{"id":1263509,"date":"2026-09-05T10:00:35","date_gmt":"2026-09-05T08:00:35","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1263509"},"modified":"2026-09-05T10:01:41","modified_gmt":"2026-09-05T08:01:41","slug":"e-paskan-vra-babushin-cfare-rrefeu-besarta-ne-prokurori-per-momentet-e-fundit-te-adem-jasharit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/e-paskan-vra-babushin-cfare-rrefeu-besarta-ne-prokurori-per-momentet-e-fundit-te-adem-jasharit\/","title":{"rendered":"\u201cE paskan vra babushin!\u201d \u2013 \u00c7far\u00eb rr\u00ebfeu Besarta n\u00eb Prokurori p\u00ebr momentet e fundit t\u00eb Adem Jasharit"},"content":{"rendered":"<p><strong>&#8220;E paskan vra babushin!\u201d \u2013 k\u00ebto jan\u00eb fjal\u00ebt q\u00eb Besarta Jashari thot\u00eb se i d\u00ebgjoi m\u00eb 7 mars 1998, kur, ende f\u00ebmij\u00eb, po q\u00ebndronte e strehuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e familjes s\u00eb saj n\u00eb Prekaz.<\/strong><\/p>\n<p>Besarta Jashari \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nga t\u00eb mbijetuarat e sulmit t\u00eb forcave serbe ndaj familjes Jashari n\u00eb Prekaz. D\u00ebshmia e saj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktakuz\u00ebn e Prokuroris\u00eb Speciale t\u00eb Kosov\u00ebs, ku ajo ka rr\u00ebfyer me detaje tri dit\u00ebt e tmerrit q\u00eb p\u00ebrjetoi s\u00eb bashku me familjar\u00ebt e saj m\u00eb 5, 6 dhe 7 mars 1998, shkruan Gazeta Online Reporteri.net..<\/p>\n<p>Ajo kishte lindur dhe ishte rritur n\u00eb lagjen Jasharaj, ku jetonte me familjen e gjer\u00eb. N\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi, sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb saj, jetonin rreth 30 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>Por sulmet ndaj tyre nuk kishin nisur m\u00eb 5 mars.<\/p>\n<p>Besarta kujton edhe sulmin e 22 janarit 1998. Ishte f\u00ebmij\u00eb dhe ishte zgjuar nga nj\u00eb shp\u00ebrthim i fuqish\u00ebm. Kur kishte tentuar t\u00eb dilte jasht\u00eb, nj\u00eb kush\u00ebrir\u00eb e kishte ndaluar.<\/p>\n<p>\u201cMos dil jasht\u00eb, sepse na kan\u00eb rrethuar forcat serbe dhe munden me t\u00eb vra\u201d, kishte d\u00ebgjuar ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb sulm, motra e saj Selvetja ishte plagosur n\u00eb shpin\u00eb, nd\u00ebrsa Iliriana ishte plagosur n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>Pas 22 janarit, frika ishte b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb familjes. F\u00ebmij\u00ebt kishin nd\u00ebrprer\u00eb shkoll\u00ebn, nd\u00ebrsa familjar\u00ebt nuk flinin m\u00eb n\u00eb katet e sip\u00ebrme t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. P\u00ebr siguri, ishin strehuar n\u00eb bodrum dhe n\u00eb dritare kishin vendosur thas\u00eb me r\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Por m\u00eb 5 mars 1998, sulmi q\u00eb do ta ndryshonte p\u00ebrgjithmon\u00eb jet\u00ebn e Besart\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb familjes Jashari kishte nisur.<\/p>\n<p>\u201cUshtria serbe po e rrethon lagjen&#8230;\u201d<\/p>\n<p>Ishte rreth or\u00ebs 06:00 t\u00eb m\u00ebngjesit. Besarta kishte dal\u00eb n\u00eb oborr pasi n\u00ebna i kishte k\u00ebrkuar t\u00eb merrte dru p\u00ebr t\u00eb ndezur zjarrin.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb moment kishte d\u00ebgjuar nj\u00eb zhurm\u00eb t\u00eb madhe. Ajo kishte shkuar te babai i saj, Hamza Jashari, duke e pyetur se \u00e7far\u00eb po ndodhte.<\/p>\n<p>\u201cAsgj\u00eb \u00e7ika jem, ushtria serbe po e rrethon lagjen e Lushtak\u00ebve. Mos u shqet\u00ebso, shko brenda dhe shtriju aty ku keni qen\u00eb duke fjetur\u201d, i kishte th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Besarta ishte kthyer brenda. Por shum\u00eb shpejt mbi sht\u00ebpit\u00eb e tyre kishte nisur nj\u00eb bresh\u00ebri e pand\u00ebrprer\u00eb plumbash.