{"id":1269153,"date":"2026-09-23T08:51:47","date_gmt":"2026-09-23T06:51:47","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1269153"},"modified":"2026-09-23T20:39:31","modified_gmt":"2026-09-23T18:39:31","slug":"nga-masa-per-arrest-shtepiak-te-dorezimi-ne-pikekalimin-kufitar-ne-morine-krejt-cka-rreth-rastit-te-vlora-hysenit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/nga-masa-per-arrest-shtepiak-te-dorezimi-ne-pikekalimin-kufitar-ne-morine-krejt-cka-rreth-rastit-te-vlora-hysenit\/","title":{"rendered":"Nga masa p\u00ebr arrest sht\u00ebpiak te dor\u00ebzimi n\u00eb pik\u00ebkalimin kufitar n\u00eb Morin\u00eb, krejt \u00e7ka rreth rastit t\u00eb Vlora Hysenit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Drejtoresha e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit, Vlora Hyseni tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb shkarkuar nga pozita dhe ndodhet n\u00eb mas\u00ebn e arrestit n\u00eb sht\u00ebpi, pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Struktur\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Anti-Korrupsion (SPAK).<\/strong><\/p>\n<p>SPAK-u ka njoftuar se Hyseni po hetohet p\u00ebr veprat penale \u201cp\u00ebrkrahja e autorit t\u00eb krimit\u201d dhe \u201czbulimi i akteve ose t\u00eb dh\u00ebnave sekrete\u201d.<\/p>\n<p>Masa ndaj saj u b\u00eb publike m\u00eb 22 shtator, nd\u00ebrsa Hyseni ndodhej n\u00eb Baku t\u00eb Azerbajxhanit p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb pune.<\/p>\n<p>Lidhur me rastin n\u00eb pyetje \u00ebsht\u00eb marr edhe ish drejtori i Policis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Ilir Proda.<\/p>\n<h2>\u00c7ka thuhet n\u00eb njoftimin zyrtar t\u00eb SPAK-ut?<\/h2>\n<p>Prokuroria e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se po kryhen hetime n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit penal nr. 20\/1 t\u00eb vitit 2025.<\/p>\n<p>SPAK ka dal\u00eb edhe me njoftim zyrtar, ku b\u00ebhet e ditur p\u00ebr mas\u00ebn e arrestit sht\u00ebpiak p\u00ebr Vlora Hysenin dhe fillimisht pezullimin nga ushtrimi i detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 67, dat\u00eb 21.9.2026 ka caktuar k\u00ebto masa sigurimi:<\/p>\n<p>\u201cArrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d dhe \u201cPezullim i ushtrimit t\u00eb nj\u00eb detyre a sh\u00ebrbimi publik\u201d, parashikuar nga nenet 237 dhe 242 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, ndaj shtetases V. H., me detyr\u00eb Drejtor i Sh\u00ebrbimit Informativ Shtet\u00ebror (SHSH), si person n\u00ebn hetim p\u00ebr veprat penale t\u00eb parashikuara nga nenet 320\/2 dhe 295\/a\/1 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>\u201cArrest n\u00eb burg\u201d, parashikuar nga neni 238 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale p\u00ebr shtetasin F.K., me detyr\u00eb \u201cP\u00ebrgjegj\u00ebs Sektori\u201d n\u00eb Institutin t\u00eb Policis\u00eb Shkencore, si person n\u00ebn hetim p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb parashikuar nga neni 295\/a\/1 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>\u201cArrest n\u00eb burg\u201d, parashikuar nga neni 238 i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale p\u00ebr shtetasin E.S., punonj\u00ebs i shoq\u00ebris\u00eb \u201cAgroturiz\u00ebm Kodra e Kuajve\u201d, si person n\u00ebn hetim p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb parashikuar nga neni 302\/2 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>Me vendimin nr. 618, dat\u00eb 20.9.2026, Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, ka lejuar kontrollin e banes\u00ebs dhe kontrollin personal t\u00eb shtetasit I.P., ish funksionar i lart\u00eb i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Me vendimin nr. 619, dat\u00eb 21.9.2026, Gjykata e Posa\u00e7me e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lejuar kontrollin e kompleksit t\u00eb vilave q\u00eb ndodhen n\u00eb adres\u00ebn; kryq\u00ebzimi i rrug\u00ebs \u201cDurr\u00ebsi n\u00eb Shekuj\u201d dhe rrug\u00ebs \u201cBajram Tusha\u201d, n\u00eb zon\u00ebn e Shkozet, Durr\u00ebs.