{"id":1263628,"date":"2026-09-05T12:45:42","date_gmt":"2026-09-05T10:45:42","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1263628"},"modified":"2026-09-05T12:45:42","modified_gmt":"2026-09-05T10:45:42","slug":"rel-ishulli-rus-mund-te-fshehe-sekrete-te-armeve-biologjike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/bote\/rel-ishulli-rus-mund-te-fshehe-sekrete-te-armeve-biologjike\/","title":{"rendered":"REL: Ishulli rus mund t\u00eb fsheh\u00eb sekrete t\u00eb arm\u00ebve biologjike"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nj\u00eb objekt shkencor n\u00eb nj\u00eb ishull t\u00eb izoluar, i cili \u00ebsht\u00eb i mbyllur p\u00ebr publikun, \u00ebsht\u00eb i lidhur me nj\u00eb institut q\u00eb \u00ebsht\u00eb akuzuar se zhvillon arm\u00eb biologjike p\u00ebr ushtrin\u00eb ruse, kan\u00eb zbuluar Sh\u00ebrbimi Rus i Radios Evropa e Lir\u00eb (REL) dhe Systema, nj\u00ebsia hulumtuese ruse e REL-it.<\/strong><\/p>\n<p>Ishujt n\u00eb rezervuarin e Vishnevolotskoje, n\u00eb rajonin Tver, n\u00eb veriper\u00ebndim t\u00eb Mosk\u00ebs, dikur ishin t\u00eb njohur n\u00eb mesin e banor\u00ebve vendas p\u00ebr peshkim dhe p\u00ebr mbledhjen e frutave t\u00eb egra. Pasi pjesa veriore e rezervuarit u shpall \u201cmonument natyror\u201d n\u00eb vitin 2023, qasja n\u00eb shum\u00eb prej tyre \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb ishullin Lisi, ku tani ndodhet Qendra e Fiziologjis\u00eb Eksperimentale \u2013 u kufizua.<\/p>\n<p>Systema dhe Sh\u00ebrbimi rus i REL-it erdh\u00ebn n\u00eb p\u00ebrfundim se drejtuesi i qendr\u00ebs, Vladimir Maksimov, \u00ebsht\u00eb ish-zyrtar i Institutit Qendror 48 t\u00eb K\u00ebrkimeve t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Rusis\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb instituti kryesor i vendit p\u00ebr zhvillimin e sistemeve mbrojt\u00ebse kund\u00ebr arm\u00ebve biologjike. Instituti u fut n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara n\u00eb vitin 2020, s\u00eb bashku me dy institute t\u00eb tjera ruse, n\u00ebn akuzat se vazhdonte programet p\u00ebr arm\u00eb biologjike dhe kimike.<\/p>\n<p>Ndaras, agjencia federale m\u00ebm\u00eb e qendr\u00ebs s\u00eb re n\u00eb ishullin Lisi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb hetimet p\u00ebr helmimin e politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny dhe ish-oficerit t\u00eb GRU-s\u00eb ruse Sergei Skripal, me nj\u00eb agjent nervor t\u00eb llojit Novi\u00e7ok.<\/p>\n<p><strong>\u201cNuk merremi me p\u00ebrhapjen e vdekjes\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Megjith\u00ebse n\u00eb dekadat e fundit ishte kryesisht e pap\u00ebrdorur nga Qeveria ruse, ishulli Lisi ka nj\u00eb histori t\u00eb pasur sa u p\u00ebrket k\u00ebrkimeve shkencore p\u00ebr s\u00ebmundje ngjit\u00ebse, q\u00eb i paraprin nd\u00ebrtimeve t\u00eb fundit t\u00eb shtetit atje.<\/p>\n<p>N\u00eb Rusin\u00eb Perandorake, aty ndodhej nj\u00eb laborator veterinar, nd\u00ebrsa gjat\u00eb sundimit t\u00eb Josef Stalinit n\u00eb Bashkimin Sovjetik, aty funksiononte nj\u00eb objekt p\u00ebr \u201ckryerjen e eksperimenteve akute q\u00eb p\u00ebrfshinin s\u00ebmundje ngjit\u00ebse t\u00eb kafsh\u00ebve bujq\u00ebsore\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb pranver\u00ebn e vitit 2021 \u2013 rreth nj\u00eb vit para pushtimit n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs nga Rusia \u2013 vendbanimi n\u00eb ishull u shnd\u00ebrrua n\u00eb Qendr\u00ebn e Fiziologjis\u00eb Eksperimentale, pjes\u00eb e Agjencis\u00eb Federale Mjek\u00ebsore-Biologjike t\u00eb Rusis\u00eb (FMBA), teksa aty nisi nd\u00ebrtimi i nj\u00eb prej komplekseve m\u00eb t\u00eb reja laboratorike k\u00ebrkimore n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtimi i Qendr\u00ebs s\u00eb Fiziologjis\u00eb Eksperimentale p\u00ebrfundoi n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 2025 dhe imazhet satelitore t\u00eb ishullit Lisi nga korriku i vitit 2026 tregojn\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb t\u00eb madhe \u2013 laboratorin \u2013 si dhe nj\u00eb park, ambiente banimi p\u00ebr personelin dhe mysafir\u00ebt, dhe nj\u00eb pist\u00eb p\u00ebr uljen e helikopter\u00ebve.