{"id":1267265,"date":"2026-09-16T12:54:16","date_gmt":"2026-09-16T10:54:16","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1267265"},"modified":"2026-09-16T12:54:33","modified_gmt":"2026-09-16T10:54:33","slug":"kur-agresori-shkruan-dosjen-ne-hage-dhe-viktima-fle-mbi-dafina-nga-fitorja-e-luftes-te-disfata-e-kujteses","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/kur-agresori-shkruan-dosjen-ne-hage-dhe-viktima-fle-mbi-dafina-nga-fitorja-e-luftes-te-disfata-e-kujteses\/","title":{"rendered":"Kur agresori shkruan dosjen n\u00eb Hag\u00eb dhe viktima fle mbi dafina: Nga fitorja e luft\u00ebs te disfata e kujtes\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ky shkrim q\u00ebndronte i p\u00ebrgatitur si draft n\u00eb kompjuterin tim prej disa dit\u00ebsh, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb refuzoja ta besoja se do t\u00eb m\u00eb duhej ta botoja n\u00eb k\u00ebt\u00eb version kaq t\u00eb zymt\u00eb. Fatkeq\u00ebsisht, d\u00ebnimi i sot\u00ebm i kat\u00ebr krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Hag\u00eb v\u00ebrtetoi edhe frik\u00ebn m\u00eb t\u00eb skajshme timen se drejt\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare kapitulloi para tendenciozitetit politik dhe revizionizmit historik. Shpresoja deri n\u00eb minut\u00ebn e fundit, q\u00eb arsyeja juridike, standardet universale t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs per\u00ebndimore dhe e v\u00ebrteta e pakontestueshme e nj\u00eb lufte mbijetese t\u00eb triumfonin mbi inxhinierin\u00eb politike. Porse, d\u00ebnimi i sot\u00ebm i t\u00eb kat\u00ebrtve; Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit; nga Dhomat e Specializuara n\u00eb Hag\u00eb i dha fund \u00e7do iluzioni. Ky vendim nuk sh\u00ebnon triumfin e drejt\u00ebsis\u00eb, por vulosjen p\u00ebrfundimtare t\u00eb nj\u00eb tendencioziteti t\u00eb thell\u00eb politik t\u00eb nj\u00eb mekanizmi q\u00eb lindi i shtremb\u00ebr, mbi premisa t\u00eb rreme, veproi n\u00eb kund\u00ebrshtim me standardet evropiane t\u00eb procesit gjyq\u00ebsor dhe p\u00ebrfundoi si nj\u00eb instrument revizionizmi historik.<\/strong><\/p>\n<p>Ky aktgjykim nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrufe n\u00eb qiell t\u00eb hapur, por finalja e paralajm\u00ebruar e nj\u00eb procesi q\u00eb q\u00ebndron mbi themelet e shkeljeve t\u00eb r\u00ebnda procedurale dhe kompromiseve gjeopolitike. P\u00ebr pothuajse gjasht\u00eb vjet me radh\u00eb, kat\u00ebr figurat qendrore t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs dhe shtetnd\u00ebrtimit t\u00eb saj u mbajt\u00ebn n\u00eb paraburgim pa nj\u00eb vendim t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, me gjyqin q\u00eb nisi vet\u00ebm dy vjet e gjysm\u00eb pas arrestimit. Kjo zvarritje shkat\u00ebrroi parimin themelor t\u00eb prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb dhe nenin 5(3) t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, duke e kthyer vet\u00eb procedur\u00ebn n\u00eb nd\u00ebshkim administrativ. Aq m\u00eb tep\u00ebr kur refuzimi i p\u00ebrs\u00ebritur i garancive t\u00eb ofruara nga shtete sovrane evropiane p\u00ebr lirim me kusht u b\u00eb mbi baza t\u00ebr\u00ebsisht abstrakte.