tru, por as ai e as familjar\u00ebt nuk i njihnin. Fillimisht menduan se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr lodhje apo r\u00ebnie tensioni, por me kalimin e koh\u00ebs, gjendja nuk u p\u00ebrmir\u00ebsua, p\u00ebrkundrazi, simptomat shkonin duke u p\u00ebrkeq\u00ebsuar. Vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb, tregon ai, u nis\u00ebn me shpejt\u00ebsi drejt Qendr\u00ebs Emergjente.<\/strong><\/p>\n<p>Pas ekzaminimeve, D.RR. mori diagnoz\u00ebn se kishte p\u00ebsuar sulm n\u00eb tru. Mjek\u00ebt i shpjeguan se kishte humbur nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb \u00e7muar q\u00eb mund t&#8217;i kishte mund\u00ebsuar trajtim m\u00eb efektiv. P\u00ebr muaj me radh\u00eb iu desh t&#8217;i n\u00ebnshtrohej rehabilitimit, pasi kishte v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb l\u00ebvizjen e krahut t\u00eb djatht\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb folur.<\/p>\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb rast i izoluar. Mjek\u00ebt thon\u00eb se \u00e7do dit\u00eb p\u00ebrballen me pacient\u00eb q\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb n\u00eb spital pasi kan\u00eb humbur dritaren kohore p\u00ebr trajtim.<\/p>\n<h2>Stroku, urgjenc\u00eb ku \u00e7do minut\u00eb num\u00ebrohet<\/h2>\n<p>Stroku, apo sulmi n\u00eb tru, \u00ebsht\u00eb gjendje urgjente mjek\u00ebsore q\u00eb ndodh kur nd\u00ebrpritet furnizimi me gjak n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb trurit ose kur nj\u00eb en\u00eb gjaku n\u00eb tru \u00e7ahet. Si pasoj\u00eb, qelizat e trurit d\u00ebmtohen brenda pak minutash dhe mund t\u00eb shkaktohen pasoja serioze si paraliz\u00eb, v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb t\u00eb folur apo humbje e funksioneve t\u00eb tjera jet\u00ebsore. Ai \u00ebsht\u00eb shkaktari i dyt\u00eb m\u00eb i shpesht\u00eb i vdekshm\u00ebris\u00eb n\u00eb bot\u00eb dhe shkaktari kryesor i paaft\u00ebsis\u00eb fizike.<\/p>\n<p>Neurologu Dren Boshnjaku shpjegon se stroku konsiderohet nj\u00eb &#8220;sulm i heshtur&#8221;, jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb infarkteve cerebrale (goditjeve n\u00eb tru pa simptoma t\u00eb dukshme) q\u00eb mund t\u00eb ndodhin, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb informimit dhe vet\u00ebdijesimit t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr shenjat paralajm\u00ebruese dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr reagim urgjent.<\/p>\n<p>Sipas tij, njohja e simptomave dhe kontrolli i faktor\u00ebve t\u00eb rrezikut jan\u00eb hapat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb parandaluar pasojat e strokut.<\/p>\n<p>\u201cShenjat q\u00eb nuk duhet t\u00eb injorohen jan\u00eb dob\u00ebsia ose mpirja e fytyr\u00ebs, krahut apo k\u00ebmb\u00ebs n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb t\u00eb trupit, problemet me t\u00eb folurit, problemet me t\u00eb par\u00ebt dhe humbja e ekuilibrit ose koordinimit. Simptoma t\u00eb tjera q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb v\u00ebmendje jan\u00eb marramendja rrotulluese, shikimi i dyfisht\u00eb dhe v\u00ebshtir\u00ebsia n\u00eb artikulimin e fjal\u00ebve. Dhjet\u00eb faktor\u00eb t\u00eb rrezikut t\u00eb modifikuesh\u00ebm (hipertensioni, mungesa e aktivitetit fizik, \u00e7rregullimi i yndyrave n\u00eb gjak, dieta, obeziteti abdominal, faktor\u00ebt psikosocial\u00eb, duhanpirja, shkaqet kardiake, alkooli, diabeti) shpjegojn\u00eb mbi 90% t\u00eb rrezikut global t\u00eb strokut. \u201d, thot\u00eb Boshnjaku.