{"id":1271633,"date":"2026-09-30T14:58:04","date_gmt":"2026-09-30T12:58:04","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1271633"},"modified":"2026-09-30T14:58:04","modified_gmt":"2026-09-30T12:58:04","slug":"ish-diplomati-amerikan-fried-paralajmeron-se-sinjalet-e-perziera-mund-ti-dobesojne-sanksionet-ndaj-rusise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/bote\/ish-diplomati-amerikan-fried-paralajmeron-se-sinjalet-e-perziera-mund-ti-dobesojne-sanksionet-ndaj-rusise\/","title":{"rendered":"Ish-diplomati amerikan Fried paralajm\u00ebron se sinjalet e p\u00ebrziera mund t\u2019i dob\u00ebsojn\u00eb sanksionet ndaj Rusis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Shtetet e Bashkuara kan\u00eb kompetenca t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb rritur presionin ekonomik ndaj Rusis\u00eb, por ndikimi i tyre do t\u00eb varet nga fakti n\u00ebse administrata e Donald Trumpit i p\u00ebrdor ato n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe e b\u00ebn t\u00eb qart\u00eb se \u00e7far\u00eb k\u00ebrkon nga Moska dhe qeverit\u00eb e tjera, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb ish-diplomati amerikan Daniel Fried.<\/strong><\/p>\n<p>\u201cAdministrata duhet t\u00eb ndaloj\u00eb s\u00eb d\u00ebrguari sinjale t\u00eb p\u00ebrziera\u201d, tha Fried n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb m\u00eb 29 shtator, duke argumentuar se ligji i sapomiratuar p\u00ebr sanksionet ndaj Rusis\u00eb mund t\u2019i siguroj\u00eb Uashingtonit nj\u00eb mjet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ndikimi ndaj Mosk\u00ebs, n\u00ebse zbatohet krahas diplomacis\u00eb dhe koordinimit me aleat\u00ebt e SHBA-ve.<\/p>\n<p>Fried, karriera e t\u00eb cilit n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb komb\u00ebtare p\u00ebrfshiu shtat\u00eb administrata amerikane, p\u00ebrfshir\u00eb sh\u00ebrbimin si ambasador i SHBA-ve n\u00eb Poloni dhe si koordinator i Departamentit t\u00eb Shtetit p\u00ebr politik\u00ebn e sanksioneve, tha se ligji i jep administrat\u00ebs mjete p\u00ebr t\u00eb goditur t\u00eb ardhurat e Rusis\u00eb nga energjia, si dhe vendet q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb blejn\u00eb naft\u00eb dhe gaz rus.<\/p>\n<p>\u201cMomenti i duhur \u00ebsht\u00eb tani\u201d, tha Fried, i cili u pensionua nga Departamenti i Shtetit n\u00eb vitin 2017.<\/p>\n<p>Fried tha se, po t\u00eb ishte ende koordinator p\u00ebr sanksionet, do t\u00eb udh\u00ebtonte n\u00eb vende si Kina dhe India p\u00ebr t\u00eb diskutuar reduktimin e blerjeve t\u00eb energjis\u00eb nga Rusia, dhe p\u00ebr t\u00eb negociuar marr\u00ebveshje q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb ulnin var\u00ebsin\u00eb e tyre nga Moska.<\/p>\n<p>Ligji \u201cLindsey O. Graham p\u00ebr Sanksionimin e Rusis\u00eb dhe Iranit i vitit 2026\u201d, t\u00eb cilin presidenti Donald Trump e n\u00ebnshkroi m\u00eb 18 shtator, synon zyrtar\u00ebt rus\u00eb, bankat, sektorin energjetik dhe anijet e lidhura me t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u201cflot\u00eb n\u00eb hije\u201d t\u00eb Rusis\u00eb, q\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb shmangur sanksionet ndaj cisternave t\u00eb naft\u00ebs. Ligji gjithashtu i jep administrat\u00ebs autoritetin t\u00eb vendos\u00eb tarifa ndaj vendeve q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb blejn\u00eb sasi t\u00eb konsiderueshme nafte dhe gazi rus.<\/p>\n<p>Ligji nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrsosur, tha Fried, por ofron fleksibilitet t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i dobish\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb do t\u00eb mund ta b\u00ebja dhe, n\u00ebse mund ta b\u00ebja un\u00eb, mund ta b\u00ebj\u00eb edhe dikush tjet\u00ebr\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebni \u00ebsht\u00eb q\u00eb ai ligj t\u00eb ul\u00eb t\u00eb ardhurat e [presidentit rus, Vladimir] Putinit nga shitjet e naft\u00ebs dhe gazit\u201d, tha Fried. \u201cN\u00ebse e b\u00ebni k\u00ebt\u00eb, at\u00ebher\u00eb keni arritur di\u00e7ka\u201d.