<\/p>\n<h2>Rama e liroi nga detyra<\/h2>\n<p>Disa or\u00eb pas lajmit p\u00ebr Vlora Hysenin, kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, njoftoi se e ka liruar nga detyra shefen e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit (SHISH).<\/p>\n<p>Kjo pasi Prokuroria e Posa\u00e7me ka k\u00ebrkuar q\u00eb ajo t\u00eb pezullohet nga detyra dhe t\u00eb vendoset n\u00eb arrest sht\u00ebpiak.<\/p>\n<p>Masat e vendosura nga Prokuroria e Posa\u00e7me lidhen me nj\u00eb hetim p\u00ebr dosjen e Agjencis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit (AKSHI).<\/p>\n<p>Rama, q\u00eb gjendet n\u00eb Shtetet e Bashkuara ku po merr pjes\u00eb n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, tha se \u00ebsht\u00eb njoftuar lidhur me mas\u00ebn e arrestit sht\u00ebpiak q\u00eb SPAK-u ka nxjerr\u00eb p\u00ebr Hysenin dhe tha se pret q\u00eb \u00e7do dyshim i organit ndjek\u00ebs t\u00eb hetohet dhe t\u00eb zbardhet.<\/p>\n<p>&#8220;\u00c7dokush \u00ebsht\u00eb i pafajsh\u00ebm deri n\u00eb gjykimin p\u00ebrfundimtar po askush nuk \u00ebsht\u00eb mbi ligjin n\u00eb asnj\u00eb rast e p\u00ebr asnj\u00eb arsye, k\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb i jam fal\u00ebnderues Vlora Hysenit p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb si duhet n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb&#8221;, <a href=\"https:\/\/x.com\/ediramaal\/status\/2102389141434425492\">shkroi Rama<\/a>.<\/p>\n<p>Ai n\u00eb rrjetet sociale paralajm\u00ebroi se sapo t\u00eb kthehet nga SHBA-ja, n\u00eb konsultim me presidentin Bajram Begaj, do t\u00eb em\u00ebrohet kreu i ri i SHISH-it.<\/p>\n<h2>Presidenti Begaj dekretoi shkarkimin e Hysenit<\/h2>\n<p>Presidenti i Shqip\u00ebris\u00eb, Bajram Begaj, ka dekretuar shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e drejtoresh\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit (SHISH).<\/p>\n<p>Vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me propozim t\u00eb kryeministrit Edi Rama, nd\u00ebrsa vjen pasi Gjykata e Posa\u00e7me ka caktuar ndaj Hysenit mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201carrest me burg\u201d dhe pezullimin nga detyra.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-1269093\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/image-22.webp\" alt=\"\" width=\"700\" height=\"933\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/image-22.webp 700w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/image-22-225x300.webp 225w\" sizes=\"(max-width: 700px) 100vw, 700px\" \/><\/p>\n<h2>Vlora Hyseni iu dor\u00ebzua autoriteteve shqiptare n\u00eb kufi me Kosov\u00ebn<\/h2>\n<p>Disa or\u00eb pas lajmit t\u00eb b\u00ebr\u00eb publik, ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, i \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar autoriteteve shqiptare n\u00eb kufi me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb njoftimin zyrtar t\u00eb SPAK thuhet se Hyseni po hetohet p\u00ebr veprat penale \u201cp\u00ebrkrahje t\u00eb autorit t\u00eb krimit\u201d dhe \u201cnxjerrje t\u00eb sekretit hetimor\u201d.<\/p>\n<p>Vlora Hyseni ndodhej n\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb pune n\u00eb Baku t\u00eb Azerbajxhanit, ku merrte pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb me drejtues t\u00eb sh\u00ebrbimeve informative nga vende t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dosje, kontroll personal dhe n\u00eb banes\u00ebn e ish-drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Ilir Proda, n\u00ebn dyshimin se aty mund t\u00eb gjendeshin prova dhe fakte me interes p\u00ebr hetimin.