{"id":1269324,"date":"2026-09-23T14:45:33","date_gmt":"2026-09-23T12:45:33","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1269324"},"modified":"2026-09-23T20:37:27","modified_gmt":"2026-09-23T18:37:27","slug":"ne-oren-0830-do-takohem-me-km-mesazhet-tjera-qe-vlora-hyseni-i-dergonte-ergys-agasit-sa-ishte-ne-arrati","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/ne-oren-0830-do-takohem-me-km-mesazhet-tjera-qe-vlora-hyseni-i-dergonte-ergys-agasit-sa-ishte-ne-arrati\/","title":{"rendered":"\u201cN\u00eb or\u00ebn 08:30 do takohem me KM\u201d, mesazhet tjera q\u00eb Vlora Hyseni i d\u00ebrgonte Ergys Agasit sa ishte n\u00eb arrati"},"content":{"rendered":"<p><strong>Mediat n\u00eb Shqip\u00ebri po publikojn\u00eb pjes\u00eb nga dosja hetimore p\u00ebr ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb caktuar masa e arrestit n\u00eb sht\u00ebpi.<\/strong><\/p>\n<p>Panorama Online ka publikuar mesazhe t\u00eb tjera q\u00eb Hyseni i kishte d\u00ebrguar Ergys Agasit.<\/p>\n<p>N\u00eb dosje del qart\u00eb se Vlora Hyseni komunikonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme me Ergys Agasin, tashm\u00eb i arrestuar. N\u00eb komunikime del qart\u00eb lidhja mes tyre, madje Hyseni i jep \u00e7do informacion Agasit edhe n\u00eb nivel qeveritar.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb episod ish drejtuesja e SHISH e informon Agasin se do t\u00eb takohet me kryeministrin Edi Rama, duke i th\u00ebn\u00eb se nuk do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Shtetasja Vlora Hyseni nga numri +3834967**** i d\u00ebrgon mesazhin \u201c\u00c7far\u00eb na bene o Zot\u201d.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, n\u00eb vijim t\u00eb komunikimeve, organi i akuz\u00ebs thot\u00eb se n\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb detyr\u00ebs, Vlora Hyseni, tregon se do te takohet me Kryeministrin:<\/p>\n<p>\u201cPo me presin me shku te km\u2026. Jo mo zem\u00ebr un\u00eb nje ore nuk rri me shume me at\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Me date 24.08 2026: \u201cNeser duhet ta takoj km ne 8:30\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb mesazhet vijuese shtetasja Vlora Hyseni, i jep informacion edhe p\u00ebr itinerarin, natyr\u00ebn e takimit dhe partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt do takohet.<\/p>\n<p>\u201cMe doli nj\u00eb takim urgjent\u2026 Me sauditet\u2026 Kthehem nes\u00ebr ne ks prape\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekjet e drejtueses s\u00eb SHISH Vlora Hyseni p\u00ebr t\u00eb ndihmuar personin n\u00ebn hetim Ergys Agasi edhe n\u00eb instanca t\u00eb tjera pasqyrohen edhe n\u00eb mesazhin e dat\u00ebs 19.08.2026 ku e informon se:<\/p>\n<p>\u201cSkenderi me thirri me u taku te h\u00ebn\u00ebn (Sk\u00ebnder Hita Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb)\u2026 Te shpresojm\u00eb qe ka porosit km\u2026\u201d, thuhet n\u00eb mesazhin q\u00eb Hyseni i d\u00ebrgon Agasit.<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00eb nga dosja hetimore<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb veprimeve hetimore ka rezultuar se m\u00eb dat\u00eb 20.07.2026, n\u00eb ambientet e \u201cEquos Resort\u201d Tiran\u00eb, u sekuestrua mjeti me targ\u00eb GG444AA, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasit Ergys Agasi. Brenda tij, me procesverbalin e dat\u00ebs 22.07.2026, u sekuestruan, nd\u00ebr t\u00eb tjera, 9 (n\u00ebnt\u00eb) printime me let\u00ebr formati t\u00eb madh, n\u00eb t\u00eb cilat paraqiten diagrama me t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb prodhuara nga Sherbimi Informativ i Shtetit. Gjat\u00eb seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore p\u00ebr verifikimin e kushteve t\u00eb zbatimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit, vet\u00eb Ergy Agasi ka pranuar se mjeti ishte i tij dhe se i kishte l\u00ebn\u00eb k\u00ebto sende me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i gjen\u0131n organet Prokuroris\u00eb se Posa\u00e7me.