{"id":1263440,"date":"2026-09-04T20:31:45","date_gmt":"2026-09-04T18:31:45","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1263440"},"modified":"2026-09-04T21:53:09","modified_gmt":"2026-09-04T19:53:09","slug":"deshmia-tronditese-e-ish-policit-serb-legia-kerkoi-tanke-per-te-sulmuar-shtepite-e-jashareve-u-diskutua-edhe-per-bomba-fosforike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/deshmia-tronditese-e-ish-policit-serb-legia-kerkoi-tanke-per-te-sulmuar-shtepite-e-jashareve-u-diskutua-edhe-per-bomba-fosforike\/","title":{"rendered":"D\u00ebshmia trondit\u00ebse e ish-policit serb: \u201cLegia\u201d k\u00ebrkoi tanke p\u00ebr t\u00eb sulmuar sht\u00ebpit\u00eb e Jashar\u00ebve, u diskutua edhe p\u00ebr bomba fosforike"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nj\u00eb d\u00ebshmitar me shifr\u00ebn \u201cD5\u201d, i cili kishte sh\u00ebrbyer si pjes\u00ebtar i policis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb viteve 1996-1998, ka dh\u00ebn\u00eb detaje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr organizimin dhe zhvillimin e sulmit t\u00eb forcave serbe n\u00eb lagjen Jasharaj t\u00eb Prekazit m\u00eb 5, 6 dhe 7 mars 1998.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij para Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, Departamenti Special, D5 ka p\u00ebrshkruar struktur\u00ebn e Nj\u00ebsive t\u00eb Ve\u00e7anta t\u00eb Policis\u00eb, komand\u00ebn e tyre, p\u00ebrgatitjet para sulmit dhe at\u00eb q\u00eb, sipas tij, kishte ndodhur gjat\u00eb tri dit\u00ebve t\u00eb operacionit.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/tri-dite-sulm-civile-te-vrare-e-te-marre-peng-cfare-thuhet-ne-aktakuzen-per-prekazin\/\">Sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb siguruar nga Gazeta Online Reporteri.ne<\/a>t, ish-polici serb ka deklaruar se aktivitetet e k\u00ebtyre nj\u00ebsive n\u00eb Prekaz kishin nisur q\u00eb n\u00eb janar t\u00eb vitit 1998, kur pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb policis\u00eb kishin v\u00ebzhguar dhe p\u00ebrcjell\u00eb l\u00ebvizjet n\u00eb fshat.<\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00eb Fabrik\u00ebn e Municioneve n\u00eb Skenderaj, konkretisht n\u00eb nj\u00eb objekt t\u00eb njohur si \u201cVilla\u201d, ishin vendosur pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb Nj\u00ebsive t\u00eb Ve\u00e7anta t\u00eb Policis\u00eb dhe t\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr Operacione Speciale.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari ka deklaruar se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb n\u00eb fabrik\u00eb kishte edhe pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb Resorit t\u00eb Sigurimit Shtet\u00ebror (RDB), t\u00eb cil\u00ebt, sipas tij, monitoronin kamerat e vendosura n\u00eb rezervuarin e ujit t\u00eb fabrik\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se kamerat kishin qen\u00eb aktive 24 or\u00eb dhe p\u00ebrmes tyre mund t\u00eb shihej edhe lagjja e Jasharajve.<\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb D5, m\u00eb 4 mars 1998 \u201cVilla\u201d ishte shnd\u00ebrruar n\u00eb shtab komandues ku u planifikua operacioni i s\u00eb nes\u00ebrmes.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari ka identifikuar Goran Radosavljevi\u0107, i njohur me nofk\u00ebn<a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/guri-legia-dhe-33-te-tjere-kush-jane-35-te-akuzuarit-per-krimet-ne-prekaz\/\"> \u201cGuri\u201d<\/a>, si personin kryesor n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtab, nd\u00ebrsa ka p\u00ebrmendur edhe Sreten Luki\u0107in, t\u00eb cilin e ka p\u00ebrshkruar si komandant t\u00eb Shtabit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb shtab, sipas tij, kishin marr\u00eb pjes\u00eb komandant\u00eb t\u00eb nj\u00ebsive t\u00eb ndryshme policore dhe speciale, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Millorad Ulemek, i njohur si \u201cLegia\u201d.