<\/p>\n<p>Fried tha, gjithashtu, se sanksionet mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb ndaj Rusis\u00eb duke e detyruar at\u00eb ta shes\u00eb naft\u00ebn me nj\u00eb zbritje m\u00eb t\u00eb madhe. \u201cN\u00ebse e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb, \u00e7do dollar q\u00eb nuk e fitojn\u00eb \u00ebsht\u00eb sukses p\u00ebr ligjin\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Por, Fried tha se ligji do t\u00eb kishte efekt t\u00eb kufizuar n\u00ebse sinjale t\u00eb tjera nga Uashingtoni do t\u00eb sugjeronin se administrata \u00ebsht\u00eb m\u00eb e shqet\u00ebsuar p\u00ebr mbajtjen e furnizimeve ruse me energji n\u00eb tregjet globale sesa p\u00ebr reduktimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb Mosk\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai iu referua komenteve t\u00eb Trumpit se sulmet ukrainase ndaj rafinerive ruse po kontribuonin n\u00eb rritjen e \u00e7mimeve t\u00eb naft\u00ebs dizel. \u201cKjo d\u00ebrgon nj\u00eb sinjal t\u00eb p\u00ebrzier se ne n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb duam t\u00eb shohim m\u00eb shum\u00eb naft\u00eb dhe dizel rus n\u00eb treg, dhe jo m\u00eb pak\u201d, tha Fried.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto sinjale t\u00eb p\u00ebrziera nga Uashingtoni e dob\u00ebsojn\u00eb ligjin, por, m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, e dob\u00ebsojn\u00eb politik\u00ebn e mir\u00eb\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Komentet e Fried erdh\u00ebn n\u00eb koh\u00ebn kur raportet e reja sugjeronin nj\u00eb zgjerim t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb diskutimeve ekonomike SHBA-Rusi, krahas p\u00ebrpjekjeve diplomatike p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs s\u00eb Rusis\u00eb kund\u00ebr Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>The Atlantic raportoi se i d\u00ebrguari i posa\u00e7\u00ebm amerikan, John Coale, ka propozuar nj\u00eb plan sipas t\u00eb cilit Rusia mund t\u00eb liroj\u00eb t\u00eb burgosur politik\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb leht\u00ebsimit t\u00eb disa sanksioneve. Sipas raportimit, propozimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb disa muaj m\u00eb par\u00eb dhe mbetet n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb hershme.<\/p>\n<p>Nisma potencialisht mund t\u2019i hap\u00eb rrug\u00eb rifillimit t\u00eb angazhimit ekonomik SHBA-Rusi, nd\u00ebrsa lufta vazhdon, raportoi The Atlantic.<\/p>\n<p>Departamenti i Shtetit nuk ka komentuar publikisht p\u00ebr raportimin.<\/p>\n<p>Coale ka ndjekur nj\u00eb qasje t\u00eb ngjashme me Bjellorusin\u00eb, e cila ka liruar rreth 500 persona q\u00eb konsiderohen t\u00eb burgosur politik\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb leht\u00ebsimit t\u00eb sanksioneve. Uashingtoni gjithashtu ka nisur diskutime me Bjellorusin\u00eb p\u00ebr zgjerimin e lidhjeve ekonomike, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb blerje t\u00eb mundshme amerikane t\u00eb potasit bjellorus.<\/p>\n<p>Rusia \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebto diskutime sepse sanksionet evropiane mund t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb potasi bjellorus t\u00eb transportohet p\u00ebrmes territorit rus, sipas The Atlantic.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kirill Dmitriev, nj\u00eb i d\u00ebrguar i lart\u00eb i presidentit Putin, u takua me t\u00eb d\u00ebrguarin e Trumpit, Jared Kushner, m\u00eb 28 shtator, konfirmoi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb nj\u00eb zyrtar i lart\u00eb i administrat\u00ebs amerikane, n\u00eb kushte anonimiteti. Zyrtari nuk dha detaje t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Dmitriev, sipas raportimeve, u takua m\u00eb 29 shtator me zyrtar\u00eb t\u00eb Departamenteve amerikane t\u00eb Thesarit dhe Energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Dmitriev ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr bashk\u00ebbiseduesit kryesor\u00eb rus\u00eb n\u00eb kontaktet me administrat\u00ebn Trump dhe m\u00eb par\u00eb ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb diskutime q\u00eb lidhen me \u00e7\u00ebshtjet ekonomike dhe energjetike, si dhe me p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Fried tha se fleksibiliteti i ligjit t\u00eb ri p\u00ebr sanksionet mund t\u00eb jet\u00eb i dobish\u00ebm pik\u00ebrisht sepse Uashingtoni mund t\u00eb nd\u00ebrthur\u00eb presionin ekonomik me negociatat.