<\/p>\n<figure id=\"attachment_1257821\" aria-describedby=\"caption-attachment-1257821\" style=\"width: 498px\" class=\"wp-caption alignnone\"><img decoding=\"async\" class=\"wp-image-1257821 size-full\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Picture15.png\" alt=\"\" width=\"498\" height=\"282\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Picture15.png 498w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/Picture15-300x170.png 300w\" sizes=\"(max-width: 498px) 100vw, 498px\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-1257821\" class=\"wp-caption-text\">Figura: Shenjat dhe simptomat e strokut<\/figcaption><\/figure>\n<p>\u201cVeprimi i duhur te k\u00ebto raste: duhet menj\u00ebher\u00eb t\u00eb thirret numri i emergjences -194. Mos prisni q\u00eb shenjat apo simptomat t\u00eb zhduken &#8211; edhe n\u00ebse p\u00ebrmir\u00ebsohen, ato mund t\u00eb jen\u00eb shenj\u00eb e nj\u00eb ataku iskemik tranzitor (TIA) q\u00eb paralajmeron nj\u00eb strok m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u201d, thirrja e Boshnjakut.<\/p>\n<p>N\u00eb Klinik\u00ebn e Neurologjis\u00eb n\u00eb QKUK, ku trajtohen pacient\u00ebt me stroke, thon\u00eb se vonesa n\u00eb njohjen e simptomave dhe k\u00ebrkimin e ndihm\u00ebs mbetet nj\u00eb nga pengesat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr trajtimin e suksessh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas drejtorit t\u00eb Klinik\u00ebs s\u00eb Neurologjis\u00eb, Edmond Komoni, stroku \u00ebsht\u00eb patologjia m\u00eb e shpesht\u00eb spitalore n\u00eb k\u00ebt\u00eb klinik\u00eb dhe p\u00ebrb\u00ebn rreth 50 p\u00ebr qind t\u00eb t\u00eb gjitha hospitalizimeve. Brenda nj\u00eb viti trajtohen rreth nj\u00eb mij\u00eb pacient\u00eb me stroke.<br \/>\n\u201cFatkeq\u00ebsisht shum\u00eb pak pacient po arrijn\u00eb n\u00eb koh\u00ebn optimale p\u00ebr aplikim t\u00eb trombolizes intravenoze e q\u00eb \u00ebsht\u00eb 3-4.5 or\u00eb. Vonesat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha jan\u00eb nga detektimi i vonsh\u00ebm i familjar\u00ebve q\u00eb pacienti mund t\u00eb ket\u00eb sulm n\u00eb tru (Stroke). Shpesh ndodh\u00eb q\u00eb pacienti zgjohet n\u00eb m\u00ebngjes me shenja t\u00eb sulmit n\u00eb tru (me paraliza, v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb t\u00eb folur etj.) ku sigurisht sulmi ka ndodh\u00eb n\u00eb gjum\u00eb, pra disa or\u00eb p\u00ebrpara \u2013 k\u00ebto quhen\u00a0<em>Wake-up stroke\u201d, thot\u00eb Komoni.<\/em><\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2025, n\u00eb Klinik\u00ebn e Neurologjis\u00eb me tromboliz\u00eb intravenoze jan\u00eb trajtuar 59 pacient\u00eb me stroke iskemike akute, nd\u00ebrsa deri n\u00eb mesin e vitit 2026 k\u00ebt\u00eb trajtim e kan\u00eb p\u00ebrfituar edhe 34 pacient\u00eb. Sipas tij, trajtimi i strokut akut mb\u00ebshtetet n\u00eb dy metoda kryesore.<\/p>\n<p>\u201cTromboliza intravenoze\u00a0\u00ebsht\u00eb metoda e par\u00eb p\u00ebrmes aplikimit t\u00eb medikamentit ALTEPLASE, me t\u00eb cil\u00ebn provohet q\u00eb t\u00eb shkrihet tromoembolusi dhe t\u00eb rivendoset qarkullimi n\u00eb zonen e iskemis\u00eb trunore. Kjo terapi duhet t\u00eb aplikohet maksimum brenda 3-4.5 or\u00eb nga fillimi i simptomeve. Trombektomia mekanike\u00a0\u00ebsht\u00eb metoda e dyt\u00eb ku p\u00ebrmes p\u00ebrdorimit t\u00eb mjeteve speciale n\u00eb form\u00eb t\u00eb kateter\u00ebve special\u00eb dep\u00ebrtohet n\u00ebp\u00ebr en\u00eb t\u00eb gjakut deri tek trombi dhe tentohet heqja mekanike e bllokad\u00ebs. Kjo procedur\u00eb terapeutike kryhet n\u00eb bashk\u00ebpunim me Radiolog\u00ebt neurointervent\u2019, shpjegon ai.