{"id":1270574,"date":"2026-09-27T15:57:37","date_gmt":"2026-09-27T13:57:37","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1270574"},"modified":"2026-09-27T15:57:37","modified_gmt":"2026-09-27T13:57:37","slug":"rama-sherbimet-partnere-paten-vleresime-te-shkelqyera-vlora-hyseni-i-ka-borxh-te-madh-moral-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/rama-sherbimet-partnere-paten-vleresime-te-shkelqyera-vlora-hyseni-i-ka-borxh-te-madh-moral-shqiperise\/","title":{"rendered":"Rama: Sh\u00ebrbimet partnere pat\u00ebn vler\u00ebsime t\u00eb shk\u00eblqyera, Vlora Hyseni i ka borxh t\u00eb madh moral Shqip\u00ebris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama e quajti \u201cfatkeq\u201d skandalin me ish-drejtuesen e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Vlora Hyseni, e cila ndodhet n\u00ebn arrest sht\u00ebpiak, n\u00ebn dyshimin p\u00ebr \u201czbulim t\u00eb akteve ose t\u00eb dh\u00ebnave sekrete\u201d dhe \u201cp\u00ebrkrahje t\u00eb autorit t\u00eb krimit\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Me t\u2019u kthyer nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Rama iu drejtua shqiptar\u00ebve nga aeroporti, ku tha se Hyseni kishte marr\u00eb referenca t\u00eb shk\u00eblqyera nga sh\u00ebrbimet sekrete partnere.<\/p>\n<p>\u201cHetimi dhe gjykimi i Vlora Hysenit jan\u00eb detyr\u00eb ekskluzive e drejt\u00ebsis\u00eb. Kjo nuk ha asnj\u00eb diskutim. Kurse mbrojtja e sh\u00ebrbimit informativ t\u00eb shtetit dhe jo vet\u00ebm, nga \u00e7do d\u00ebm i panevojsh\u00ebm kolateral, \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb shtetit\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Rama tha se e ka vler\u00ebsuar pun\u00ebn e Vlora Hysenit n\u00eb drejtimin e Sh\u00ebrbimit Informativ.<\/p>\n<p>\u201cPo nj\u00ebsoj, vler\u00ebsimet e partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e saj kan\u00eb qen\u00eb vijim\u00ebsisht shum\u00eb pozitive. Nd\u00ebrsa orvatjet e k\u00ebtyre dit\u00ebve p\u00ebr ta shpjeguar em\u00ebrimin n\u00eb krye t\u00eb SHISH-it me tyrli lloj fantazish konspirative, nuk kan\u00eb absolutisht asnj\u00eb lidhje me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>N\u00eb vijim ai shpjegoi se si e em\u00ebroi at\u00eb n\u00eb krye t\u00eb sh\u00ebrbimit sekret t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cSi zakonisht e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb. Fillimisht ka nisur t\u00eb punoj\u00eb pran\u00eb meje n\u00eb rolin e k\u00ebshilltares q\u00eb mbulonte marr\u00ebdh\u00ebniet me institucionet e siguris\u00eb. Pas nj\u00eb periudhe jo t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb at\u00eb rol, si dhe bazuar mbi referencat e shk\u00eblqyera t\u00eb marra nga sh\u00ebrbimet partnere \u2014 n\u00ebnvizoj: e shk\u00eblqyera \u2014 ajo \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar drejtuese e Sh\u00ebrbimit\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Rama tha se Hyseni tani \u201cka hapur llogari t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb\u201d dhe \u201ci ka borxh t\u00eb madh moral\u201d Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAs nuk vihet sot n\u00eb diskutim se ish drejtuesja e SHISH-it ka hapur nj\u00eb llogari shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb borxh t\u00eb madh moral me k\u00ebt\u00eb vend ku mori besim t\u00eb pakursyer\u201d, tha ai.<\/p>\n<p><strong>Fjalimi i plot\u00eb i Ram\u00ebs:<\/strong><\/p>\n<p><em>Sapo jam kthyer nga Nju Jorku, ku si\u00e7 e dini, p\u00ebrfaq\u00ebsova Shqip\u00ebrin\u00eb, n\u00eb jav\u00ebn e Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara.<\/em><\/p>\n<p><em>Vendosa t\u2019ju drejtohem menj\u00ebher\u00eb nga k\u00ebtu, n\u00eb aeroportin \u2018\u2019N\u00ebn\u00eb Tereza\u2019\u2019, sepse zhvillimet e dit\u00ebve t\u00eb fundit, pas vendosjes s\u00eb mas\u00ebs s\u00eb arrestit sht\u00ebpiak p\u00ebr ish-drejtuesen e Sh\u00ebrbimit Informativ, k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb adresim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm dhe t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb. Sy m\u00eb sy.<\/em><\/p>\n<p><em>Ishte padiskutim nj\u00eb mas\u00eb ekstreme, po t\u00eb mbajm\u00eb parasysh se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ekspozimin e nj\u00eb institucioni shum\u00eb ky\u00e7 t\u00eb shtetit. Po un\u00eb nuk kam as t\u00eb drejt\u00ebn dhe as q\u00ebllimin t\u00eb hyj n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e dosjes, n\u00eb vler\u00ebsimin e provave apo n\u00eb arsyet q\u00eb e kan\u00eb \u00e7uar prokurorin\u00eb ta k\u00ebrkoj\u00eb dhe gjykat\u00ebn ta vendos\u00eb at\u00eb mas\u00eb. Nuk e kam b\u00ebr\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rast m\u00eb par\u00eb dhe nuk do ta b\u00ebj as n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. \u00c7do dyshim i arsyesh\u00ebm, p\u00ebr k\u00ebdoqoft\u00eb, duhet t\u00eb hetohet deri n\u00eb fund.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00c7do akuz\u00eb e ngritur, ndaj kujtdoqoft\u00eb, duhet t\u00eb provohet ose t\u00eb rr\u00ebzohet p\u00ebrmes nj\u00eb procesi t\u00eb pavarur, t\u00eb paansh\u00ebm dhe t\u00eb rregullt gjyq\u00ebsor. \u00c7do mas\u00eb kufizimi e liris\u00eb nga organi i akuz\u00ebs, p\u00ebr cilindoqoft\u00eb q\u00eb nuk ka imunitet parlamentar, kund\u00ebrshtohet vetem n\u00eb gjykat\u00eb, jo n\u00eb podiumin e Kryeministrit, as n\u00eb foltoret e politik\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebto piketa t\u00eb vij\u00ebs s\u00eb sjelljes sime e t\u00eb shumic\u00ebs qeveris\u00ebse ndaj \u00e7\u00ebshtjeve individuale t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb kan\u00eb qen\u00eb dhe mbeten k\u00ebshtu. P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Por nga ana tjet\u00ebr, respekti p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb, nuk do t\u00eb thot\u00eb heshtje edhe kur nj\u00eb shqet\u00ebsim parimor shfaqet gjat\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb organeve t\u00eb saj. Konkretisht, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, p\u00ebrve\u00e7 dhe p\u00ebrtej \u00e7\u00ebshtjes penale individuale, ka nj\u00eb fakt tjet\u00ebr parimor, shtet\u00ebror, q\u00eb s\u2019mund t\u00eb anashkalohet sikur nuk ka ndodhur.<\/em><br \/>\n<em>Gjat\u00eb marrjes s\u00eb mas\u00ebs dhe administrimit gjyq\u00ebsor t\u00eb dosjes, nj\u00eb institucion me ndjeshm\u00ebri t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb dhe reputacionin e shtetit, u ekspozua. U ekspozua ndaj potencialit t\u00eb nj\u00eb d\u00ebmi t\u00eb madh, i cili mund dhe duhej t\u00eb ishte parandaluar plot\u00ebsisht.<\/em><\/p>\n<p><em>U desh, q\u00eb t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb dosjes hetimore, t\u00eb v\u00ebrshonin n\u00ebp\u00ebr kanale sociale e tezga mediatike, p\u00ebrpara se sa gjykata t\u00eb urdh\u00ebronte, si kofini pas t\u00eb vjelit, kufizimin e publikimit t\u00eb tyre. Natyrisht pa asnj\u00eb sukses.<\/em><br \/>\n<em>Kur puna e sjell q\u00eb hetimi t\u00eb ngjitet tek kreu i sh\u00ebrbimit inteligjent t\u00eb vendit, at\u00ebher\u00eb ky nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb problemi i nj\u00eb pushteti t\u00eb pavarur. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i krejt shtetit dhe prandaj edhe kjo qasje e l\u00ebshuar, si pa duar, i ka l\u00ebn\u00eb pa fjal\u00eb edhe t\u00eb gjith\u00eb partner\u00ebt tan\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, nuk \u00ebsht\u00eb me siguri hera e par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e bot\u00ebs, q\u00eb shefi i sh\u00ebrbimit sekret merret i pandehur, por \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e bot\u00ebs, q\u00eb institucioni i sh\u00ebrbimit sekret b\u00ebhet target komb\u00ebtar e nd\u00ebrkomb\u00ebtar thashethemesh mediatike, p\u00ebr shkak t\u00eb mosmarrjes s\u00eb asnj\u00ebr\u00ebs prej masave, q\u00eb shtetet marrin n\u00eb nj\u00eb rast kaq fatkeq sa ky.