{"id":1260623,"date":"2026-08-24T17:14:06","date_gmt":"2026-08-24T15:14:06","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1260623"},"modified":"2026-08-24T17:14:06","modified_gmt":"2026-08-24T15:14:06","slug":"ndalohen-celularet-dhe-divorcet-si-eshte-jeta-nen-regjimin-taleban","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/bote\/ndalohen-celularet-dhe-divorcet-si-eshte-jeta-nen-regjimin-taleban\/","title":{"rendered":"Ndalohen celular\u00ebt dhe divorcet, si \u00ebsht\u00eb jeta n\u00ebn regjimin taleban"},"content":{"rendered":"<p>Pes\u00eb vjet pas rikthimit n\u00eb pushtet t\u00eb taliban\u00ebve n\u00eb Afganistan, nj\u00eb investigim i BBC-s\u00eb sjell nj\u00eb pamje t\u00eb rrall\u00eb t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs sesi qeveriset vendi dhe t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve n\u00ebn regjimin islamist. P\u00ebrmes takimeve me zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb, ish-komandant\u00eb dhe qytetar\u00eb, BBC dokumenton kufizimet ndaj grave, kontrollin mbi median dhe vazhdimin e nj\u00eb ideologjie t\u00eb ashp\u00ebr, q\u00eb n\u00eb shum\u00eb raste ngjan me at\u00eb t\u00eb viteve 1990.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga episodet m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse ndodhi n\u00eb zyr\u00ebn e guvernatorit Abdullah Sarhadi, ku nj\u00eb 18-vje\u00e7are, e identifikuar me pseudonimin Tuba, k\u00ebrkoi divorcin nga bashk\u00ebshorti, t\u00eb cilin e akuzonte p\u00ebr dhun\u00eb dhe rrahje t\u00eb vazhdueshme. Ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se vendimi i saj ishte p\u00ebrfundimtar, pavar\u00ebsisht p\u00ebrpjekjeve t\u00eb guvernatorit p\u00ebr ta bindur t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb martes\u00eb.<\/p>\n<p>Sarhadi i tha se pas divorcit mund ta kishte t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjente nj\u00eb bashk\u00ebshort tjet\u00ebr, nd\u00ebrsa e reja iu p\u00ebrgjigj se nderi dhe dinjiteti i saj ishin d\u00ebmtuar tashm\u00eb. M\u00eb von\u00eb, guvernatori b\u00ebri komente fyese p\u00ebr grat\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se ato jan\u00eb t\u00eb mang\u00ebta n\u00eb intelekt, deklarat\u00eb q\u00eb u prit me t\u00eb qeshura nga burrat e pranish\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas BBC-s\u00eb, sistemi gjyq\u00ebsor i taleban\u00ebve e b\u00ebn jasht\u00ebzakonisht t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, q\u00eb nj\u00eb grua t\u00eb marr\u00eb divorc pa p\u00eblqimin e bashk\u00ebshortit. N\u00eb rastin e Tub\u00ebs, bashk\u00ebshorti k\u00ebrkonte nj\u00eb shum\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe parash nga familja e saj p\u00ebr t\u00eb pranuar divorcin. Familja megjithat\u00eb vendosi ta \u00e7oj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Sarhadi, i cili ishte komandant i taleban\u00ebve gjat\u00eb viteve 1990 dhe m\u00eb pas u mbajt p\u00ebr disa vite n\u00eb Guantanamo, sot mban poste drejtuese n\u00eb administrat\u00ebn e tyre. Ai gjithashtu pranoi se kishte marr\u00eb pjes\u00eb personalisht n\u00eb shkat\u00ebrrimin e statujave t\u00eb lashta t\u00eb Bud\u00ebs n\u00eb Bamiyan. P\u00ebr t\u00eb, veprimi ishte n\u00eb p\u00ebrputhje me at\u00eb q\u00eb ai e konsideron ligj dhe vullnet t\u00eb Zotit dhe nuk shprehu pendes\u00eb.<\/p>\n<p>BBC takoi gjithashtu Habibullah Badr, nj\u00eb tjet\u00ebr figur\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb regjimit, i cili pranoi se gjat\u00eb luft\u00ebs kishte qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr operacionet e sulmuesve vet\u00ebvras\u00ebs n\u00eb Kabul. Ai shmangu pyetjet rreth sulmeve konkrete ku u vran\u00eb civil\u00eb, duke argumentuar se diskutimi i s\u00eb kaluar\u00ebs mund t\u00eb hapte plag\u00eb t\u00eb vjetra. Pas marrjes s\u00eb pushtetit, Badr kishte sh\u00ebrbyer edhe si z\u00ebvend\u00ebsdrejtues i burgjeve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Afganistanin, duke p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb burg, ku dikur ishte mbajtur vet\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb takim publik, nj\u00eb prej pjes\u00ebmarr\u00ebsve guxoi t\u00eb kritikonte regjimin duke k\u00ebrkuar rihapjen e shkollave p\u00ebr vajzat. Ai argumentoi se arsimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim fetar si p\u00ebr burrat, ashtu edhe p\u00ebr grat\u00eb. Megjithat\u00eb, mikrofoni iu hoq shpejt dhe ai nuk u lejua t\u00eb vazhdonte. Rasti tregon kufijt\u00eb e ngusht\u00eb t\u00eb kritik\u00ebs publike n\u00ebn qeverisjen e taleban\u00ebve.