{"id":1268056,"date":"2026-09-18T20:33:14","date_gmt":"2026-09-18T18:33:14","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1268056"},"modified":"2026-09-18T20:33:14","modified_gmt":"2026-09-18T18:33:14","slug":"anthropic-hyn-ne-laboratoret-biologjike-synon-qe-claude-te-drejtoje-robote-per-te-pershpejtuar-zhvillimin-e-barnave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/extra\/anthropic-hyn-ne-laboratoret-biologjike-synon-qe-claude-te-drejtoje-robote-per-te-pershpejtuar-zhvillimin-e-barnave\/","title":{"rendered":"Anthropic hyn n\u00eb laborator\u00ebt biologjik\u00eb, synon q\u00eb Claude t\u00eb drejtoj\u00eb robot\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar zhvillimin e barnave"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kompania amerikane e inteligjenc\u00ebs artificiale Anthropic ka ngritur n\u00eb heshtje nj\u00eb laborator biologjik n\u00eb zon\u00ebn e San Franciscos, duke kaluar nga eksperimentet dhe analizat vet\u00ebm n\u00eb kompjuter drejt pun\u00ebs fizike n\u00eb laborator dhe duke zgjeruar ambiciet e saj n\u00eb shkenc\u00ebn e barnave.<\/strong><\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb raportimi ekskluziv t\u00eb Reuters, kompania q\u00eb q\u00ebndron pas modelit t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale Claude synon t\u00eb eksploroj\u00eb edhe mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb AI t\u00eb drejtoj\u00eb sisteme robotike t\u00eb afta p\u00ebr t\u00eb kryer eksperimente shkencore me nd\u00ebrhyrje t\u00eb kufizuar njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Ekzistenc\u00ebn e t\u00eb ashtuquajturit \u201cwet lab\u201d, laborator ku kryhen eksperimente reale biologjike \u2013 e ka konfirmuar p\u00ebr Reuters drejtuesi i shkencave t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb Anthropic, Eric Kauderer-Abrams.<\/p>\n<p>Ai tha se, pavar\u00ebsisht p\u00ebrparimit t\u00eb simulimeve kompjuterike dhe inteligjenc\u00ebs artificiale, biologjia vazhdon t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb verifikim n\u00eb bot\u00ebn reale.<\/p>\n<p>\u201cNe besojm\u00eb se p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb biologji, testi p\u00ebrfundimtar \u00ebsht\u00eb ende, dhe do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb, puna reale n\u00eb laborator\u201d, tha Kauderer-Abrams.<\/p>\n<p>Anthropic po kryen nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb eksperimenteve n\u00eb objektet e veta dhe nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrmes partner\u00ebve t\u00eb jasht\u00ebm.<\/p>\n<p>Kompania ka sqaruar se laboratori i saj nuk \u00ebsht\u00eb krijuar posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr zbulimin e barnave, por l\u00ebvizja vjen n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Anthropic po shton ndjesh\u00ebm angazhimin n\u00eb shkencat e jet\u00ebs dhe ka b\u00ebr\u00eb publike ambicien p\u00ebr p\u00ebrdorimin e AI n\u00eb zhvillimin e trajtimeve t\u00eb reja.<\/p>\n<p><strong>Claude mund t\u00eb drejtoj\u00eb robot\u00ebt n\u00eb laborator<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb prej objektivave \u00ebsht\u00eb t\u00eb testohet se deri ku mund t\u00eb arrij\u00eb Claude n\u00eb drejtimin e pajisjeve robotike q\u00eb kryejn\u00eb eksperimente.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb burimi t\u00eb Reuters, Anthropic d\u00ebshiron q\u00eb AI t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t&#8217;u jap\u00eb udh\u00ebzime nj\u00ebsive robotike n\u00eb laborator, duke automatizuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb procesit shkencor me nd\u00ebrhyrje t\u00eb kufizuar t\u00eb njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kompania thekson se mbik\u00ebqyrja dhe p\u00ebrfshirja njer\u00ebzore vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr sigurin\u00eb.<\/p>\n<p>Kauderer-Abrams tha se industria \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb fazat shum\u00eb t\u00eb hershme t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb AI-s\u00eb p\u00ebr automatizimin e pun\u00ebs laboratorike, por potenciali p\u00ebr p\u00ebrshpejtimin e shum\u00eb proceseve \u00ebsht\u00eb i madh.