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>P\u00ebrtej numrit t\u00eb rasteve, pasojat mbeten t\u00eb r\u00ebnda. Sipas neurologut Boshnjaku, gjat\u00eb vitit 2024 n\u00eb Klinik\u00ebn e Neurologjis\u00eb dhe n\u00eb spitalet e p\u00ebrgjithshme jan\u00eb trajtuar rreth 2,700 pacient\u00eb me stroke. Ai thekson se pasojat jan\u00eb afatgjata.<\/p>\n<p>\u201cKomplikacionet afatgjata jan\u00eb t\u00eb shpeshta. D\u00ebmtimi kognitiv prek 54-65% t\u00eb t\u00eb mbijetuarve, nd\u00ebrsa lodhja, depresioni dhe ankthi mbeten probleme t\u00eb zakonshme edhe vite pas goditjes. Rehabilitimi duhet t\u00eb filloj\u00eb sa m\u00eb her\u00ebt dhe p\u00ebrmir\u00ebson ndjesh\u00ebm aft\u00ebsin\u00eb e vet\u00ebkujdesit, funksionin motorik dhe pavar\u00ebsin\u00eb funksionale. N\u00eb 90 dit\u00eb pas strokut, 10% e pacient\u00ebve n\u00ebn 55 vje\u00e7 dhe 30% e atyre mbi 65 vje\u00e7 zhvillojn\u00eb paaft\u00ebsi t\u00eb re t\u00eb moderuar ose t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Rreth 70% e pacient\u00ebve me strok t\u00eb r\u00ebnd\u00eb vdesin ose mbesin me paaft\u00ebsi t\u00eb theksuara brenda pes\u00eb viteve\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Boshnjaku.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sipas tij, pjesa m\u00eb e madhe e rasteve mund t\u00eb parandalohet.<\/p>\n<p>\u201cMesazhi p\u00ebrfundimtar \u00ebsht\u00eb i thjesht\u00eb: stroku nuk \u00ebsht\u00eb fatal \u2014 \u00ebsht\u00eb i parandaluesh\u00ebm dhe i trajtuesh\u00ebm\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<h2>Koha vendos p\u00ebr fatin e pacientit<\/h2>\n<p>N\u00ebse pacienti plot\u00ebson kriteret dhe arrin brenda dritares kohore, ai mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga tromboliza intravenoze, e cila duhet t\u00eb aplikohet brenda 3 deri n\u00eb 4.5 or\u00ebve nga fillimi i simptomave. N\u00eb raste t\u00eb caktuara aplikohet edhe trombektomia mekanike.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sipas mjek\u00ebve problemi kryesor nuk \u00ebsht\u00eb koha brenda klinik\u00ebs.<\/p>\n<p>Ata thon\u00eb se shumica e pacient\u00ebve nuk mb\u00ebrrijn\u00eb n\u00eb koh\u00ebn optimale p\u00ebr trajtim. Shpesh kalojn\u00eb dy deri n\u00eb tre or\u00eb vet\u00ebm gjat\u00eb procesit t\u00eb vler\u00ebsimit n\u00eb Qendr\u00ebn Emergjente, nd\u00ebrsa vonesa m\u00eb e madhe sipas tyre ndodh para se pacienti t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ndihm\u00eb.<br \/>\nNeurologu Dren Boshnjaku thot\u00eb se arsyet kryesore t\u00eb vones\u00ebs jan\u00eb mosnjohja e shenjave t\u00eb strokut, mungesa e vet\u00ebdijes se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb urgjenc\u00eb mjek\u00ebsore, si dhe fakti q\u00eb shum\u00eb qytetar\u00eb drejtohen fillimisht te mjeku i familjes n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb th\u00ebrrasin menj\u00ebher\u00eb Urgjenc\u00ebn.<\/p>\n<p>&#8220;Arsyet kryesore t\u00eb vones\u00ebs p\u00ebrfshijn\u00eb munges\u00ebn e njohjes s\u00eb emergjenc\u00ebs s\u00eb strokut, mosnjohjen e shenjave dhe simptomave, vizit\u00ebn te mjeku i familjes n\u00eb vend t\u00eb thirrjes s\u00eb urgjenc\u00ebs, si dhe frik\u00ebn apo mohimin e situat\u00ebs&#8221;, thot\u00eb Boshnjaku.