<\/p>\n<p>Por, m\u00eb 21 gusht t\u00eb k\u00ebtij viti, agjencia e inteligjenc\u00ebs ushtarake t\u00eb Ukrain\u00ebs, HUR, pretendoi se Qendra e Fiziologjis\u00eb Eksperimentale po \u201ceksperimenton me viruse t\u00eb rrezikshme dhe patogjen\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb interes t\u00eb forcave t\u00eb armatosura [ruse]\u201d.<\/p>\n<p>Systema dhe Sh\u00ebrbimi Rus i REL-it, gjet\u00ebn nj\u00eb lidhje me forcat e armatosura ruse p\u00ebrmes drejtuesit t\u00eb qendr\u00ebs, Maksimov.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb drejtonte qendr\u00ebn n\u00eb ishullin Lisi, Maksimov p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb ishte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebrkime biologjike p\u00ebr ushtrin\u00eb ruse.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb punimet e tij t\u00eb publikuara, ai ishte kryesisht i specializuar n\u00eb viruse ekzotike dhe vdekjeprur\u00ebse t\u00eb etheve hemorragjike, si Ebola dhe Marburg. T\u00eb dy patogjen\u00ebt konsideroheshin n\u00eb Bashkimin Sovjetik si baza t\u00eb mundshme p\u00ebr zhvillimin e arm\u00ebve biologjike.<\/p>\n<p>\u201cEthet hemorragjike Ebola\u2026 sipas mendimit ton\u00eb, jan\u00eb nj\u00eb nga agjent\u00ebt m\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm p\u00ebr luft\u00eb biologjike\u201d, tha Maksimov n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb vitit 2004 p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjavshmen ruse Voyenno-Promyshlenniy Kuryer (Korrieri Ushtarak-Industrial).<\/p>\n<p>I p\u00ebrshkruar dikur si nj\u00eb \u201ckolonel i ri dhe ambicioz i sh\u00ebrbimit mjek\u00ebsor\u201d, Maksimov drejtoi nj\u00ebsitin ushtarake ruse 44026, Qendr\u00ebn e Virologjis\u00eb t\u00eb Institutit t\u00eb Mikrobiologjis\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes, nga viti 1999 deri m\u00eb 2006.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2008, nj\u00ebsiti 44026, n\u00eb qytetin Sergijev Posad, n\u00eb periferi t\u00eb Mosk\u00ebs, de facto u riem\u00ebrtua si Instituti Qendror 48 i K\u00ebrkimeve t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes s\u00eb Rusis\u00eb. Agjencit\u00eb per\u00ebndimore t\u00eb inteligjenc\u00ebs besojn\u00eb se aty jan\u00eb bashkuar disa nga ato q\u00eb mbet\u00ebn nga programi sovjetik p\u00ebr zhvillimin e arm\u00ebve biologjike.<\/p>\n<p>Maksimov vazhdoi t\u00eb punonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb objekt edhe n\u00eb vitin 2008, por duket se jo m\u00eb si drejtor.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb vitit 2005 p\u00ebr gazet\u00ebn Trud, Maksimov tha se q\u00ebllimi i qendr\u00ebs n\u00eb Sergijev Posad ishte mbrojt\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNdryshe nga ajo q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb na atribuohet, ne nuk merremi me \u2018p\u00ebrhapjen e vdekjes\u2019. Detyra jon\u00eb \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht e kund\u00ebrta \u2013 t\u00eb jemi n\u00eb gjendje ta luftojm\u00eb at\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Systema gjeti nj\u00eb kart\u00ebvizit\u00eb t\u00eb Maksimovit nga viti 2022 n\u00eb nj\u00eb faqe interneti t\u00eb ankandeve. Ai nuk iu p\u00ebrgjigj telefonatave dhe mesazheve t\u00eb d\u00ebrguara nga REL-i p\u00ebr koment.