<\/em><\/p>\n<p><em>Q\u00eb t\u00eb jemi shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb:<\/em><\/p>\n<p><em>Hetimi dhe gjykimi i Vlora Hysenit jan\u00eb detyr\u00eb ekskluzive e drejt\u00ebsis\u00eb. Kjo nuk ha asnj\u00eb diskutim. Kurse mbrojtja e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit dhe jo vet\u00ebm, nga \u00e7do d\u00ebm i panevojsh\u00ebm kolateral, \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb shtetit. As kjo nuk duhet t\u00eb haj\u00eb asnj\u00eb diskutim.<\/em><br \/>\n<em>Ndarja e pushteteve nuk mund t\u00eb shfaqet kurr\u00ebsesi si ndarje nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia shtet\u00ebrore. E k\u00ebtu rivijm\u00eb n\u00eb fakt tek nj\u00eb pik\u00eb q\u00eb e kemi hasur edhe m\u00eb par\u00eb, prandaj ka ardhur koha ta trajtojm\u00eb bashkarisht dhe seriozisht.<\/em><\/p>\n<p><em>Besoj se K\u00ebshilli i Siguris\u00eb, thirrur nes\u00ebr nga Presidenti i Republik\u00ebs, \u00ebsht\u00eb vendi i duhur p\u00ebr t\u00eb reflektuar mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb institucionale dhe diskutuar mbi garancit\u00eb q\u00eb duhet t\u2019i mbrojn\u00eb institucionet tona, e mbi t\u00eb gjitha ato t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare, kur drejtuesit apo punonj\u00ebsit e tyre rr\u00ebshqasin nga binar\u00ebt e b\u00ebhen subjekt i nj\u00eb hetimi penal.<\/em><br \/>\n<em>Si\u00e7 e thash\u00eb kur doli masa e arrestit, un\u00eb e kam vler\u00ebsuar pun\u00ebn e Vlora Hysenit n\u00eb drejtimin e Sh\u00ebrbimit Informativ. Po nj\u00ebsoj, vler\u00ebsimet e partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e saj kan\u00eb qen\u00eb vijim\u00ebsisht shum\u00eb pozitive.<\/em><\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrsa orvajtjet e k\u00ebtyre dit\u00ebve, p\u00ebr ta shpjeguar em\u00ebrimin n\u00eb krye t\u00eb SHISH-it me turlilloj fantazish konspirative, nuk kan\u00eb absolutisht asnj\u00eb lidhje me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Si zakonisht e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb.<\/em><br \/>\n<em>Fillimisht ka nisur t\u00eb punoj\u00eb pran\u00eb meje, n\u00eb rolin e k\u00ebshilltares q\u00eb mbulonte marr\u00ebdh\u00ebniet me institucionet e siguris\u00eb.<\/em><br \/>\n<em>Pas nj\u00eb periudhe jo t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb at\u00eb rol, si edhe bazuar mbi referencat e shk\u00eblqyera t\u00eb marra nga sh\u00ebrbimet partnere &#8211; n\u00ebnvizoj, e shk\u00eblqyera &#8211; ajo \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar drejtuese e Sh\u00ebrbimit.<\/em><br \/>\n<em>As nuk vihet sot n\u00eb diskutim se ish-drejtuesja e Sh\u00ebrbimit Informativ ka hapur nj\u00eb llogari shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb me drejt\u00ebsin\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se ka hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb borxh t\u00eb madh moral me k\u00ebt\u00eb vend, ku mori besim t\u00eb pakursyer.<\/em><br \/>\n<em>Por, po ashtu, as nuk diskutohet q\u00eb ky vend nuk b\u00ebhet kurr\u00ebsesi m\u00eb i drejt\u00eb, kur njer\u00ebzit e vendosur n\u00ebn hetim nga prokuroria, lin\u00e7ohen n\u00ebp\u00ebr tezgat mediatike, sikur t\u00eb ishin shtriga t\u00eb lidhura mbi turrat e druve t\u00eb Mesjet\u00ebs.