{"id":1271422,"date":"2026-09-29T22:28:43","date_gmt":"2026-09-29T20:28:43","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1271422"},"modified":"2026-09-29T22:28:43","modified_gmt":"2026-09-29T20:28:43","slug":"dy-jave-protesta-kunder-vendimit-ndaj-ish-krereve-te-uck-se-kerkohet-veprim-nga-kurti-zgjidhja-eshte-ne-tavolinen-tuaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/fokus\/dy-jave-protesta-kunder-vendimit-ndaj-ish-krereve-te-uck-se-kerkohet-veprim-nga-kurti-zgjidhja-eshte-ne-tavolinen-tuaj\/","title":{"rendered":"Dy jav\u00eb protesta kund\u00ebr vendimit ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, k\u00ebrkohet veprim nga Kurti: Zgjidhja \u00ebsht\u00eb n\u00eb tavolin\u00ebn tuaj"},"content":{"rendered":"<p><strong>Organizatori i protest\u00ebs \u201cJo n\u00eb emrin tim\u201d, \u00c7lirim Haziri, i ka b\u00ebr\u00eb thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb ta procedojn\u00eb n\u00eb Kuvend projektligjin p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Ligjit p\u00ebr Dhomat e Specializuara.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nat\u00ebn e 14-t\u00eb t\u00eb protest\u00ebs n\u00eb sheshin \u201cSk\u00ebnderbeu\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb, Haziri tha se deklarata e miratuar nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb nga 99 deputet\u00eb nuk i p\u00ebrmbush k\u00ebrkesat e protestuesve n\u00ebse ajo nuk pasohet me veprime konkrete ligjore.<\/p>\n<p>Kuvendi i Kosov\u00ebs t\u00eb h\u00ebn\u00ebn e miratoi me 99 vota p\u00ebr, asnj\u00eb kund\u00ebr dhe asnj\u00eb abstenim, deklarat\u00ebn p\u00ebr aktgjykimin e Dhomave t\u00eb Specializuara ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Deklarata, megjithat\u00eb, nuk prodhon efekte juridike t\u00eb detyrueshme.<\/p>\n<p>Duke iu drejtuar protestuesve, Haziri i fal\u00ebnderoi qytetar\u00ebt q\u00eb, si\u00e7 tha ai, edhe pas dy jav\u00ebsh vazhdojn\u00eb t\u00eb mblidhen \u00e7do mbr\u00ebmje.<\/p>\n<p>\u201cE di q\u00eb pas nj\u00eb dite t\u00eb gjat\u00eb, me hallet e pun\u00ebs, me f\u00ebmij\u00ebt, me p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb dhe barr\u00ebn q\u00eb e ka secili prej nesh, m\u00eb e lehta do t\u00eb ishte t\u00eb rrinim n\u00eb sht\u00ebpi. Por ja ku jemi! Prap\u00eb bashk\u00eb. Prap\u00eb k\u00ebtu\u201d, tha Haziri.<\/p>\n<p>Sipas tij, vazhdimi i protest\u00ebs tregon se qytetar\u00ebt nuk jan\u00eb lodhur, por se po u soset durimi n\u00eb pritje t\u00eb veprimeve institucionale.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm shikojeni nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb sy: k\u00ebtu nuk ka plog\u00ebshti! N\u00eb k\u00ebt\u00eb shesh ka vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb po zien \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb: k\u00ebtu po soset durimi! Nuk po rritet lodhja, por po soset durimi\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Haziri foli edhe p\u00ebr deklarat\u00ebn e miratuar nga Kuvendi, duke th\u00ebn\u00eb se pas votimit t\u00eb saj p\u00ebrgjegj\u00ebsia, sipas tij, nuk mund t\u00eb zhvendoset m\u00eb nga nj\u00eb institucion te tjetri.<\/p>\n<p>\u201cDeri dje luanin ping-pong me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb shtet\u00ebrore. Na shisnin mjegull e na thoshin: \u2018Prisni Kuvendin, se pa folur Kuvendi nuk mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb asgj\u00eb\u2019. Epo Kuvendi e b\u00ebri l\u00ebvizjen e vet. 99 deputet\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha partive e votuan at\u00eb deklarat\u00ebn e famshme\u201d, deklaroi Haziri.<\/p>\n<p>Ai e cil\u00ebsoi t\u00eb pamjaftueshme deklarat\u00ebn n\u00ebse nuk pasohet nga ndryshimet ligjore q\u00eb po k\u00ebrkojn\u00eb protestuesit.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb fjal\u00eb t\u00eb radhitura bukur n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr sa p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u2018Ja, ne e b\u00ebm\u00eb ton\u00ebn, lajini duart\u2019. Zero pasoja juridike. Zero! Kjo deklarat\u00eb, pa ligjin prapa saj, \u00ebsht\u00eb fiks me na ushqy me lug\u00eb t\u00eb that\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>\u201cKosova nuk \u00ebsht\u00eb kull\u00eb e nd\u00ebrtuar me letra. Kosova \u00ebsht\u00eb kull\u00eb e mundit, djers\u00ebs, sakrific\u00ebs e gjakut. Kulla mbahet me vepra, e shteti mbahet me ligje! Jo me deklarata\u201d, shtoi Haziri.