{"id":1271844,"date":"2026-10-01T11:44:14","date_gmt":"2026-10-01T09:44:14","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1271844"},"modified":"2026-10-01T11:44:14","modified_gmt":"2026-10-01T09:44:14","slug":"armiku-brenda-shtetit-si-korrupsioni-behet-kercenim-per-sigurine-kombetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/armiku-brenda-shtetit-si-korrupsioni-behet-kercenim-per-sigurine-kombetare\/","title":{"rendered":"Armiku brenda shtetit: Si korrupsioni b\u00ebhet k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare"},"content":{"rendered":"<p><strong>Masa e siguris\u00eb ndaj drejtueses s\u00eb nj\u00ebrit prej institucioneve m\u00eb t\u00eb ndjeshme t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb shtetit duhet t\u00eb na detyroj\u00eb ta shohim korrupsionin p\u00ebrtej fatur\u00ebs financiare dhe ta trajtojm\u00eb at\u00eb edhe si \u00e7\u00ebshtje t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare. N\u00eb debatin publik shqiptar, korrupsioni trajtohet r\u00ebndom si nj\u00eb defekt moral individual, nj\u00ebfar\u00eb devijimi personaliteti q\u00eb buron nga bab\u00ebzia, apo si nj\u00eb lloj parazitizmi financiar q\u00eb mund t\u00eb izolohet me disa pranga spektakolare dhe disa komunikata p\u00ebr shtyp. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lexim tep\u00ebr sip\u00ebrfaq\u00ebsor, sepse nuk merr parasysh d\u00ebmet e shum\u00ebfishta q\u00eb shkakton korrupsioni kur b\u00ebhet kapilar dhe dep\u00ebrton n\u00eb institucionet e shtetit. N\u00eb at\u00eb pik\u00eb, ai nuk vjedh m\u00eb vet\u00ebm para nga buxheti, por g\u00ebrryen aft\u00ebsin\u00eb e shtetit p\u00ebr t\u00eb kryer funksionet e tij, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesat komb\u00ebtare dhe, n\u00eb fund, p\u00ebr t\u00eb garantuar vet\u00eb sigurin\u00eb e vendit.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb librin e saj &#8220;Hajdut\u00ebt e shtetit&#8221;, studiuesja Sarah Chayes p\u00ebrpiqet ta zhvendos\u00eb diskutimin mbi korrupsionin nga fusha e moralit publik dhe e d\u00ebmit ekonomik drejt nj\u00eb pyetjeje shum\u00eb m\u00eb shqet\u00ebsuese, q\u00eb lidhet me aft\u00ebsin\u00eb e shtetit p\u00ebr t\u00eb mbijetuar, p\u00ebr t\u00eb ndjekur interesin komb\u00ebtar, p\u00ebr t\u00eb ushtruar sovranitet dhe p\u00ebr t\u2019i mbrojtur qytetar\u00ebt e vet. P\u00ebrvoja e saj n\u00eb Afganistan i kishte treguar se nj\u00eb administrat\u00eb e p\u00ebrpir\u00eb nga ryshfeti, klientelizmi dhe lidhjet me krimin mund t\u00eb ruaj\u00eb t\u00eb gjitha shenjat e jashtme t\u00eb normalitetit institucional, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb funksionet e saj themelore jan\u00eb ndryshuar gradualisht n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nj\u00eb rrjeti p\u00ebrfituesish t\u00eb kriminalizuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkall\u00eb dep\u00ebrtimi, korrupsioni pushon s\u00eb qeni vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje e drejt\u00ebsis\u00eb dhe b\u00ebhet \u00e7\u00ebshtje e siguris\u00eb komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Historia nd\u00ebrkomb\u00ebtare tregon se korrupsioni nuk mbetet gjat\u00eb vet\u00ebm te tender\u00ebt. Ai p\u00ebrfundon te kufiri, ushtria, policia dhe politika e jashtme. N\u00eb Ukrain\u00ebn e vitit 2014, pas vitesh korrupsioni dhe keqadministrimi, vet\u00ebm 6 mij\u00eb nga 41 mij\u00eb trupa tok\u00ebsore rezultuan realisht t\u00eb gatshme p\u00ebr luftim. Kur Rusia pushtoi Krimen\u00eb, Ukraina zbuloi se kishte nj\u00eb ushtri n\u00eb organigram\u00eb, por jo nj\u00eb ushtri t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr ta mbrojtur territorin. N\u00eb Afganistan, komandant\u00ebt p\u00ebrvet\u00ebsonin pagat e \u201cushtar\u00ebve