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024, Sh\u00ebrbimi rus i REL-it zbuloi se qendra n\u00eb Sergijev Posad gjithashtu kishte p\u00ebsuar nj\u00eb zgjerim t\u00eb madh q\u00eb kur presidenti rus, Vladimir Putin, nisi pushtimin n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p><strong>COVID-i si mbules\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Systema dhe Sh\u00ebrbimi rus i REL-it zbuluan se zgjerimi i objekteve k\u00ebrkimore t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb ishullin Lisi dhe n\u00eb Sergijev Posad kishte nisur n\u00eb fakt n\u00eb fund t\u00eb vitit 2021, disa muaj para pushtimit dhe n\u00eb drit\u00eb t\u00eb uljes s\u00eb intensitetit t\u00eb pandemis\u00eb globale t\u00eb COVID-19.<\/p>\n<p>Si Instituti Qendror 48 i K\u00ebrkimeve, ashtu edhe FMBA-ja, q\u00eb mbik\u00ebqyr objektin n\u00eb ishullin Lisi, ishin zyrtarisht t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb zhvillimin e vaksinave ruse kund\u00ebr COVID-19.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Milton Leitenberg, studiues n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Studime Nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb Siguris\u00eb n\u00eb Shkoll\u00ebn e Politikave Publike t\u00eb Universitetit t\u00eb Marilendit dhe ekspert p\u00ebr programin sovjetik t\u00eb arm\u00ebve biologjike, shprehu dyshime se zgjerimi i k\u00ebrkimeve ishte p\u00ebrgjigje e Mosk\u00ebs ndaj pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrputhja e datave mes reagimit t\u00eb sh\u00ebndetit publik t\u00eb Rusis\u00eb ndaj pandemis\u00eb s\u00eb COVID-19 dhe vendimit t\u00eb Putinit p\u00ebr t\u00eb pushtuar Ukrain\u00ebn \u00ebsht\u00eb, natyrisht, e v\u00ebrejtshme\u201d, i tha Leitenberg Systema-s dhe Sh\u00ebrbimit rus t\u00eb REL-it. \u201cMegjithat\u00eb, duke pasur parasysh se jo m\u00eb von\u00eb se mesi i vitit 2021, Putini kishte marr\u00eb vendimin p\u00ebr t\u00eb pushtuar Ukrain\u00ebn\u2026 zgjerimi i k\u00ebrkimeve ruse p\u00ebr arm\u00ebt biologjike, si dhe p\u00ebrfshirja e laborator\u00ebve t\u00eb rinj, si ai n\u00eb ishullin Lisi, duhet t\u00eb shihet n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst\u201d.<\/p>\n<p>Teksa roli q\u00eb Rusia mund t\u00eb ket\u00eb synuar t\u2019u jepte arm\u00ebve biologjike n\u00eb luft\u00eb \u201cmbetet mister\u201d, ai tha se puna zhvillimore mund t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb at\u00eb q\u00eb e quajti \u201cnj\u00eb zgjerim oportunist\u201d t\u00eb veprimtaris\u00eb k\u00ebrkimore biologjike krahas sektor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb ushtarak\u00eb.<\/p>\n<p>Leitenberg tha se em\u00ebrimi i Maksimovit dhe i ish-zyrtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Institutit Qendror 48 t\u00eb K\u00ebrkimeve n\u00eb krye t\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Fiziologjis\u00eb Eksperimentale duket se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb argument i fort\u00eb se objekti i ri n\u00eb ishullin Lisi mund t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb zgjerim t\u00eb aktiviteteve ushtarake, pavar\u00ebsisht se FMBA-ja ka th\u00ebn\u00eb zyrtarisht se ka status civil.<\/p>\n<p>Vendndodhja e ishullit Lisi mund t\u00eb jet\u00eb gjithashtu dometh\u00ebn\u00ebse. N\u00eb periudh\u00ebn sovjetike, tha Leitenberg, vendosja e laboratorit n\u00eb nj\u00eb cop\u00eb toke t\u00eb izoluar n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb rezervuari sh\u00ebrbente si mas\u00eb sigurie \u2013 nj\u00eb shtres\u00eb shtes\u00eb mbrojtjeje p\u00ebr banor\u00ebt vendas n\u00eb rast se nj\u00eb patogjen i rreziksh\u00ebm do t\u00eb dilte nga laboratori.