<br \/>\nMegjithat\u00eb, skandali m\u00eb i madh i k\u00ebsaj gjykate q\u00ebndron te zanafilla e saj gjeopolitike. Gjykata Speciale nuk lindi nga ideali i drejt\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por si nj\u00eb operacion i mir\u00ebfillt\u00eb i diplomacis\u00eb dhe inteligjenc\u00ebs ruse, i ideuar dhe i udh\u00ebhequr nga Konstantin Kosachev, kryetar i Komisionit p\u00ebr Pun\u00eb t\u00eb Jashtme t\u00eb Dum\u00ebs ruse dhe kreu i delegacionit rus n\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs. Menj\u00ebher\u00eb pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 2008, ishte pik\u00ebrisht iniciativa zyrtare e Kosachevit ajo q\u00eb vuri n\u00eb l\u00ebvizje mekanizmin e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs, duke shfryt\u00ebzuar nj\u00eb mjedis institucional thell\u00ebsisht t\u00eb dep\u00ebrtuar nga lobimi dhe influenca ruse n\u00ebn drejtimin e Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Thorbj\u00f8rn Jagland, p\u00ebr ta delegjitimuar shtet\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe nd\u00ebrhyrjen e NATO-s.<\/p>\n<p>Kjo intrig\u00eb e Mosk\u00ebs u paketua p\u00ebrmes raportit fam\u00ebkeq t\u00eb Dick Marty-t dhe trillimeve makabre p\u00ebr &#8220;trafikim organesh&#8221; n\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn &#8220;Sht\u00ebpi e Verdh\u00eb&#8221;. Por goditja fatale Kosov\u00ebs nuk i erdhi nga Moska; i erdhi nga konjuktura e pam\u00ebshirshme e Uashingtonit. Administrata e Presidentit Barack Obama, e prirur t\u00eb siguronte me \u00e7do kusht marr\u00ebveshjen b\u00ebrthamore me Iranin (JCPOA) dhe t\u00eb shmangte p\u00ebrplasjet e drejtp\u00ebrdrejta me Rusin\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb, e p\u00ebrdori Kosov\u00ebn si monedh\u00eb shk\u00ebmbimi gjeopolitik. Prishtin\u00ebs iu vu thika n\u00eb fyt me nj\u00eb ultimatum t\u00eb eg\u00ebr: ose votoni vet\u00eb themelimin e Gjykat\u00ebs Speciale p\u00ebrmes ndryshimeve kushtetuese, ose Rusia do t\u00eb kaloj\u00eb nj\u00eb rezolut\u00eb n\u00ebn Kapitullin VII t\u00eb Kart\u00ebs s\u00eb OKB-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb tribunal nd\u00ebrkomb\u00ebtar ku SHBA nuk do t\u00eb vinte veton. Kosova u detyrua t\u00eb vet\u00ebgjykohej p\u00ebr llogari t\u00eb nj\u00eb pazari global mes fuqive t\u00eb m\u00ebdha. Dhe kur erdhi dita e ballafaqimit ligjor, e gjith\u00eb fabula mbi t\u00eb cil\u00ebn u shantazhua nj\u00eb komb i t\u00ebr\u00eb u avullua sepse n\u00eb aktakuz\u00ebn p\u00ebrfundimtare nuk mbeti asnj\u00eb germ\u00eb e vetme p\u00ebr trafikim organesh. N\u00eb vend t\u00eb saj, prokuroria ricikloi doktrin\u00ebn elastike t\u00eb &#8220;Nd\u00ebrmarrjes s\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt Kriminale&#8221; p\u00ebr t\u00eb kriminalizuar nj\u00eb l\u00ebvizje guerile, asimetrike dhe t\u00eb decentralizuar mbijetese. D\u00ebnimi i sot\u00ebm p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb rrezikshme p\u00ebr t\u00eb kriminalizuar vet\u00eb struktur\u00ebn e rezistenc\u00ebs \u00e7lirimtare dhe, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashmangshme, p\u00ebr t\u00eb njollosur legjitimitetin e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb NATO-s m\u00eb 1999 dhe doktrin\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb nd\u00ebrhyrjes humanitare.