fantazm\u00eb\u201d, karburantin dhe furnizimet. Kur u t\u00ebrhoq mb\u00ebshtetja amerikane, ushtria u shp\u00ebrb\u00eb me shpejt\u00ebsi, sepse korrupsioni ia kishte shkat\u00ebrruar prej koh\u00ebsh moralin dhe kohezionin. Ushtar\u00ebt nuk pranuan t\u00eb vdisnin p\u00ebr nj\u00eb shtet q\u00eb drejtuesit e tij e kishin trajtuar si pla\u00e7k\u00eb. M\u00ebsimi i k\u00ebtyre rasteve nuk \u00ebsht\u00eb se Shqip\u00ebria ndodhet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjendje me Afganistanin apo Ukrain\u00ebn e vitit 2014. M\u00ebsimi \u00ebsht\u00eb se korrupsioni e dob\u00ebson shtetin gradualisht dhe shpesh d\u00ebmi i v\u00ebrtet\u00eb b\u00ebhet i duksh\u00ebm vet\u00ebm kur vjen nj\u00eb kriz\u00eb dhe institucionet duhet t\u00eb provojn\u00eb n\u00ebse jan\u00eb ende t\u00eb afta t\u00eb kryejn\u00eb funksionin e tyre.<\/p>\n<p>Prandaj hetimi dhe shkarkimi i kreut t\u00eb Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit (SHISH) nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aksident i izoluar procedure, as telenovel\u00eb hispanike romantike e nj\u00eb &#8220;spiuneje&#8221;, dhe aq m\u00eb pak alibi p\u00ebr t\u00eb ricikluar debatin provincial mbi origjin\u00ebn e saj. Kjo goditje vjen pas nj\u00eb zinxhiri kapjesh sistematike t\u00eb shtrir\u00eb horizontalisht dhe vertikalisht n\u00eb institucionet e shtetit. P\u00ebr pasoj\u00eb problemi nuk fillon dhe nuk mbaron me SHISH-in. Shqip\u00ebria ka par\u00eb me k\u00ebt\u00eb lidership nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr t\u00eb arratisur; nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebskryeministre t\u00eb akuzuar p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb tender\u00eb; ministra t\u00eb Brendsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb procese penale, drejtues policie t\u00eb hetuar, zyrtar\u00eb policor\u00eb t\u00eb dyshuar p\u00ebr lidhje t\u00eb ngushta me krimin e organizuar; drejtues t\u00eb infrastruktur\u00ebs digjitale n\u00ebn masa sigurie si dhe individ\u00eb informal\u00eb, pa asnj\u00eb mandat kushtetues, q\u00eb l\u00ebvizin fijet nevralgjike t\u00eb pushtetit ekzekutiv.<\/p>\n<p>Sigurisht, t\u00eb gjith\u00eb personat n\u00ebn hetim g\u00ebzojn\u00eb prezumimin e pafaj\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb individuale i p\u00ebrcakton gjykata. Por, edhe pa paragjykuar faj\u00ebsin\u00eb e askujt, shtrirja institucionale e hetimeve ngre nj\u00eb pyetje q\u00eb nuk mund t\u00eb shmanget: \u00e7far\u00eb ndodh me sigurin\u00eb komb\u00ebtare kur dyshimet p\u00ebr korrupsion dhe ndikim kriminal arrijn\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht te policia, infrastruktura digjitale, ministrit\u00eb strategjike, z\u00ebvend\u00ebskryeministria dhe sh\u00ebrbimi informativ? Secili rast duhet gjykuar ve\u00e7mas, por politikisht dhe strategjikisht, tabloja duhet par\u00eb e gjitha s\u00eb bashku. Kur njer\u00ebzit e zgjedhur, em\u00ebruar dhe mbrojtur nga i nj\u00ebjti pushtet p\u00ebrfundojn\u00eb vazhdimisht n\u00ebn hetim, p\u00ebrgjegj\u00ebsia nuk mund t\u00eb shkarkohet pafund\u00ebsisht te \u201cindivid\u00ebt q\u00eb kan\u00eb ngr\u00ebn\u00eb kumbulla pas shpin\u00ebs s\u00eb kryeministrit\u201d.