{"id":1263404,"date":"2026-09-04T17:04:35","date_gmt":"2026-09-04T15:04:35","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1263404"},"modified":"2026-09-04T21:54:41","modified_gmt":"2026-09-04T19:54:41","slug":"tri-dite-sulm-civile-te-vrare-e-te-marre-peng-cfare-thuhet-ne-aktakuzen-per-prekazin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/tri-dite-sulm-civile-te-vrare-e-te-marre-peng-cfare-thuhet-ne-aktakuzen-per-prekazin\/","title":{"rendered":"Tri dit\u00eb sulm, civil\u00eb t\u00eb vrar\u00eb e t\u00eb marr\u00eb peng, \u00e7far\u00eb thuhet n\u00eb aktakuz\u00ebn p\u00ebr Prekazin"},"content":{"rendered":"<p><strong>Prokuroria Speciale e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs ka ngritur aktakuz\u00eb n\u00eb munges\u00eb ndaj 35 ish-zyrtar\u00ebve dhe komandant\u00ebve t\u00eb lart\u00eb serb\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i akuzon p\u00ebr krime lufte kund\u00ebr popullsis\u00eb civile gjat\u00eb sulmit t\u00eb 5, 6 dhe 7 marsit 1998 n\u00eb lagjen Jasharaj t\u00eb Prekazit t\u00eb Posht\u00ebm.<\/strong><\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, operacioni ishte planifikuar dhe organizuar p\u00ebr muaj me radh\u00eb nga struktura t\u00eb ndryshme t\u00eb forcave serbe dhe u realizua me pjes\u00ebmarrjen e nj\u00ebsive speciale t\u00eb armatosura r\u00ebnd\u00eb. Prokuroria pretendon se gjat\u00eb sulmit u vran\u00eb civil\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb gra, f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb moshuar, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00eb u mor\u00ebn peng dhe u keqtrajtuan.<\/p>\n<p>Aktakuza, e siguruar nga Gazeta Online Reporteri.net, p\u00ebrshkruan n\u00eb detaje p\u00ebrgatitjet p\u00ebr operacionin, pozicionimin e nj\u00ebsive serbe dhe m\u00ebnyr\u00ebn e zhvillimit t\u00eb sulmit.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, q\u00eb nga fillimi i janarit 1998, lagjja Jasharaj dhe Prekazi i Posht\u00ebm ishin v\u00ebn\u00eb n\u00ebn v\u00ebzhgim t\u00eb vazhduesh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb rezervuarin e ujit t\u00eb Fabrik\u00ebs s\u00eb Municionit n\u00eb Skenderaj, sipas aktakuz\u00ebs, ishin vendosur kamera nga ku monitorohej l\u00ebvizja e banor\u00ebve. Operacioni i v\u00ebzhgimit, sipas dokumentit, drejtohej nga Nj\u00ebsia p\u00ebr Operacione Speciale, e komanduar nga Milorad Ulemek, i njohur si \u201cLegia\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb 3 mars nis\u00ebn p\u00ebrforcimet. N\u00eb zon\u00eb u dislokuan pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00ebsive speciale, nd\u00ebrsa u vendos edhe armatim i r\u00ebnd\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb autoblinda, tanke, minahedh\u00ebs dhe arm\u00eb kund\u00ebrajrore.<\/p>\n<p>M\u00eb 4 mars, n\u00eb objektin \u201cVilla\u201d t\u00eb kompleksit t\u00eb Fabrik\u00ebs s\u00eb Municionit u formua Shtabi Operativ p\u00ebr realizimin e sulmit. Sipas aktakuz\u00ebs, ai drejtohej nga Goran Radosavljevi\u0107, i njohur me nofk\u00ebn \u201cGuri\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb shtab, sipas Prokuroris\u00eb, ishin edhe komandant\u00eb t\u00eb nj\u00ebsive speciale nga Beogradi, Novi Sadi dhe Prishtina. Detyrat p\u00ebr secil\u00ebn nj\u00ebsi ishin p\u00ebrcaktuar paraprakisht.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr Operacione Speciale iu caktua sulmi ndaj sht\u00ebpive t\u00eb familjes s\u00eb Shaban Jasharit, nd\u00ebrsa nj\u00ebsive t\u00eb tjera iu caktuan pozicione t\u00eb ndryshme rreth lagjes. Nj\u00ebsia e Posa\u00e7me e Policis\u00eb, sipas aktakuz\u00ebs, kishte krijuar \u201crrethimin e hekurt\u201d, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb pamund\u00ebsohej hyrja dhe dalja nga zona.