{"id":1269550,"date":"2026-09-24T09:11:54","date_gmt":"2026-09-24T07:11:54","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1269550"},"modified":"2026-09-24T09:11:54","modified_gmt":"2026-09-24T07:11:54","slug":"vlora-hyseni-sot-del-para-gjykates-rasti-i-saj-ngre-pikepyetje-per-sigurine-dhe-besimin-e-aleateve-te-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/vlora-hyseni-sot-del-para-gjykates-rasti-i-saj-ngre-pikepyetje-per-sigurine-dhe-besimin-e-aleateve-te-shqiperise\/","title":{"rendered":"Vlora Hyseni sot del para gjykat\u00ebs, rasti i saj ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr sigurin\u00eb dhe besimin e aleat\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ish-drejtoresha e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit (SHISH) n\u00eb Shqip\u00ebri, Vlora Hyseni, do t\u00eb dal\u00eb para gjykat\u00ebs t\u00eb enjten si e dyshuar p\u00ebr vepra si, zbulimi i t\u00eb dh\u00ebnave sekrete dhe \u201cp\u00ebrkrahja e autorit t\u00eb krimit\u201d, q\u00eb sipas ekspert\u00ebve t\u00eb siguris\u00eb, ngren\u00eb pik\u00ebpyetje p\u00ebr sigurin\u00eb institucionale dhe komb\u00ebtare t\u00eb vendit.<\/strong><\/p>\n<p>Hyseni u shkarkua t\u00eb mart\u00ebn nga detyra e shefes s\u00eb sh\u00ebrbimit sekret t\u00eb vendit dhe gjykata urdh\u00ebroi vendosjen e saj n\u00eb arrest sht\u00ebpiak, n\u00ebn dyshimin se ka nxjerr\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb klasifikuara, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb hetimi m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>Opozita e ka lidhur \u00e7\u00ebshtjen edhe me marr\u00ebdh\u00ebniet e Shqip\u00ebris\u00eb me NATO-n, nd\u00ebrsa ekspert\u00ebt paralajm\u00ebrojn\u00eb se, n\u00ebse do t\u00eb konfirmohej komprometimi i informacionit t\u00eb nj\u00eb aleati, mund t\u00eb rishikohet shkalla e besimit dhe mekanizmat e shk\u00ebmbimit t\u00eb informacionit.<\/p>\n<p>NATO-ja nuk deshi t\u00eb komentoj\u00eb p\u00ebr rastin kur u pyet nga <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/cfare-rrezikojne-sekretet-zbuloi-shefja-shish-shqiperi\/33863036.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Radio Evropa e Lir\u00eb<\/a> (REL).<\/p>\n<p>Holl\u00ebsi mbi t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb dyshohet se jan\u00eb zbuluar nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike.<\/p>\n<p>Por, sipas burimeve, t\u00eb dh\u00ebna sekrete dyshohet se i jan\u00eb dor\u00ebzuar Ergys Agasit, nj\u00eb prej biznesmen\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb hetimin n\u00eb lidhje me nj\u00eb rast korrupsioni n\u00eb Agjencin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit (AKSHI), ku po hetohen dyshime p\u00ebr veprimtari kriminale dhe manipulim t\u00eb procedurave t\u00eb prokurimit publik.<\/p>\n<p>Zyra e Posa\u00e7me e Prokuroris\u00eb, e njohur si SPAK, e ka hetuar prej koh\u00ebsh k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Shum\u00eb zyrtar\u00eb shtet\u00ebror\u00eb dhe biznesmen\u00eb jan\u00eb arrestuar ose po hetohen p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb parave publike n\u00eb AKSHI.<\/p>\n<h2>\u201cLegjitimiteti i SHISH-it si partner i besuesh\u00ebm, u cenua r\u00ebnd\u00eb\u201d<\/h2>\n<p>Ekspert\u00eb t\u00eb siguris\u00eb e cil\u00ebsojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjen potencialisht serioze p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare dhe mbrojtjen e rendit dhe siguris\u00eb publike t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Gerti Metani, ekspert p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb siguris\u00eb, thot\u00eb p\u00ebr REL-in se rreziku n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pozit\u00ebs s\u00eb drejtuesit t\u00eb sh\u00ebrbimit inteligjent, duke pasur parasysh qasjen q\u00eb g\u00ebzon n\u00eb informacione, burime, metoda operative dhe marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ndjeshme me sh\u00ebrbimet partnere.