{"id":1260972,"date":"2026-08-25T23:55:07","date_gmt":"2026-08-25T21:55:07","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1260972"},"modified":"2026-08-25T23:55:07","modified_gmt":"2026-08-25T21:55:07","slug":"bota-e-artit-nderon-dolly-parton-autoren-e-hitit-jolene-dhe-mbretereshen-e-muzikes-country","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/showtime\/bota-e-artit-nderon-dolly-parton-autoren-e-hitit-jolene-dhe-mbretereshen-e-muzikes-country\/","title":{"rendered":"Bota e artit nderon Dolly Parton, autoren e hitit \u201cJolene\u201d dhe mbret\u00ebresh\u00ebn e muzik\u00ebs country"},"content":{"rendered":"<p><strong>Legjenda e muzik\u00ebs country, Dolly Parton, \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga jeta n\u00eb mosh\u00ebn 80-vje\u00e7are. Ekipi i saj tha se trash\u00ebgimia e artistes \u00ebsht\u00eb e lidhur me dashurin\u00eb, dhembshurin\u00eb dhe forc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb karrier\u00eb q\u00eb zgjati rreth gjasht\u00eb dekada, Parton shiti m\u00eb shum\u00eb se 100 milion\u00eb disqe n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn dhe shkroi mbi 3 mij\u00eb k\u00ebng\u00eb, mes tyre edhe hitin e famsh\u00ebm \u201cJolene\u201d.<\/p>\n<p>E lindur n\u00eb varf\u00ebri n\u00eb nj\u00eb kasolle me nj\u00eb dhom\u00eb n\u00eb Smoky Mountains t\u00eb Tennesse, ajo ishte nj\u00eb nga 12 f\u00ebmij\u00ebt e familjes dhe arriti t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb nga emrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb muzik\u00ebs amerikane.<\/p>\n<p>Pas lajmit p\u00ebr vdekjen e saj, reagime kan\u00eb ardhur nga shum\u00eb figura t\u00eb njohura. Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se flamujt amerikan\u00eb do t\u00eb ulen n\u00eb gjysm\u00ebshtiz\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shtetet e Bashkuara, n\u00eb nderim t\u00eb k\u00ebng\u00ebtares s\u00eb njohur t\u00eb muzik\u00ebs country.<\/p>\n<p>Paul McCartney ka vler\u00ebsuar Dolly Parton, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si nj\u00eb \u201cgrua t\u00eb mrekullueshme\u201d dhe nj\u00eb \u201cyll madh\u00ebshtor\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Instagram, ish-an\u00ebtari i \u201cThe Beatles\u201d kujtoi takimin e par\u00eb me Parton n\u00eb Nashville, n\u00eb koh\u00ebn kur ajo po p\u00ebrgatitej t\u00eb niste karrier\u00ebn solo.<\/p>\n<p>McCartney tha se Dolly ishte plot energji dhe jet\u00eb, ndaj lajmi p\u00ebr ndarjen e saj nga jeta ishte i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u pranuar.<\/p>\n<p>Ai vler\u00ebsoi ve\u00e7an\u00ebrisht talentin e saj n\u00eb kompozim dhe k\u00ebndim, si edhe angazhimin e saj bamir\u00ebs, duke theksuar se ndikimi i Parton n\u00eb muzik\u00ebn country dhe te publiku ishte i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>McCartney kujtoi gjithashtu me krenari faktin q\u00eb Dolly Parton interpretoi k\u00ebng\u00ebn e tij \u201cLet It Be\u201d, duke e cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb nder t\u00eb madh. \u201cFaleminderit Dolly p\u00ebr muzik\u00ebn e bukur q\u00eb m\u00eb dhe mua dhe gjith\u00eb bot\u00ebs. Do t\u00eb t\u00eb duam gjithmon\u00eb\u201d, shkroi McCartney n\u00eb mesazhin e tij t\u00eb lamtumir\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe preantuesja e njohur amerikane, Oprah Winfrey ka reaguar pas ndarjes nga jeta t\u00eb Dolly Parton, duke e kujtuar ikon\u00ebn e muzik\u00ebs country si nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb Instagram, prezantuesja amerikane tha se nj\u00eb nga kujtimet e saj m\u00eb t\u00eb bukura me Dolly ishte momenti kur t\u00eb dyja u arg\u00ebtuan duke veshur fustane t\u00eb stilistit Bob Mackie n\u00eb emisionin \u201cDolly\u201d.<\/p>\n<p>\u201cVajza nga Smoky Mountains e Tennessee-t \u00ebnd\u00ebrroi nj\u00eb jet\u00eb dhe m\u00eb pas jetoi nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se sa mund ta kishte imagjinuar ndonj\u00ebher\u00eb, duke u dh\u00ebn\u00eb kaq shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, n\u00eb m\u00ebnyra q\u00eb i pam\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyra q\u00eb nuk i pam\u00eb\u201d, shkroi Winfrey.<\/p>\n<p>Ajo shtoi: \u201cNuk ka asnj\u00eb si ajo. Ajo solli drit\u00eb dhe ne t\u00eb gjith\u00eb jemi m\u00eb mir\u00eb sepse ajo ishte k\u00ebtu.\u201d<\/p>\n<p>\u201cAjo \u00ebsht\u00eb endur p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb jet\u00ebt dhe zemrat tona\u201d, thot\u00eb Jane Fonda<\/p>\n<p>Aktorja Jane Fonda, e cila luajti p\u00ebrkrah Dolly Parton n\u00eb filmin \u201c9 to 5\u201d n\u00eb vitet \u201980, thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb \u201ce shkat\u00ebrruar\u201d nga lajmi.<\/p>\n<p>\u201cE di q\u00eb miliona njer\u00ebz po e vajtojn\u00eb dhe dua t\u00eb them k\u00ebt\u00eb: m\u00eb shum\u00eb se kushdo tjet\u00ebr q\u00eb kam njohur ndonj\u00ebher\u00eb, Dolly do t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb me ne, sepse ajo ishte aq e pranishme, aq e fuqishme, aq bujare dhe lozonjare, sa \u00ebsht\u00eb endur p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb jet\u00ebt dhe zemrat tona.