{"id":1271270,"date":"2026-09-29T15:15:41","date_gmt":"2026-09-29T13:15:41","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1271270"},"modified":"2026-09-29T18:49:52","modified_gmt":"2026-09-29T16:49:52","slug":"pse-heshti-shqiperia-per-kosoven-kete-shtator","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/pse-heshti-shqiperia-per-kosoven-kete-shtator\/","title":{"rendered":"Pse heshti Shqip\u00ebria p\u00ebr Kosov\u00ebn k\u00ebt\u00eb shtator?"},"content":{"rendered":"<p><strong>3 Tetor 1989<\/strong><\/p>\n<p>Ministri i Jasht\u00ebm shqiptar Reis Malile foli p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>Ministri i vendit m\u00eb t\u00eb izoluar e m\u00eb t\u00eb palir\u00eb t\u00eb bot\u00ebs, foli p\u00ebr shqiptar\u00ebt e vrar\u00eb dhe t\u00eb burgosur, p\u00ebr shkollat shqipe, p\u00ebr intelektual\u00ebt, akademik\u00ebt, m\u00ebsuesit dhe t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb p\u00ebrndiqeshin.<\/p>\n<p>Foli p\u00ebr represionin dhe p\u00ebr t\u00eb drejtat komb\u00ebtare t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Jugosllavi. N\u00eb nj\u00eb prej formulimeve m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb atij fjalimi tha se n\u00eb Kosov\u00eb ligjin po e b\u00ebnin \u201ctanket dhe polic\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Kosova n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk ishte shtet. Jugosllavia ende ekzistonte nga nj\u00ebra an\u00eb e nga ana tjet\u00ebr muri i Berlinit ende nuk kishte r\u00ebn\u00eb dhe askush as nuk e imagjinonte se si do t\u00eb dukej Ballkani vet\u00ebm dhjet\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p><strong>25 shtator 2026<\/strong><\/p>\n<p>Tridhjet\u00eb e shtat\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e NATO-s dhe negocion an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb Bashkimin Europian. Kosova, ajo q\u00eb n\u00eb vitin 1989 as mund t\u00eb imagjinohej si shtet i pavarur, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e till\u00eb prej tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria foli p\u00ebrs\u00ebri nga tribuna e Kombeve t\u00eb Bashkuara, k\u00ebt\u00eb her\u00eb p\u00ebrmes p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb saj m\u00eb t\u00eb lart\u00eb politik, kryeministrit, por Kosova nuk ishte pjes\u00eb e atij fjalimi.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e sotme ky fakt rrezikon t\u00eb humbas\u00eb mes SPAK-ut, SHISH-it, dosjeve t\u00eb korrupsionit, p\u00ebrgjegj\u00ebsive individuale e kolektive dhe debatit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm n\u00ebse na \u00ebsht\u00eb kapur shteti apo thjesht njer\u00ebzit q\u00eb e drejtojn\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Po aq e padobishme do t\u00eb ishte ta reduktonim \u00e7\u00ebshtjen te marr\u00ebdh\u00ebnia Edi Rama\u2013Albin Kurti, n\u00ebse flasin apo nuk flasin, n\u00ebse p\u00eblqehen apo nuk p\u00eblqehen. K\u00ebto jan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie mes dy politikan\u00ebsh dhe, sado pesh\u00eb t\u00eb ken\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar, nuk mund t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e Shqip\u00ebris\u00eb me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt sot duhet t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb v\u00ebn\u00eb kuj\u00ebn se Kur u b\u00eb Kosova nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb qeveria shqiptare mund t\u00eb zgjedh\u00eb ta p\u00ebrfshij\u00eb ose jo n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb OKB?<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb analiz\u00eb q\u00eb b\u00ebra sot n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sa ka t\u00eb shkruar p\u00ebr fjalimet tona n\u00eb OKB, dokumentet e Kombeve t\u00eb Bashkuara tregojn\u00eb se kjo p\u00ebrgjegj\u00ebsi nuk lindi me pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe as me arkitektur\u00ebn e re t\u00eb siguris\u00eb q\u00eb u krijua n\u00eb Ballkan pas luft\u00ebs s\u00eb vitit 1999.<\/p>\n<p>Ajo gjendet shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt dhe, ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, vazhdon p\u00ebrtej ndryshimit t\u00eb regjimeve, qeverive dhe president\u00ebve. Ka ndryshuar sigurisht p\u00ebrmbajtja e q\u00ebndrimit shqiptar, sepse ka ndryshuar rr\u00ebnj\u00ebsisht vet\u00eb Kosova.