<\/p>\n<p>Ai tha se SHBA-t\u00eb duhet t\u2019u tregojn\u00eb qeverive t\u00eb tjera se synon t\u2019i zbatoj\u00eb kufizimet, duke u ofruar nj\u00ebkoh\u00ebsisht m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb reduktuar blerjet e tyre t\u00eb energjis\u00eb nga Rusia.<\/p>\n<p>Fried theksoi gjithashtu r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebpunimit me qeverit\u00eb evropiane dhe G7-n.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb mesazh vet\u00ebm nga Amerika do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb pak pesh\u00eb sesa nj\u00eb mesazh nga t\u00eb gjitha shtyllat ekonomike t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb lir\u00eb\u201d, tha Fried.<\/p>\n<p>Mund\u00ebsia e leht\u00ebsimit t\u00eb sanksioneve ka hasur n\u00eb kund\u00ebrshtim nga ligjv\u00ebn\u00ebsit q\u00eb mb\u00ebshtesin ruajtjen e presionit ekonomik ndaj Mosk\u00ebs.<\/p>\n<p>Senatori Dick Durbin nga Illinois, demokrati m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb Komitetin Gjyq\u00ebsor t\u00eb Senatit, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb m\u00eb 29 shtator se shpresonte q\u00eb \u201cpresidenti do ta p\u00ebrdor\u00eb autoritetin e tij sipas Aktit t\u00eb Sanksioneve p\u00ebr t\u2019u th\u00ebn\u00eb partner\u00ebve kryesor\u00eb tregtar\u00eb t\u00eb Rusis\u00eb\u201d q\u00eb t\u00eb respektojn\u00eb masat e reja amerikane.<\/p>\n<p>Grupi dypartiak i Kongresit p\u00ebr Ukrain\u00ebn gjithashtu tha m\u00eb 29 shtator se Shtetet e Bashkuara duhet t\u00eb vazhdojn\u00eb ta rrisin presionin e sanksioneve ndaj Rusis\u00eb, p\u00ebrderisa vazhdon pushtimi i saj n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb plot\u00eb ndaj Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Deklarata u l\u00ebshua nga kat\u00ebr bashk\u00ebkryesuesit e grupit: demokrat\u00ebt Marcy Kaptur nga Ohajo dhe Mike Quigley nga Illinois, si dhe republikan\u00ebt Brian Fitzpatrick nga Pensilvania dhe Joe Wilson nga Karolina e Jugut.<\/p>\n<p>\u201cDy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, Kongresi miratoi legjislacionin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr sanksionet ndaj Rusis\u00eb q\u00eb nga viti 2017\u201d, than\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrderisa vazhdon pushtimi i plot\u00eb i Ukrain\u00ebs nga Rusia p\u00ebr ta pushtuar at\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrc\u00ebnuar aleat\u00ebt tan\u00eb evropian\u00eb, Shtetet e Bashkuara duhet t\u00eb nd\u00ebrmarrin \u00e7do hap t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr ta ndalur kriminelin e luft\u00ebs Vladimir Putin\u201d.<\/p>\n<p>Ata iu p\u00ebrgjigj\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb raportimeve se administrata po shqyrtonte leht\u00ebsimin e sanksioneve n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb lirimit t\u00eb t\u00eb burgosurve politik\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cLeht\u00ebsimi i sanksioneve do ta inkurajoj\u00eb Rusin\u00eb dhe do ta zgjas\u00eb luft\u00ebn\u201d, than\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebsit.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shtetet e Bashkuara kan\u00eb kompetenca t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb rritur presionin ekonomik ndaj Rusis\u00eb, por ndikimi i tyre do t\u00eb varet nga fakti n\u00ebse administrata e Donald Trumpit i p\u00ebrdor ato n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe e b\u00ebn t\u00eb qart\u00eb se \u00e7far\u00eb k\u00ebrkon nga Moska dhe qeverit\u00eb e tjera, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1271634,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[23],"tags":[],"class_list":["post-1271633","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1271633","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1271633"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1271633\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1271634"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1271633"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1271633"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1271633"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}