<\/p>\n<p>Pas kontrollit, agjent\u00ebt e BKH shoq\u00ebruan Ilir Prod\u00ebn drejt SPAK ku ai u pyet p\u00ebr gati 3 or\u00eb. Ilir Proda ishte Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00eb Shqip\u00ebri, deri n\u00eb mars t\u00eb vitit 2026, ku u shkarkua pas incidenteve t\u00eb shkaktuara gjat\u00eb protestave.<\/p>\n<p>Por emrat e Hysenit dhe Prod\u00ebs nuk jan\u00eb t\u00eb vetmit q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aksion. SPAK ka ekzekutuar edhe masa sigurie ndaj disa personave t\u00eb tjer\u00eb, nd\u00ebrsa kontrollet jan\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb disa banesa dhe zyra.<\/p>\n<p>Mes personave t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pranga jan\u00eb vendosur Fatjon Kallu\u00e7in, me detyr\u00eb \u201cP\u00ebrgjegj\u00ebs Sektori\u201d n\u00eb Institutin t\u00eb Policis\u00eb Shkencore, p\u00ebr vepr\u00ebn penale zbulimit t\u00eb akteve ose t\u00eb dh\u00ebnave sekrete dhe Embro Sulejmanin pronar biznesi n\u00eb zon\u00ebn e Durr\u00ebsit p\u00ebr vepr\u00ebn p\u00ebrkrahje e autorit t\u00eb krimit.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb t\u00eb gjykat\u00ebs, personat ndaj t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb vendosur masa sigurie prezumohen t\u00eb pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<h2>Reagimet pas rastit t\u00eb Vlora Hysenit<\/h2>\n<p>Hera e par\u00eb n\u00eb histori q\u00eb nj\u00eb shefe e sh\u00ebrbimit sekret ishte n\u00eb funksion t\u00eb krimit. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb shprehur kreu i selis\u00eb blu Sali Berisha, pasi GJKKO vendosi mas\u00ebn e sigurimit arrest n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr Vlora Hysenin.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr mediat, Berisha theksoi se ka tradhtuar detyr\u00ebn e ligjin si edhe ka shkelur betimin, ligjin dhe sekretet e sh\u00ebrbimit ua ka dh\u00ebn\u00eb kriminel\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb histori keni lexuar, keni d\u00ebgjuar q\u00eb shefat e sh\u00ebrbimeve t\u00eb ken\u00eb punuar n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjet p\u00ebr diktator\u00eb, p\u00ebr agjenci t\u00eb tjera, por kjo \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb d\u00ebgjoni se shefja e sh\u00ebrbimit n\u00eb nj\u00eb vend ishte n\u00eb funksion dhe mb\u00ebshtetje t\u00eb krimit. Sot prokuroria ka l\u00ebshuar urdh\u00ebr arrest p\u00ebr Vlora Hysenin, shefen e sh\u00ebrbimit informativ komb\u00ebtar si bashk\u00ebpun\u00ebtore n\u00eb krim, si njeri q\u00eb ka shkelur betimin, ligjin dhe sekretet e sh\u00ebrbimit ua ka dh\u00ebn\u00eb kriminel\u00ebve. Nuk ka nivel m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt tradhtie ndaj detyr\u00ebs, ndaj ligjit se ky\u201d, deklaroi Berisha, teksa riktheu n\u00eb v\u00ebmendje edhe denoncimet p\u00ebr Vlora Hysenin q\u00eb nga vitit 2022 kur vendos n\u00eb krye t\u00eb k\u00ebtij institucioni.<\/p>\n<p>Edhe deputetja q\u00eb u largua nga Partia Socialiste e Shqip\u00ebris\u00eb, Marjana Ko\u00e7eku ka reaguar lidhur me mas\u00ebn e siguris\u00eb q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb shefes s\u00eb Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Vlora Hyseni.<\/p>\n<p>Ajo n\u00eb nj\u00eb postim n\u00eb platform\u00ebn X shkruan se \u201casgj\u00eb me emrin Vlor\u00eb nuk i ka mir\u00eb pun\u00ebt k\u00ebto dit\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cVlor\u00ebn e ka emnu Hashim Tha\u00e7i e ka shkarku Albin Kurti e ka emnu Edi Rama, e ka arrestu SPAKU. Asgja me emnin Vlor\u00eb nuk i ka pun\u00ebt mir\u00eb k\u00ebto koh\u00eb\u201d, <a href=\"https:\/\/x.com\/MarianaKoceku1\/status\/2102317683576656238\">ka shkruar ajo<\/a>.<\/p>\n<p>Lidhur me rastin e Vlora Hysenit ka pasur reagime t\u00eb shumta.<\/p>\n<h2>Si u em\u00ebrua shefja e SHISH, Vlora Hyseni?