{"id":1262390,"date":"2026-08-31T19:08:56","date_gmt":"2026-08-31T17:08:56","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1262390"},"modified":"2026-08-31T19:08:56","modified_gmt":"2026-08-31T17:08:56","slug":"marreveshja-per-presidentin-konsensus-me-shume-pikepyetje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/fokus\/marreveshja-per-presidentin-konsensus-me-shume-pikepyetje\/","title":{"rendered":"Marr\u00ebveshja p\u00ebr presidentin: Konsensus me shum\u00eb pik\u00ebpyetje"},"content":{"rendered":"<p><strong>Marr\u00ebveshja mes L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK) p\u00ebr kandidatur\u00ebn e Bekim Sejdiut p\u00ebr president t\u00eb shtetit \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar si zhvillim pozitiv pas nj\u00eb periudhe t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb bllokad\u00ebs institucionale, por analist\u00ebt paralajm\u00ebrojn\u00eb se ende nuk ka garanci p\u00ebr zbatimin e saj.<\/strong><\/p>\n<p>Sejdiu, gjat\u00eb prezantimit t\u00eb tij si kandidat p\u00ebr president m\u00eb 31 gusht, tha se e ka pranuar kandidatur\u00ebn duke pasur parasysh kontekstin politik n\u00eb t\u00eb cilin ndodhet Kosova.<\/p>\n<p>Vendi mbajti zgjedhje parlamentare n\u00eb qershor, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb moskonsensusit mes partive p\u00ebr kreun e shtetit &#8211; t\u00eb tretat q\u00eb nga shkurti i vitit 2025.<\/p>\n<p>Agon Maliqi, njoh\u00ebs i \u00e7\u00ebshtjeve politike n\u00eb Kosov\u00eb, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb (REL) se pas rreth dy vjet\u00ebsh t\u00eb bllokimit institucional dhe paraliz\u00ebs politike, arritja e konsensusit mes dy partive p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e presidentit duhet p\u00ebrsh\u00ebndetur.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai thot\u00eb se \u201cnuk ka vend p\u00ebr entuziaz\u00ebm t\u00eb tepruar\u201d, pasi sipas tij marr\u00ebveshja mund t\u00eb has\u00eb n\u00eb pengesa n\u00eb zbatim.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, analisti Drit\u00ebro Arifi e kritikon m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb zhvilluar procesi i negociatave, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si jotransparente.<\/p>\n<p>\u201cI gjith\u00eb procesi ka qen\u00eb n\u00eb terr informativ, sikur t\u00eb ishin dy kompani private duke negociuar p\u00ebr nj\u00eb tender apo p\u00ebr nj\u00eb projekt\u201d, thot\u00eb Arifi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimet p\u00ebr Bekim Sejdiun<\/strong><br \/>\nSa i p\u00ebrket figur\u00ebs s\u00eb Bekim Sejdiut, Maliqi thot\u00eb se profili i tij profesional p\u00ebrputhet me p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e presidentit, duke p\u00ebrmendur p\u00ebrvoj\u00ebn e tij n\u00eb diplomaci dhe drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo Maliqi vler\u00ebson ka dilemat rreth kandidatur\u00ebs s\u00eb Sejdiut p\u00ebr at\u00eb se sa do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb betejat politike.<\/p>\n<p>\u201cNuk dihet n\u00ebse ai do t\u00eb jet\u00eb dikush q\u00eb do t\u00eb mund p\u00ebrballet me presionet e nj\u00eb pushteti ekzekutiv, i cili ka treguar tendenc\u00eb dominimi dhe i cili nga t\u00eb gjitha institucionet k\u00ebrkon n\u00ebnshtrim, duke qen\u00eb se ai nuk e ka nj\u00eb parti prapa vetes, edhe pse vjen, kushtimisht th\u00ebn\u00eb, nga orbita e LDK-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, sipas Arifit, p\u00ebrvoja profesionale nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar n\u00ebse nj\u00eb person \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr postin e presidentit.<\/p>\n<p>\u201cBekim Sejdiu mund t\u00eb jet\u00eb njeri i shk\u00eblqyesh\u00ebm, akademik i shk\u00eblqyesh\u00ebm, por kjo nuk e b\u00ebn politikan t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm\u201d, vler\u00ebson ai.