<\/p>\n<p>Organizatori i protest\u00ebs k\u00ebrkoi nga deputet\u00ebt q\u00eb mb\u00ebshtetjen e shprehur p\u00ebrmes deklarat\u00ebs ta d\u00ebshmojn\u00eb edhe n\u00eb rast se projektligji arrin n\u00eb Kuvend p\u00ebr votim.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse dje 99 duar u ngrit\u00ebn aq kollaj p\u00ebr nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb askujt nuk ia prish terezin\u00eb, sa nga ato duar do t\u00eb ngrihen kur ligji t\u00eb vij\u00eb n\u00eb rend t\u00eb dit\u00ebs? A do t\u2019u dridhet dora at\u00ebher\u00eb, apo do t\u00eb fshihen n\u00ebn tavolin\u00eb?\u201d, pyeti ai.<\/p>\n<p>Haziri m\u00eb pas tha se v\u00ebmendja e protestuesve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar te Qeveria dhe procedimi i projektligjit.<\/p>\n<p>Ai theksoi se organizator\u00ebt ende nuk po e akuzojn\u00eb ekzekutivin p\u00ebr bllokimin e tij, por se jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb veprimeve.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk po dalim sonte t\u00eb b\u00ebrtasim e t\u00eb themi se e keni bllokuar e q\u00eb nuk po doni ta votoni. Kjo mbetet t\u00eb shihet. Ne po presim. Nuk kemi dh\u00ebn\u00eb verdikt. Jemi duke ju mat\u00eb\u201d, u shpreh Haziri.<\/p>\n<p>M\u00eb pas ai iu drejtua drejtp\u00ebrdrejt kryeministrit Kurti, duke k\u00ebrkuar procedimin e projektligjit.<\/p>\n<p>\u201cKryeminist\u00ebr, n\u00eb at\u00eb tavolin\u00eb ti nuk e ke thjesht nj\u00eb projektligj! Nuk \u00ebsht\u00eb udh\u00ebzim i r\u00ebndomt\u00eb administrativ. Nuk \u00ebsht\u00eb rregullore e zakonshme. At\u00eb q\u00eb keni mbi tavolin\u00eb \u00ebsht\u00eb dinjiteti i k\u00ebtij shteti!\u201d, tha Haziri.<\/p>\n<p>Protestat \u201cJo n\u00eb emrin tim\u201d po zhvillohen n\u00eb Prishtin\u00eb q\u00eb nga 16 shtatori, pas aktgjykimit t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb ndaj kat\u00ebr ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. P\u00ebr 1 tetor \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebruar nj\u00eb protest\u00eb m\u00eb e madhe n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>Haziri tha se protestuesit nuk do t\u00eb t\u00ebrhiqen dhe paralajm\u00ebroi pjes\u00ebmarrje t\u00eb madhe m\u00eb 1 tetor.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi trokitur me fjal\u00eb. Kemi pritur me durim. Por durimi, v\u00ebllez\u00ebr dhe motra, ka arritur n\u00eb kufi! N\u00ebse mendoni se kjo revolt\u00eb mbyllet me nj\u00eb deklarat\u00eb fasad\u00eb, mbajeni mend mir\u00eb: M\u00eb 1 tetor, do ta kuptoni se \u00e7far\u00eb force mban ky shesh!\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb 1 tetor, z\u00ebri yn\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb pritje \u2014 do t\u00eb jet\u00eb lum njer\u00ebzish, nj\u00eb v\u00ebrshim i v\u00ebrtet\u00eb, nj\u00eb uragan i pandalsh\u00ebm i k\u00ebtij populli! Zgjidhja \u00ebsht\u00eb n\u00eb tavolin\u00ebn tuaj. Veproni sa nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb!\u201d, p\u00ebrfundoi Haziri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Organizatori i protest\u00ebs \u201cJo n\u00eb emrin tim\u201d, \u00c7lirim Haziri, i ka b\u00ebr\u00eb thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb ta procedojn\u00eb n\u00eb Kuvend projektligjin p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Ligjit p\u00ebr Dhomat e Specializuara. N\u00eb nat\u00ebn e 14-t\u00eb t\u00eb protest\u00ebs n\u00eb sheshin \u201cSk\u00ebnderbeu\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb, Haziri tha se deklarata e miratuar nj\u00eb dit\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":1271423,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1752,21],"tags":[],"class_list":["post-1271422","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-fokus","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1271422","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1271422"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1271422\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1271423"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1271422"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1271422"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1271422"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}