<\/p>\n<p>Ajo, motrat, v\u00ebllai, n\u00ebna, gjyshja dhe familjar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ishin strehuar n\u00eb dhom\u00ebn e ndej\u00ebs n\u00eb bodrum. Plumbat dep\u00ebrtonin p\u00ebrmes dritareve, nd\u00ebrsa nga jasht\u00eb d\u00ebgjoheshin vazhdimisht t\u00eb sht\u00ebnat dhe z\u00ebrat e forcave serbe.<\/p>\n<p>N\u00eb katet e sip\u00ebrme kishin mbetur Adem Jashari, gruaja e tij Adile dhe djali i tyre Kushtrimi.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb moment, Kushtrimi kishte zbritur te pjesa tjet\u00ebr e familjes. \u201cE kan\u00eb vrar\u00eb Adilen, n\u00ebn\u00ebn time\u201d, kishte treguar ai.<\/p>\n<p>Adem Jashari dhe Hamza Jashari kishin t\u00ebrhequr trupin e Adiles dhe e kishin vendosur n\u00eb kuzhin\u00eb. Luftimet vazhdonin.<\/p>\n<p>Adem Jashari, sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb Besart\u00ebs, ishte pozicionuar pran\u00eb dhom\u00ebs ku ishin strehuar grat\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt dhe nga aty kishte q\u00eblluar n\u00eb drejtim t\u00eb forcave serbe, duke i mbrojtur familjar\u00ebt e tij.<\/p>\n<p><strong>Tri dit\u00eb n\u00ebn zjarr<\/strong><\/p>\n<p>Sulmi vazhdoi m\u00eb 6 mars. Familjar\u00ebt mbet\u00ebn t\u00eb mbyllur n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dhom\u00eb, t\u00eb rrethuar nga zjarri dhe predhat. Sipas Besart\u00ebs, p\u00ebrdorimi i tankeve, granatave dhe armatimit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ua kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur l\u00ebvizjen.\u00a0 M\u00eb 7 mars, tragjedia arriti kulmin.<\/p>\n<p>N\u00eb mesdit\u00eb, Kushtrimi kishte ardhur te ta dhe kishte th\u00ebn\u00eb: \u201cE paskan vra babushin!\u201d<\/p>\n<p>Pak m\u00eb von\u00eb, dhoma ku ishin strehuar grat\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt ishte goditur me tank. Goditja kishte vrar\u00eb disa prej familjar\u00ebve t\u00eb Besart\u00ebs dhe kishte plagosur r\u00ebnd\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Por tmerri nuk kishte p\u00ebrfunduar. Nj\u00eb predh\u00eb tjet\u00ebr kishte goditur dhom\u00ebn.<\/p>\n<p>Trupat e familjar\u00ebve ishin mbuluar nga rr\u00ebnojat, nd\u00ebrsa disa prej tyre kishin humbur gjymtyr\u00ebt nga fuqia e shp\u00ebrthimeve.\u00a0 Mes asaj skene t\u00eb tmerrshme, Besarta kishte mbetur gjall\u00eb.<\/p>\n<p><strong>U shtri pran\u00eb trupave dhe u shtir si e vdekur<\/strong><\/p>\n<p>Pas goditjeve, ajo kishte dal\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb vrime t\u00eb krijuar nga predha p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse forcat serbe ishin larguar.<\/p>\n<p>Por edhe at\u00ebher\u00eb ishte n\u00ebn zjarr. Kur ishte kthyer brenda, kishte par\u00eb se disa nga familjar\u00ebt ishin ende gjall\u00eb, nd\u00ebrsa Kushtrimi ishte larguar nga vendi.<\/p>\n<p>Pak m\u00eb von\u00eb, dy polic\u00eb serb\u00eb kishin hyr\u00eb n\u00eb dhom\u00eb. Ata kishin hedhur nj\u00eb granat\u00eb brenda dhe kishin q\u00eblluar me automatik drejt trupave.<\/p>\n<p>Besarta kishte kuptuar se ishte n\u00eb rrezik t\u00eb vritej. Ajo kishte shkuar n\u00eb dhom\u00ebn ku ndodheshin trupat e Adem dhe Adile Jasharit dhe ishte shtrir\u00eb pran\u00eb trupit t\u00eb Adiles. U shtir sikur ishte e vdekur.<\/p>\n<p>Dy polic\u00eb kishin hyr\u00eb m\u00eb pas n\u00eb at\u00eb dhom\u00eb. Kishin marr\u00eb arm\u00ebn e Adem Jasharit, kishin kontrolluar trupat dhe m\u00eb pas kishin prekur edhe Besart\u00ebn.\u00a0 E kishin kuptuar se ajo ishte gjall\u00eb.<\/p>\n<p>E kishin kapur p\u00ebr krah\u00ebsh dhe e kishin nxjerr\u00eb jasht\u00eb, duke kaluar mbi trupat e familjar\u00ebve t\u00eb saj t\u00eb vrar\u00eb.<\/p>\n<p>Jasht\u00eb kishte par\u00eb edhe motr\u00ebn e saj Blerin\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb her\u00ebt e kishte l\u00ebn\u00eb t\u00eb gjall\u00eb.\u00a0 Besarta iu kishte lutur polic\u00ebve q\u00eb ta merrnin edhe Blerin\u00ebn, por ata nuk e kishin lejuar.