<\/p>\n<p>Para luft\u00ebs Shqip\u00ebria fliste p\u00ebr t\u00eb drejtat dhe mbrojtjen e shqiptar\u00ebve brenda Jugosllavis\u00eb; gjat\u00eb viteve t\u00eb represionit dhe luft\u00ebs p\u00ebr sigurin\u00eb dhe nd\u00ebrhyrjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare; pas vitit 1999 p\u00ebr statusin p\u00ebrfundimtar; nd\u00ebrsa pas pavar\u00ebsis\u00eb p\u00ebr njohjen, konsolidimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb organizatat shum\u00ebpal\u00ebshe. Pra ka ndryshuar argumenti diplomatik, por jo interesi prioritar q\u00eb Shqip\u00ebria ka artikuluar.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj ka qen\u00eb kjo vit pas viti. N\u00eb vitin 2007 Shqip\u00ebria mb\u00ebshteste planin e Ahtisaarit dhe pavar\u00ebsin\u00eb; pas vitit 2008 k\u00ebrkonte njohjen dhe konsolidimin e shtetit t\u00eb ri; m\u00eb pas opinioni i Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, situata n\u00eb veri, strukturat paralele dhe njohjet e reja u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e argumentimit shqiptar.<\/p>\n<p>As rotacioni politik i vitit 2013 nuk e ndryshoi k\u00ebt\u00eb vij\u00eb. N\u00eb fjalimin e tij t\u00eb par\u00eb n\u00eb OKB si kryeminist\u00ebr, vet\u00eb Edi Rama foli p\u00ebr marr\u00ebveshjen e Brukselit dhe sovranitetin e Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb vitet q\u00eb pasuan Rama dhe president\u00ebt e Republik\u00ebs e lidh\u00ebn Kosov\u00ebn me integritetin territorial, dialogun me Serbin\u00eb, njohjet, pjes\u00ebmarrjen n\u00eb organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe liberalizimin e vizave.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2020 Ilir Meta k\u00ebrkonte njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb me Serbin\u00eb dhe an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb OKB; n\u00eb 2021 Edi Rama deklaronte nga e nj\u00ebjta tribun\u00eb se Asambleja e P\u00ebrgjithshme nuk ishte dhe nuk mund t\u00eb ishte e plot\u00eb pa Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs; n\u00eb 2022 i kushtoi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb fjalimit raportit t\u00eb Dick Marty-t dhe akuzave ndaj drejtuesve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb; n\u00eb 2023 Bajram Begaj k\u00ebrkoi njohje t\u00eb reja; n\u00eb 2024 Rama e cil\u00ebsoi pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs nj\u00eb realitet t\u00eb pakthyesh\u00ebm dhe kund\u00ebrshtoi krahasimin e saj me territoret e pushtuara nga Rusia n\u00eb Ukrain\u00eb; nd\u00ebrsa n\u00eb 2025 Begaj k\u00ebrkoi p\u00ebrs\u00ebri q\u00eb Kosova t\u00eb zinte vendin e saj n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2026 kjo vazhdim\u00ebsi nd\u00ebrpritet.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalim gjet\u00ebn vend inteligjenca artificiale, Diella, dezinformimi dhe interpretimi i kryeministrit p\u00ebr protestat n\u00eb Shqip\u00ebri. Rama e p\u00ebrdori tribun\u00ebn edhe p\u00ebr t\u00eb shpjeguar qeverisjen e vet. P\u00ebr Kosov\u00ebn nuk formuloi asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb. P\u00ebrzgjedhja tregon \u00e7far\u00eb vendosi t\u2019i thoshte bot\u00ebs n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Edi Rama foli p\u00ebr inteligjenc\u00ebn artificiale, Diell\u00ebn, digjitalizimin, dezinformimin, transparenc\u00ebn dhe protestat n\u00eb Shqip\u00ebri, duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb narrativ\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vend q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb prezantohet nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht p\u00ebrmes modernizimit teknologjik t\u00eb qeverisjes. Problemi nuk \u00ebsht\u00eb se Rama \u201charroi\u201d t\u00eb shqiptonte fjal\u00ebn Kosov\u00eb dhe e z\u00ebvend\u00ebsoi me fjal\u00ebn &#8220;algorit\u00ebm. Problemi \u00ebsht\u00eb se Kosova nuk ishte prioritet i joni.<\/p>\n<p>Dhe kjo ndodh n\u00eb nj\u00eb moment aspak t\u00eb zakonsh\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Drejtues historik\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me procesin n\u00eb Hag\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt U\u00c7K-ja mbetet e lidhur me rezistenc\u00ebn ndaj represionit t\u00eb regjimit t\u00eb Milloshevi\u00e7it, me luft\u00ebn \u00e7lirimtare dhe me procesin historik q\u00eb \u00e7oi n\u00eb krijimin e shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs. Shqip\u00ebria nuk kishte nevoj\u00eb t\u00eb kthente tribun\u00ebn e OKB-s\u00eb n\u00eb sall\u00eb gjyqi dhe as t\u00eb komentonte nj\u00eb proces juridik.<\/p>\n<p>Por kishte arsye t\u00eb mjaftueshme politike dhe historike p\u00ebr t\u00eb mos e l\u00ebn\u00eb Kosov\u00ebn jasht\u00eb pik\u00ebrisht n\u00eb nj\u00eb moment kur Serbia vazhdon ta ket\u00eb karrigen dhe mikrofonin e saj n\u00eb at\u00eb sall\u00eb, nd\u00ebrsa Kosova ende nuk e ka.