{"id":1265869,"date":"2026-09-11T22:16:42","date_gmt":"2026-09-11T20:16:42","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1265869"},"modified":"2026-09-11T22:16:42","modified_gmt":"2026-09-11T20:16:42","slug":"cfare-nenkuptojne-perparimet-e-hutheve-ne-jemen-per-luften-me-iranin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/bote\/cfare-nenkuptojne-perparimet-e-hutheve-ne-jemen-per-luften-me-iranin\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb n\u00ebnkuptojn\u00eb p\u00ebrparimet e huth\u00ebve n\u00eb Jemen p\u00ebr luft\u00ebn me Iranin"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kontrolli q\u00eb Irani kishte mbi Ngushtic\u00ebn e Hormuzit i dha atij nj\u00eb ndikim t\u00eb madh ndaj nj\u00eb vendi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm, si\u00e7 jan\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, p\u00ebr muaj me radh\u00eb. Por, ky kontroll po zbehet, edhe pse tregjet globale t\u00eb energjis\u00eb ende nuk e kan\u00eb pasqyruar k\u00ebt\u00eb ndryshim.<\/strong><\/p>\n<p>Tani, nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb e ngusht\u00eb e transportit global po shfaqet si nj\u00eb front i mundsh\u00ebm i konfliktit, qindra kilometra larg, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Gadishullit Arabik.<\/p>\n<p>Kapja e qytetit-port t\u00eb Detit t\u00eb Kuq, Mokha, nga huth\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrkrahin Iranin, si dhe p\u00ebrparimi i raportuar i tyre drejt Ngushtic\u00ebs Bab al-Mandab, i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb papritur Jemenit nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb re n\u00eb luft\u00ebn m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Koha e k\u00ebtyre zhvillimeve \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Arabin\u00eb Saudite.<\/p>\n<p>Meq\u00eb transporti detar p\u00ebrmes Hormuzit \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb, Riadi \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb te rrug\u00ebt p\u00ebrmes Detit t\u00eb Kuq p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar naft\u00ebn e tij drejt tregjeve globale. Eksportet detare saudite t\u00eb naft\u00ebs bruto p\u00ebrmes Bab al-Mandabit thuhet se ishin tet\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta nga marsi deri n\u00eb mesin e korrikut, krahasuar me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>Prania e huth\u00ebve pran\u00eb k\u00ebsaj ngushtice i ofron grupit, rrjedhimisht, nj\u00eb mjet mbase t\u00eb fuqish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar interesat saudite dhe i jep Iranit nj\u00eb burim tjet\u00ebr ndikimi mbi rrjedhat rajonale t\u00eb energjis\u00eb dhe transportin detar global.<\/p>\n<p>Kjo, s\u00eb bashku me sulmet e huth\u00ebve k\u00ebt\u00eb jav\u00eb ndaj infrastruktur\u00ebs energjetike saudite, \u201cka kontribuar n\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb naft\u00ebs, q\u00eb ka qen\u00eb synimi i Teheranit gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs\u201d, tha Hamidreza Azizi, analist i lart\u00eb p\u00ebr Iranin n\u00eb Grupin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Krizave, me seli n\u00eb Belgjik\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPrandaj, mund t\u00eb pritet q\u00eb k\u00ebto zhvillime ta nxisin edhe m\u00eb tej Teheranin t\u2019u p\u00ebrmbahet k\u00ebrkesave t\u00eb tij dhe t\u00eb mbaj\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim edhe m\u00eb sfidues ndaj Shteteve t\u00eb Bashkuara\u201d, tha ai p\u00ebr REL-in.<\/p>\n<p>Ringritja e huth\u00ebve nxjerr n\u00eb pah gjithashtu kufizimet e fushat\u00ebs amerikane kund\u00ebr grupit. Pavar\u00ebsisht jav\u00ebve t\u00eb t\u00ebra t\u00eb sulmeve ajrore intensive amerikane, t\u00eb cilat vitin e kaluar sh\u00ebnjestruan udh\u00ebheqjen, arm\u00ebt dhe infrastruktur\u00ebn ushtarake t\u00eb huth\u00ebve, grupi ka ruajtur kapacitetin p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb ofensiv\u00eb t\u00eb madhe tok\u00ebsore dhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar rrug\u00ebt kryesore detare.