<\/p>\n<p>Francis Fukuyama, n\u00eb analizat e tij mbi nd\u00ebrtimin e shtetit, e lidh forc\u00ebn e nj\u00eb shteti jo thjesht me p\u00ebrqendrimin e pushtetit politik, por me kapacitetin e institucioneve p\u00ebr t\u00eb zbatuar vendimet dhe me autonomin\u00eb e tyre nga interesat private q\u00eb p\u00ebrpiqen t&#8217;i kapin. Ky dallim \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Nj\u00eb qeveri mund t\u00eb duket e fuqishme sepse kontrollon administrat\u00ebn, parlamentin dhe pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vendimmarrjes, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00eb shteti mund t\u00eb jet\u00eb duke u dob\u00ebsuar. N\u00ebse institucionet humbasin profesionalizmin dhe pavar\u00ebsin\u00eb, n\u00ebse administrata i n\u00ebnshtrohet klientelizmit dhe vendimmarrja publike orientohet nga interesa private, p\u00ebrqendrimi i pushtetit nuk prodhon domosdoshm\u00ebrisht nj\u00eb shtet m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. P\u00ebrkundrazi, ai mund ta b\u00ebj\u00eb kapjen m\u00eb t\u00eb leht\u00eb, sepse mjafton t\u00eb kontrollosh maj\u00ebn e sistemit p\u00ebr t\u00eb ndikuar nj\u00eb pjes\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb tij. K\u00ebshtu mund t\u00eb krijohet paradoksi i nj\u00eb pushteti politik gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb fort\u00eb mbi nj\u00eb shtet gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb rrezik i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare. Nj\u00eb polici e implikuar n\u00eb mbrojtjen e trafikut t\u00eb paligjsh\u00ebm nuk garanton dot rendin publik, por kthehet n\u00eb nj\u00eb menaxhere t\u00eb paqes mes karteleve. Nj\u00eb dikaster infrastrukture i kapur nuk projekton vepra publike sipas nevojave gjeostrategjike dhe ekonomike t\u00eb vendit, por nd\u00ebrton rrug\u00eb q\u00eb prodhojn\u00eb leverdin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr ortak\u00ebt e qeveris\u00eb. Nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie i dep\u00ebrtuar nga interesat politike apo kriminale nuk garanton m\u00eb barazin\u00eb para ligjit, por selekton se kush duhet hetuar, kush duhet kursyer dhe cilat dosje duhet t\u00eb mbeten pa fund n\u00eb sirtar. Nj\u00eb administrat\u00eb tatimore e kapur nuk mbledh m\u00eb t\u00eb ardhurat sipas ligjit, por mund ta p\u00ebrdor\u00eb kontrollin fiskal si instrument presioni ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve dhe toleranc\u00ebn si privilegj p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmit e pushtetit. Doganat nuk mbrojn\u00eb m\u00eb kufirin ekonomik t\u00eb shtetit, por rrezikojn\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb porta selektive ku ligji zbatohet ndaj disave dhe negociohet me t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Dhe m\u00eb dramatikja, nj\u00eb sh\u00ebrbim sekret q\u00eb e gjen veten n\u00ebn hetime penale nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb kryej\u00eb misionin e tij m\u00eb sublim: t\u00eb paralajm\u00ebroj\u00eb kombin ndaj k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb jashtme dhe t\u00eb brendshme. N\u00eb kushtet e kapjes institucionale, ai rrezikon t\u00eb degradoj\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb instrument mbrojt\u00ebs t\u00eb status quo-s\u00eb politike, por edhe n\u00eb nj\u00eb mburoj\u00eb institucionale ndaj krimit, duke p\u00ebrdorur sekretin shtet\u00ebror, informacionin e klasifikuar dhe avantazhin e tij informativ p\u00ebr t\u00eb penguar ekspozimin, hetimin apo nd\u00ebshkimin e rrjeteve kriminale t\u00eb lidhura me pushtetin.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00ebse mediat, opozita dhe shoq\u00ebria civile kan\u00eb arritur t\u00eb zbulojn\u00eb e denoncojn\u00eb kaq shum\u00eb afera korruptive me mjetet e kufizuara q\u00eb kan\u00eb n\u00eb dispozicion, pyetja q\u00eb duhet t\u00eb na shqet\u00ebsoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb se sa m\u00eb shum\u00eb mund t\u00eb din\u00eb sh\u00ebrbimet e huaja armiq\u00ebsore, t\u00eb pajisura me kapacitete t\u00eb specializuara p\u00ebrgjimi, infiltrimi dhe kund\u00ebrzbulimi, dhe n\u00ebse informacioni komprometues q\u00eb mund t\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb u jep atyre mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb