{"id":1268234,"date":"2026-09-19T16:46:34","date_gmt":"2026-09-19T14:46:34","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1268234"},"modified":"2026-09-19T16:47:04","modified_gmt":"2026-09-19T14:47:04","slug":"veteranet-pritet-te-protestojne-serish-javen-e-ardhshme-insistojne-ne-shkarkimin-e-gervalles","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/veteranet-pritet-te-protestojne-serish-javen-e-ardhshme-insistojne-ne-shkarkimin-e-gervalles\/","title":{"rendered":"Veteran\u00ebt pritet t\u00eb protestojn\u00eb s\u00ebrish jav\u00ebn e ardhshme, insistojn\u00eb n\u00eb shkarkimin e G\u00ebrvall\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Organizata e Veteran\u00ebve t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs pritet t\u00eb protestoj\u00eb s\u00ebrish jav\u00ebn e ardhshme, n\u00eb kund\u00ebrshtim me d\u00ebnimin e ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb nga Gjykata Speciale.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebnkryetari i OVL-U\u00c7K-s\u00eb, Gazmend Syla, ka th\u00ebn\u00eb se vendimi p\u00ebr protest\u00ebn e radh\u00ebs pritet t\u00eb merret n\u00eb mbledhjen e Kryesis\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn.<\/p>\n<p>Syla ka deklaruar se protestat mund t\u00eb zhvillohen edhe n\u00eb komunat ku OVL-U\u00c7K-ja ka deg\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb vazhdojm\u00eb me protesta. Besojm\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn do t\u00eb mblidhet Kryesia prap\u00eb. Edhe do t\u00eb marrim vendim p\u00ebr protest\u00ebn e radh\u00ebs. Po tash t\u2019ia shohim, ndoshta do t\u2019i nd\u00ebrrojm\u00eb idet\u00eb\u2026 Ka mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn vendosim me pas\u00eb protest\u00eb. Por kemi menduar me decentralizua protest\u00ebn. Ka mund\u00ebsi me realizua n\u00eb komuna ku i kemi deg\u00ebt tona q\u00eb funksionojn\u00eb atje\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Syla ka deklaruar se, n\u00ebse shteti e merr seriozisht mbrojtjen e ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb procesin e apelit, ai beson se ata do t\u00eb dalin fitimtar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKy d\u00ebnim \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb mbi baz\u00ebn e materialeve q\u00eb i ka d\u00ebrgu prokuroria e Serbis\u00eb, prokuroris\u00eb, Gjykat\u00ebs Speciale, gjykata i ka marr\u00eb p\u00ebr trajtim. Fare nuk ekzistojn\u00eb as ato far\u00eb shqyrtimet q\u00eb i thoshin, jan\u00eb t\u00eb pabaza krejt. Provoi me dy-tri raste n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb forme me manipulua me opinion, me th\u00ebn\u00eb, \u2018shihni, k\u00ebta jo\u2019, edhe nj\u00ebfar\u00eb forme provoj me th\u00ebn\u00eb, k\u00ebta jan\u00eb individ\u00eb, po jo U\u00c7K-ja\u2026 N\u00ebse shteti jon\u00eb e merr seriozisht, jemi t\u00eb bindur se n\u00eb apel do t\u00eb jemi fitimtar\u00eb dhe nuk kemi asnj\u00eb dilem\u00eb k\u00ebtu\u201d, deklaroi Syla.<\/p>\n<p>Ai ka k\u00ebrkuar nga deputet\u00ebt q\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb ligjin p\u00ebr Gjykat\u00ebn Speciale, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsohet monitorimi i procesit.<\/p>\n<p>\u201cNeve \u00e7ka k\u00ebrkojm\u00eb \u00ebsht\u00eb me pas\u00eb nj\u00eb lloj monitorimi t\u00eb procesit, \u00e7ka ka ndodhur dhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb deri n\u00eb apel. Ju e dini q\u00eb u b\u00eb nj\u00eb padrejt\u00ebsi shum\u00eb e madhe atje. Ju e dini q\u00eb krejt kjo prokurori, krejt kjo Gjykat\u00eb Speciale u furnizua me materiale prej prokuroris\u00eb serbe. Prandaj askush nuk pati mund\u00ebsi ndonj\u00ebher\u00eb me monitoru ve\u00e7 \u00e7ka po ndodh. Monitorim nuk do t\u00eb thot\u00eb nd\u00ebrhyrje. Monitorim \u00ebsht\u00eb me pa me \u00e7far\u00eb prova ti i ke d\u00ebnu njer\u00ebzit, ku i ke marr\u00eb ato prova, nga cili shtet\u2026 Me amandamentu ligjin, me i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi shtetit ton\u00eb me u interesu edhe me pas qasjen n\u00eb monitorim t\u00eb procesit qysh ka shkuar deri tash, sepse ne duhet. Apeli do t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb asaj \u00e7far\u00eb ka ndodhur tash, cilat shkelje kan\u00eb ndodhur, cilat prova nuk kan\u00eb qen\u00eb legjitime, se ka plot prova q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb legjitime fare\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Syla ka theksuar se veteran\u00ebt do t\u00eb insistojn\u00eb n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr shkarkimin e ministres s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Donika G\u00ebrvalla.