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, faji p\u00ebr k\u00ebt\u00eb katastrof\u00eb komb\u00ebtare nuk qendron vet\u00ebm n\u00eb Hag\u00eb e kryeqytetet per\u00ebndimore, por p\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb  edhe n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Tiran\u00eb. Ne u p\u00ebrball\u00ebm me nj\u00eb gjykat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare duke qen\u00eb nj\u00eb komb pa arkiv, pa memorie t\u00eb institucionalizuar, pa diplomaci publike dhe pa strategji shtet\u00ebrore, p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb agresori q\u00eb zbriti n\u00eb fush\u00ebn e betej\u00ebs juridike me nj\u00eb makineri t\u00eb mir\u00ebvajtur tridhjet\u00ebvje\u00e7are. Teksa n\u00eb Prishtin\u00eb e Tiran\u00eb historia trajtohej si folklor p\u00ebrvjetor\u00ebsh ose si municion p\u00ebr sherrin elektoral t\u00eb dit\u00ebs, Beogradi e ngriti doktrin\u00ebn e revizionizmit n\u00eb nivel t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare qysh me nisjen e shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Jugosllavis\u00eb. Q\u00eb n\u00eb vitin 1992, p\u00ebrmes nj\u00eb ligji t\u00eb posa\u00e7\u00ebm parlamentar, Serbia themeloi Muzeun shtet\u00ebror t\u00eb Viktimave t\u00eb Gjenocidit duke krijuar baz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb centralizuar k\u00ebrkimore p\u00ebr prodhimin e dosjeve me pesh\u00eb ligjore dhe politike.<\/p>\n<p>N\u00eb prapavij\u00eb t\u00eb k\u00ebtij aparati nuk q\u00ebndronin nisma amatore apo d\u00ebshira vullnetar\u00ebsh, por krejt infrastruktura shtet\u00ebrore: Arkivi Ushtarak i Forcave t\u00eb Armatosura Arkivi Shtet\u00ebror i Jugosllavis\u00eb, Instituti i Historis\u00eb Bashk\u00ebkohore, Akademia e Shkencave (SANU) dhe sh\u00ebrbimet inteligjente (DB, m\u00eb von\u00eb BIA). Kjo makineri p\u00ebrgatiti qysh n\u00eb vitet 1998\u20132000 &#8220;librat e bardh\u00eb&#8221; mbi t\u00eb ashtuquajturat krime t\u00eb separatizmit shqiptar, i p\u00ebrktheu n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb metodike n\u00eb anglisht dhe frengjisht, i shp\u00ebrndau n\u00eb bibliotekat kryesore akademike t\u00eb Per\u00ebndimit dhe ushqeu me dekada \u00e7do kanal nd\u00ebrkomb\u00ebtar (nga dosjet e Tribunalit t\u00eb ICTY-s\u00eb te raporti i Dick Marty-t dhe flet\u00ebt e Zyr\u00ebs s\u00eb Prokurorit t\u00eb Specializuar). Serbia financoi monografi shkencore, katedra k\u00ebrkimore dhe botime me recens\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke krijuar nj\u00eb monopol interpretues q\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje guerile mbijetese tentonte ta vishte me petkun e nj\u00eb sindikate t\u00eb dhunshme.