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 18.09.2026, e pyetur n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit me dijeni p\u00ebr vepr\u00ebn penale, shtetasja Vlora Hyseni ka pranuar komunikimin e vazhduesh\u00ebm me Ergys Agasin deri n\u00eb dit\u00ebn e arrestimit t\u00eb tij, ka deklaruar se ai i ka ofruar \u201cbashk\u00ebpunim\u201d, ka mohuar takime fizike apo faktin q\u00eb Agasi t\u00eb ket\u00eb siguruar informacione nga Sherbimi Informativ i Shtetit, dhe esht\u00eb zotuar t\u00eb kthej\u00eb p\u00ebrgjigje zyrtare, me shkres\u00eb t\u00eb klasifikuar, mbi origjin\u00ebn e diagrameve t\u00eb sekuestruara.<\/p>\n<p>Ashtu sikurse rezulton nga bisedat e m\u00ebsip\u00ebrme, shtetasi Ergys Agasi jo vet\u00ebm q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb rolin e \u201cbashk\u00ebpun\u00ebtorit\u201d por n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00ebsht\u00eb ai qe merr dhe dikton informacionin e marr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb duhet t\u00eb theksohet se komunikimi 1 Kreut t\u00eb SHISH, shtetases Vlora Hyseni, me personin n\u00ebn hetim Ergys Agas\u0131, deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebrkim nga drejt\u00ebsia, \u00ebsht\u00eb periodik (i p\u00ebrditsh\u00ebm) dhe i tejzgjatur n\u00eb koh\u00eb bisede duke p\u00ebrfshire jo vet\u00ebm telefonata t\u00eb thjeshta (vioce call) por dhe telefonata me video (video call) dhe d\u00ebrgim e marrje fotosh e videosh, gj\u00eb q\u00eb rr\u00ebzon alibin\u00eb e bashk\u00ebpun\u00ebtorit t\u00eb pretenduar nga deklar\u0131m\u0131 1 shtetases Hyseni. N\u00eb total, p\u00ebr periudh\u00ebn 28.06.2026 deri m\u00eb 26.08.2026 (data e arrestimit t\u00eb shtetasit Ergys Agasi) n\u00ebp\u00ebrmjet aplikacionit \u201cSignal\u201d, jan\u00eb regjistruar n\u00eb total thirrje (voice and video call); Thirrje hyr\u00ebse Vlora-Ergys (incoming call) 70 thirrje, thirrje dal\u00ebse Ergys- Vlora (outgoing call) 17, t\u00eb humbura (missed call) 28, thirrje pa p\u00ebrgjigje (unans\u00ebered calls- Ergys nuk i p\u00ebrgjigjet Vlor\u00ebs) 25, thirrje dhe thirrje t\u00eb refuzuara (declined calls)<\/p>\n<p>Ne lidhje me komunikimet nd\u00ebrmjet Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit, t\u00eb ruajtura n\u00eb funksionin BIOME t\u00eb aparatit telefonik t\u00eb shtetasit Ergys Agasi jan\u00eb t\u00eb ruajtura gjithsej 508 forma komunikimi (calls, voice, video calls, messages, chat messages) nd\u00ebrmjet k\u00ebtyre dy shtetasve p\u00ebr periudh\u00ebn e sip\u00ebr- cituar.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb ashtuquajturin bashk\u00ebpun\u00ebtor, Kreu i SHISH nuk ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni asnj\u00eb nga instancat qoft\u00eb dhe paralele apo brenda institucionit.<\/p>\n<p>Nga p\u00ebrmbajtja e komunikimeve mes tyre rezulton ekzistenca e nj\u00eb lidhjeje personale dhe e vazhdueshme, e cila ka vijuar edhe gjat\u00eb koh\u00ebs kur shtetasi Ergys Agasi ka qen\u00eb i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nga drejt\u00ebsia. N\u00eb disa prej komunikimeve, shtetasja Vlora Hyseni identifikohet drejtp\u00ebrdrejt me interesat e Ergys Agasit kundrejt organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb po e ndiqnin penalisht, duke p\u00ebrdorur shprehje si<\/p>\n<p>Krejt k\u00ebta njer\u00ebz q\u00eb na kan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00e7ka na kan\u00eb b\u00ebr\u00eb dua q\u00eb t\u00eb paguajn\u00eb.\u201d \u201cZem\u00ebr, thjesht duhet t\u00eb koncentrohemi te halli jot.\u201d<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjith\u00eb ne.\u201d<\/p>\n<p>\u201cDo p\u00ebrfundojm\u00eb keq, shpirt.