<\/p>\n<p>Ai kujtoi po ashtu se laboratori kryesor i testimit t\u00eb programit sovjetik t\u00eb arm\u00ebve biologjike n\u00eb ishullin Vozrozhdenija, n\u00eb Detin Aral, n\u00eb territorin q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb Uzbekistani i pavarur, ishte po ashtu i rrethuar nga uji n\u00eb t\u00eb gjitha an\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>\u201cForcat speciale mjek\u00ebsore\u201d<\/strong><\/p>\n<p>E krijuar n\u00eb vitin 2004, FMBA-ja merret me shum\u00eb prej sfidave t\u00eb pazakonta t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e sh\u00ebndetit publik. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, ajo ofron mb\u00ebshtetje mjek\u00ebsore p\u00ebr sportist\u00ebt dhe kozmonaut\u00ebt, si dhe p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb qytete t\u00eb mbyllura. Ajo gjithashtu reagon ndaj fatkeq\u00ebsive dhe aksidenteve industriale dhe merret me incidente radiologjike, kimike dhe biologjike.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2024, mbik\u00ebqyrja e agjencis\u00eb iu transferua nga Qeveria ruse drejtp\u00ebrdrejt Putinit, nj\u00eb vendim i p\u00ebrshkruar n\u00eb \u00c7arlament si \u201cvendimi i duhur\u201d q\u00eb \u201cdo t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb trajtimin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb natyr\u00ebs konfidenciale\u201d.<\/p>\n<p>Putini takohet rregullisht me zyrtar\u00ebt e FMBA-s\u00eb, m\u00eb s\u00eb fundi n\u00eb gusht, dhe m\u00eb par\u00eb i \u00ebsht\u00eb referuar agjencis\u00eb si \u201cforcat speciale mjek\u00ebsore\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb vitit 2020 p\u00ebr nj\u00eb version t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsuar t\u00eb Novi\u00e7okut, Systema zbuloi se nj\u00eb institut k\u00ebrkimor n\u00eb rajonin e Leningradit, n\u00ebn mbik\u00ebqyrjen e FMBA-s\u00eb, po prodhonte nj\u00eb s\u00ebr\u00eb suplementesh biologjike t\u00eb zhvilluara nga nj\u00eb qend\u00ebr shkencore e quajtur Signal.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb u zbulua se Signal kishte punuar me epibatidin\u00ebn, nj\u00eb helm i nxjerr\u00eb nga nj\u00eb bretkos\u00eb ekuadoriane, i cili, sipas nj\u00eb teorie kryesore, u p\u00ebrdor p\u00ebr helmimin e Navalnyt n\u00eb burgun n\u00eb Arktik, ku ai vdiq papritur n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2024.<\/p>\n<p>Zyrtarisht, Moska mohon se kryen k\u00ebrkime q\u00eb synojn\u00eb zhvillimin e arm\u00ebve biologjike dhe kimike, duke pretenduar se k\u00ebrkimet e saj kufizohen n\u00eb zhvillimin e mjeteve t\u00eb mbrojtjes nga p\u00ebrdorimi i tyre i mundsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, hetimi p\u00ebr helmimin e Navalnyt sugjeroi se Rusia vazhdoi pun\u00ebn p\u00ebr zhvillimin e arm\u00ebve t\u00eb tilla, n\u00eb shkelje t\u00eb konventave p\u00ebrkat\u00ebse nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb ajo kishte ratifikuar.\/REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb objekt shkencor n\u00eb nj\u00eb ishull t\u00eb izoluar, i cili \u00ebsht\u00eb i mbyllur p\u00ebr publikun, \u00ebsht\u00eb i lidhur me nj\u00eb institut q\u00eb \u00ebsht\u00eb akuzuar se zhvillon arm\u00eb biologjike p\u00ebr ushtrin\u00eb ruse, kan\u00eb zbuluar Sh\u00ebrbimi Rus i Radios Evropa e Lir\u00eb (REL) dhe Systema, nj\u00ebsia hulumtuese ruse e REL-it. Ishujt n\u00eb rezervuarin e Vishnevolotskoje, n\u00eb rajonin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":1263629,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[23],"tags":[],"class_list":["post-1263628","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1263628","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1263628"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1263628\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1263629"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1263628"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1263628"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1263628"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}