<\/p>\n<p>Popujt me vet\u00ebdije shtet\u00ebrore e din\u00eb se kujtesa historike ruhet vet\u00ebm p\u00ebrmes institucionalizimit global. Armen\u00ebt kan\u00eb ngritur nj\u00eb rrjet arkivash, institutesh dhe katedrash universitare (si n\u00eb UCLA) nga Jerevani n\u00eb Uashington e Paris, duke regjistruar plot 327 memoriale n\u00eb 45 shtete. Ukrainasit e shnd\u00ebrruan tragjedin\u00eb e Holodomorit n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb njohur parlamentare nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebrmes muzeve komb\u00ebtare dhe konsorciumeve k\u00ebrkimore n\u00eb universitetet e Albert\u00ebs dhe Harvardit. Ngjash\u00ebm, Ruanda e ktheu kujtes\u00ebn e saj n\u00eb politik\u00eb zyrtare shtet\u00ebrore p\u00ebrmes qendrave studimore universitare, duke kulmuar me p\u00ebrfshirjen e kat\u00ebr memorialeve t\u00eb saj kryesore (Nyamata, Murambi, Gisozi dhe Bisesero) n\u00eb Trash\u00ebgimin\u00eb Bot\u00ebrore t\u00eb UNESCO-s.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt, nd\u00ebrkaq, vazhdojn\u00eb t\u00eb mb\u00ebshteten te bindja naive se e v\u00ebrteta historike do t\u00eb njihet vetvetiu. P\u00ebrball\u00eb organizimi intensiv shtet\u00ebror serbo-rus, bota shqiptare shfaqi nj\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb trondit\u00ebse institucionale. P\u00ebr nj\u00eb \u00e7erek shekulli, Kosova nuk arriti t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb arkiv t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb konsoliduar komb\u00ebtar sipas protokolleve shkencore nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Barra e dokumentimit t\u00eb viktimave dhe t\u00eb zhdukurve nuk u mor p\u00ebrsip\u00ebr nga shteti sovran, por iu delegua nj\u00eb organizate joqeveritare si Fondi p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Humanitare. Instituti publik p\u00ebr Hulumtimin e Krimeve t\u00eb Luft\u00ebs u mbyll pa lavdi me vendim administrativ n\u00eb vitin 2018 dhe mbeti i vdekur p\u00ebr pes\u00eb vjet me radh\u00eb, duke u ringjallur me ligj vet\u00ebm n\u00eb fund t\u00eb vitit 2023; pik\u00ebrisht pasi hetimet e Hag\u00ebs kishin p\u00ebrfunduar dhe dosjet e akuz\u00ebs ishin blinduar.<\/p>\n<p>D\u00ebshmit\u00eb u lan\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb sirtar\u00eb privat\u00eb, arkivat e brigadave u fsheh\u00ebn apo u asgj\u00ebsuan nga frika dhe mosbesimi, nd\u00ebrsa Tirana zyrtare nuk gjeti kurr\u00eb kuraj\u00ebn t\u00eb ngrinte nj\u00eb institut k\u00ebrkimor apo nj\u00eb pavijon t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm komb\u00ebtar p\u00ebr krimet e kryera ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb shekullin XX. N\u00eb k\u00ebt\u00eb asimetri dramatike, kat\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsit e U\u00c7K-s\u00eb zbrit\u00ebn n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit t\u00eb zhveshur nga mburoja e shtetit t\u00eb tyre: p\u00ebrball\u00eb prokuror\u00ebve q\u00eb lexonin dosjet e p\u00ebrpiluara me p\u00ebrpik\u00ebri nga arkivist\u00ebt e Beogradit, ata duhej t\u00eb rind\u00ebrtonin nga qelia e paraburgimit, me d\u00ebshmi individuale dhe memorie t\u00eb fragmentuar, realitetin e nj\u00eb lufte asimetrike q\u00eb shteti i tyre nuk u kujdes kurr\u00eb ta shkruante me gjuh\u00ebn q\u00eb kupton drejt\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Kosova d\u00ebshtoi t\u00eb nd\u00ebrtonte k\u00ebt\u00eb mbrojtje sepse u helmua nga autokannibalizmi i brendsh\u00ebm politik dhe drit\u00ebshkurt\u00ebsi strategjike. P\u00ebr nj\u00eb \u00e7erek shekulli, lufta \u00e7lirimtare nuk u trajtua si konsensus themeltar i shtet\u00ebsis\u00eb, por si fishekzjarr elektoral p\u00ebr pushtet