<\/p>\n<p>D5 ka deklaruar se aty ishte hartuar plani operativ, sipas t\u00eb cilit Nj\u00ebsit\u00eb e Ve\u00e7anta t\u00eb Policis\u00eb do t\u00eb rrethonin Prekazin, nd\u00ebrsa nj\u00ebsit\u00eb speciale do t\u00eb sulmonin objektivat e caktuara n\u00eb lagjen Jasharaj.<\/p>\n<p>Sipas tij, Nj\u00ebsit\u00eb Speciale Antiterroriste t\u00eb Beogradit dhe Prishtin\u00ebs kishin p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb sulmonin sht\u00ebpit\u00eb e v\u00ebllez\u00ebrve dhe kush\u00ebrinjve t\u00eb Adem Jasharit, nd\u00ebrsa nj\u00ebsia e Novi Sadit do t\u00eb merrte n\u00ebn kontroll nj\u00eb bunker.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, D5 ka deklaruar se \u201cLegia\u201d kishte k\u00ebrkuar q\u00eb personalisht t\u00eb udh\u00ebhiqte sulmin ndaj sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Adem Jasharit, duke th\u00ebn\u00eb se aty pritej rezistenca m\u00eb e madhe.<\/p>\n<p><strong>Sulmi nisi rreth or\u00ebs 06:00<\/strong><\/p>\n<p>D\u00ebshmitari ka deklaruar se sulmi kishte nisur m\u00eb 5 mars rreth or\u00ebs 06:00.<\/p>\n<p>Sipas tij, nj\u00ebsit\u00eb ishin nisur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ruhej faktori i befasis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka p\u00ebrshkruar p\u00ebrdorimin e armatimit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb topa kund\u00ebrajror\u00eb, mitraloz\u00eb, snajper\u00eb, minahedh\u00ebs dhe automjete t\u00eb blinduara.<\/p>\n<p>Sipas D5, Nj\u00ebsit\u00eb Speciale Antiterroriste t\u00eb Beogradit dhe Prishtin\u00ebs kishin v\u00ebn\u00eb relativisht shpejt n\u00ebn kontroll sht\u00ebpit\u00eb q\u00eb kishin sulmuar, nd\u00ebrsa beteja kryesore ishte zhvilluar rreth sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Adem Jasharit.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari ka deklaruar se \u201cLegia\u201d nuk kishte arritur t&#8217;i afrohej sht\u00ebpis\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kishte k\u00ebrkuar nga shtabi q\u00eb t\u2019i d\u00ebrgoheshin dy tanke.<\/p>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"f0swYtg8te\"><p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/skica-e-prokurorise-keshtu-e-rrethuan-forcat-serbe-familjen-jashari\/\">Skica e prokuroris\u00eb: K\u00ebshtu e rrethuan forcat serbe familjen Jashari<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p><iframe class=\"wp-embedded-content\" sandbox=\"allow-scripts\" security=\"restricted\" style=\"position: absolute; visibility: hidden;\" title=\"\u201cSkica e prokuroris\u00eb: K\u00ebshtu e rrethuan forcat serbe familjen Jashari\u201d \u2014 Gazeta Online Reporteri.net\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/lajme\/skica-e-prokurorise-keshtu-e-rrethuan-forcat-serbe-familjen-jashari\/embed\/#?secret=F4jULKEKN9#?secret=f0swYtg8te\" data-secret=\"f0swYtg8te\" width=\"500\" height=\"282\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\"><\/iframe><\/p>\n<p><strong>\u201cLegia\u201d k\u00ebrkoi edhe bomba fosforike<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga pjes\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb lidhet me k\u00ebrkes\u00ebn e Ulemekut p\u00ebr p\u00ebrdorimin e bombave fosforike.