{"id":1261359,"date":"2026-08-27T15:41:10","date_gmt":"2026-08-27T13:41:10","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1261359"},"modified":"2026-08-27T15:41:10","modified_gmt":"2026-08-27T13:41:10","slug":"jeta-dhe-krimet-e-kasapit-te-bosnjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/jeta-dhe-krimet-e-kasapit-te-bosnjes\/","title":{"rendered":"Jeta dhe krimet e \u201cKasapit t\u00eb Bosnj\u00ebs\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ish-komandanti i ushtris\u00eb serbe t\u00eb Bosnj\u00ebs, Ratko Mlladiq, i d\u00ebnuar nga nj\u00eb gjykat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr gjenocid dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit t\u00eb kryera gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Bosnje m\u00eb 1992-1995, ka vdekur n\u00eb mosh\u00ebn 84-vje\u00e7are.<\/strong><\/p>\n<p>Lajmi u b\u00eb i ditur nga Radio Televizioni i Republik\u00ebs S\u00ebrpska.<\/p>\n<p>Mlladiq ishte d\u00ebnuar p\u00ebr nj\u00eb akuz\u00eb p\u00ebr gjenocid, p\u00ebr pes\u00eb akuza p\u00ebr krime kud\u00ebr njer\u00ebzimit dhe kat\u00ebr akuza p\u00ebr krime lufte nga Tribunali Nd\u00ebrkomb\u00ebtar Penal p\u00ebr ish-Jugosllavi (ICTY) n\u00eb Hag\u00eb m\u00eb 2017 \u2013 mbi 20 vjet pasi ndaj tij u ngrit aktakuz\u00eb.<\/p>\n<p>I njohur nga viktimat e tij dhe t\u00eb tjet\u00ebr si \u201ckasapi i Bosnj\u00ebs\u201d, gjykata e gjeti Mlladiqin fajtor p\u00ebr urdh\u00ebrimin e masakrimit t\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 7.000 burrave dhe djemve n\u00eb Srebrenic\u00eb m\u00eb 1995 \u2013 mizoria m\u00eb e madhe e kryer n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga vendimi i Tribunalit n\u00eb Hag\u00eb, numri i viktimave nga gjenocidi n\u00eb Srebrenic\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb mbi 8.000.<\/p>\n<p>Mlladiq po ashtu u shpall p\u00ebrgjegj\u00ebs nga Tribunali edhe p\u00ebr rrethimin dhe bombardimin e kryeqytetit t\u00eb Bosnj\u00ebs, Sarajev\u00eb \u2013 nj\u00eb krim kund\u00ebr njer\u00ebzimit q\u00eb sipas gjykat\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare rezultoi me vdekjen e 4.548 ushtar\u00ebve boshnjak\u00eb dhe 4.954 civil\u00ebve. Vler\u00ebsohet se po ashtu 50.000 persona ishin plagosur gjat\u00eb rrethimit.<\/p>\n<p>Tribunali i Hag\u00ebs gjeti po ashtu presidentin e koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs n\u00eb entitetin serb t\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs, Republik\u00ebs S\u00ebrpska, Radovan Karaxhiq, se kishte nd\u00ebrmarr\u00eb politika q\u00eb \u00e7uan n\u00eb akte t\u00eb gjenocidit dhe krimeve kund\u00ebr njer\u00ebzimit, nd\u00ebrkaq Mlladiq, komandanti i tij kryesor i ushtris\u00eb, sipas gjykat\u00ebs, i kishte ekzekutuar k\u00ebto plane.<\/p>\n<p>Mlladiq dhe Karaxhiq u akuzuan se kishin udh\u00ebhequr nj\u00eb zinxhir komandues mbi operacionet me q\u00ebllim spastrimin etnik t\u00eb Bosnj\u00ebs nga joserb\u00ebt, p\u00ebrmes tortur\u00ebs, frik\u00ebsimit, d\u00ebbimeve t\u00eb detyruara t\u00eb popullsis\u00eb dhe vrasjeve masive.<\/p>\n<p>I cil\u00ebsuar nga nacionalist\u00ebt serb\u00eb dhe shum\u00eb serb\u00eb t\u00eb Bosnj\u00ebs si hero, Mlladiq komandoi forcat serbe t\u00eb Bosnj\u00ebs gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Bosnj\u00eb m\u00eb 1992-1995, konflikt n\u00eb t\u00eb cilin jan\u00eb vrar\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 100.000 persona.<\/p>\n<p>Tribunali i Hag\u00ebs konstatoi se kur Srebrenica ra n\u00eb duart e forcave serbe t\u00eb Bosnj\u00ebs n\u00eb korrik t\u00eb vitit 1995, Mlladiq dha urdhra t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta q\u00eb trupat serbe t\u00eb Bosnj\u00ebs t\u00eb grumbullonin dhe t\u00eb ekzekutonin burrat dhe djemt\u00eb boshnjak\u00eb, q\u00eb po p\u00ebrpiqeshin t\u00eb largoheshin nga zona.