ditor. Nj\u00eb pjes\u00eb e udh\u00ebheqjes e privatizoi merit\u00ebn \u00e7lirimtare, duke e p\u00ebrdorur sakrific\u00ebn komb\u00ebtare si mburoj\u00eb morale ndaj keqqeverisjes, korrupsionit dhe fryrjes s\u00eb listave t\u00eb veteran\u00ebve. Nga ana tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb thyer k\u00ebt\u00eb monopol pushteti, rival\u00ebt politik\u00eb ran\u00eb n\u00eb grack\u00ebn shkat\u00ebrruese t\u00eb demonizimit t\u00eb vet\u00eb U\u00c7K-s\u00eb: n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb godisnin korrupsionin administrativ, ata filluan t\u00eb portretizonin vet\u00eb l\u00ebvizjen \u00e7lirimtare si nj\u00eb nd\u00ebrmarrje kriminale, duke prodhuar dosje, akuza dhe d\u00ebshmi q\u00eb p\u00ebshp\u00ebriteshin n\u00eb zyrat e ambasador\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb. Krijimi i Gjykat\u00ebs Speciale u mir\u00ebprit n\u00eb heshtje nga segmente t\u00eb politik\u00ebs si nj\u00eb dhom\u00eb spastrimi e jashtme p\u00ebr t\u00eb hequr qafe rival\u00ebt q\u00eb nuk mposhteshin dot me vot\u00eb. Prokuror\u00ebt n\u00eb Hag\u00eb nuk kishin nevoj\u00eb t\u00eb lodheshin; atyre iu desh thjesht t\u00eb mblidhnin helmin q\u00eb elitat tona derdhnin mbi nj\u00ebra-tjetr\u00ebn n\u00eb Kuvend dhe n\u00eb studio televizive.<\/p>\n<p>Kjo miopi u plot\u00ebsua nga provincializmi cinik i Tiran\u00ebs zyrtare. P\u00ebr dekada me radh\u00eb, elita politike n\u00eb Shqip\u00ebri operoi me llogarin\u00eb se mosproblematizimi i s\u00eb shkuar\u00ebs shitet si pjekuri rajonale, duke tregtuar kujtes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb mb\u00ebshtetje politike afatshkurt\u00ebr nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. Shteti shqiptar projektoi me zell Muzeun &#8220;Besa&#8221; n\u00eb Vlor\u00eb kushtuar shp\u00ebtimit fisnik t\u00eb hebrenjve; nj\u00eb akt padyshim i ndritur q\u00eb meriton p\u00ebrkujtim, por q\u00eb ekspozon hipokrizin\u00eb ul\u00ebrit\u00ebse shtet\u00ebrore. Faktikisht Shqip\u00ebria investon aty ku del si shp\u00ebtimtare e lavd\u00ebruar nga bota, por refuzon t\u00eb ngrej\u00eb qoft\u00eb edhe nj\u00eb institut apo pavijon komb\u00ebtar p\u00ebr tragjedit\u00eb tona komb\u00ebtare. Shqip\u00ebria nuk ka as muze apo pavijon t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm q\u00eb t\u00eb trajtoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e shqiptar\u00ebve n\u00ebn Jugosllavi dhe Serbi; d\u00ebbimet e viteve 1877\u20131878, nga Nishi, masakrat e Luft\u00ebrave Ballkanike, kolonizimin, shk\u00ebmbimin e popullsis\u00eb jugore pas Marr\u00ebveshjes s\u00eb Lozan\u00ebs, reform\u00ebn agrare, spastrimin e Ccam\u00ebris\u00eb, shp\u00ebrnguljet drejt Turqis\u00eb, masakr\u00ebn e Tivarit, represionin e Rankoviqit, demonstratat e vitit 1981, heqjen e autonomis\u00eb dhe krimet e viteve 1998\u20131999. E gjith\u00eb kjo trash\u00ebgimi spastrimi shtet\u00ebror fshihet n\u00ebn rrogoz nga elita politike e Tiran\u00ebs, e cila ka zgjedhur vet\u00ebcensur\u00ebn nga frika se mos prish fasad\u00ebn e rreme t\u00eb stabilitetit rajonal dhe komoditetin diplomatik me fqinj\u00ebt.