<\/p>\n<p>D5 ka deklaruar se, pasi sulmet nuk kishin dh\u00ebn\u00eb rezultatin e pritur, \u201cLegia\u201d kishte k\u00ebrkuar cisterna me benzin\u00eb dhe l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, t\u00eb cilat, sipas tij, ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u2019u v\u00ebn\u00eb zjarr istikameve dhe llogoreve jasht\u00eb mureve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>Pas d\u00ebshtimit edhe t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrpjekjeje, d\u00ebshmitari ka th\u00ebn\u00eb se Ulemek kishte k\u00ebrkuar nga \u201cGuri\u201d q\u00eb p\u00ebr dit\u00ebn tjet\u00ebr t\u2019i siguroheshin bomba fosforike, t\u00eb cilat do t\u00eb hidheshin me minahedh\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshmitarit, Radosavljevi\u0107 ishte kund\u00ebr k\u00ebsaj k\u00ebrkese dhe kishte kontaktuar Jovica Stani\u0161i\u0107in, at\u00ebher\u00eb shef i Departamentit t\u00eb Sigurimit Shtet\u00ebror t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>D5 ka deklaruar se Stani\u0161i\u0107 kishte ardhur personalisht n\u00eb shtabin n\u00eb \u201cVill\u00eb\u201d, i shoq\u00ebruar nga Franko Simatovi\u0107.<\/p>\n<p>Sipas tij, Stani\u0161i\u0107 nuk e kishte lejuar p\u00ebrdorimin e bombave fosforike, por pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb \u201cLegias\u201d kishte pranuar q\u00eb t\u00eb p\u00ebrdoren tanket.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari ka th\u00ebn\u00eb se situata n\u00eb shtab ishte b\u00ebr\u00eb e tensionuar, pasi operacioni q\u00eb ishte planifikuar t\u00eb p\u00ebrfundonte brenda disa or\u00ebsh kishte zgjatur tri dit\u00eb.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb 7 mars u p\u00ebrdor\u00ebn tanket<\/strong><\/p>\n<p>Sipas D5, m\u00eb 7 mars, n\u00eb dit\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb sulmit, forcat serbe kishin p\u00ebrdorur p\u00ebrs\u00ebri armatim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, minahedh\u00ebs, granata dhe dy tanke.<\/p>\n<p>Ai ka deklaruar se nj\u00ebri prej tankeve kishte avancuar deri te sht\u00ebpia e Adem Jasharit dhe kishte shkat\u00ebrruar murin.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, sipas d\u00ebshmitarit, \u201cLegia\u201d kishte komunikuar p\u00ebrmes radiolidhjes dhe kishte njoftuar se operacioni ishte p\u00ebrfunduar me sukses dhe se objektet ishin n\u00ebn kontroll.<\/p>\n<p>D5 ka deklaruar se pas p\u00ebrfundimit t\u00eb sulmit n\u00eb terren kishte mb\u00ebrritur nj\u00eb ekip p\u00ebr sanimin e terrenit, i cili kishte mbledhur trupat e personave t\u00eb vrar\u00eb dhe i kishte d\u00ebrguar n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr obduksion.<\/p>\n<p><strong>\u201cN\u00eb sulm ishin rreth 2 mij\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb\u201d<\/strong><\/p>\n<p>D\u00ebshmitari ka dh\u00ebn\u00eb edhe nj\u00eb vler\u00ebsim p\u00ebr numrin e forcave t\u00eb angazhuara n\u00eb operacion.<\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00eb sulm mund t\u00eb kishin marr\u00eb pjes\u00eb rreth 2 mij\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb strukturave t\u00eb ndryshme policore dhe speciale.<\/p>\n<p>Ai ka p\u00ebrmendur tri regjione policore, rreth 200 pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb p\u00ebr Operacione Speciale, si dhe pjes\u00ebtar\u00ebt e Nj\u00ebsive Speciale Antiterroriste nga Beogradi, Novi Sadi dhe Prishtina.<\/p>\n<p>N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij, D5 ka dh\u00ebn\u00eb edhe vler\u00ebsimin personal p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ishte zhvilluar operacioni.<\/p>\n<p>Ai ka deklaruar se, bazuar n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e tij si pjes\u00ebtar profesional i policis\u00eb, sulmi nuk mund t\u00eb konsiderohej \u201cnormal dhe i ligjsh\u00ebm\u201d, duke argumentuar se ishte p\u00ebrdorur forc\u00eb e tepruar.<\/p>\n<p>Sipas tij, forcat serbe e dinin se n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e lagjes kishte civil\u00eb.<\/p>\n<p>D5 ka deklaruar se p\u00ebrmes kamerave kishte par\u00eb l\u00ebvizjen e grave, f\u00ebmij\u00ebve dhe t\u00eb moshuarve n\u00eb lagje.