<br \/>\nArifi thot\u00eb se Sejdiu duhet t\u2019i b\u00ebj\u00eb t\u00eb qarta publikisht q\u00ebndrimet e tij p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje strategjike, p\u00ebrfshir\u00eb gazin amerikan, dialogun strategjik me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe marr\u00ebveshjet e Brukselit dhe Ohrit n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut Kosov\u00eb-Serbi.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e p\u00ebrfshirjes n\u00eb projektet rajonale t\u00eb gazit, q\u00eb mb\u00ebshteten nga SHBA-ja, ka qen\u00eb k\u00ebrkes\u00eb edhe e partive opozitare dhe e vet\u00eb Ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb. Por, nj\u00eb hap i till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb deri m\u00eb tani nga Qeveria n\u00eb detyr\u00eb e udh\u00ebhequr nga Albin Kurti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, vitin e kaluar, SHBA-ja po ashtu pezulloi nisjen e dialogut strategjik, duke u thirrur n\u00eb \u201cshqet\u00ebsime\u201d lidhur me \u201cveprimet e Qeveris\u00eb\u201d s\u00eb Kurtit, q\u00eb \u201ckan\u00eb rritur tensionet dhe paq\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Dilemat brenda LDK-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb prej sfidave kryesore p\u00ebr zgjedhjen e Sejdiut mbeten dallimet brenda LDK-s\u00eb dhe sigurimi i votave t\u00eb nevojshme n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p>Maliqi thot\u00eb se \u00e7\u00ebshtja e numrave e vendos LDK-n\u00eb n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe se partia mund t\u00eb detyrohet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb mb\u00ebshtetje edhe jasht\u00eb radh\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Por, sipas tij, problemi mund t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb i madh se sigurimi i votave.<\/p>\n<p>\u201cProblemin m\u00eb t\u00eb madh nuk e shoh te numrat sa e shoh t\u00eb mund\u00ebsia e zhvler\u00ebsimit t\u00eb procesit nga Gjykata Kushtetuese, meq\u00eb p\u00ebr momentin me k\u00ebt\u00eb Kuvend jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb paqart\u00eb juridike\u201d, vler\u00ebson Maliqi.<\/p>\n<p>Ky q\u00ebndrimi i Maliqit \u00ebsht\u00eb referenc\u00eb p\u00ebr afatin kushtetues p\u00ebr konstituimin e Kuvendit. N\u00eb nj\u00eb aktgjykim vitin e kaluar, Gjykata Kushtetuese tha se organi ligjv\u00ebn\u00ebs duhet t\u00eb konstituohet brenda 30 dit\u00ebsh nga data e certifikimit t\u00eb rezultateve. Ky afat tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb tejkaluar, por LVV-ja e Kurtit thot\u00eb se ka afat 30 dit\u00eb nga 6 gushti \u2013 kur nisi seanca konstituive.<\/p>\n<p>Partit\u00eb opozitare, Partia Demokratike e Kosov\u00ebs dhe Aleanca, kan\u00eb argumentuar se afati kushtetues \u00ebsht\u00eb shkelur.<\/p>\n<p>Drit\u00ebro Arifi, nd\u00ebrkaq, thot\u00eb se dallimet brenda LDK-s\u00eb mund t\u00eb paraqesin problem serioz p\u00ebr marr\u00ebveshjen, sidomos p\u00ebr deputet\u00ebt q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb kritik\u00eb ndaj Qeveris\u00eb s\u00eb Albin Kurtit t\u00eb LVV-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb akomoduar nj\u00eb zyr\u00eb nj\u00eb person dhe p\u00ebr t\u2019ia vazhduar qeverisjen Kurtit, pa asnj\u00eb q\u00ebndrim politik dhe institucional t\u00eb LDK-s\u00eb\u201d, vler\u00ebson ai.<\/p>\n<p><strong>A shkohet n\u00eb zgjedhje n\u00ebse Sejdiu d\u00ebshton t\u00eb b\u00ebhet president?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse Bekim Sejdiu, p\u00ebr t\u00eb cilin u dakorduan LVV dhe LDK nuk arrin t\u00eb zgjidhet president n\u00eb tri rundet e votimit, ashtu si edhe kund\u00ebrkandidati i tij, cilido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, Kushtetuta e Kosov\u00ebs parasheh shp\u00ebrndarjen e Kuvendit dhe shpalljen e zgjedhjeve t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Maliqi vler\u00ebson se n\u00eb nj\u00eb skenar t\u00eb till\u00eb zgjedhjet e parakohshme do t\u00eb ishin t\u00eb pashmangshme.