<\/p>\n<p>N\u00eb praktik\u00eb, nj\u00eb sistem i till\u00eb mund t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl ku inteligjenca artificiale analizon t\u00eb dh\u00ebnat, propozon eksperimentin e ardhsh\u00ebm, udh\u00ebzon pajisjet laboratorike dhe m\u00eb pas analizon rezultatet e reja.<\/p>\n<p><strong>Synimi: barna p\u00ebr s\u00ebmundje q\u00eb konsiderohen shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t&#8217;u trajtuar<\/strong><\/p>\n<p>Anthropic beson se AI mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb zhvillimin e trajtimeve p\u00ebr s\u00ebmundje q\u00eb industria farmaceutike i ka konsideruar deri tani tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtira ose financiarisht joatraktive.<\/p>\n<p>Kompania ka folur m\u00eb par\u00eb p\u00ebr synimin q\u00eb t\u00eb zhvilloj\u00eb programe paraklinike n\u00eb fusha ku kompanit\u00eb tradicionale nuk shohin interes t\u00eb mjaftuesh\u00ebm ekonomik.<\/p>\n<p>Kauderer-Abrams beson se AI mund t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb k\u00ebrkimet edhe p\u00ebr s\u00ebmundje q\u00eb konsiderohen \u201cundruggable\u201d \u2013 pra gjendje p\u00ebr t\u00eb cilat ka qen\u00eb jasht\u00ebzakonisht e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjenden molekula efektive terapeutike.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej fushave ku teknologjia mund t\u00eb ndihmoj\u00eb \u00ebsht\u00eb zhvillimi i antitrupave bispecifik\u00eb dhe trispecifik\u00eb, molekula komplekse q\u00eb mund t\u00eb projektohen p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb disa pika t\u00eb nj\u00eb proteine ose qelize, apo kund\u00ebr disa objektivave nj\u00ebkoh\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Anthropic nuk ka treguar se cilat s\u00ebmundje konkrete po studion dhe as se sa larg kan\u00eb arritur programet e saj.<\/p>\n<p><strong>Nuk do t\u00eb kryej\u00eb prova klinike te njer\u00ebzit<\/strong><\/p>\n<p>Anthropic ka vendosur gjithashtu nj\u00eb kufi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ambiciet e saj.<\/p>\n<p>Kompania nuk planifikon, t\u00eb pakt\u00ebn tani p\u00ebr tani, t\u00eb zhvilloj\u00eb vet\u00eb prova klinike te njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se Anthropic synon t\u00eb p\u00ebrqendrohet kryesisht n\u00eb fazat e hershme t\u00eb k\u00ebrkimit dhe zhvillimit, p\u00ebrpara se nj\u00eb kandidat p\u00ebr ila\u00e7 t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb procesin shum\u00ebvje\u00e7ar t\u00eb testimit klinik.<\/p>\n<p>Kauderer-Abrams tha se kompania nuk synon t\u00eb konkurroj\u00eb drejtp\u00ebrdrejt me kompanit\u00eb farmaceutike dhe bioteknologjike q\u00eb e kan\u00eb biznes kryesor sjelljen e barnave n\u00eb treg.<\/p>\n<p>Ky dallim \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, pasi identifikimi i nj\u00eb molekule premtuese \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi. Shumica e kandidat\u00ebve p\u00ebr barna d\u00ebshtojn\u00eb gjat\u00eb testimeve p\u00ebr sigurin\u00eb dhe efikasitetin dhe mund t\u00eb duhen vite p\u00ebrpara se nj\u00eb terapi t\u00eb arrij\u00eb te pacient\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Shkencat e jet\u00ebs, nd\u00ebr investimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Anthropic<\/strong><\/p>\n<p>Anthropic po e shoq\u00ebron projektin me investime n\u00eb njer\u00ebz, teknologji dhe infrastruktur\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Kauderer-Abrams, shkencat e jet\u00ebs tashm\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb nga fushat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb investimeve t\u00eb kompanis\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket numrit t\u00eb punonj\u00ebsve dhe burimeve.<\/p>\n<p>Kompania ka k\u00ebrkuar ekspert\u00eb p\u00ebr operacionet laboratorike, prokurimin dhe karakterizimin e proteinave dhe acideve nukleike.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb prej shpalljeve t\u00eb saj p\u00ebr pun\u00ebsim, objektivi p\u00ebrshkruhej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ambicioze: p\u00ebrshpejtimi me dhjet\u00ebfish i progresit n\u00eb shkencat e jet\u00ebs.<\/p>\n<p>Anthropic ka prezantuar gjithashtu Claude Science, nd\u00ebrsa n\u00eb bordin e saj \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb edhe drejtori ekzekutiv i Novartis, Vas Narasimhan.