<\/p>\n<p>Por, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb domosdo se Teherani e urdh\u00ebroi ofensiv\u00ebn e huth\u00ebve.<\/p>\n<p>Huth\u00ebt jan\u00eb t\u00eb lidhur ngusht\u00eb me Iranin dhe kan\u00eb marr\u00eb prej tij arm\u00eb, trajnime, informacione t\u00eb inteligjenc\u00ebs dhe ndihm\u00eb teknike n\u00eb mas\u00eb t\u00eb gjer\u00eb. Personeli iranian gjithashtu, sipas raportimeve, ka ndihmuar n\u00eb drejtimin e operacioneve ushtarake t\u00eb huth\u00ebve. Por, paraqitja e grupit thjesht si nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues i Iranit rrezikon t\u00eb anashkaloj\u00eb at\u00eb q\u00eb e b\u00ebn gjendjen e tanishme kaq t\u00eb nd\u00ebrlikuar.<\/p>\n<p>\u201cGjithmon\u00eb e kam par\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e huth\u00ebve me Iranin si nj\u00eb partneritet strategjik dhe kjo \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb tani sesa m\u00eb par\u00eb\u201d, tha Azizi.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Huthi ka udh\u00ebheqjen, interesat, ideologjin\u00eb dhe llogaritjet e veta. Ajo u shfaq nga konfliktet politike dhe sektare t\u00eb vet\u00eb Jemenit shum\u00eb koh\u00eb para p\u00ebrballjes s\u00eb tanishme mes Iranit dhe Shteteve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>Grupi ka d\u00ebshmuar vazhdimisht se \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb marr\u00eb vendime n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur nga Teherani, edhe kur k\u00ebto vendime p\u00ebrfundimisht u sh\u00ebrbejn\u00eb interesave strategjike t\u00eb Iranit.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht mb\u00ebshtetjes iraniane nd\u00ebr vite, huth\u00ebt \u201ckan\u00eb ambiciet e tyre lokale dhe, gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, edhe rajonale, dhe e shohin veten si nj\u00eb fuqi rajonale\u201d, sipas Azizit.<\/p>\n<p>Rritja e pesh\u00ebs s\u00eb l\u00ebvizjes Huthi vjen n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Hezbollahu libanez, dikur nj\u00eb partner i fuqish\u00ebm i Iranit, ka p\u00ebsuar goditje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, nd\u00ebrsa Izraeli vazhdon ta \u00e7montoj\u00eb infrastruktur\u00ebn e tij n\u00eb jug t\u00eb Libanit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, p\u00ebrparimet e huth\u00ebve mund t\u00eb rrisin moralin e mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb Republik\u00ebs Islamike brenda Iranit, si dhe n\u00eb gjith\u00eb rrjetin e saj rajonal\u201d, argumentoi Azizi. \u201cAto mund t\u00eb ndihmojn\u00eb gjithashtu n\u00eb kompensimin e dob\u00ebsimit m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb rrjetit t\u00eb ndikimit t\u00eb Iranit n\u00eb rajon\u201d.<\/p>\n<p>Irani nuk ka patjet\u00ebr t\u00eb nevojshme t\u2019i kontrolloj\u00eb huth\u00ebt q\u00eb ata t\u00eb veprojn\u00eb si nj\u00eb burim i fuqish\u00ebm ndikimi p\u00ebr Teheranin. N\u00ebse huth\u00ebt konsolidojn\u00eb fitoret e tyre p\u00ebrgjat\u00eb bregdetit per\u00ebndimor t\u00eb Jemenit, Teherani mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga trysnia mbi Bab al-Mandabin pa pasur nevoj\u00eb t\u00eb mbyll\u00eb drejtp\u00ebrdrejt nj\u00eb tjet\u00ebr rrug\u00eb ujore nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>P\u00ebr huth\u00ebt, nd\u00ebrkoh\u00eb, lufta ofron mund\u00ebsit\u00eb e veta.<\/p>\n<p>R\u00ebnia e vij\u00ebs mbrojt\u00ebse t\u00eb qeveris\u00eb jemenase rreth Mokh\u00ebs i jep grupit nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb zgjeruar pozicionin e tij territorial dhe ushtarak n\u00eb bregdetin e Detit t\u00eb Kuq, nd\u00ebrsa forcon pozit\u00ebn e tij n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>\u00c7do k\u00ebrc\u00ebnim ndaj transportit detar mund t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht synimeve t\u00eb huth\u00ebve n\u00eb Jemen dhe p\u00ebrballjes m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb Iranit me Uashingtonin dhe partner\u00ebt e tij rajonal\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cFakti \u00ebsht\u00eb se, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, t\u00eb dyja pal\u00ebt shohin p\u00ebrfitim nga koordinimi dhe p\u00ebrshkall\u00ebzimi i nj\u00ebkohsh\u00ebm\u201d, tha Azizi.