<\/p>\n<p>Gjykata po ashtu gjeti se forcat serbe t\u00eb Bosnj\u00ebs m\u00eb pas tentuan t\u00eb fshihnin d\u00ebshmit\u00eb e gjenocidit duke rivarrosur trupat e viktimave n\u00eb varre masive, t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb zona t\u00eb izoluara rurale p\u00ebrreth Srebrenic\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjenocidi n\u00eb Srebrenic\u00eb ishte edhe m\u00eb trondit\u00ebs p\u00ebr shkak se qyteti ishte vler\u00ebsuar nga Kombet e Bashkuara si zon\u00eb e sigurt p\u00ebr refugjat\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt po iknin nga lufta n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs.<\/p>\n<p>Trubunali tha se Mlladiq kishte udh\u00ebhequr rrethimin e Sarajev\u00ebs, q\u00eb nisi n\u00eb prill t\u00eb vitit 1992 dhe zgjati p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se tre vjet.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, bllokada e Sarajev\u00ebs nga trupa n\u00ebn komand\u00ebn e Mlladiqit zgjati nga prilli i vitit 1992 deri n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1996 \u2013 m\u00eb shum\u00eb se dy muaj pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Dejtonit q\u00eb i dha fund luft\u00ebs. At\u00ebbot\u00eb, ky ishte rrethimi m\u00eb i gjat\u00eb i nj\u00eb qyteti n\u00eb luft\u00ebn moderne.<\/p>\n<p>Karaxhiq u d\u00ebnua p\u00ebr gjenocid m\u00eb 2016, p\u00ebrfshir\u00eb edhe p\u00ebr gjenocidin n\u00eb Srebrenic\u00eb, dhe u d\u00ebnua me 40 vjet burgim. Apeli i tij ndaj vendimit t\u00eb gjykat\u00ebs u refuzua n\u00eb mars t\u00eb vitit 2019 dhe d\u00ebnimi iu rrit n\u00eb burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Mlladiq iu shmang arrestimit p\u00ebr 16 vjet me ndihm\u00ebn e ushtris\u00eb serbe, t\u00eb aleat\u00ebve t\u00eb tij t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs dhe t\u00eb familjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ai u arrestua n\u00eb maj t\u00eb vitit 2011 n\u00eb fshatin Llazarevo, af\u00ebr qytetit t\u00eb Zrenjaninit n\u00eb veri t\u00eb Serbis\u00eb, pasi nj\u00eb informacion anonim iu d\u00ebrgua Policis\u00eb nga dikush q\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb se kishte par\u00eb nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb i p\u00ebrngjante n\u00eb Mlladiqin.<\/p>\n<p>Nga nisja e gjykimit ndaj tij n\u00eb maj t\u00eb vitit 2012, Mlladiq u deklarua i pafajsh\u00ebm. N\u00eb nj\u00eb moment n\u00eb fillim t\u00eb procesit gjyq\u00ebsor, Mlladiq b\u00ebri me duar gjestin e prerjes s\u00eb fytit duke iu drejtuar nj\u00eb n\u00ebne t\u00eb nj\u00eb prej viktimave t\u00eb gjenocidit n\u00eb Srebrenic\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMlladiq vuri n\u00eb l\u00ebvizje, n\u00ebn kontrollin e vart\u00ebsve t\u00eb tij oficer\u00eb, operacionin n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, t\u00eb mir\u00eborganizuar q\u00eb la t\u00eb vrar\u00eb shum\u00eb se 7.000 burra dhe djem brenda pak dit\u00ebsh\u201d, deklaroi prokurori i Tribunalit t\u00eb Hag\u00ebs, Dermot Groome gjat\u00eb gjykimit.<\/p>\n<p>\u201cKrimet e kryera renditen n\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb tmerrshmet n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit dhe p\u00ebrfshijn\u00eb gjenocid dhe shfarosje, si krim kund\u00ebr njer\u00ebzimit\u201d, deklaroi gjyqtari kryesor Alphons Orie teksa lexoi p\u00ebrmbledhjen e vendimit ndaj Mlladiqit n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2017.<\/p>\n<p>\u201cShum\u00eb nga k\u00ebta burra e djem u mallkuan, u ofenduan, u k\u00ebrc\u00ebnuan dhe u detyruan t\u00eb k\u00ebndonin k\u00ebng\u00eb serbe dhe u rrah\u00ebn teksa prisnin ekzekutimin e tyre\u201d, tha Orie.<\/p>\n<p>Kryeprokurori i Tribunalit t\u00eb Hag\u00ebs p\u00ebr ish-Jugosllavi, Serge Brammertz, e cil\u00ebsoi vendimin si \u201carritje t\u00eb madhe\u201d sepse ai e mbante p\u00ebrgjegj\u00ebs Mlladiqin edhe p\u00ebr ndalimin e dhjet\u00ebra mij\u00ebra joserb\u00ebve n\u00eb kampe ku shum\u00eb u rrah\u00ebn e u p\u00ebrdhunuan, dhe po ashtu e mbante p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr zhvendosjen e mbi 1 milion personave n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb rishkruar hart\u00ebn demografike t\u00eb Bosnj\u00ebs.