<\/p>\n<p>Sipas tij, r\u00ebnd\u00ebsia e informacionit t\u00eb klasifikuar lidhet edhe me faktin se ai dyshohet se \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb me persona n\u00ebn hetim, duke u mund\u00ebsuar atyre t\u00eb shmangin organet ligjzbatuese.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb incident i till\u00eb duhet t\u00eb trajtohet jo vet\u00ebm si \u00e7\u00ebshtje individuale penale, por edhe si incident i siguris\u00eb institucionale\u201d, thot\u00eb Metani.<\/p>\n<p>Ai n\u00ebnvizon se n\u00eb marr\u00ebveshjet p\u00ebr informacionin e klasifikuar parashikohen kufizime shum\u00eb t\u00eb qarta: informacioni p\u00ebrdoret p\u00ebr q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb, nuk i transmetohet pal\u00ebve t\u00eb treta pa autorizim dhe qasja kufizohet te personat q\u00eb kan\u00eb nivelin p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb lejes (certifikat\u00ebn e siguris\u00eb).<\/p>\n<p>Metani shton se, n\u00ebse do t\u00eb konfirmohej se informacioni i nj\u00eb aleati \u00ebsht\u00eb komprometuar nga pala shqiptare, pasoja kryesore nuk do t\u00eb ishte domosdo nd\u00ebrprerja e menj\u00ebhershme e bashk\u00ebpunimit.<\/p>\n<p>M\u00eb i mundsh\u00ebm \u2013 thekson ai \u2013 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rivler\u00ebsim i nivelit t\u00eb besimit dhe i mekanizmave t\u00eb shk\u00ebmbimit t\u00eb informacionit: kufizim i p\u00ebrkohsh\u00ebm i qasjes, ndryshim i kanaleve t\u00eb komunikimit, rishikim i autorizimeve dhe hetim i plot\u00eb i incidentit.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00eb NATO e trajton komprometimin e informacionit t\u00eb klasifikuar si \u00e7\u00ebshtje q\u00eb k\u00ebrkon raportim dhe hetim p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00ebse informacioni \u00ebsht\u00eb komprometuar dhe \u00e7far\u00eb masash korrigjuese duhen marr\u00eb. Megjithat\u00eb edhe me informacionet e deritanishme t\u00eb dosjes AKSHI, serioziteti dhe legjitimiteti q\u00eb SHISH t\u00eb shihet si partner i besuesh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb cenuar kat\u00ebr\u00e7ip\u00ebrisht\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, hetimi ndaj ish-shefes s\u00eb SHISH-it ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje besimin e partner\u00ebve dhe k\u00ebrkon masa p\u00ebr t\u00eb identifikuar d\u00ebmin e mundsh\u00ebm dhe p\u00ebr t\u00eb parandaluar p\u00ebrs\u00ebritjen e nj\u00eb incidenti t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Kryeministri Edi Rama, duke reaguar nga Nju Jorku, ku ndodhej p\u00ebr punimet e Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, tha se pret q\u00eb \u00e7do dyshim i ngritur nga SPAK-u t\u00eb \u201chetohet dhe zbardhet deri n\u00eb fund\u201d p\u00ebrmes nj\u00eb procesi t\u00eb pavarur gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Ai tha se Hyseni kishte marr\u00eb \u201cvler\u00ebsime t\u00eb vazhdueshme\u201d nga agjencit\u00eb partnere gjat\u00eb drejtimit t\u00eb SHISH-it, por theksoi se \u201c\u00e7dokush \u00ebsht\u00eb i pafajsh\u00ebm deri n\u00eb gjykimin p\u00ebrfundimtar\u201d dhe se \u201caskush nuk \u00ebsht\u00eb mbi ligjin\u201d.<\/p>\n<h2>Opozita k\u00ebrkon p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike<\/h2>\n<p>Opozita e ka akuzuar drejtp\u00ebrdrejt kryeministrin e vendit, Edi Rama, p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike lidhur me mas\u00ebn e siguris\u00eb ndaj Hysenit, duke e cil\u00ebsuar \u00e7\u00ebshtjen si ngjarje me pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Klevis Balliu, n\u00ebnkryetar i komisionin parlamentar p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Brendshme dhe Mbrojtjen, thot\u00eb p\u00ebr REL-in se hetimi ndaj drejtueses s\u00eb SHISH e \u201cka rr\u00ebzuar shtetin\u201d.