{"id":1270843,"date":"2026-09-28T13:01:41","date_gmt":"2026-09-28T11:01:41","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1270843"},"modified":"2026-09-28T13:04:23","modified_gmt":"2026-09-28T11:04:23","slug":"kuvendi-me-qendrim-te-perbashket-per-hagen-miraton-deklaraten-per-aktgjykimin-ndaj-ish-krereve-te-uck-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/kuvendi-me-qendrim-te-perbashket-per-hagen-miraton-deklaraten-per-aktgjykimin-ndaj-ish-krereve-te-uck-se\/","title":{"rendered":"Kuvendi me q\u00ebndrim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr Hag\u00ebn, miraton Deklarat\u00ebn p\u00ebr aktgjykimin ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kuvendi i Kosov\u00ebs, me 99 vota p\u00ebr, asnj\u00eb kund\u00ebr dhe asnj\u00eb abstenim, ka miratuar Deklarat\u00ebn p\u00ebr aktgjykimin e Dhomave t\u00eb Specializuara n\u00eb Hag\u00eb ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.<\/strong><\/p>\n<p>Deklarata, e iniciuar nga Partia Demokratike e Kosov\u00ebs dhe e harmonizuar me t\u00eb gjitha grupet parlamentare shqiptare, shpreh shqet\u00ebsimin e Kuvendit lidhur me aktgjykimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, si dhe me at\u00eb q\u00eb n\u00eb deklarat\u00eb cil\u00ebsohet si munges\u00eb transparence dhe shkelje e standardeve t\u00eb gjykimit t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Kuvendi e konsideron t\u00eb papranuesh\u00ebm p\u00ebrfundimin p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb q\u00ebllimi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminal dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e atribuuar mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb ndaj kat\u00ebr ish-krer\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes deklarat\u00ebs, Kuvendi u k\u00ebrkon institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb nd\u00ebrmarrin veprimet e nevojshme p\u00ebr mbrojtjen e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe t\u00eb asaj q\u00eb e cil\u00ebson si past\u00ebrtia e luft\u00ebs \u00e7lirimtare. Po ashtu, b\u00ebhet thirrje p\u00ebr hartimin e nj\u00eb strategjie t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt shtet\u00ebrore, ku do t\u00eb bashk\u00ebrendoheshin veprimet juridike, institucionale dhe diplomatike.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00eb rikujtohet konteksti i luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs gjat\u00eb viteve 1998\u20131999, duke e lidhur at\u00eb me represionin dhe krimet e kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit ndaj popullsis\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Kuvendi thekson gjithashtu r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb NATO-s n\u00eb ndalimin e dhun\u00ebs dhe \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs, si dhe mb\u00ebshtetjen e aleat\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pik\u00eb e deklarat\u00ebs i referohet edhe mandatit t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara, ku Kuvendi k\u00ebrkon q\u00eb ky institucion ta respektoj\u00eb mandatin n\u00eb p\u00ebrputhje me vullnetin e Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00eb kund\u00ebrshtohet \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim luft\u00ebn \u00e7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs apo p\u00ebr ta barazuar popullin q\u00eb luftoi p\u00ebr liri dhe mbijetes\u00eb me regjimin q\u00eb e shtypi at\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrmbyllje, Kuvendi thekson se e v\u00ebrteta e luft\u00ebs \u00e7lirimtare, drejt\u00ebsia p\u00ebr viktimat dhe familjet e tyre, si dhe e drejta e t\u00eb d\u00ebnuarve p\u00ebr nj\u00eb gjykim t\u00eb drejt\u00eb, jan\u00eb pjes\u00eb e s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs p\u00ebrgjegj\u00ebsi institucionale.<br \/>\n<strong><br \/>\nM\u00eb posht\u00eb, teksti i plot\u00eb i Deklarat\u00ebs:<\/strong><\/p>\n<p>AKTGJYKIMIN E DHOMAVE T\u00cb SPECIALIZUARA N\u00cb HAG\u00cb NDAJ HASHIM THA\u00c7IT, KADRI VESELIT, JAKUP KRASNIQIT DHE REXHEP SELIMIT<\/p>\n<p>Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, si institucioni p\u00ebrfaq\u00ebsues i qytetar\u00ebve dhe shprehje e vullnetit t\u00eb tyre demokratik, n\u00eb seanc\u00ebn plenare t\u00eb mbajtur m\u00eb 28.09.2026;<\/p>\n<p>Duke kujtuar se liria dhe pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs jan\u00eb fryt i nj\u00eb p\u00ebrpjekjeje t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr dinjitet njer\u00ebzor, barazi dhe t\u00eb drejt\u00ebn e nj\u00eb populli p\u00ebr t\u00eb vendosur vet\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tij;<\/p>\n<p>Duke rikujtuar se lufta e popullit p\u00ebr liri dhe pavar\u00ebsi p\u00ebrmes Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs lindi n\u00eb rrethanat e represionit sistematik dhe krimeve gjenocidale t\u00eb Serbis\u00eb, kur popullit t\u00eb Kosov\u00ebs po i mohoheshin t\u00eb drejtat themelore dhe vet\u00eb mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb jetuar i lir\u00eb n\u00eb vendin e tij;<\/p>\n<p>Duke njohur r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb vendimtare t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb NATO-s p\u00ebr ndalimin e dhun\u00ebs ndaj popullit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr \u00e7lirimin e vendit.