<\/p>\n<p>Ky kapitullim i kujtes\u00ebs i heq Kosov\u00ebs arm\u00ebn m\u00eb t\u00eb fuqishme strategjike n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. E kaluara e dhimbshme nuk duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb kurr\u00eb thjesht si nj\u00eb mburoj\u00eb reaktive n\u00ebp\u00ebr gjyqe; ajo duhet t\u00eb jet\u00eb themeli i ofensiv\u00ebs son\u00eb diplomatike. N\u00eb dialogun me Serbin\u00eb, heqja dor\u00eb nga nj\u00eb arkiv shtet\u00ebror i krimeve t\u00eb luft\u00ebs u dha hap\u00ebsir\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsve ta kthejn\u00eb procesin n\u00eb nj\u00eb barazi artificiale morale mes dy pal\u00ebve. Kujtesa e dokumentuar institucionalisht duhet t\u00eb rivendos\u00eb kusht\u00ebzimin politik; normalizimi nuk mund t\u00eb ekzistoj\u00eb pa njohjen e faj\u00ebsis\u00eb, pa d\u00ebmshp\u00ebrblimet e luft\u00ebs, pa zbardhjen e fatit t\u00eb t\u00eb pagjeturve dhe pa kthimin e fondeve e artefakteve t\u00eb grabitura nga Beogradi. Po ashtu, n\u00eb betej\u00ebn p\u00ebr njohje nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb OKB, K\u00ebshill t\u00eb Evrop\u00ebs e UNESCO, dokumentimi rigoroz i gjenocidit dhe spastrimit etnik mbetet argumenti thelb\u00ebsor ligjor p\u00ebr legjitimitetin e shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs si e drejt\u00eb e patjet\u00ebrsueshme p\u00ebr mbijetes\u00eb.<\/p>\n<p>Kritika ndaj k\u00ebtij aktgjykimi nuk buron nga ndonj\u00eb frym\u00eb antiamerikane apo refuzim i orientimit euroatlantik, dhe aq m\u00eb pak nga harresa e faktit historik se nd\u00ebrhyrja e NATO-s m\u00eb 1999 e shp\u00ebtoi popullin e Kosov\u00ebs nga shfarosja fizike. P\u00ebrkundrazi, kjo kritik\u00eb \u00ebsht\u00eb mbrojtja m\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb e vet\u00eb vlerave per\u00ebndimore. Drejt\u00ebsia e ushtruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb nuk mund t\u00eb funksionoj\u00eb me standarde t\u00eb deformuara selektiviteti, duke sakrifikuar proporcionalitetin, barazin\u00eb e pal\u00ebve dhe procesin e rregullt ligjor. Aleanca nuk k\u00ebrkon n\u00ebnshtrim t\u00eb verb\u00ebr, partneriteti nuk matet me konformiz\u00ebm provincial, nd\u00ebrsa mir\u00ebnjohja e thell\u00eb historike ndaj \u00e7lirimtar\u00ebve tan\u00eb nuk n\u00ebnkupton kurr\u00eb kapitulim t\u00eb gjykimit kritik apo heshtje p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb kompromisi cinik gjeopolitik.<\/p>\n<p>Mbi t\u00eb gjitha, n\u00eb procesin e integrimit euroatlantik, Kosova nuk duhet t\u00eb trokas\u00eb n\u00eb dyert e Bashkimit Evropian dhe t\u00eb NATO-s si nj\u00eb lyp\u00ebse e m\u00ebshir\u00ebs gjeopolitike. Pranimi i p\u00ebrshpejtuar i saj n\u00eb strukturat per\u00ebndimore nuk \u00ebsht\u00eb l\u00ebmosh\u00eb; ai p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shpagim t\u00eb vonuar moral dhe politik ndaj indiferenc\u00ebs, hezitimit dhe shpeshher\u00eb pjes\u00ebmarrjes direkte t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha n\u00eb tragjedin\u00eb historike shqiptare. Q\u00eb nga Kongresi i Berlinit m\u00eb 1878 dhe Konferenca e Londr\u00ebs m\u00eb 1913 (kur tokat shqiptare u cop\u00ebtuan p\u00ebr t\u00eb ngopur orekset e monarkive greko-sllave) e deri te vendosja e embargos absurde t\u00eb arm\u00ebve n\u00eb vitet \u201990 dhe tolerimi i gjat\u00eb i