\u201d<\/p>\n<p>K\u0113to komunikime, t\u00eb vler\u00ebsuara n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb dhe n\u00eb kronologjin\u00eb e tyre, tregojn\u00eb jo thjesht nj\u00eb lidhje personale, por identifikimin e shtetases Vlora Hyseni me q\u00ebndrimin dhe interesat e personit n\u00ebn hetim ndaj procedimit penal q\u00eb zhvillohej kund\u00ebr tij, si dhe gatishm\u00ebrin\u00eb e saj p\u00ebr t\u2019i q\u00ebndruar pran\u00eb e p\u00ebr ta ndihmuar gjat\u00eb kohes q\u00eb ai ishte n\u00eb k\u00ebrkim, duke v\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu n\u00eb dispozicion cil\u00ebsin\u00eb e saj zyrtare dhe kapacitetet institucionale qe drejton N\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb veprimi ajo shpreh jo vet\u00ebm solidaritet, por edhe gatishm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr ta ndihmuar. N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb mes tyre, para arrestimit s\u00eb shtetasit Ergys Agasi, ajo i Shkruan k\u00ebt\u00eb mesazh: \u201cZemer thjesht duhet te koncentrohemi te halli jot T\u00eb gjith\u00eb ne.<\/p>\n<p>Shtetasja Vlora Hyseni nga numri +3834967**** i dergon mesazhin \u201cCfare na bene o Zor\u201d. Po k\u00ebshtu n\u00eb vijim t\u00eb komunikimeve, n\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb detyr\u00ebs, Vlora Hyseni, tregon se do te takohet me Kryeministrin dhe sa koh\u00eb do rrij\u00eb tek ai \u201cPo me presin me shku te km\u2026. Jo mo zemer une nje ore nuk rri me shume me ate\u201d. Me date 24.08 2026 \u201cNeser duhet ta takoj km ne 830\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb mesazhet vijuese shtetasja Vlora Hyseni, i jep informacion edhe p\u00ebr itinerarin, natyr\u00ebn e takimit dhe partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb me t\u00eb cil\u00ebt do takohet; \u201cMe doli nje takim urgjent\u2026 Me sauditet\u2026 Kthehem neser ne ks prape\u201d. P\u00ebrpjekjet e drejtueses s\u00eb SHISH Vlora Hyseni p\u00ebr t\u00eb ndihmuar personin n\u00ebn hetim Ergys Agasi edhe n\u00eb instanca t\u00eb tjera pasqyrohen edhe n\u00eb mesazhin e dat\u00ebs 19.08.2026 ku e informon se: \u201cSkenderi me thirri me u taku te h\u00ebn\u00ebn (Sk\u00ebnder Hita Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb)\u2026 Te shpresojm\u00eb qe ka porosit km\u2026<\/p>\n<p>Solidarizimi me personin n\u00eb k\u00ebrkim Ergys Agasi pasqyrohet edhe n\u00eb mesazhet e dat\u00ebs 22.08.2026 ku Vlora Hyseni i shkruan: \u201cSa sh gjera na Kane bere ne. Te gjitha shpirt\u2026 O shpirt Kjo eshte nje situate qe do ja hedhim\u2026 Problemi eshte koha\u2026 Sa konsistenc kemi 72<\/p>\n<p>N\u00eb vijim t\u00eb komunikimeve, shtet\u00ebsja Vlora Hyseni ndan dhe informacion paraprak duke i shkruar personit n\u00ebn hetim Ergys Agasi, \u201cTaulant Balla kryetar kuvendi\u2026. Keshtu Jane infot\u2026 Bela me Taon shoku\u201d (n\u00ebnkuptohet deputeti Taulant Balla dhe deputetja Belinda Balluku).<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mediat n\u00eb Shqip\u00ebri po publikojn\u00eb pjes\u00eb nga dosja hetimore p\u00ebr ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb caktuar masa e arrestit n\u00eb sht\u00ebpi. Panorama Online ka publikuar mesazhe t\u00eb tjera q\u00eb Hyseni i kishte d\u00ebrguar Ergys Agasit. N\u00eb dosje del qart\u00eb se Vlora Hyseni komunikonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme me Ergys Agasin, tashm\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1269325,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-1269324","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1269324","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1269324"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1269324\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1269325"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1269324"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1269324"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1269324"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}