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 trajtimit, Boshnjaku vler\u00ebson se rritja e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit t\u00eb qytetar\u00ebve mbetet nj\u00eb nga m\u00ebnyrat m\u00eb efektive p\u00ebr t\u00eb ulur pasojat e strokut. Sipas tij, investimi n\u00eb informim kushton shum\u00eb m\u00eb pak sesa trajtimi dhe rehabilitimi i pacient\u00ebve q\u00eb mbesin me pasoja afatgjata.<\/p>\n<p>&#8220;Fushatat e mediave jan\u00eb nj\u00eb mjet i mundsh\u00ebm dhe me kosto shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt p\u00ebr rritjen e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit p\u00ebr faktor\u00ebt e rrezikut dhe shenjat e simptomat e strokut, duke ndihmuar n\u00eb parandalimin dhe trajtimin adekuat t\u00eb tij. Strategjit\u00eb e rekomanduara p\u00ebrfshijn\u00eb fushata publike me akronimin 2FSK, programe arsimore n\u00eb shkolla, trajnimin e mjek\u00ebve familjar\u00eb dhe infermier\u00ebve n\u00eb kujdesin par\u00ebsor p\u00ebr skriningun e faktor\u00ebve t\u00eb rrezikut dhe reagimin ndaj &#8216;stroke alarm&#8217;, si dhe p\u00ebrfshirjen e komuniteteve fetare, qendrave komunitare dhe mediave lokale n\u00eb informimin dhe vet\u00ebdijesimin e qytetar\u00ebve&#8221;, thot\u00eb Boshnjaku.<\/p>\n<h2>Hallkat e sistemit dhe r\u00ebnd\u00ebsia e koordinimit<\/h2>\n<p>N\u00eb nivelin e kujdesit par\u00ebsor, \u00e7do pacient me dyshim p\u00ebr stroke konsiderohet rast urgjent.<\/p>\n<p>Sipas Drejtoris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb Komun\u00ebn e Prishtin\u00ebs, ekipet e mjek\u00ebsis\u00eb familjare dhe Urgjenca identifikojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb simptomat, b\u00ebjn\u00eb vler\u00ebsimin fillestar sipas udh\u00ebzimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, stabilizojn\u00eb pacientin dhe organizojn\u00eb transportin urgjent drejt Klinik\u00ebs Emergjente n\u00eb QKUK.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2025, sipas raporteve t\u00eb k\u00ebtij institucioni, nga sh\u00ebrbimet e kujdesit par\u00ebsor jan\u00eb evidentuar 31 raste t\u00eb stroke, nd\u00ebrsa deri n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2026 jan\u00eb regjistruar shtat\u00eb raste.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme njohja e shenjave paralajm\u00ebruese. N\u00ebse nj\u00eb person papritur nuk mund t\u00eb buz\u00ebqesh normalisht, ka dob\u00ebsi n\u00eb krah\u00eb ose k\u00ebmb\u00eb apo nuk flet qart\u00eb,mos prisni q\u00eb simptomt t\u00eb kalojn\u00eb.Telefoni menjehere Urgjenc\u00ebn (194). Tek stroke koha \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme sa m\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb filloj trajtimi,aq m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha\u00a0 jan\u00eb mund\u00ebsit\u00eb p\u00eb sh\u00ebrim dhe p\u00ebr t\u00eb shmangur paaft\u00ebsit\u00eb afatgjate\u201d, thon\u00eb mjek n\u00eb kujdesin par\u00ebsor sh\u00ebndet\u00ebsor.<\/p>\n<h2>Trombektomia: sh\u00ebrbim 24 or\u00eb, por me sfida<\/h2>\n<p>P\u00ebr pacient\u00ebt q\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb kriteret, trombektomia mekanike p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb nga trajtimet m\u00eb t\u00eb avancuara p\u00ebr stroke iskemike (goditje n\u00eb tru nga bllokimi i en\u00ebve t\u00eb gjakut).