{"id":1267438,"date":"2026-09-16T18:32:05","date_gmt":"2026-09-16T16:32:05","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1267438"},"modified":"2026-09-16T20:35:18","modified_gmt":"2026-09-16T18:35:18","slug":"hapat-qe-ndermerren-per-apelimin-e-nje-vendimi-te-gjykates-speciale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/hapat-qe-ndermerren-per-apelimin-e-nje-vendimi-te-gjykates-speciale\/","title":{"rendered":"Hapat q\u00eb nd\u00ebrmerren p\u00ebr apelimin e nj\u00eb vendimi t\u00eb Gjykat\u00ebs Speciale"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ekipet mbrojt\u00ebse t\u00eb ish-epror\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb paralajm\u00ebruar se do t\u00eb apelojn\u00eb aktgjykimin d\u00ebnues t\u00eb shqiptuar nga trupi gjykues i Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Hag\u00eb m\u00eb 16 shtator.<\/strong><\/p>\n<p>Hashim Tha\u00e7i u d\u00ebnua me 25 vjet burgim p\u00ebr kat\u00ebr pika t\u00eb aktakuz\u00ebs p\u00ebr krime lufte, Jakup Krasniqi po ashtu u d\u00ebnua me 25 vjet burgim, nd\u00ebrkaq Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.<\/p>\n<p>T\u00eb kat\u00ebr ish-epror\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb u shpall\u00ebn penalisht p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr krime lufte q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb ndalimin e paligjsh\u00ebm ose arbitrar, trajtimin mizor, tortur\u00ebn dhe vrasjen e paligjshme. Gjat\u00eb aktgjykimit t\u00eb shqiptuar n\u00eb Hag\u00eb, trupi gjykues hodhi posht\u00eb akuzat e ZPS-s\u00eb p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Kat\u00ebrshja e U\u00c7K-s\u00eb gjendet n\u00eb paraburgim n\u00eb Hag\u00eb q\u00eb nga n\u00ebntori i vitit 2020.<\/p>\n<p>Vendimi i trupit gjykues mund t\u00eb apelohet nga pal\u00ebt e p\u00ebrfshira, nga mbrojtja e cila mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb rr\u00ebzimin e aktgjykimit n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi apo t\u00eb synojn\u00eb uljen e d\u00ebnimit p\u00ebr pika t\u00eb caktuara t\u00eb akuz\u00ebs, por edhe Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar q\u00eb mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ashp\u00ebrsim t\u00eb d\u00ebnimit.<\/p>\n<p>ZPS-ja mir\u00ebpriti vendimin d\u00ebnues dhe shtoi se do t\u00eb shqyrtoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb aktgjykimin, p\u00ebrfshir\u00eb edhe rr\u00ebzimin e pikave t\u00eb akuz\u00ebs q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n<h2>Cilat jan\u00eb procedurat q\u00eb pal\u00ebt ndjekin p\u00ebr apelim?<\/h2>\n<p>Sipas Rregullores s\u00eb Procedur\u00ebs dhe Provave, pal\u00ebt q\u00eb apelojn\u00eb vendimin e gjykat\u00ebs ose d\u00ebnimit, ose t\u00eb dyja s\u00eb bashku, duhet t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb at\u00eb q\u00eb quhet njoftimin p\u00ebr apel, ku parashtrohen arsyet e apelimit, 30 dit\u00eb nga shpallja e aktgjykimit.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, kryegjykat\u00ebsi i panelit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit &#8211; gjykat\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga tre an\u00ebtar\u00eb &#8211; mund t\u00eb caktoj\u00eb nj\u00eb prej gjykat\u00ebsve si gjykat\u00ebs raportues p\u00ebr procedur\u00ebn paraapeluese. Gjykat\u00ebsi raportues ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb marr\u00eb masat e nevojshme p\u00ebr aspektet procedurale, sikurse jan\u00eb l\u00ebshimi i vendimeve, urdhrave dhe udh\u00ebzimeve me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitet \u00e7\u00ebshtja p\u00ebr shqyrtim. Ai duhet q\u00eb rregullisht ta informoj\u00eb panelin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, ve\u00e7mas n\u00ebse ka kontestime lidhur me \u00e7\u00ebshtjet procedurale.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, brenda 21 dit\u00ebsh nga njoftimi p\u00ebr apel, kryegjykat\u00ebsi apo gjykat\u00ebsi raportues e th\u00ebrret nj\u00eb konferenc\u00eb ku ngrihen \u00e7\u00ebshtje rreth apelit.<\/p>\n<p>Pal\u00ebt q\u00eb parashtrojn\u00eb apel duhet t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb dosjen e apelit e cila p\u00ebrmban t\u00eb gjitha argumentet dhe burime t\u00eb tjera ligjore ku mb\u00ebshteten arsyet e apelimit. Kjo duhet t\u00eb dor\u00ebzohet brenda 60 dit\u00ebsh apo brenda 30 dit\u00ebsh nga njoftimi p\u00ebr apel, n\u00ebse \u00e7\u00ebshtja ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me d\u00ebnimin e shqiptuar.