<\/p>\n<p>Ai kritikoi heshtjen e saj p\u00ebr d\u00ebnimin e ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, derisa shtoi se e nj\u00ebjta ka d\u00ebrguar materiale kund\u00ebr tyre.<\/p>\n<p>\u201cNuk meriton ajo zonja me qen\u00eb pjes\u00eb e institucioneve tona, p\u00ebrkat\u00ebsisht ministre e Drejt\u00ebsis\u00eb, sepse pik\u00ebrisht ne e kemi me pas\u00eb pun\u00eb me Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb edhe te \u00e7\u00ebshtja e fondeve, po edhe te \u00e7\u00ebshtja e mbrojtjes. Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb e ka rolin m\u00eb t\u00eb kryesor n\u00eb qeverin\u00eb e Republik\u00ebs ton\u00eb. Prandaj, duke qen\u00eb ajo aty, ne e kemi dyshimet tona q\u00eb kjo ve\u00e7 sa ka me na pengu, e jo me na ndihmu\u2026 Deklaratat e saj, neve na kan\u00eb shtyr\u00eb me b\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb. Ajo edhe vet\u00eb e ka deklaru q\u00eb ka qen\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb, d\u00ebshmitare, ka d\u00ebrgu material atje, kund\u00ebr ish-krer\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, prandaj nuk i b\u00ebn nder vendit ton\u00eb, Kosov\u00ebs ton\u00eb, personaliteti i saj me qen\u00eb n\u00eb pozit\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse shtet\u00ebrore\u2026 Ne jemi t\u00eb bindur q\u00eb zoti Kurti e din q\u00eb jemi m\u00eb t\u00eb vendosur se kurr\u00eb n\u00eb k\u00ebto k\u00ebrkesa. Edhe po besojm\u00eb q\u00eb ka me reflektu zoti Kurti. Edhe po, ka pozita t\u00eb tjera p\u00ebr zonj\u00ebn G\u00ebrvalla kudo q\u00eb e vler\u00ebson ai, por jo n\u00eb k\u00ebt\u00eb dikaster, sepse \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ne dhe po besojm\u00eb q\u00eb ka me reflektu, sepse p\u00ebrndryshe nuk do t\u00eb ndalemi me protesta p\u00ebr k\u00ebto k\u00ebrkesa q\u00eb i kemi vendosur dje n\u00eb protest\u00ebn ton\u00eb. Po sigurisht q\u00eb po. S\u2019ndalemi ne veteran\u00ebt kur e japim fjal\u00ebn edhe e mbajm\u00eb\u201d, deklaroi ai p\u00ebr KosovaPress.<\/p>\n<p>Syla ka folur edhe p\u00ebr gjuh\u00ebn e ashp\u00ebr q\u00eb veteran\u00ebt p\u00ebrdorin ndaj kryeministrit Albin Kurti.<\/p>\n<p>Sipas tij, Kurti ka ndikuar n\u00eb nd\u00ebrprerjen e komunikimit mes OVL-U\u00c7K-s\u00eb dhe institucioneve t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr kritikat se OVL-U\u00c7K-ja mund t\u00eb jet\u00eb e ndikuar nga PDK-ja dhe Aleanca, Syla i ka mohuar k\u00ebto pretendime.<\/p>\n<p>Gjykata Speciale m\u00eb 16 shtator d\u00ebnoi me 81 vjet burg ish-krer\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb, Hashim Tha\u00e7in, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, p\u00ebr si\u00e7 \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb, krime lufte.<\/p>\n<p>Pas d\u00ebnimit, OVL-U\u00c7K ka organizuar protest\u00eb m\u00eb 18 shtator.\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Organizata e Veteran\u00ebve t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs pritet t\u00eb protestoj\u00eb s\u00ebrish jav\u00ebn e ardhshme, n\u00eb kund\u00ebrshtim me d\u00ebnimin e ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb nga Gjykata Speciale. N\u00ebnkryetari i OVL-U\u00c7K-s\u00eb, Gazmend Syla, ka th\u00ebn\u00eb se vendimi p\u00ebr protest\u00ebn e radh\u00ebs pritet t\u00eb merret n\u00eb mbledhjen e Kryesis\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn. Syla ka deklaruar se protestat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":1268235,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,1752],"tags":[],"class_list":["post-1268234","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-fokus"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1268234","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1268234"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1268234\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1268235"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1268234"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1268234"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1268234"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}