<\/p>\n<p>Sulmi nisi n\u00eb or\u00ebn 06:00<\/p>\n<p>M\u00eb 5 mars 1998, rreth or\u00ebs 06:00, forcat speciale policore serbe nis\u00ebn sulmin e armatosur ndaj lagjes Jasharaj.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, n\u00eb operacion u p\u00ebrdor\u00ebn tanke, mjete t\u00eb blinduara, arm\u00eb kund\u00ebrajrore dhe armatim tjet\u00ebr i r\u00ebnd\u00eb. N\u00eb mbrojtje t\u00eb lagjes, sipas Prokuroris\u00eb, kishte nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb kufizuar pjes\u00ebtar\u00ebsh t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb armatosur me arm\u00eb t\u00eb lehta.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb sulmit, sipas aktakuz\u00ebs, granatimet u intensifikuan ndaj sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Halit Jasharit.<\/p>\n<p>Prokuroria e cil\u00ebson at\u00eb si objekt civil dhe thot\u00eb se n\u00eb kuzhin\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb u vran\u00eb Blerim Jashari, 5 vje\u00e7, Bujar Jashari, 10 vje\u00e7, Avdullah Jashari, 15 vje\u00e7, Hanife Jashari, 17 vje\u00e7e, si dhe Bahtije, Sabrije, Elheme dhe Mihrije Jashari.<\/p>\n<p>Po at\u00eb dit\u00eb, sipas aktakuz\u00ebs, u godit edhe sht\u00ebpia e Hamit Jasharit, ku u vran\u00eb Smajl dhe Fatime Bazaj, t\u00eb cil\u00ebt ndodheshin aty si mysafir\u00eb.<\/p>\n<p>Sulmi vazhdoi m\u00eb 6 mars<\/p>\n<p>M\u00eb 6 mars, forcat serbe vazhduan granatimin e sht\u00ebpive t\u00eb Sadik dhe Qerim Jasharit.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, sht\u00ebpit\u00eb fillimisht u p\u00ebrfshin\u00eb nga flak\u00ebt dhe m\u00eb pas u rr\u00ebnuan. N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Sadik Jasharit u vran\u00eb Afie, Elfie dhe Fatime Jashari, trupat e t\u00eb cilave, sipas dokumentit, vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb zhdukura.<\/p>\n<p>7 marsi \u2013 sulmi me tanke ndaj familjes Jashari<\/p>\n<p>M\u00eb 7 mars, sipas aktakuz\u00ebs, sulmi ndaj sht\u00ebpive t\u00eb Shaban Jasharit u intensifikua me p\u00ebrdorimin e tankeve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb predh\u00eb tanku dep\u00ebrtoi n\u00eb murin e dhom\u00ebs ku ishin strehuar familjar\u00ebt dhe, sipas Prokuroris\u00eb, vrau Igballe Jashari, 12 vje\u00e7e, Valdete Jashari, 14 vje\u00e7e, Igball Jashari, 14 vje\u00e7, Lirije Jashari, 14 vje\u00e7e, Afete Jashari, 17 vje\u00e7e dhe Selvete Jashari.<\/p>\n<p>Pas goditjes s\u00eb par\u00eb u plagos\u00ebn r\u00ebnd\u00eb disa persona. M\u00eb pas, sipas aktakuz\u00ebs, nj\u00eb predh\u00eb e dyt\u00eb e tankut shkaktoi vdekjen e Fatime Jasharit, 8 vje\u00e7e, dhe Blerim Jasharit, 12 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Sipas dokumentit, dy pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb forcave speciale m\u00eb pas iu afruan dhom\u00ebs, hodh\u00ebn granata dore dhe hap\u00ebn zjarr me arm\u00eb automatike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, sipas Prokuroris\u00eb, u vran\u00eb Blerina Jashari, 7 vje\u00e7e, Kushtrim Jashari, 13 vje\u00e7 dhe Hidajete Jashari.<\/p>\n<p>Besarta Jashari ishte e vetmja e mbijetuar n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, sipas aktakuz\u00ebs. Ajo, sipas Prokuroris\u00eb, u kap nga forcat serbe dhe u d\u00ebrgua n\u00eb kompleksin e Fabrik\u00ebs s\u00eb Municionit, ku iu n\u00ebnshtrua keqtrajtimit psikologjik deri n\u00eb mbr\u00ebmje.<\/p>\n<p>Civil\u00ebt u mor\u00ebn peng dhe u keqtrajtuan<\/p>\n<p>Aktakuza p\u00ebrshkruan edhe raste t\u00eb marrjes peng t\u00eb civil\u00ebve.