<\/p>\n<p>M\u00eb pas pal\u00ebt dor\u00ebzojn\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn dosje t\u00eb p\u00ebrgjigjes, ku paraqesin argumentet ligjore t\u00eb tyre. Afatet se kur dor\u00ebzohet kjo dallojn\u00eb: 30 dit\u00eb p\u00ebr argumentet dhe burimet ligjore dhe 15 dit\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr d\u00ebnimin nga paraqitja e dosjes. Kjo pasohet me dosjen e kund\u00ebrp\u00ebrgjigjes p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn afatet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shkurtra, 15 dhe 10 n\u00ebse ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me d\u00ebnimin.<\/p>\n<p>Pas gjith\u00eb k\u00ebtyre afateve, Gjykata e Apelit e cakton dat\u00ebn e nj\u00eb seance \u201cn\u00ebse \u00ebsht\u00eb e nevojshme\u201d, thuhet n\u00eb rregullore.<\/p>\n<p>Rregullorja parasheh q\u00eb pal\u00ebt mund t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb prova shtes\u00eb gjat\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb apelimit dhe n\u00ebse ato pranohen, pala tjet\u00ebr mund t\u00eb paraqes\u00eb kund\u00ebrprova.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vendimit, Paneli i Apelit shqyrton \u00e7do prov\u00eb shtes\u00eb t\u00eb pranuar, por edhe provat q\u00eb ve\u00e7se jan\u00eb pjes\u00eb e dokumentacionit.<\/p>\n<p>Sapo t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb parashtrimet nga pal\u00ebt, paneli i Apelit mblidhet dhe shqyrton \u00e7\u00ebshtjen dhe nxjerr aktgjykim p\u00ebr dokumentacionin e apelit dhe p\u00ebr \u00e7do prov\u00eb shtes\u00eb t\u00eb pranuar.<\/p>\n<p>Pra, Gjykata e Apelit mund t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb fuqi, t\u00eb zhb\u00ebj\u00eb ose t\u00eb ndryshoj\u00eb aktgjykimin e trupit gjykues apo t\u00eb mbahet rigjykim.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00ebse k\u00ebrkesa p\u00ebr apel b\u00ebhet vet\u00ebm nga personat e shpallur fajtor\u00eb, Gjykata e Apelit nuk mund t\u00eb shqiptoj\u00eb vendim m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb se shkalla e par\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi i apelit shqiptohet brenda 60 dit\u00ebsh nga parashtrimi i fundit i pal\u00ebve. Megjithat\u00eb, edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mund t\u00eb k\u00ebrkohet koh\u00eb shtes\u00eb, por jo m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb muaji dhe zgjatja e afatit duhet t\u00eb arsyetohet.<\/p>\n<p>Sipas Ligjit p\u00ebr Dhomat e Specializuara dhe Zyr\u00ebs s\u00eb Prokurorit t\u00eb Specializuar jan\u00eb tri arsye p\u00ebr t\u00eb cilat mund t\u00eb dor\u00ebzohen apele p\u00ebr vendime t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb: ndonj\u00eb gabim rreth ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje juridike q\u00eb e shfuqizon aktgjykimin, ndonj\u00eb gabimi faktik i cili ka shkaktuar d\u00ebshtimin e drejt\u00ebsis\u00eb ose ndonj\u00eb gabimi p\u00ebr sa i p\u00ebrket dh\u00ebnies s\u00eb d\u00ebnimit.<\/p>\n<p>N\u00ebse pal\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqura me vendimin e Apelit, \u00e7\u00ebshtja mund t\u00eb d\u00ebrgohet n\u00eb Gjykat\u00ebn Supreme dhe m\u00eb pas n\u00eb at\u00eb Kushtetuese t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p>Mbrojt\u00ebsit e ish-presidentit, Hashim Tha\u00e7i, than\u00eb se procesi i apelimit mund t\u00eb marr\u00eb vite koh\u00eb.<\/p>\n<h2>Vendimi i trupit gjykues<\/h2>\n<p>Pas 41 muajsh t\u00eb nisjes s\u00eb gjykimit, trupi gjykues gjeti fajtor\u00eb kat\u00ebr ish-epror\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb p\u00ebr krime lufte, por rr\u00ebzoi akuzat p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Sipas trupit gjykues, kat\u00ebrshja e U\u00c7K-s\u00eb, s\u00eb bashku me udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb, kishin p\u00ebr q\u00ebllim pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe vendosjen e kontrollit politik e institucional mbi nj\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Sipas gjykat\u00ebs, p\u00ebr realizimin e k\u00ebtyre objektivave, ata kishin nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt se disa persona q\u00eb konsideroheshin penges\u00eb p\u00ebr q\u00ebllimet e tyre duhej t\u00eb \u201csh\u00ebnjestroheshin\u201d, \u201celiminoheshin\u201d ose \u201cneutralizoheshin\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebta persona thuhet se p\u00ebrfshinin, nd\u00ebr t\u00eb tjera, an\u00ebtar\u00eb ose p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb forcave t\u00eb tjera politike dhe ushtarake, ve\u00e7an\u00ebrisht persona t\u00eb lidhur me Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (LDK) dhe Forcat e Armatosura t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (FARK), persona q\u00eb konsideroheshin t\u00eb lidhur me autoritetet serbe, si dhe pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb komuniteteve rome dhe serbe.