<\/p>\n<p>Ai shtoi se p\u00ebrparimet e huth\u00ebve e kursejn\u00eb Iranin nga nevoja p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrballje me Arabin\u00eb Saudite, nd\u00ebrsa nd\u00ebrprerja e transportit detar nga huth\u00ebt p\u00ebrmes Bab al-Mandabit dhe sulmet ndaj objekteve energjetike saudite \u201cnuk do t\u00eb kishin pasur t\u00eb nj\u00ebjtin ndikim q\u00eb kan\u00eb tani, n\u00ebse Ngushtica e Hormuzit nuk do t\u00eb ishte tashm\u00eb n\u00ebn presionin e Iranit\u201d.<\/p>\n<p>Kjo gjithashtu i vendos Arabin\u00eb Saudite dhe Shtetet e Bashkuara p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb zgjedhjeje t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrgjigje e madhe ushtarake mund ta shnd\u00ebrroj\u00eb Jemenin nga nj\u00eb konflikt paralel n\u00eb nj\u00eb teat\u00ebr aktiv t\u00eb luft\u00ebs me Iranin, duke nxitur potencialisht sulme t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb huth\u00ebve ndaj territorit dhe infrastruktur\u00ebs saudite.<\/p>\n<p>Por, lejimi i huth\u00ebve q\u00eb t\u00eb konsolidojn\u00eb pozicionin e tyre rrezikon t\u00eb l\u00ebr\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje armiq\u00ebsore ndaj Riadit n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme pran\u00eb nj\u00eb prej pikave kryesore t\u00eb ngushta detare n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Dilema \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e madhe sepse Shtetet e Bashkuara tashm\u00eb po p\u00ebrpiqen t\u00eb menaxhojn\u00eb nj\u00eb konflikt, pasojat ekonomike t\u00eb t\u00eb cilit shtrihen shum\u00eb p\u00ebrtej Lindjes s\u00eb Mesme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrprerjet n\u00eb furnizimin me naft\u00eb dhe n\u00eb transportin detar kan\u00eb rritur kostot e energjis\u00eb dhe transportit, duke k\u00ebrc\u00ebnuar t\u00eb nxisin inflacionin dhe t\u00eb shtojn\u00eb presionin mbi nj\u00eb ekonomi tashm\u00eb t\u00eb brisht\u00eb globale.<\/p>\n<p>R\u00ebnd\u00ebsia e zhvillimeve n\u00eb Jemen, pra, nuk q\u00ebndron thjesht n\u00eb faktin se huth\u00ebt kan\u00eb pushtuar nj\u00eb tjet\u00ebr qytet strategjik. R\u00ebnd\u00ebsia q\u00ebndron te fakti se lufta mund t\u00eb jet\u00eb duke krijuar nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb dyt\u00eb presioni detar n\u00eb nj\u00eb moment kur pika e par\u00eb, Ngushtica e Hormuzit, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb qendrore p\u00ebr ekonomin\u00eb globale.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kontrolli q\u00eb Irani kishte mbi Ngushtic\u00ebn e Hormuzit i dha atij nj\u00eb ndikim t\u00eb madh ndaj nj\u00eb vendi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm, si\u00e7 jan\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, p\u00ebr muaj me radh\u00eb. Por, ky kontroll po zbehet, edhe pse tregjet globale t\u00eb energjis\u00eb ende nuk e kan\u00eb pasqyruar k\u00ebt\u00eb ndryshim. Tani, nj\u00eb tjet\u00ebr pik\u00eb e ngusht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1265870,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[23],"tags":[],"class_list":["post-1265869","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1265869","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1265869"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1265869\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1265870"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1265869"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1265869"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1265869"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}