<\/p>\n<p>Grat\u00eb mbeten nd\u00ebr grupet m\u00eb t\u00eb prekura nga politikat e regjimit. Ato jan\u00eb p\u00ebrjashtuar nga pjesa m\u00eb e madhe e vendeve t\u00eb pun\u00ebs, jan\u00eb ndaluar nga universitetet dhe p\u00ebrballen me kufizime t\u00eb forta n\u00eb l\u00ebvizje dhe n\u00eb pjes\u00ebmarrjen n\u00eb jet\u00ebn publike. Shum\u00eb prej grave q\u00eb fol\u00ebn p\u00ebr BBC p\u00ebrshkruan d\u00ebshp\u00ebrim p\u00ebr \u00ebndrrat e nd\u00ebrprera dhe frik\u00ebn nga pasojat, n\u00ebse protestojn\u00eb. Disa aktiviste jan\u00eb arrestuar, nd\u00ebrsa gazetar\u00ebt raportojn\u00eb se jan\u00eb thirrur dhe marr\u00eb n\u00eb pyetje nga inteligjenca e taleban\u00ebve.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i qeveris\u00eb s\u00eb taleban\u00ebve, Zabihullah Mujahid, mbrojti politikat e regjimit, duke th\u00ebn\u00eb se t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb lejohen vet\u00ebm brenda interpretimit t\u00eb Sheriatit. Ai argumentoi se puna e grave n\u00eb zyra mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb regjimi e konsideron imoralitet dhe se \u00e7\u00ebshtja e arsimit t\u00eb vajzave \u00ebsht\u00eb ende duke u diskutuar. P\u00ebr lirin\u00eb e medias, ai tha se Afganistani ka kufizime dhe se mediat nuk mund t\u00eb transmetojn\u00eb p\u00ebrmbajtje q\u00eb bien ndesh me ligjet dhe ritet islame sipas interpretimit t\u00eb taleban\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb Kandahar, qendra kryesore e pushtetit t\u00eb taleban\u00ebve, kufizimet jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb dukshme. Burrat duhet t\u00eb mbajn\u00eb mjek\u00ebr, radiot p\u00ebrballen me ndalime p\u00ebr muzik\u00ebn dhe z\u00ebrat e grave, nd\u00ebrsa gazetar\u00ebt nuk lejohen t\u00eb filmojn\u00eb lirsh\u00ebm. Lideri suprem i taleban\u00ebve, Hibatullah Akhundzada, vazhdon t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb kryesisht i t\u00ebrhequr nga publiku dhe nuk ka dh\u00ebn\u00eb intervista p\u00ebr mediat.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Afganistani p\u00ebrballet me varf\u00ebri, papun\u00ebsi dhe pasiguri ekonomike. N\u00eb zonat rurale, banor\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb uj\u00eb, rrug\u00eb dhe qendra sh\u00ebndet\u00ebsore. Edhe disa prej mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb taleban\u00ebve pranojn\u00eb se nevojat e popullsis\u00eb jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe shpresojn\u00eb q\u00eb qeveria t\u2019i trajtoj\u00eb ato.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebr shum\u00eb qytetar\u00eb problemi kryesor mbetet vet\u00eb regjimi. Nj\u00eb grua q\u00eb p\u00ebrdor pseudonimin Hoda, e cila protestoi kund\u00ebr taleban\u00ebve pas rikthimit t\u00eb tyre n\u00eb pushtet, thot\u00eb se grat\u00eb nuk do ta pranojn\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb. Sipas saj, frika e taleban\u00ebve nga grat\u00eb e arsimuara \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga arsyet kryesore t\u00eb kufizimeve. Ajo beson se, n\u00ebse grat\u00eb dhe vajzat do t\u00eb kishin akses t\u00eb plot\u00eb n\u00eb arsim, kjo mund t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonte vet\u00eb bazat e pushtetit t\u00eb taleban\u00ebve.<\/p>\n<p>Raportimi i BBC-s\u00eb tregon k\u00ebshtu nj\u00eb Afganistan ku regjimi p\u00ebrpiqet t\u00eb paraqitet si m\u00eb i moderuar dhe m\u00eb i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm, por ku kufizimet ndaj grave, kontrolli mbi median, mungesa e hap\u00ebsir\u00ebs p\u00ebr kritik\u00eb dhe q\u00ebndrimet e disa prej drejtuesve vazhdojn\u00eb t\u00eb pasqyrojn\u00eb nj\u00eb qeverisje t\u00eb ashp\u00ebr dhe autoritare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pes\u00eb vjet pas rikthimit n\u00eb pushtet t\u00eb taliban\u00ebve n\u00eb Afganistan, nj\u00eb investigim i BBC-s\u00eb sjell nj\u00eb pamje t\u00eb rrall\u00eb t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs sesi qeveriset vendi dhe t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve n\u00ebn regjimin islamist. P\u00ebrmes takimeve me zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb, ish-komandant\u00eb dhe qytetar\u00eb, BBC dokumenton kufizimet ndaj grave, kontrollin mbi median dhe vazhdimin e nj\u00eb ideologjie t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1260624,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[23],"tags":[],"class_list":["post-1260623","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1260623","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1260623"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1260623\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1260624"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1260623"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1260623"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1260623"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}