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb shpalljes s\u00eb aktgjykimit, trupi gjykues tha se ky q\u00ebllim i p\u00ebrbashk\u00ebt ishte zbatuar p\u00ebrmes vrasjeve, arrestimeve dhe ndalimeve pa proces t\u00eb rregullt ligjor, si dhe keqtrajtimit fizik e psikologjik, frik\u00ebsimit dhe p\u00ebrdorimit t\u00eb asaj q\u00eb n\u00eb aktgjykim quhet \u201cluft\u00eb speciale\u201d.<\/p>\n<p>Trupi gjykues tha se ish-presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, ish-kryeparlamentar\u00ebt Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, kontribuuan n\u00eb zbatimin e k\u00ebtij q\u00ebllimi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e Tha\u00e7it, trupi gjykues tha se ai kishte luajtur rol ky\u00e7 n\u00eb formulimin dhe zbatimin e q\u00ebllimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, teksa konstatoi se kishte marr\u00eb pjes\u00eb edhe personalisht n\u00eb disa prej krimeve, duke p\u00ebrmendur rastin e Behajdin Allaqit.<\/p>\n<p>P\u00ebr Veselin, Gjykata Speciale p\u00ebrmendi pozit\u00ebn e tij si shef i Drejtoris\u00eb s\u00eb Zbulimit t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, organ q\u00eb, sipas konstatimeve t\u00eb trupit gjykues, kishte p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr identifikimin, v\u00ebzhgimin dhe neutralizimin e personave t\u00eb dyshuar si \u201ckolaboracionist\u00eb\u201d. Dhomat e Specializuara than\u00eb se ai nuk nd\u00ebrmori hapa p\u00ebr parandalimin, hetimin ose nd\u00ebshkimin e krimeve, megjith\u00ebse kishte dijeni p\u00ebr to.<\/p>\n<p>P\u00ebr Selimin, trupi gjykues konstatoi se ai kishte kontribut t\u00eb qen\u00ebsish\u00ebm n\u00eb zbatimin e q\u00ebllimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Gjykata theksoi se pozita e tij si inspektor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i U\u00c7K-s\u00eb i jepte m\u00eb pak pushtet mbi an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, krahasuar me disa prej t\u00eb akuzuarve t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr Krasniqin, q\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb luft\u00ebs kishte qen\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i U\u00c7K-s\u00eb dhe an\u00ebtar i Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, gjykata konstatoi se ai kishte p\u00ebrdorur pozit\u00ebn, rolin si udh\u00ebheq\u00ebs, pushtetin dhe statusin e tij p\u00ebr zbatimin e aspekteve kriminale t\u00eb q\u00ebllimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. \/<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/apel-vendime-shkalla-e-pare-gjykata-speciale\/33857609.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Radio Evropa e Lir\u00eb<\/a>\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ekipet mbrojt\u00ebse t\u00eb ish-epror\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb paralajm\u00ebruar se do t\u00eb apelojn\u00eb aktgjykimin d\u00ebnues t\u00eb shqiptuar nga trupi gjykues i Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Hag\u00eb m\u00eb 16 shtator. Hashim Tha\u00e7i u d\u00ebnua me 25 vjet burgim p\u00ebr kat\u00ebr pika t\u00eb aktakuz\u00ebs p\u00ebr krime lufte, Jakup Krasniqi po ashtu u d\u00ebnua [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":1267439,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,1752],"tags":[],"class_list":["post-1267438","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-fokus"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1267438","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1267438"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1267438\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1267439"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1267438"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1267438"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1267438"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}