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk do ta quaja k\u00ebt\u00eb nj\u00eb harres\u00eb dhe as do t\u00eb nxitoja ta shpallja ndryshim zyrtar t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme shqiptare ndaj Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb fjalim i vet\u00ebm nuk mjafton p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit. Por fakt \u00ebsht\u00eb se n\u00eb vitin 2026 qeveria shqiptare tregoi se mund ta nd\u00ebrtoj\u00eb mesazhin e saj kryesor nd\u00ebrkomb\u00ebtar pa e konsideruar Kosov\u00ebn pjes\u00eb t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb historie kaq t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb diplomacin\u00eb shqiptare, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjedhje q\u00eb meriton shpjegim, n\u00ebse Kosova vazhdon t\u00eb konsiderohet interes komb\u00ebtar i Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb duhet artikuluar dhe mbrojtur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, apo po shnd\u00ebrrohet gradualisht n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme q\u00eb qeveria e radh\u00ebs mund ta p\u00ebrfshij\u00eb ose jo sipas axhend\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Qeverit\u00eb kan\u00eb prioritete dhe kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u2019i ndryshojn\u00eb ato. Por interesat komb\u00ebtare nuk mund t\u00eb l\u00ebvizin me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn leht\u00ebsi, sepse n\u00ebse varen nga axhenda, marr\u00ebdh\u00ebniet apo nevojat politike t\u00eb nj\u00eb qeverie, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb pyesim n\u00ebse vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb interesa t\u00eb shtetit apo jan\u00eb kthyer n\u00eb interesa t\u00eb atyre q\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht e drejtojn\u00eb ende at\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrse, pas nj\u00eb vazhdim\u00ebsie q\u00eb kaloi nga Reis Malile te qeverit\u00eb demokratike, nga Kosova n\u00ebn Jugosllavi te Kosova e pavarur, nga e majta te e djathta dhe nga nj\u00eb president te tjetri, k\u00ebt\u00eb vit Kosova nuk ishte m\u00eb pjes\u00eb e fjal\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb OKB?<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndryshoi k\u00ebt\u00eb Shtator, r\u00ebnd\u00ebsia e Kosov\u00ebs p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, interesi komb\u00ebtar shqiptar, apo interesat dhe nevojat politike t\u00eb atij q\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb pati fatin t\u00eb p\u00ebrfaqesonte Shqip\u00ebrin\u00eb?<\/p>\n<p>Kryeministri na ka kujtuar shpesh koh\u00ebt e fundit se p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb jan\u00eb personale. Andaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zgjedhje duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjet kryeministri.<\/p>\n<p>Ne shqiptar\u00ebt jemi nj\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria dhe Kosova jan\u00eb dy shtete sovrane, por p\u00ebrkat\u00ebsia jon\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb radh\u00ebs.<\/p>\n<p>Jemi nj\u00eb komb, nj\u00eb gjuh\u00eb, nj\u00eb Atdhe. Kryeministri vendos \u00e7far\u00eb thot\u00eb n\u00eb fjalimin e tij por kurrsesi nuk vendos sa na p\u00ebrket Kosova.<\/p>\n<p>Sot p\u00ebrtej \u00e7do lajmi tjet\u00ebr, na duhet t\u00eb gjijm\u00eb, pse, pik\u00ebrisht tani, Kosova nuk i duhej m\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb OKB. Dhe kujt i sh\u00ebrbeu kjo heshtje?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>3 Tetor 1989 Ministri i Jasht\u00ebm shqiptar Reis Malile foli p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara. Ministri i vendit m\u00eb t\u00eb izoluar e m\u00eb t\u00eb palir\u00eb t\u00eb bot\u00ebs, foli p\u00ebr shqiptar\u00ebt e vrar\u00eb dhe t\u00eb burgosur, p\u00ebr shkollat shqipe, p\u00ebr intelektual\u00ebt, akademik\u00ebt, m\u00ebsuesit dhe t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb p\u00ebrndiqeshin. Foli p\u00ebr represionin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1271271,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-1271270","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1271270","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1271270"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1271270\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1271271"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1271270"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1271270"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1271270"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}