<\/em><br \/>\n<em>As kjo shoq\u00ebri nuk b\u00ebhet kurr\u00ebsesi m\u00eb e mir\u00eb, kur i fryn zjarrit t\u00eb atyre turrave me bul\u00e7it\u00eb e urrejtjes s\u00eb kanaleve sociale, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mblla\u00e7it e rimblla\u00e7it n\u00ebp\u00ebr pazar kinse sekretet hetimore, t\u00eb cilat nxirren n\u00eb mexhelis nga brenda institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, duke e katandisur prezumimin e pafaj\u00ebsis\u00eb n\u00eb nj\u00eb leck\u00eb t\u00eb djegur.<\/em><\/p>\n<p><em>Askush nuk mund t\u00eb pretendoj\u00eb q\u00eb sekretet hetimore t\u2019i ruajn\u00eb mediat, sepse mediat ekzistojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb zbuluar jo p\u00ebr t\u00eb mbuluar.<\/em><br \/>\n<em>Prandaj problemi nuk nis tek z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit informal\u00eb t\u00eb oborrit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00ebp\u00ebr ekrane. Ata p\u00ebrdoren si gazetar\u00eb nga prokuror\u00eb apo gjykat\u00ebs t\u00eb caktuar, p\u00ebr t\u2019i shpallur njer\u00ebzit fajtor\u00eb pa filluar ende gjyqi &#8211; nj\u00ebsoj si n\u00eb nj\u00eb diktatur\u00eb, ku pasi mbarojn\u00eb pun\u00eb mjetet e propagand\u00ebs, gjyqi mbetet vet\u00ebm nj\u00eb formalitet.<\/em><\/p>\n<p><em>Prandaj ky problem gjithnj\u00eb e m\u00eb shqet\u00ebsues, i cili nis te paligjshm\u00ebria e ligj\u00ebruar brenda oborrit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, ku sekreti hetimor shp\u00ebrdorohet p\u00ebr t\u00eb lin\u00e7uar, posht\u00ebruar, n\u00ebnshtruar e d\u00ebnuar publikisht njeriun p\u00ebrpara se ta gjykoj\u00eb gjykata, nuk mund t\u00eb anashkalohet m\u00eb tej.<\/em><\/p>\n<p><em>Drejt\u00ebsia nuk mund ta luftoj\u00eb paligjshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb oborrin e politik\u00ebs, sip\u00ebrmarrjes apo krimit, duke e normalizuar paligjshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb oborrin e vet. Pavar\u00ebsia e shum\u00ebpritur e drejt\u00ebsis\u00eb nuk mund t\u00eb shfaqet assesi si pavar\u00ebsi nga Kushtetuta, si pap\u00ebrgjegjshm\u00ebri ndaj ligjit, si shk\u00ebputje nga t\u00eb drejtat e njeriut dhe si shp\u00ebrfillje ndaj etik\u00ebs shoq\u00ebrore.<\/em><br \/>\n<em>Prokuroria ka t\u00eb drejt\u00ebn dhe detyr\u00ebn t\u00eb hetoj\u00eb. Gjykata ka t\u00eb drejt\u00ebn dhe detyr\u00ebn t\u00eb gjykoj\u00eb. Media ka t\u00eb drejt\u00ebn dhe detyr\u00ebn t\u00eb zbuloj\u00eb, informoj\u00eb, k\u00ebrkoj\u00eb llogari.<\/em><br \/>\n<em>Por askush nuk ka t\u00eb drejt\u00ebn ta shpall\u00eb tjetrin fajtor p\u00ebrpara gjykimit, e jo m\u00eb pastaj ta dehumanizoj\u00eb bot\u00ebrisht.<\/em><\/p>\n<p><em>Shteti ligjor provohet n\u00eb \u00e7do hap dy her\u00eb; me kuraj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb hetuar t\u00eb fuqishmin dhe me disiplin\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb drejtat e njeriut q\u00eb heton &#8211; edhe sikur ky t\u00eb jet\u00eb krimineli m\u00eb i madh.<\/em><br \/>\n<em>P\u00ebr sa m\u00eb takon, si p\u00ebr \u00e7dok\u00ebnd tjet\u00ebr, n\u00eb \u00e7do rast tjet\u00ebr, kur nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb i ka hapur vetes nj\u00eb llogari me drejt\u00ebsin\u00eb, edhe kjo e ish-drejtueses s\u00eb Sh\u00ebrbimit Informativ, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje individuale mes saj dhe organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk kam asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb shtuar rreth k\u00ebsaj teme n\u00eb vetvete.<\/em><br \/>\n<em>Por tani kam ende p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb mbi kuptimin politik t\u00eb k\u00ebtij zhvillimi, pasi edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb, u ngrit n\u00eb kup\u00eb t\u00eb qiellit nj\u00eb aktakuz\u00eb e p\u00ebrgjithshme, kund\u00ebr qeveris\u00eb dhe sigurisht, edhe kund\u00ebr meje personalisht, me refrenin e shfrenuar, \u201cKorrupsion &#8211; Korrupsion &#8211; Korrupsion, na mbyti korrupsioni\u201d&#8230;<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb dashur zgjedh\u00ebs e zgjedh\u00ebse, pavar\u00ebsisht bindjeve e kahjes s\u00eb vot\u00ebs,<\/em><\/p>\n<p><em>Fakti q\u00eb drejt\u00ebsia prek edhe njer\u00ebz me funksione t\u00eb larta, edhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb a bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb saj, nuk provon kurr\u00ebsesi se na mbyti korrupsioni apo se korrupsioni po rritet. P\u00ebrkundrazi.