<\/p>\n<p><strong>Nga Prekazi n\u00eb Fabrik\u00ebn e Municionit<\/strong><\/p>\n<p>Pas nxjerrjes nga sht\u00ebpia, Besarta ishte d\u00ebrguar n\u00eb nj\u00eb automjet dhe ishte mbajtur p\u00ebr disa or\u00eb. Aty, sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb saj, nj\u00eb person me rroba t\u00eb bardha q\u00eb fliste shqip e kishte pyetur: \u201cKu \u00ebsht\u00eb Ademi dhe Hamza?\u201d<\/p>\n<p>M\u00eb pas e kishin d\u00ebrguar n\u00eb Fabrik\u00ebn e Municionit n\u00eb Skenderaj, ku ishin mbajtur edhe gra dhe f\u00ebmij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb familjeve t\u00eb Jashar\u00ebve. Ajo kishte par\u00eb kamion\u00eb t\u00eb shumt\u00eb q\u00eb bartnin arm\u00eb, si dhe ushtar\u00eb e polic\u00eb serb\u00eb.<\/p>\n<p>Pas disa or\u00ebsh, u ishte th\u00ebn\u00eb se mund t\u00eb ktheheshin n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre. Por sht\u00ebpit\u00eb nuk ekzistonin m\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk kemi ku t\u00eb shkojm\u00eb, sht\u00ebpit\u00eb na jan\u00eb shkat\u00ebrruar\u201d, kishin th\u00ebn\u00eb grat\u00eb.<\/p>\n<p>Besarta m\u00eb pas ishte strehuar n\u00eb Skenderaj dhe m\u00eb von\u00eb te familjar\u00ebt e saj.<\/p>\n<p><strong>\u201c\u00c7do dit\u00eb m\u00eb kujtohen ato skena\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Vite m\u00eb von\u00eb, kujtimet e asaj dite vazhdojn\u00eb ta ndjekin.<\/p>\n<p>N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e saj n\u00eb Prokurori, Besarta ka treguar se edhe pas shum\u00eb vitesh i parafytyrohen vazhdimisht skenat e 5, 6 dhe 7 marsit 1998.<\/p>\n<p>Ajo ka deklaruar se ka dit\u00eb kur nuk mund t\u00eb flej\u00eb dhe nuk mund t\u00eb jet\u00eb e qet\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb kujtimeve nga ajo q\u00eb kishte p\u00ebrjetuar si f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb saj, Besarta ka shprehur shpres\u00ebn se personat q\u00eb kan\u00eb kryer krime ndaj familjes s\u00eb saj dhe ndaj civil\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballen me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo nuk i kthen m\u00eb familjar\u00ebt e saj\u201d, por, sipas saj, drejt\u00ebsia do t\u00eb ishte nj\u00eb hap drejt zbardhjes s\u00eb krimeve dhe nj\u00eb leht\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb mbijetuarit.<\/p>\n<p>D\u00ebshmia e Besarta Jasharit \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e aktakuz\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb Speciale, e cila p\u00ebrshkruan n\u00eb detaje sulmin ndaj lagjes Jashari dhe veprimet e forcave serbe gjat\u00eb 5, 6 dhe 7 marsit 1998.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8220;E paskan vra babushin!\u201d \u2013 k\u00ebto jan\u00eb fjal\u00ebt q\u00eb Besarta Jashari thot\u00eb se i d\u00ebgjoi m\u00eb 7 mars 1998, kur, ende f\u00ebmij\u00eb, po q\u00ebndronte e strehuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e familjes s\u00eb saj n\u00eb Prekaz. Besarta Jashari \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nga t\u00eb mbijetuarat e sulmit t\u00eb forcave serbe ndaj familjes Jashari n\u00eb Prekaz. D\u00ebshmia e saj \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":194903,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1752,21],"tags":[],"class_list":["post-1263509","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-fokus","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1263509","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1263509"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1263509\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/194903"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1263509"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1263509"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1263509"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}