regjimit t\u00eb Millosheviqit, fati i Kosov\u00ebs u c\u00ebnua r\u00ebnd\u00eb nga kompromiset cinike evropiane. Integrimi n\u00eb BE dhe mbrojtja n\u00ebn \u00e7adr\u00ebn e NATO-s jan\u00eb akti i domosdosh\u00ebm i drejt\u00ebsis\u00eb restauruese p\u00ebr k\u00ebt\u00eb borxh historik q\u00eb Per\u00ebndimi ia ka k\u00ebtij populli, por kjo k\u00ebrkes\u00eb nuk mund t\u00eb ark\u00ebtohet diplomatikisht pa nj\u00eb arkiv rigoroz q\u00eb e shnd\u00ebrron kujtes\u00ebn nga vajtim folklorik n\u00eb argument gjeostrategjik.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb q\u00eb goditja ra, p\u00ebsimi duhet domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb na b\u00ebhet m\u00ebsim. Aktgjykimi i sot\u00ebm \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm vendimi i shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb; disfata b\u00ebhet e pakthyeshme vet\u00ebm n\u00ebse dor\u00ebzohemi para fatalizmit apo shp\u00ebrthejm\u00eb n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim folklorik. Shembulli se si vepron nj\u00eb shtet i pjekur p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb katastrofe t\u00eb till\u00eb juridike \u00ebsht\u00eb i shkruar qart\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Kroacis\u00eb. Kur m\u00eb 15 prill 2011 Tribunali i Hag\u00ebs d\u00ebnoi gjeneralin Ante Gotovina me 24 vjet burg dhe Mladen Marka\u010d me 18 vjet p\u00ebr nd\u00ebrmarrje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale gjat\u00eb Operacionit &#8220;Stuhia&#8221;, i gjith\u00eb kombi kroat u gjend n\u00eb nj\u00eb shok t\u00eb thell\u00eb moral. Por Kroacia nuk u mbyll n\u00eb vajtim dhe as nuk filloi t\u00eb g\u00eblltiste njollosjen e luft\u00ebs s\u00eb saj \u00e7lirimtare. P\u00ebrkundrazi, ai d\u00ebnim drastik sh\u00ebrbeu si alarmi suprem q\u00eb vuri n\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb gjith\u00eb makin\u00ebn shtet\u00ebrore, shkencore dhe diplomatike t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Midis prillit 2011 dhe n\u00ebntorit 2012, qeveria kroate, p\u00ebrmes Qendr\u00ebs Memoriale-Dokumentuese t\u00eb Luft\u00ebs p\u00ebr Atdheun, akademis\u00eb dhe institucioneve t\u00eb siguris\u00eb, nuk ushtroi presion politik mbi gjykat\u00ebn, por nd\u00ebrtoi nj\u00eb kund\u00ebrsulm madhor shkencor e ligjor p\u00ebr shkall\u00ebn e dyt\u00eb. Zagrebi pun\u00ebsoi jurist\u00ebt m\u00eb t\u00eb mpreht\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, mobilizoi ekspert\u00ebt kryesor\u00eb bot\u00ebror\u00eb t\u00eb artileris\u00eb dhe balistik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb analizuar \u00e7do predh\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb Knin, dhe solli d\u00ebshmi t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme dokumentare q\u00eb provonin se standardi i &#8220;margjin\u00ebs s\u00eb gabimit prej 200 metrash&#8221; i vendosur nga trupi gjykues ishte nj\u00eb absurditet ushtarak. M\u00eb 16 n\u00ebntor 2012, Dhoma e Apelit e ICTY-s\u00eb rr\u00ebzoi n\u00eb themel aktgjykimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, shpalli t\u00eb pafajsh\u00ebm t\u00eb dy gjeneral\u00ebt dhe fshiu p\u00ebrfundimisht etiket\u00ebn e nd\u00ebrmarrjes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale mbi lirin\u00eb kroate. Ai triumf nuk erdhi nga parullat patriotike n\u00eb sheshe, por sepse nj\u00eb shtet serioz e ktheu p\u00ebsimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim t\u00eb organizuar strategjik.