<\/p>\n<p>Klinika e Radiologjis\u00eb b\u00ebn t\u00eb ditur se ky sh\u00ebrbim \u00ebsht\u00eb i organizuar 24 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb, 365 dit\u00eb n\u00eb vit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, institucioni pranon se q\u00eb nga shkurti i vitit 2026 ka pasur nd\u00ebrprerje t\u00eb furnizimit me materialet shpenzuese t\u00eb nevojshme p\u00ebr kryerjen e procedur\u00ebs, si pasoj\u00eb e vonesave buxhetore.<\/p>\n<p>Kjo reflektohet edhe n\u00eb numrin e procedurave t\u00eb realizuara.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2025 jan\u00eb kryer 19 trombektomi mekanike, nd\u00ebrsa gjat\u00eb vitit 2026 deri n\u00eb momentin e p\u00ebrgjigjeve \u00ebsht\u00eb realizuar vet\u00ebm nj\u00eb procedur\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas klinik\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 furnizimeve, sfida mbeten edhe mungesa e stafit t\u00eb dedikuar dhe nevoja p\u00ebr investime t\u00eb vazhdueshme n\u00eb pajisje dhe infrastruktur\u00eb.<\/p>\n<h2>&#8220;Mendova se do t\u00eb m\u00eb kalonte&#8221;<\/h2>\n<p>D.RR., em\u00ebr i ndryshuar p\u00ebr t\u00eb ruajtur privat\u00ebsin\u00eb, thot\u00eb se nuk e kishte menduar kurr\u00eb se mpirja e dor\u00ebs dhe v\u00ebshtir\u00ebsia n\u00eb t\u00eb folur mund t\u00eb ishin shenja t\u00eb nj\u00eb stroke.<\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb fillim mendova se m\u00eb ishte mpir\u00eb dora nga lodhja. Nuk mund t&#8217;i shqiptoja mir\u00eb fjal\u00ebt, por besoja se do t\u00eb m\u00eb kalonte. Edhe familjar\u00ebt menduan t\u00eb prisnim pak&#8221;, tregon ai.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pasi simptomat nuk u p\u00ebrmir\u00ebsuan, u nis drejt spitalit.<\/p>\n<p>&#8220;Kur mjek\u00ebt m\u00eb shpjeguan se \u00e7do minut\u00eb kishte r\u00ebnd\u00ebsi, kuptova sa koh\u00eb kisha humbur. Fatmir\u00ebsisht mora trajtim dhe sot mund t\u00eb ec e t\u00eb flas normalisht, por rehabilitimi zgjati disa muaj.&#8221;<\/p>\n<p>Ai k\u00ebshillon sot \u00e7do person q\u00eb t\u00eb mos pres\u00eb asnj\u00eb minut\u00eb n\u00ebse shfaqen simptoma t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>&#8220;N\u00ebse do ta dija at\u00eb q\u00eb di sot, do ta kisha telefonuar menj\u00ebher\u00eb Urgjenc\u00ebn.&#8221;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb m\u00ebngjes vere, D.RR., 52 vje\u00e7ar, vuri re se nuk po mund ta ngrinte krahun e djatht\u00eb. Familjar\u00ebt pan\u00eb se ai nuk po fliste qart\u00eb. T\u00eb dyja k\u00ebto ishin nd\u00ebr simptomat m\u00eb t\u00eb zakonshme t\u00eb sulmit n\u00eb tru, por as ai e as familjar\u00ebt nuk i njihnin. Fillimisht menduan se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr lodhje apo [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":1257823,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[318,21],"tags":[],"class_list":["post-1257820","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-mjekesi","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1257820","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1257820"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1257820\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1257823"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1257820"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1257820"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1257820"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}