<\/em><br \/>\n<em>Fakti se n\u00eb episodet e k\u00ebtij kapitulli t\u00eb ri, t\u00eb dobish\u00ebm e t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, hetimet e pavarura u hapin llogari me drejt\u00ebsin\u00eb individ\u00ebve t\u00eb veshur me pushtet apo t\u00eb lidhur me pushtetin, nuk provon assesi q\u00eb shumica qeveris\u00ebse \u00ebsht\u00eb e korruptuar.P\u00ebrkundrazi.<\/em><\/p>\n<p><em>Ky fakt, k\u00ebto episode, kjo histori e re drejt\u00ebsie n\u00eb Shqip\u00ebri, ku, kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, s\u2019ka pasur asnj\u00eb lloj drejt\u00ebsie t\u00eb pavarur, sepse s\u2019ka pasur kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheqje politike t\u00eb interesuar p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb pavar\u00ebsi drejt\u00ebsis\u00eb dhe as ka pasur nj\u00eb forc\u00eb politike t\u00eb gatshme p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur nj\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb pavarur,<\/em><br \/>\n<em>duke i marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr kostot e saj mbi l\u00ebkur\u00ebn e vet, provojn\u00eb krejt, po krejt t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e avazit, \u201cKorrupsion &#8211; Korrupsion &#8211; Korrupsion, na mbyti korrupsioni\u201d&#8230;<\/em><\/p>\n<p><em>Ato provojn\u00eb se korrupsioni nuk po rritet, por po goditet.<\/em><\/p>\n<p><em>Ato provojn\u00eb se shumica qeveris\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb e korruptuar, po \u00ebsht\u00eb e pal\u00ebkundur n\u00eb mb\u00ebshtetjen e organeve t\u00eb pavarura t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit, edhe dhe mbi t\u00eb gjitha brenda radh\u00ebve t\u00eb saj.<\/em><\/p>\n<p><em>Ato provojn\u00eb se ne jemi t\u00eb angazhuar deri n\u00eb fund, qoft\u00eb p\u00ebr reformat e masat e m\u00ebtejshme anti-korrupsion nga ana e qeveris\u00eb, qoft\u00eb p\u00ebr p\u00ebrballimin e kostove politike q\u00eb sjell angazhimi anti-korrupsion i organeve t\u00eb pavarura t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Patjet\u00ebr, e kam fort mir\u00eb parasysh, se sa her\u00eb del nj\u00eb rast i ri, ku nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor a zyrtar i lart\u00eb ose i ul\u00ebt, p\u00ebrshihet n\u00eb librin e llogarive me drejt\u00ebsin\u00eb, rimerr hov drejt meje avazi i vjet\u00ebr, vulgar dhe p\u00ebrqesh\u00ebs:<\/em><br \/>\n<em>\u201cPo si mund t\u00eb mos e dija; po si mundet q\u00eb t\u00eb mos jem i p\u00ebrzier un\u00eb vet\u00eb; po si mund t\u00eb them prap\u00eb se m\u2019i h\u00ebngr\u00ebn dardhat pas shpin\u00ebs; po si si si&#8230;\u201d Sepse sipas atij avazi, kryefajtori i \u00e7do rasti jam pik\u00ebrisht un\u00eb, q\u00eb e desha kur askush nuk e besonte si t\u00eb mundshme, e udh\u00ebhoqa kur shum\u00ebkush e donte t\u00eb vdekur dhe e mbroj si askush tjet\u00ebr Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi.<\/em><br \/>\n<em>Por ja q\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr nuk gjykohet dot me pretendimin absurd, q\u00eb asnj\u00eb njeri i lidhur me t\u00eb nuk do ta shkel\u00eb kurr\u00eb ligjin, sepse p\u00ebrndryshe shkel\u00ebsi \u00ebsht\u00eb ai vet\u00eb.<\/em><br \/>\n<em>Kryeministri dhe krejt shumica qeveris\u00ebse gjykohen nga q\u00ebndrimi q\u00eb mbajn\u00eb dhe veprimi q\u00eb b\u00ebjn\u00eb, kur hapet llogaria e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr dik\u00eb mes tyre apo pran\u00eb tyre.