{"id":1268979,"date":"2026-09-22T16:00:19","date_gmt":"2026-09-22T14:00:19","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1268979"},"modified":"2026-09-22T17:03:45","modified_gmt":"2026-09-22T15:03:45","slug":"denimi-i-ish-krereve-te-uck-se-mustafa-fati-i-tyre-te-trajtohet-ne-bashkepunim-me-shba-e-be-behet-fjale-per-historine-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/denimi-i-ish-krereve-te-uck-se-mustafa-fati-i-tyre-te-trajtohet-ne-bashkepunim-me-shba-e-be-behet-fjale-per-historine-e-kosoves\/","title":{"rendered":"D\u00ebnimi i ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, Mustafa: Fati i tyre t\u00eb trajtohet n\u00eb bashk\u00ebpunim me SHBA e BE, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr historin\u00eb e Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ish-kryeministri i Kosov\u00ebs, Isa Mustafa, ka folur p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Hag\u00eb, duke vler\u00ebsuar se themelimi i tyre ishte rezultat i akuzave t\u00eb ngritura n\u00eb raportin e Dick Martyt dhe dokumentet e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>Pas vendimit t\u00eb 16 shtatorit ku Gjykata Speciale iu shqiptoi 81 vite burgim 4-shes n\u00eb Hage, ndaj Hashim Tha\u00e7it 25 vite burgim, Jakup Krasniqit 25 vite burgim, Kadri Veselit 18 vite burgim dhe ndaj Rexhep Selimit 13 vite burgim, reagime t\u00eb shumta pati n\u00eb publik si nga fytyrat publike, por edhe nga qytetar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr lajmi.net, ish-kryeministri Isa Mustafa ka rikujtuar rrethanat n\u00eb t\u00eb cilat Kosova vendosi t\u00eb themelonte Dhomat e Specializuara, duke theksuar se institucionet kosovare, sipas tij, kishin zgjedhur p\u00ebrballjen me drejt\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare duke pasur besim n\u00eb sistemet juridike per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>Mustafa \u00ebsht\u00eb ndalur ve\u00e7an\u00ebrisht te akuzat p\u00ebr trafikim t\u00eb organeve njer\u00ebzore, t\u00eb cilat i konsideron nd\u00ebr arsyet kryesore q\u00eb \u00e7uan n\u00eb krijimin e k\u00ebsaj gjykate. Ai ka th\u00ebn\u00eb se Kosova mund t\u00eb mos e themelonte at\u00eb, por se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kishte marr\u00eb paralajm\u00ebrime nga partner\u00ebt strategjik\u00eb se, n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb, nj\u00eb mekaniz\u00ebm i till\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb krijohej nga Kombet e Bashkuara.<\/p>\n<p>\u201cDhomat e Specializuara n\u00eb Hag\u00eb jan\u00eb themeluar si pasoj\u00eb e akuzave morbide p\u00ebr trafikim t\u00eb organeve njer\u00ebzore, t\u00eb p\u00ebrmbajtura n\u00eb raportin e Dick Martit dhe dokumentin e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs. Kosova e bindur se nuk q\u00ebndron as nj\u00ebra as tjetra e ka pranuar sfid\u00ebn e p\u00ebrballjes me drejt\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Do t\u00eb mund t\u00eb mos e themelonte Gjykat\u00ebn speciale, por n\u00eb at\u00eb koh\u00eb Kosov\u00ebs iu t\u00ebrhoq v\u00ebrejtja nga partner\u00ebt e saj strategjik, se n\u00ebse ajo nuk e themelon k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb, at\u00ebher\u00eb do ta themelojn\u00eb Kombet e Bashkuara\u201d, tha Mustafa p\u00ebr lajmi.net<\/p>\n<p>Sipas Mustaf\u00ebs, vendimi p\u00ebr themelimin e Dhomave t\u00eb Specializuara duhet par\u00eb n\u00eb kontekstin e rrethanave t\u00eb asaj kohe dhe t\u00eb besimit q\u00eb Kosova kishte n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>\u201cVendimi i Kosov\u00ebs ka qen\u00eb i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe madhor , sepse kishte besim n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb per\u00ebndimore dhe jo n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb q\u00eb Rusia, Kina etj do ta ndanin p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb. \u00cbsht\u00eb e nevojshme q\u00eb edhe tani t\u00eb sillemi n\u00eb nivelin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb n\u00eb kontekstin e rrethanave dhe motiveve q\u00eb shkaktuan themelimin e saj. T\u00eb vler\u00ebsojm\u00eb se kan\u00eb r\u00ebn\u00eb posht\u00eb akuzat p\u00ebr trafikim t\u00eb organeve njer\u00ebzore dhe ato p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit, q\u00eb q\u00ebndronin si damk\u00eb e zez\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe U\u00c7K-n\u00eb\u201d, tregoi ai.<\/p>\n<p>Ai gjithashtu ka deklaruar se, n\u00eb rrethanat aktuale, \u00e7\u00ebshtja e Dhomave t\u00eb Specializuara duhet t\u00eb trajtohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb juridike dhe politike, pa u udh\u00ebhequr nga emocionet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, Mustafa ka k\u00ebrkuar bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7\u00ebshtja e Dhomave t\u00eb Specializuara meriton trajtim joemocional, juridik dhe politik. Fati i tyre duhet t\u00eb trajtohet dhe t\u00eb zgjidhet n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me institucionet e BE-s\u00eb dhe SHBA-ve. Njer\u00ebzit q\u00eb luftuan p\u00ebr lirin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs e tani t\u00eb gjykuar n\u00eb Hag\u00eb nuk mund t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb peng t\u00eb veprimeve t\u00eb pakoordinuara n\u00eb Kosov\u00eb, apo t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb vullnetit p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb udh\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, tha ish-kryeministri i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e