<\/p>\n<p>Mlladiq ishte larguar nga gjykatorja disa minuta para se t\u00eb lexohej vendimi p\u00ebr shkak se ai kishte nisur t\u00eb b\u00ebrtiste me zem\u00ebrim: \u201cGjith\u00e7ka q\u00eb ju keni th\u00ebn\u00eb \u00ebsht\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr e past\u00ebr. Turp. T\u00eb gjitha jan\u00eb g\u00ebnjeshtra!\u201d.<\/p>\n<p>Pas shpalljes s\u00eb vendimit, viktimat dhe an\u00ebtar\u00ebt e grupit t\u00eb viktimave, N\u00ebnat e Srebrenic\u00ebs, than\u00eb se shpresonin q\u00eb vendimi do t\u00eb ndihmonte n\u00eb pajtim, edhe pse shpreh\u00ebn keqardhje q\u00eb Mlladiq nuk u shpall fajtor p\u00ebr t\u00eb gjitha akuzat q\u00eb u ngrit\u00ebn ndaj tij.<\/p>\n<p>Familjar\u00ebt q\u00eb humb\u00ebn m\u00eb t\u00eb dashurit e tyre n\u00eb gjenocidin n\u00eb Srebrenic\u00eb than\u00eb se nuk kishte nj\u00eb d\u00ebnim t\u00eb duhur p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebshkuar Mlladiqin.<\/p>\n<p>\u201cEdhe n\u00ebse do t\u00eb jetonte 1.000 her\u00eb dhe do t\u00eb d\u00ebnohej 1.000 her\u00eb me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, drejt\u00ebsia prap\u00eb nuk do t\u00eb ishte vendosur\u201d, u shpreh para shpalljes s\u00eb vendimit, Ajsa Umiroviq, e cila humbi 42 t\u00eb af\u00ebrm n\u00eb gjenocidin n\u00eb Srebrenic\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi ndaj Mlladiqit ishte i fundit i shpallur nga Tribunali, i cili u themelua n\u00eb Hag\u00eb m\u00eb 1993 p\u00ebr t\u00eb ndjekur krimet e kryera n\u00eb luft\u00ebrat n\u00eb Ballkan n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor t\u00eb vitit 2021, Gjykata e OKB-s\u00eb n\u00eb Hag\u00eb refuzoi apelin e dor\u00ebzuar nga Mlladiqi dhe konfirmoi vendimin p\u00ebr burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, Tribunali p\u00ebr krime t\u00eb luft\u00ebs i OKB-s\u00eb refuzoi k\u00ebrkes\u00ebn e Mlladiqit p\u00ebr lirim urgjent n\u00eb Serbi p\u00ebr shkaqe sh\u00ebndet\u00ebsore. N\u00eb vendim, gjykata tha se gjendja e Mlladiqit, ndon\u00ebse e pasigurt, ishte e q\u00ebndrueshme dhe trajtimi i tij n\u00eb burgun n\u00eb Hag\u00eb ishte n\u00eb nj\u00eb standard t\u00eb pranuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Mlladiq u lind m\u00eb 12 mars 1942 n\u00eb Kallinovik, q\u00eb at\u00ebbot\u00eb ishte pjes\u00eb e Shtetit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kroacis\u00eb \u2013 nj\u00eb shtet kukull i Gjermanis\u00eb Naziste gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Si an\u00ebtar i Lidhjes s\u00eb Komunist\u00ebve t\u00eb Jugosllavis\u00eb, Mlladiq nisi karrier\u00ebn e tij n\u00eb Ushtrin\u00eb Popullore Jugosllave m\u00eb 1965. Ai u b\u00eb figur\u00eb e njohur gjat\u00eb luft\u00ebrave n\u00eb Ballkan q\u00eb shp\u00ebrthyen pas shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Republik\u00ebs Federative t\u00eb Jugosllavis\u00eb.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-komandanti i ushtris\u00eb serbe t\u00eb Bosnj\u00ebs, Ratko Mlladiq, i d\u00ebnuar nga nj\u00eb gjykat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr gjenocid dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit t\u00eb kryera gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Bosnje m\u00eb 1992-1995, ka vdekur n\u00eb mosh\u00ebn 84-vje\u00e7are. Lajmi u b\u00eb i ditur nga Radio Televizioni i Republik\u00ebs S\u00ebrpska. Mlladiq ishte d\u00ebnuar p\u00ebr nj\u00eb akuz\u00eb p\u00ebr gjenocid, p\u00ebr pes\u00eb akuza [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":421326,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-1261359","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1261359","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1261359"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1261359\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/421326"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1261359"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1261359"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1261359"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}