<\/em><br \/>\n<em>A e justifikojn\u00eb? A e mbrojn\u00eb? A i kund\u00ebrvihen drejt\u00ebsis\u00eb apo e len\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00ebn e saj dhe individin t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e vet?<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb premtova rilindjen e nj\u00eb Shqiperie t\u00eb rr\u00ebnuar dhe shtetb\u00ebrjen europiane t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, jo nj\u00eb qeverisje ku askush nuk do t\u00eb shkelte askurr\u00eb n\u00eb d\u00ebrras\u00eb t\u00eb kalbur dhe as nj\u00eb administrat\u00eb engj\u00ebllore, ku xhagajdur\u00ebt do t\u00eb avullonin me urdh\u00ebrin e peshkut, kur I thon\u00eb fjal\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Mir\u00eb do ishte, por se ka arritur kush n\u00eb bot\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>E mbi t\u00eb gjitha un\u00eb u zotova p\u00ebr \u00e7lirimin e pavar\u00ebsimin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe fundin e pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit e pushtetsh\u00ebm, pavar\u00ebsisht p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb politike apo af\u00ebrsis\u00eb me maj\u00ebn e pushtetit politik.<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe ky \u00ebsht\u00eb ndryshimi historik q\u00eb sot po ndodh, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pyetja me vend, nuk \u00ebsht\u00eb si ka mund\u00ebsi t\u00eb mos e dij\u00eb kryeministri kur nj\u00eb vart\u00ebs i tiji shkel ligjin, po \u00ebsht\u00eb si mund ta dij\u00eb kryeministri q\u00eb vart\u00ebsi i tij po mendon ta shkel\u00eb ligjin apo po vepron fshehtazi n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit?<\/em><br \/>\n<em>Kryeministri as nuk e ka t\u00eb mundur t\u00eb parashikoj\u00eb sjelljen e \u00e7do individi p\u00ebrball\u00eb tundimeve t\u00eb pushtetit, as e ka t\u00eb lejuar t\u00eb p\u00ebrgjoj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e vet se \u00e7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb n\u00ebn rrogoz dhe as e ka t\u00eb mundur t\u00eb lexoj\u00eb mendjen e dikujt kur ajo fillon t\u00eb kurdiset p\u00ebr t\u00eb punuar s\u00eb prapthi.<\/em><\/p>\n<p><em>Prandaj edhe demokracit\u00eb kan\u00eb organe qeverie, po kan\u00eb edhe organe t\u00eb pavarura drejt\u00ebsie dhe prandaj e kam k\u00ebrkuar me aq k\u00ebmb\u00ebngulje Reform\u00ebn n\u00eb Drejt\u00ebsi dhe e mb\u00ebshtes me kaq vullnet drejt\u00ebsin\u00eb e re &#8211; p\u00ebrtej t\u00eb gjitha boshll\u00ebqeve e lajthitjeve t\u00eb saj, sa t\u00eb dhimbshme, aq edhe t\u00eb kuptueshme.<\/em><\/p>\n<p><em>Tani un\u00eb me siguri dhe e them sinqerisht duhet t\u00eb kem fajet e mia, padiskutim.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama e quajti \u201cfatkeq\u201d skandalin me ish-drejtuesen e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Vlora Hyseni, e cila ndodhet n\u00ebn arrest sht\u00ebpiak, n\u00ebn dyshimin p\u00ebr \u201czbulim t\u00eb akteve ose t\u00eb dh\u00ebnave sekrete\u201d dhe \u201cp\u00ebrkrahje t\u00eb autorit t\u00eb krimit\u201d. Me t\u2019u kthyer nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, Rama iu drejtua shqiptar\u00ebve nga aeroporti, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":1270575,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-1270574","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1270574","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1270574"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1270574\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1270575"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1270574"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1270574"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1270574"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}