<\/p>\n<p>\u201cRasti i Vlora Hysenit faktoi r\u00ebnien e siguris\u00eb komb\u00ebtare dhe, mbi t\u00eb gjitha, faktoi se sot, fatkeq\u00ebsisht, ne jetojm\u00eb n\u00eb narkoshtet. Vlora Hyseni, Ergys Agasi dhe Ilir Proda kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt Edi Ram\u00ebn. P\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb edhe individuale, e Ram\u00ebs, e Agasit dhe e Prod\u00ebs, dhe politike nj\u00ebkoh\u00ebsisht, sepse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me nj\u00eb plan politik p\u00ebr interesa monetare dhe elektorale\u201d, thot\u00eb Balliu.<\/p>\n<p>Deputeti opozitar demokrat shton se kryeministri Rama \u201cduhet t\u00eb ishte para drejt\u00ebsis\u00eb ose duhet t\u00eb jepte dor\u00ebheqjen\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSot ka r\u00ebn\u00eb \u00e7do struktur\u00eb. Parlamenti i ka ngritur k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje. Ne si opozit\u00eb kemi k\u00ebrkuar komision hetimor p\u00ebr AKSHI-n dhe un\u00eb e kam pyetur edhe zyrtarisht Vlora Hysenin p\u00ebr lidhjet me Agasin. K\u00ebtu ka r\u00ebn\u00eb shteti\u201d, shprehet ai.<\/p>\n<p>Masa e siguris\u00eb ndaj ish-drejtoresh\u00ebs s\u00eb SHISH ka ndezur debatin politik n\u00eb komisionet parlamentare.<\/p>\n<p>Opozita thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb cenuar siguria komb\u00ebtare, nd\u00ebrsa deputet\u00ebt e shumic\u00ebs deklarojn\u00eb se vendimi i SPAK-ut d\u00ebshmon funksionimin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Opozita e ka akuzuar me tone t\u00eb ashpra edhe presidentin Bajram Begaj, duke kund\u00ebrshtuar thirrjen e K\u00ebshillit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare dhe duke theksuar se institucionet shtet\u00ebrore jan\u00eb n\u00ebn ndikimin e pushtetit.<\/p>\n<p>Partia Demokratike, partia m\u00eb e madhe n\u00eb opozit\u00eb, ka njoftuar mbledhjen e Kryesis\u00eb pasditen e s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs, ku do t\u00eb vendos\u00eb mbi q\u00ebndrimin dhe hapat e m\u00ebtejsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Kryeministri Rama, n\u00eb reagimin e par\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje k\u00ebrkoi zbardhjen e saj, theksoi se \u201caskush nuk \u00ebsht\u00eb mbi ligjin\u201d dhe e shkarkoi Hysenin.<\/p>\n<h2>Nga AKI te SHISH, debati q\u00eb e shoq\u00ebroi Vlora Hysenin<\/h2>\n<p>Vlora Hyseni, e cila \u00ebsht\u00eb me prejardhje nga Kosova, kishte sh\u00ebrbyer si drejtuese e SHISH-it q\u00eb nga viti 2023.<\/p>\n<p>M\u00eb par\u00eb, ajo sh\u00ebrbeu si z\u00ebvend\u00ebsdrejtoresh\u00eb e inteligjenc\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, e njohur si AKI.<\/p>\n<p>Analisti politik, Mentor Kikia, thot\u00eb se fakti q\u00eb Hyseni ishte larguar nga nj\u00eb post i lart\u00eb n\u00eb Agjencin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr Inteligjenc\u00eb (AKI) duhej t\u00eb ishte marr\u00eb m\u00eb seriozisht n\u00eb konsiderat\u00eb gjat\u00eb procesit t\u00eb em\u00ebrimit t\u00eb saj n\u00eb krye t\u00eb SHISH-it.<\/p>\n<p>Ai kujton se em\u00ebrimi i saj u shoq\u00ebrua me debat politik dhe publik n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cKjo d\u00ebshmon ose nj\u00eb pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri t\u00eb autoriteteve shqiptare, Parlamentit, kryeministrit dhe presidentit, ose dyshimet se nga pas ka pasur nj\u00eb lobim t\u00eb fort\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb neglizhohen pengesat p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar zonj\u00ebn Hyseni n\u00eb karrigen e kreut t\u00eb SHISH\u201d, thot\u00eb Kikia.