<\/p>\n<p>Duke theksuar se asnj\u00eb aktgjykim nuk mund ta zhb\u00ebj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn historike t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb. Serbia ushtroi gjenocid e krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit; zhvilloi nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb eg\u00ebr terrori dhe spastrimi etnik n\u00eb Kosov\u00eb; masakroi civil\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm, vrau f\u00ebmij\u00eb, gra e t\u00eb moshuar, dhun\u00eb seksuale si arm\u00eb lufte, d\u00ebboi me forc\u00eb popullsin\u00eb dhe dogji e shkat\u00ebrroi fshatra e qytete t\u00eb t\u00ebra. K\u00ebto krime ishin sistematike, pasojat e t\u00eb cilave r\u00ebndojn\u00eb edhe sot mbi mij\u00ebra familje.<\/p>\n<p>I bindur se respektimi i shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebrfshin edhe t\u00eb drejt\u00ebn dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar, me mjete ligjore dhe institucionale, nj\u00eb aktgjykim q\u00eb vler\u00ebsohet i padrejt\u00eb;<\/p>\n<p>Liria dhe pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs jan\u00eb t\u00eb lidhura ngusht\u00eb me sakrific\u00ebn e brezave, me rezistenc\u00ebn politike dhe paq\u00ebsore t\u00eb udh\u00ebhequr nga Presidenti Ibrahim Rugova, me luft\u00ebn e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs (U\u00c7K) dhe me mb\u00ebshtetjen vendimtare t\u00eb aleat\u00ebve tan\u00eb per\u00ebndimor\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb NATO-n.<\/p>\n<p>Miraton k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb:<\/p>\n<p>Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, si institucioni p\u00ebrfaq\u00ebsues i qytetar\u00ebve dhe shprehje e vullnetit t\u00eb tyre demokratik, shpreh shqet\u00ebsimin e tij t\u00eb thell\u00eb ndaj aktgjykimit t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb kund\u00ebr Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.<\/p>\n<p>Konsideron si t\u00eb papranuesh\u00ebm p\u00ebrfundimin p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb q\u00ebllimi kriminal t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>K\u00cbRKON nga t\u00eb gjitha institucionet shtet\u00ebrore t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrin t\u00eb gjitha veprimet e nevojshme p\u00ebr mbrojtjen e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb luft\u00ebs \u00e7lirimtare t\u00eb popullit t\u00eb Kosov\u00ebs. Kuvendi b\u00ebn thirrje p\u00ebr hartimin e nj\u00eb strategjie t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt shtet\u00ebrore, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs t\u00eb bashk\u00ebrendohen veprimet juridike, institucionale dhe diplomatike p\u00ebr mbrojtjen dhe afirmimin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb plot\u00eb historike mbi luft\u00ebn e drejt\u00eb p\u00ebr liri dhe \u00e7lirim t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00ebn e viteve 1998\u20131999, ekzistenca e nj\u00eb nd\u00ebrmarrje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale p\u00ebr d\u00ebbimin e shqiptar\u00ebve nga Kosova \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar tashm\u00eb me aktgjykime t\u00eb Tribunalit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr ish-Jugosllavin\u00eb, ndaj drejtuesve politik\u00eb, ushtarak\u00eb dhe policor\u00eb t\u00eb Jugosllavis\u00eb dhe Serbis\u00eb. Ajo u zbatua p\u00ebrmes strukturave t\u00eb nj\u00eb shteti q\u00eb kishte n\u00ebn kontroll ushtrin\u00eb, policin\u00eb dhe mjetet e tjera t\u00eb pushtetit. Ky \u00ebsht\u00eb konteksti historik dhe gjyq\u00ebsor q\u00eb duhet t\u00eb mbetet i qart\u00eb sa her\u00eb flitet p\u00ebr luft\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebrkon nga Dhomat e Specializuara t\u00eb respektoj\u00eb mandatin n\u00eb p\u00ebrputhje me vullnetin e Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>KUND\u00cbRSHTON \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbysur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn historike t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim luft\u00ebn e saj \u00e7lirimtare apo p\u00ebr t\u00eb barazuar popullin q\u00eb luftoi p\u00ebr liri dhe mbijetes\u00eb me regjimin q\u00eb e shtypi at\u00eb.<\/p>\n<p>E v\u00ebrteta e luft\u00ebs \u00e7lirimtare, drejt\u00ebsia p\u00ebr viktimat dhe familjet e tyre dhe e drejta e t\u00eb d\u00ebnuarve p\u00ebr nj\u00eb gjykim t\u00eb drejt\u00eb i p\u00ebrkasin s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs Republik\u00eb. Kuvendi do t\u2019i mbroj\u00eb t\u00eb tria pa kompromis.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi i Kosov\u00ebs, me 99 vota p\u00ebr, asnj\u00eb kund\u00ebr dhe asnj\u00eb abstenim, ka miratuar Deklarat\u00ebn p\u00ebr aktgjykimin e Dhomave t\u00eb Specializuara n\u00eb Hag\u00eb ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Deklarata, e iniciuar nga Partia Demokratike e Kosov\u00ebs dhe e harmonizuar me t\u00eb gjitha grupet parlamentare shqiptare, shpreh shqet\u00ebsimin e Kuvendit lidhur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1270844,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,1752],"tags":[],"class_list":["post-1270843","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-fokus"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1270843","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1270843"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1270843\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1270844"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1270843"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1270843"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1270843"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}