deklarimit t\u00eb tij lidhet me ish-krer\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb q\u00eb po gjykohen n\u00eb Hag\u00eb. Mustafa ka p\u00ebrmendur Hashim Tha\u00e7in, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, duke argumentuar se institucionet e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb angazhohen p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ai e p\u00ebrshkruan si ndri\u00e7im t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe mbrojtje t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs rreth luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKonsideroj se aktualisht Kosova nuk ka \u00e7\u00ebshtje m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe m\u00eb t\u00eb madhe sesa betej\u00ebn p\u00ebr t\u00eb argumentuar se lufta \u00e7lirimtare ka qen\u00eb e drejt\u00eb, se drejtuesit e saj, z. Hashim Tha\u00e7i, Kadri Veseli, Jakup Krasniqu, Rexhep. Selimi, padrejt\u00ebsisht trajtohen si nd\u00ebrmarrje e p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale. Prandaj do duhej t\u00eb kap\u00ebrcehen situatat dhe \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb jan\u00eb larg m\u00eb t\u00eb vogla se k\u00ebto, jo t\u00eb pa r\u00ebnd\u00ebsishme, si\u00e7 jan\u00eb se a u konstituua Kuvendi n\u00eb koh\u00eb apo jasht\u00eb kohe, por t\u00eb mblidhen institucionet, t\u00eb veprojn\u00eb me sinergji dhe t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr ndri\u00e7imin e drejt\u00ebsis\u00eb. Sepse k\u00ebtu nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje fati i kat\u00ebr luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb liris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e kishin lidhur fatin e tyre t\u00eb vdesin p\u00ebr Kosov\u00ebn, por \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje fati i historis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ajo ka besuar\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Mustafa ka b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb subjektet politike n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb bashkohen rreth k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje dhe t\u00eb p\u00ebrdorin kapacitetet juridike e institucionale vendore, por edhe ekspertiz\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ai ka k\u00ebrkuar gjithashtu q\u00eb Qeveria t\u00eb siguroj\u00eb mb\u00ebshtetjen e nevojshme financiare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb angazhim.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Mustafa u \u00ebsht\u00eb referuar edhe protestave dhe reagimeve t\u00eb qytetar\u00ebve, duke k\u00ebrkuar q\u00eb institucionet ta marrin parasysh z\u00ebrin e tyre dhe t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb koordinuar.<\/p>\n<p>\u201cSubjektet politike t\u00eb b\u00ebhen bashk\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, t\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb t\u00ebr\u00eb kompetenc\u00ebn e brendshme t\u00eb dijes juridike dhe institucionale si dhe at\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare me p\u00ebrkrahje t\u00eb nevojshme financiare t\u00eb qeveris\u00eb. Ta d\u00ebgjojn\u00eb z\u00ebrin e mij\u00ebra qytetar\u00ebve q\u00eb k\u00ebto dit\u00eb po e shprehin q\u00ebndrimin e tyre\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se, Gjykata Speciale n\u00eb Hag\u00eb i gjeti fajtor\u00eb kat\u00ebr ish-krer\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb p\u00ebr kat\u00ebr nga dhjet\u00eb pikat e aktakuz\u00ebs, ato q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me krime lufte, nd\u00ebrsa akuzat p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit u rr\u00ebzuan.<\/p>\n<p>Isa Mustafa ishte i pranish\u00ebm n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs kur u votua Gjykata Speciale m\u00eb 3 gusht 2015, duke mbajtur pozit\u00ebn zyrtare t\u00eb Kryeministrit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ishte kryeministri Mustafa ai q\u00eb prezantoi dhe arsyetoi para deputet\u00ebve amendamentin kushtetues num\u00ebr 24, i cili i hapi rrug\u00eb themelimit t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb foltoren e Kuvendit, Mustafa u b\u00ebri thirrje publike deputet\u00ebve q\u00eb ta votonin k\u00ebt\u00eb ndryshim, duke argumentuar se Kosova duhet t\u00eb p\u00ebrmbushte k\u00ebt\u00eb detyrim nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb shmangur nd\u00ebrhyrjen e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kryeministri i Kosov\u00ebs, Isa Mustafa, ka folur p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Hag\u00eb, duke vler\u00ebsuar se themelimi i tyre ishte rezultat i akuzave t\u00eb ngritura n\u00eb raportin e Dick Martyt dhe dokumentet e K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs. Pas vendimit t\u00eb 16 shtatorit ku Gjykata Speciale iu shqiptoi 81 vite burgim 4-shes n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":610012,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1752,21],"tags":[],"class_list":["post-1268979","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-fokus","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1268979","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1268979"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1268979\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/610012"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1268979"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1268979"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1268979"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}