<\/p>\n<p>Eksperti i siguris\u00eb Metani thot\u00eb se mbetet p\u00ebr t\u2019u sqaruar edhe se \u00e7far\u00eb verifikimesh u kryen p\u00ebrpara em\u00ebrimit t\u00eb Hysenit n\u00eb krye t\u00eb SHISH-it.<\/p>\n<p>\u201cVerifikimi 360 grad\u00eb i propozimit t\u00eb kreut t\u00eb ministrave, \u00ebsht\u00eb detyrim kushtetues sepse drejtuesi i SHISH \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr autoritetet kryesore p\u00ebr mbrojtjen e atdheut\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kikia thot\u00eb se duhet t\u00eb b\u00ebhet dallim mes hetimit penal ndaj Hysenit dhe asaj q\u00eb, sipas tij, tashm\u00eb mund t\u00eb konsiderohet si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje m\u00eb e gjer\u00eb q\u00eb lidhet me funksionimin e SHISH-it.<\/p>\n<p>Sipas tij, hetimi penal duhet t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb n\u00ebse dhe si jan\u00eb shkelur ligjet, nd\u00ebrsa n\u00eb planin institucional duhet t\u00eb sqarohet se si informacioni sekret doli nga struktura e inteligjenc\u00ebs dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb u p\u00ebrdor.<\/p>\n<p>\u201cMe kaq sa jemi t\u00eb informuar, mund t\u00eb themi se shteti ka d\u00ebshmuar nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb inkriminimit q\u00eb kemi par\u00eb deri tani. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar, jo tronditur, besimi i publikut n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb te shteti i tyre, por edhe ai i partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb\u201d, thot\u00eb Kikia.<\/p>\n<p>Hyseni u shkarkua nga posti i z\u00ebvend\u00ebsdrejtoresh\u00ebs n\u00eb AKI m\u00eb 2021 nga presidentja e at\u00ebhershme e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs nuk dha holl\u00ebsi p\u00ebr arsyet e shkarkimit. N\u00eb komunikat\u00ebn e at\u00ebhershme, ajo tha se vendimi ishte mb\u00ebshtetur n\u00eb Ligjin p\u00ebr AKI-n\u00eb. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn komunikat\u00eb p\u00ebrmendej se \u201czbulimi ose mosruajtja e informacioneve t\u00eb klasifikuara\u201d p\u00ebrb\u00ebnte vep\u00ebr penale sipas legjislacionit n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, Hyseni u b\u00eb k\u00ebshilltare p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare e kryeministrit Edi Rama n\u00eb shtator 2021. N\u00eb vitin 2023, ajo u em\u00ebrua drejtuese e SHISH-it n\u00eb Shqip\u00ebri. Para dekretimit t\u00eb saj, opozita shqiptare i kishte k\u00ebrkuar presidentit Begaj t\u00eb merrte informacione p\u00ebr arsyet e shkarkimit t\u00eb saj nga AKI-ja.\/REL\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-drejtoresha e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit (SHISH) n\u00eb Shqip\u00ebri, Vlora Hyseni, do t\u00eb dal\u00eb para gjykat\u00ebs t\u00eb enjten si e dyshuar p\u00ebr vepra si, zbulimi i t\u00eb dh\u00ebnave sekrete dhe \u201cp\u00ebrkrahja e autorit t\u00eb krimit\u201d, q\u00eb sipas ekspert\u00ebve t\u00eb siguris\u00eb, ngren\u00eb pik\u00ebpyetje p\u00ebr sigurin\u00eb institucionale dhe komb\u00ebtare t\u00eb vendit. Hyseni u shkarkua t\u00eb mart\u00ebn nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":1268860,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-1269550","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1269550","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1269550"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1269550\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1268860"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1269550"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1269550"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1269550"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}