<\/p>\n<p>\u201cKam p\u00ebrshtypjen se n\u00eb k\u00ebt\u00eb skenar zgjedhjet e parakohshme jan\u00eb t\u00eb pashmangshme\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Arifi, nd\u00ebrkaq, paralajm\u00ebron se d\u00ebshtimi i zgjedhjes s\u00eb presidentit do ta nd\u00ebrlikonte edhe m\u00eb shum\u00eb gjendjen institucionale t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKosova \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht jasht\u00eb \u00e7do ekuacioni diplomatik\u201d, thot\u00eb Arifi.<\/p>\n<p>LVV-ja e Albin Kurtit fitoi 53 mandate n\u00eb zgjedhjet e qershorit dhe, s\u00eb bashku me deputet\u00ebt e komuniteteve joshumic\u00eb, ka t\u00eb pakt\u00ebn 61 vota, t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeveris\u00eb s\u00eb re.<\/p>\n<p>P\u00ebr zgjedhjen e presidentit, megjithat\u00eb, k\u00ebrkohet prania e t\u00eb pakt\u00ebn 80 deputet\u00ebve n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit, i cili ka gjithsej 120 ul\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00ebse LVV-s\u00eb i shtohen 18 deputet\u00ebt e LDK-s\u00eb, numri arrin n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 81 vota. Kjo do t\u00eb ishte e mjaftueshme p\u00ebr zgjedhjen e presidentit, me kusht q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 80 deputet\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm gjat\u00eb votimit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, deri m\u00eb tani, nj\u00eb deputet i LDK-s\u00eb, ish-kryeministri Avdullah Hoti, publikisht ka dal\u00eb kund\u00ebr kandidatur\u00ebs s\u00eb Sejdiut.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e Kosov\u00ebs dhe Aleanca m\u00eb her\u00ebt kan\u00eb shprehur q\u00ebndrimin e tyre se do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb opozit\u00eb. Kjo e dyta, ka paraqitur gjasht\u00eb pika, t\u00eb cilat n\u00ebse LVV-ja i plot\u00ebson, at\u00ebher\u00eb ajo do t\u00eb jap\u00eb shtat\u00eb votat e saj p\u00ebr formimin e institucioneve.<\/p>\n<p>Emri i Sejdiut, si kandidat i p\u00ebrbashk\u00ebt i LVV-s\u00eb dhe LDK-s\u00eb, erdhi pas disa rundesh t\u00eb bisedimeve mes dy partive, fillimisht p\u00ebr bashk\u00ebqeverisje \u2013 t\u00eb cilat d\u00ebshtuan \u2013 dhe m\u00eb pas negociatave q\u00eb u p\u00ebrqendruan vet\u00ebm te \u00e7\u00ebshtja e presidentit.<\/p>\n<p>N\u00ebse Sejdiu do t\u00eb marr\u00eb mb\u00ebshtetjen e mjaftueshme t\u00eb deputet\u00ebve, ai do t\u00eb b\u00ebhet presidenti i gjasht\u00eb i Kosov\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Marr\u00ebveshja mes L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK) p\u00ebr kandidatur\u00ebn e Bekim Sejdiut p\u00ebr president t\u00eb shtetit \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar si zhvillim pozitiv pas nj\u00eb periudhe t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb bllokad\u00ebs institucionale, por analist\u00ebt paralajm\u00ebrojn\u00eb se ende nuk ka garanci p\u00ebr zbatimin e saj. Sejdiu, gjat\u00eb prezantimit t\u00eb tij si kandidat p\u00ebr president m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1262307,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1752,21],"tags":[],"class_list":["post-1262390","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-fokus","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1262390","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1262390"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1262390\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1262307"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1262390"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1262390"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1262390"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}