<\/h2>\n<p>Vlora Hyseni ka nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e inteligjenc\u00ebs dhe siguris\u00eb. Ajo ka punuar p\u00ebr disa vite n\u00eb Agjencin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr Inteligjenc\u00eb (AKI), ku fillimisht ka mbajtur postin e drejtoresh\u00ebs s\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnieve me Jasht\u00eb dhe, prej vitit 2019, at\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsdrejtores.<\/p>\n<p>M\u00eb 30 qershor 2021, presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti mor\u00ebn vendimin p\u00ebr shkarkimin e Hysenit nga posti i z\u00ebvend\u00ebsdrejtores s\u00eb AKI-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb njoftimin e publikuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga Qeveria e Kosov\u00ebs nuk jepeshin detaje mbi arsyet e shkarkimit.<\/p>\n<p>Aty thuhej vet\u00ebm se vendimi ishte marr\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit p\u00ebr Agjencin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr Inteligjenc\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas njoftimit, vendimi e detyronte Hysenin t\u00eb dor\u00ebzonte t\u00eb gjitha mjetet dhe materialet q\u00eb kishte n\u00eb ngarkim, si dhe t\u00eb ruante informacionet e marra gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb informacionet e klasifikuara.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e at\u00ebhershme t\u00eb qeveris\u00eb theksohej gjithashtu se zbulimi apo mosruajtja e informacionit t\u00eb klasifikuar p\u00ebrb\u00ebnte vep\u00ebr penale dhe ishte e d\u00ebnueshme sipas ligjit.<\/p>\n<p>Pas largimit nga detyra, Hyseni u angazhua n\u00eb Shqip\u00ebri si k\u00ebshilltare e kryeministrit Edi Rama.<\/p>\n<p>M\u00eb 17 mars 2023, kryeministri Edi Rama propozoi Vlora Hysenin p\u00ebr drejtimin e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit. Em\u00ebrimi i saj u shoq\u00ebrua n\u00eb at\u00eb koh\u00eb me reagime dhe debate politike lidhur me t\u00eb kaluar\u00ebn e saj n\u00eb institucionet e inteligjenc\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 3 prill 2023, Presidenti Bajram Begaj dekretoi Hysenin n\u00eb krye t\u00eb SHISH-it, duke z\u00ebvend\u00ebsuar Helidon Bendon.<\/p>\n<p>Pas m\u00eb shum\u00eb se tre vitesh n\u00eb drejtimin e institucionit, Hyseni \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb n\u00ebn mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201carrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d dhe e pezulluar nga detyra, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve t\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>Hetimi vijon dhe pritet q\u00eb organet e drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb publike m\u00eb shum\u00eb detaje mbi rrethanat dhe provat e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtoresha e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit, Vlora Hyseni tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb shkarkuar nga pozita dhe ndodhet n\u00eb mas\u00ebn e arrestit n\u00eb sht\u00ebpi, pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Struktur\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me Anti-Korrupsion (SPAK). SPAK-u ka njoftuar se Hyseni po hetohet p\u00ebr veprat penale \u201cp\u00ebrkrahja e autorit t\u00eb krimit\u201d dhe \u201czbulimi i akteve ose t\u00eb dh\u00ebnave sekrete\u201d. Masa ndaj saj [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":1269154,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-1269153","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1269153","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1269153"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1269153\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1269154"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1269153"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1269153"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1269153"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}