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb rrug\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb model duhet t\u00eb ndjekin sot menj\u00ebher\u00eb Kosova dhe Shqip\u00ebria. Apeli n\u00eb Hag\u00eb nuk mund t\u2019u lihet n\u00eb kurriz vet\u00ebm avokat\u00ebve mbrojt\u00ebs dhe familjar\u00ebve t\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarve. Qeverit\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Tiran\u00eb, universitetet, Akademia e Shkencave dhe diaspora duhet t\u00eb braktisin \u00e7do mosmarr\u00ebveshje klanore dhe t\u00eb ngren\u00eb brenda jav\u00ebsh nj\u00eb Task-Forc\u00eb Nd\u00ebrshtet\u00ebrore Ligjore dhe Shkencore. Duhet t\u00eb hapen arkivat, t\u00eb pun\u00ebsohen ekspert\u00ebt m\u00eb me z\u00eb t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb dekonstruktohet pretendimi artificial i nj\u00eb komande t\u00eb ngurt\u00eb ushtarake me kontroll territori t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe t&#8217;i vihen p\u00ebrball\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb Apelit provat e pakontestueshme t\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizjeje guerile mbijetese. D\u00ebnimi i sot\u00ebm \u00ebsht\u00eb nj\u00eb goditje e r\u00ebnd\u00eb, por fitorja e vitit 1999 nuk mund t\u00eb zhb\u00ebhet me nj\u00eb vendim administrativ. N\u00ebse duam q\u00eb ky p\u00ebsim t\u00eb mos kthehet n\u00eb nj\u00eb damk\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme historike mbi lirin\u00eb e Kosov\u00ebs, sot duhet t\u00eb nis\u00eb mobilizimi yn\u00eb m\u00eb i madh institucional; koha e fjal\u00ebve shterp\u00eb dhe folklorizmave mbaroi, tani duhet t\u00eb flasin shtetet shqiptare me gjuh\u00ebn e shkenc\u00ebs, diplomacis\u00eb, ligjit dhe dinjitetit komb\u00ebtar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ky shkrim q\u00ebndronte i p\u00ebrgatitur si draft n\u00eb kompjuterin tim prej disa dit\u00ebsh, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb refuzoja ta besoja se do t\u00eb m\u00eb duhej ta botoja n\u00eb k\u00ebt\u00eb version kaq t\u00eb zymt\u00eb. Fatkeq\u00ebsisht, d\u00ebnimi i sot\u00ebm i kat\u00ebr krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Hag\u00eb v\u00ebrtetoi edhe frik\u00ebn m\u00eb t\u00eb skajshme timen se drejt\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare kapitulloi para tendenciozitetit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1160851,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-1267265","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1267265","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1267265"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1267265\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1160851"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1267265"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1267265"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1267265"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}