<\/p>\n<p>Kemi kujtimet tona p\u00ebr t\u00eb, k\u00ebng\u00ebt e saj, Dollywood-in, \u20189 to 5\u2019, miliona librat q\u00eb ajo b\u00ebri t\u00eb mundur t\u00eb shkonin n\u00eb duart e f\u00ebmij\u00ebve, t\u00eb gjitha imazhet ikonike q\u00eb na e sjellin pran\u00eb. Dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb bekime.<\/p>\n<p>Le t\u00eb jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb ajo na ka l\u00ebn\u00eb, p\u00ebr t\u00eb na e leht\u00ebsuar trishtimin tani. Nuk kam njohur kurr\u00eb ask\u00ebnd si ajo. Ishte nj\u00ebkoh\u00ebsisht nj\u00eb vajz\u00eb lozonjare dhe paksa rebele nga jugu, e ardhur nga luginat e Tennessee-t, dhe nj\u00eb mendimtare e thell\u00eb e shpirt\u00ebrore, q\u00eb mund t\u2019i shihte njer\u00ebzit deri n\u00eb thelbin e tyre t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo ishte shum\u00eb gj\u00ebra\u2026 autore tekstesh, k\u00ebng\u00ebtare, interpretuese e shum\u00eb instrumenteve, shkrimtare, shakaxhie, vizionare, mike besnike, e cila nuk shkonte kurr\u00eb n\u00eb shtrat pa qeshur aq shum\u00eb me miqt\u00eb e saj sa mezi mund t\u00eb p\u00ebrmbaheshin.<\/p>\n<p>Ajo kishte instinktin e nj\u00eb t\u00eb mbijetuare dhe dukej se gjithmon\u00eb e dinte sakt\u00ebsisht \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebnte dhe \u00e7far\u00eb t\u00eb thoshte p\u00ebr t\u2019i rregulluar gj\u00ebrat\u2026 dhe m\u00eb pas ishte n\u00eb gjendje t\u00eb b\u00ebnte edhe ndonj\u00eb shaka t\u00eb \u00e7mendur, si t\u2019i tregonte t\u00eb pasmet nga dritarja e makin\u00ebs para sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Kenny Rogers. Ajo ishte mish\u00ebrimi plot jet\u00eb i empatis\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e saj q\u00eb do t\u00eb donte q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ne ta merrnim me vete. Dhe ju e dini se ajo nuk do t\u00eb donte q\u00eb tani t\u00eb vajtonit. Vishuni bukur dhe festoni shpirtin e saj. Por fillimisht shikoni episodin e fundit t\u00eb \u2018Grace and Frankie\u2019, ku ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb engj\u00ebll, engj\u00eblli kryesor i klas\u00ebs pun\u00ebtore n\u00eb Parajs\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Edhe Elton John, Dionne Warwick dhe Priscilla Presley kan\u00eb nderuar Dolly Parton pas ndarjes s\u00eb saj nga jeta.<\/p>\n<p>\u201cJam i tronditur dhe i shkat\u00ebrruar nga lajmi p\u00ebr vdekjen e Dolly-t\u201d, shkroi Elton John n\u00eb Instagram.<\/p>\n<p>Ai e kujtoi Parton si \u201cnj\u00eb artiste gjigante, unike dhe t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsueshme, me zemr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Aktorja dhe k\u00ebng\u00ebtarja e njohur amerikane, Dionne Warwick shkroi gjithashtu n\u00eb Instagram: \u201cDo t\u00eb m\u00eb mungojn\u00eb padyshim e qeshura, shakat\u00eb dhe vet\u00eb prania e saj. Pusho e qet\u00eb dhe n\u00eb paqe t\u00eb plot\u00eb, mikja ime. Zemra ime \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnduar.\u201d<\/p>\n<p>Priscilla Presley kujtoi nj\u00eb moment pas divorcit t\u00eb saj nga Elvis Presley: \u201cPasi Elvis dhe un\u00eb dol\u00ebm nga gjykata pas divorcit, ai m\u00eb k\u00ebndoi \u2018I Will Always Love You\u2019 nd\u00ebrsa zbrisnim shkall\u00ebt s\u00eb bashku.\u201d<\/p>\n<p>\u201cMuzika e saj na preku t\u00eb gjith\u00ebve, por ishte ngroht\u00ebsia, humori dhe zemra e madhe e Dolly-t q\u00eb e b\u00ebnin at\u00eb v\u00ebrtet unike\u201d, shtoi Priscilla Presley.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Legjenda e muzik\u00ebs country, Dolly Parton, \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga jeta n\u00eb mosh\u00ebn 80-vje\u00e7are. Ekipi i saj tha se trash\u00ebgimia e artistes \u00ebsht\u00eb e lidhur me dashurin\u00eb, dhembshurin\u00eb dhe forc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb. N\u00eb nj\u00eb karrier\u00eb q\u00eb zgjati rreth gjasht\u00eb dekada, Parton shiti m\u00eb shum\u00eb se 100 milion\u00eb disqe n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn dhe shkroi mbi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1260973,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[25],"tags":[],"class_list":["post-1260972","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-showtime"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1260972","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1260972"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1260972\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1260973"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1260972"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1260972"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1260972"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}