<\/p>\n<p>M\u00eb 5 mars, sipas dokumentit, Milazim dhe Muhamet Jashari u kap\u00ebn dhe u d\u00ebrguan n\u00eb stacionin policor n\u00eb Skenderaj, ku, sipas Prokuroris\u00eb, u mbajt\u00ebn p\u00ebr tri dit\u00eb dhe iu n\u00ebnshtruan tortur\u00ebs fizike e psikologjike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa m\u00eb 7 mars, nga sht\u00ebpia e Sefer Jasharit u kap\u00ebn 16 civil\u00eb, mes tyre edhe nj\u00eb foshnj\u00eb dy-muajshe. Ata u d\u00ebrguan n\u00eb oborrin e Fabrik\u00ebs s\u00eb Municionit, ku, sipas aktakuz\u00ebs, u privuan nga ushqimi dhe uji, u ekspozuan ndaj temperaturave t\u00eb ul\u00ebta dhe u k\u00ebrc\u00ebnuan me vrasje.<\/p>\n<p>Prokuroria Speciale ka ndar\u00eb 35 t\u00eb pandehurit n\u00eb dy grupe.<\/p>\n<p>29 persona akuzohen se n\u00eb bashk\u00ebkryerje kan\u00eb planifikuar, organizuar, urdh\u00ebruar dhe drejtuar sulmin, i cili, sipas Prokuroris\u00eb, rezultoi me vrasje, tortura, marrje peng dhe shkat\u00ebrrim t\u00eb objekteve civile.<\/p>\n<p>Gjasht\u00eb t\u00eb tjer\u00eb \u2013 Dragan \u017divanovi\u0107, Obrad Stevanovi\u0107, Ljubinko Cveti\u0107, Branko \u0110uri\u0107, Ilija Trajkovi\u0107 dhe Milenko Bo\u017eovi\u0107 \u2013 akuzohen se kishin autoritet dhe kontroll efektiv mbi forcat dhe, megjith\u00ebse kishin dijeni ose arsye t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb ditur p\u00ebr krimet, nuk nd\u00ebrmor\u00ebn masa p\u00ebr t&#8217;i parandaluar apo nd\u00ebshkuar ato.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pandehurit ndodhen jasht\u00eb juridiksionit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe procedura ndaj tyre do t\u00eb zhvillohet n\u00eb munges\u00eb. Prokuroria ka propozuar d\u00ebgjimin e dhjet\u00ebra d\u00ebshmitar\u00ebve dhe administrimin e nj\u00eb numri t\u00eb madh provash, p\u00ebrfshir\u00eb raporte autopsie, fotografi, materiale nga Tribunali Penal Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb dhe prova t\u00eb mbledhura n\u00eb vendngjarje.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Prokuroria e cil\u00ebson sulmin si nj\u00eb operacion t\u00eb planifikuar dhe t\u00eb organizuar, t\u00eb motivuar nga urrejtja etnike dhe me q\u00ebllim terrorizimin e popullsis\u00eb civile dhe spastrimin e zon\u00ebs.<\/p>\n<p>Hetimet p\u00ebr rastin kan\u00eb zgjatur p\u00ebr vite, nd\u00ebrsa n\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij viti Prokuroria Speciale kishte njoftuar se rasti po trajtohej me prioritet dhe se aktakuza ishte drejt finalizimit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria Speciale e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs ka ngritur aktakuz\u00eb n\u00eb munges\u00eb ndaj 35 ish-zyrtar\u00ebve dhe komandant\u00ebve t\u00eb lart\u00eb serb\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i akuzon p\u00ebr krime lufte kund\u00ebr popullsis\u00eb civile gjat\u00eb sulmit t\u00eb 5, 6 dhe 7 marsit 1998 n\u00eb lagjen Jasharaj t\u00eb Prekazit t\u00eb Posht\u00ebm. Sipas aktakuz\u00ebs, operacioni ishte planifikuar dhe organizuar p\u00ebr muaj me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":311011,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,1752],"tags":[],"class_list":["post-1263404","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-fokus"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1263404","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1263404"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1263404\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/311011"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1263404"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1263404"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1263404"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}