<\/p>\n<p>Kompania ka bler\u00eb gjithashtu startup-in Coefficient Bio, nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb sipas raportimeve mediatike kishte vler\u00eb rreth 400 milion\u00eb dollar\u00eb n\u00eb aksione. Anthropic ka konfirmuar blerjen, por jo shum\u00ebn.<\/p>\n<p>Teknologjit\u00eb e saj tashm\u00eb p\u00ebrdoren nga kompani t\u00eb m\u00ebdha farmaceutike, p\u00ebrfshir\u00eb Genentech t\u00eb Roche, Bristol Myers Squibb dhe Novo Nordisk.<\/p>\n<p><strong>Ambicia p\u00ebr barna p\u00ebrplaset me frik\u00ebn nga rreziqet biologjike t\u00eb AI-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Zgjerimi n\u00eb biologji vjen n\u00eb nj\u00eb moment ve\u00e7an\u00ebrisht interesant p\u00ebr Anthropic.<\/p>\n<p>Vet\u00eb kompania ka paralajm\u00ebruar p\u00ebr rreziqet q\u00eb modelet gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb inteligjenc\u00ebs artificiale mund t\u00eb krijojn\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb ato t\u00eb keqp\u00ebrdoren p\u00ebr zhvillimin e arm\u00ebve biologjike.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Anthropic po p\u00ebrpiqet t\u00eb demonstroj\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb teknologjis\u00eb: potencialin e saj p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar zbulimet mjek\u00ebsore dhe zhvillimin e terapive.<\/p>\n<p>Kauderer-Abrams tha se kompania p\u00ebrpiqet t\u00eb balancoj\u00eb k\u00ebto dy dimensione \u2013 p\u00ebrmir\u00ebsimin e modeleve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ato t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb zhvillimin e barnave dhe, nj\u00ebkoh\u00ebsisht, vendosjen e kufizimeve p\u00ebr t\u00eb reduktuar rrezikun e keqp\u00ebrdorimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr drejtorin ekzekutiv t\u00eb Anthropic, Dario Amodei, k\u00ebrkimi mjek\u00ebsor ka edhe nj\u00eb dimension personal. Ai ka treguar se babai i tij kishte vdekur nga nj\u00eb s\u00ebmundje vet\u00ebm pak vite p\u00ebrpara se p\u00ebr at\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb gjendej nj\u00eb trajtim.<\/p>\n<p>Sipas Kauderer-Abrams, misioni i Anthropic \u00ebsht\u00eb zhvillimi i inteligjenc\u00ebs artificiale s\u00eb fuqishme n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb sjell p\u00ebrfitime p\u00ebr bot\u00ebn, nd\u00ebrsa kompania e sheh shkenc\u00ebn e jet\u00ebs si nj\u00eb nga fushat ku ky ndikim mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i madh.<\/p>\n<p>Laboratori i ri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga hapat e par\u00eb konkret\u00eb drejt k\u00ebtij vizioni: kalimi i Claude nga analizimi i biologjis\u00eb n\u00eb kompjuter drejt nd\u00ebrveprimit, p\u00ebrmes automatizimit dhe robotik\u00ebs, me eksperimentet biologjike n\u00eb bot\u00ebn reale.<\/p>\n<p>Por rezultatet jan\u00eb ende t\u00eb pasigurta. Edhe n\u00ebse AI arrin ta p\u00ebrshpejtoj\u00eb ndjesh\u00ebm faz\u00ebn e zbulimit t\u00eb molekulave, kandidat\u00ebt p\u00ebr barna duhet t\u00eb kalojn\u00eb proceset e gjata t\u00eb testimit paraklinik dhe klinik p\u00ebrpara se t\u00eb provohet se jan\u00eb t\u00eb sigurt dhe efektiv\u00eb te njer\u00ebzit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kompania amerikane e inteligjenc\u00ebs artificiale Anthropic ka ngritur n\u00eb heshtje nj\u00eb laborator biologjik n\u00eb zon\u00ebn e San Franciscos, duke kaluar nga eksperimentet dhe analizat vet\u00ebm n\u00eb kompjuter drejt pun\u00ebs fizike n\u00eb laborator dhe duke zgjeruar ambiciet e saj n\u00eb shkenc\u00ebn e barnave. Sipas nj\u00eb raportimi ekskluziv t\u00eb Reuters, kompania q\u00eb q\u00ebndron pas modelit t\u00eb inteligjenc\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":1268057,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[29,27],"tags":[],"class_list":["post-1268056","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-extra","category-tech"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1268056","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1268056"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1268056\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1268057"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1268056"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1268056"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1268056"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}