<\/p>\n<p><strong>\u201cAsgj\u00eb nuk e arsyeton vrasjen e f\u00ebmij\u00ebve dhe grave\u201d<\/strong><\/p>\n<p>D5 ka deklaruar se gjat\u00eb sulmit ishin vrar\u00eb shum\u00eb persona, p\u00ebrfshir\u00eb gra, f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb moshuar.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se asgj\u00eb, sipas tij, nuk mund ta arsyetoj\u00eb vrasjen e f\u00ebmij\u00ebve, grave shtatz\u00ebna dhe personave t\u00eb moshuar.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari ka p\u00ebrshkruar edhe nj\u00eb grup prej rreth 15 deri n\u00eb 25 civil\u00ebsh, kryesisht gra, f\u00ebmij\u00eb dhe pleq, t\u00eb cil\u00ebt, sipas tij, ishin sjell\u00eb n\u00eb Fabrik\u00ebn e Municioneve gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb sulmit.<\/p>\n<p>Ai ka ve\u00e7uar edhe nj\u00eb vajz\u00eb rreth 14-vje\u00e7are, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Vlado Todorovi\u0107 kishte th\u00ebn\u00eb se mund t\u00eb ishte vajza e mbijetuar e Adem Jasharit.<\/p>\n<p>Sipas d\u00ebshmitarit, vajza ishte e frik\u00ebsuar dhe kishte rroba t\u00eb p\u00ebrgjakura, por nuk ishte e plagosur.<\/p>\n<p><strong>Pas sulmit, ndryshuan uniformat p\u00ebr vizit\u00ebn e korit diplomatik<\/strong><\/p>\n<p>D5 ka deklaruar se pas p\u00ebrfundimit t\u00eb sulmit n\u00eb Prekaz kishin shkuar nj\u00eb autobus me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb korit diplomatik dhe gazetar\u00eb nga Serbia.<\/p>\n<p>Sipas tij, disa pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Policis\u00eb kishin veshur uniforma t\u00eb kaltra t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb rregullt dhe kishin vendosur shenjat e nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre n\u00eb k\u00ebto uniforma.<\/p>\n<p>D\u00ebshmitari ka th\u00ebn\u00eb se kjo ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb krijohej p\u00ebrshtypja se n\u00eb operacion kishte marr\u00eb pjes\u00eb Policia e rregullt dhe jo nj\u00ebsit\u00eb speciale.<\/p>\n<p>Ai ka deklaruar se pas sulmit kishte par\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb shkat\u00ebrruara e t\u00eb djegura, nd\u00ebrsa muret ishin t\u00eb d\u00ebmtuara nga artileria e r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb, D5 ka deklaruar se p\u00ebr takimet e mbajtura n\u00eb shtab dhe p\u00ebr zhvillimin e operacionit ekzistonin incizime dhe raporte zyrtare n\u00eb arkivat e Serbis\u00eb.\/Reeporteri.net\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb d\u00ebshmitar me shifr\u00ebn \u201cD5\u201d, i cili kishte sh\u00ebrbyer si pjes\u00ebtar i policis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb gjat\u00eb viteve 1996-1998, ka dh\u00ebn\u00eb detaje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr organizimin dhe zhvillimin e sulmit t\u00eb forcave serbe n\u00eb lagjen Jasharaj t\u00eb Prekazit m\u00eb 5, 6 dhe 7 mars 1998. N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij para Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, Departamenti Special, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1263452,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,1752],"tags":[],"class_list":["post-1263440","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-fokus"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1263440","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1263440"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1263440\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1263452"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1263440"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1263440"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1263440"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}