ushtrojn\u00eb presion, shantazh apo ndikim mbi zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt jan\u00eb m\u00ebsuar ta mendojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjen komb\u00ebtare n\u00ebp\u00ebrmjet kufijve, territoreve, flamurit, gjuh\u00ebs dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve me fqinj\u00ebt. Por \u00e7\u00ebshtja komb\u00ebtare nuk mund t\u00eb ndahet kurrsesi nga cil\u00ebsia e shtetit shqiptar. Shqip\u00ebria sot duhej t\u00eb ishte qendra institucionale, diplomatike dhe strategjike e shqiptar\u00ebve n\u00eb rajon: nj\u00eb shtet an\u00ebtar i NATO-s, kandidat p\u00ebr Bashkimin Europian dhe mb\u00ebshtet\u00ebsi kryesor nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Kosov\u00ebs. Nj\u00eb Shqip\u00ebri e dob\u00ebsuar nga korrupsioni nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm problem p\u00ebr qytetar\u00ebt e saj. Ajo dob\u00ebson pozit\u00ebn e Kosov\u00ebs, pesh\u00ebn e shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut dhe Malin e Zi, mbrojtjen e interesave t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs dhe besueshm\u00ebrin\u00eb e diaspor\u00ebs shqiptare.<\/p>\n<p>Duhet kuptuar se fuqia komb\u00ebtaren\u00eb bot\u00ebn moderne nuk matet vet\u00ebm me numrin e shqiptar\u00ebve apo me sip\u00ebrfaqen e territoreve ku ata jetojn\u00eb. Demografia dhe territori vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi, por pesha reale e nj\u00eb kombi p\u00ebrcaktohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga cil\u00ebsia e shteteve dhe institucioneve q\u00eb ai nd\u00ebrton, nga kapitali ekonomik dhe njer\u00ebzor q\u00eb arrin t\u00eb krijoj\u00eb, nga besueshm\u00ebria q\u00eb fiton tek aleat\u00ebt dhe nga aft\u00ebsia p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar k\u00ebt\u00eb besueshm\u00ebri n\u00eb ndikim politik. Fuqi komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb t\u00eb kesh administrata q\u00eb funksionojn\u00eb, drejt\u00ebsi q\u00eb prodhon siguri juridike, diplomaci q\u00eb krijon dhe mir\u00ebmban aleanca, universitete q\u00eb prodhojn\u00eb dije, ekonomi q\u00eb gjeneron kapital dhe nj\u00eb diaspor\u00eb q\u00eb nuk mbetet thjesht burim remitancash e votash, por shnd\u00ebrrohet n\u00eb rrjet ndikimi ekonomik, profesional dhe politik.<\/p>\n<p>Ne nuk mund t\u00eb konkurrojm\u00eb me fuqit\u00eb e m\u00ebdha p\u00ebrmes mas\u00ebs, por mund ta shum\u00ebfishojm\u00eb pesh\u00ebn ton\u00eb p\u00ebrmes cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb institucioneve, specializimit ekonomik, reputacionit dhe aleancave. Nj\u00eb shtet i vog\u00ebl, por i besuesh\u00ebm, demokratik, ligjor, i parashikuesh\u00ebm dhe i integruar mir\u00eb n\u00eb rrjetet nd\u00ebrkomb\u00ebtare mund t\u00eb ushtroj\u00eb ndikim shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madh sesa do t\u00eb sugjeronin popullsia apo territori i tij. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, nj\u00eb komb mund t\u00eb ket\u00eb miliona njer\u00ebz t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb disa shtete dhe nj\u00eb diaspor\u00eb t\u00eb fuqishme, por n\u00ebse institucionet e tij jan\u00eb t\u00eb dob\u00ebta, diplomacia improvizon, ekonomia prodhon pak vler\u00eb dhe korrupsioni g\u00ebrryen besueshm\u00ebrin\u00eb e shtetit, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e k\u00ebtij potenciali mbetet e pashnd\u00ebrruar n\u00eb fuqi reale.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht korrupsioni prodhon edhe devijim t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme. Kjo b\u00ebhet edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment kur Shqip\u00ebris\u00eb i nevojitet maksimumi i kapitalit t\u00eb saj diplomatik p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesa komb\u00ebtare konkrete. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Tirana do t\u00eb duhej t\u00eb mobilizonte marr\u00ebdh\u00ebniet e saj n\u00eb Per\u00ebndim, t\u00eb nd\u00ebrtonte argumente juridike e politike dhe t\u00eb mb\u00ebshteste institucionalisht procesin e apelimit n\u00eb Hag\u00eb, \u00e7do humbje besueshm\u00ebrie nd\u00ebrkomb\u00ebtare e shkaktuar nga korrupsioni zvog\u00eblon hap\u00ebsir\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr ndikim. Nj\u00eb shtet q\u00eb konsumon kapitalin e vet diplomatik duke mbrojtur skandalet e panum\u00ebrta e t\u00eb paprecedenta t\u00eb brendshme ka shum\u00eb m\u00eb pak kapital p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesat komb\u00ebtare jasht\u00eb.<\/p>\n<p>Kur institucionet jan\u00eb t\u00eb dob\u00ebta, politika e jashtme pushon s\u00eb qeni strategji shtet\u00ebrore dhe b\u00ebhet diplomaci personale. Aleancat maten me fotografin\u00eb e radh\u00ebs, samitet me spektaklin, nd\u00ebrsa marr\u00ebdh\u00ebniet rajonale varen nga miq\u00ebsit\u00eb, antipatit\u00eb dhe nevojat e dit\u00ebs s\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi. K\u00ebshtu shpjegohen kthesat e pashpjeguara, entuziazmet e p\u00ebrkohshme dhe improvizimet: nj\u00eb dit\u00eb politika rajonale nd\u00ebrtohet rreth Kosov\u00ebs, dit\u00ebn tjet\u00ebr rreth partneritetit personal me Beogradin; nj\u00eb dit\u00eb flitet p\u00ebr interes komb\u00ebtar, dit\u00ebn tjet\u00ebr p\u00ebr nj\u00eb nism\u00eb t\u00eb re t\u00eb pakonsultuar si shkrimi i p\u00ebrbashk\u00ebt me Vucciccin n\u00eb FAZ; nj\u00eb dit\u00eb Shqip\u00ebria paraqitet si z\u00ebri i shqiptar\u00ebve, dit\u00ebn tjet\u00ebr hesht n\u00eb OKB p\u00ebr Kosov\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mos prishur nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie personale ose nj\u00eb interes ekonomik.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb kapur, politika e jashtme nuk p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesin komb\u00ebtar. P\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb siguruar legjitimitet t\u00eb jasht\u00ebm p\u00ebr pushtetin e brendsh\u00ebm. Udh\u00ebheq\u00ebsi k\u00ebrkon fotografi, akses dhe mb\u00ebshtetje nd\u00ebrkomb\u00ebtare; partner\u00ebve u ofron stabilitet, marr\u00ebveshje, territore p\u00ebr investime apo favore politike. Interesi afatgjat\u00eb komb\u00ebtar z\u00ebvend\u00ebsohet nga nevoja afatshkurt\u00ebr p\u00ebr mbijetes\u00ebn e regjimit. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse korrupsioni nuk mund t\u00eb kompensohet me retorik\u00eb patriotike. Mund t\u00eb val\u00ebvit\u00ebsh flamurin \u00e7do dit\u00eb, por n\u00ebse dob\u00ebson policin\u00eb, administrat\u00ebn, diplomacin\u00eb dhe institucionet e siguris\u00eb, ke dob\u00ebsuar kombin. Mund t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr bashkimin e shqiptar\u00ebve, por n\u00ebse shteti q\u00eb duhet t\u2019i p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb \u00ebsht\u00eb i pabesuesh\u00ebm dhe i kapur, ke minuar vet\u00eb baz\u00ebn e bashk\u00ebpunimit komb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Prandaj reagimi duhet t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebrtej z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb disa emrave. Shqip\u00ebris\u00eb i duhet kontroll real parlamentar mbi institucionet e siguris\u00eb, verifikim serioz i drejtuesve, transparenc\u00eb mbi em\u00ebrimet, mbrojtje e prokuror\u00ebve dhe denoncuesve, hetim i nd\u00ebrmjet\u00ebsve informal\u00eb dhe \u00e7montim i sistemit p\u00ebrmes t\u00eb cilit njer\u00ebz pa mandat publik fitojn\u00eb pushtet mbi ministra, polici dhe administrat\u00eb. Mbi t\u00eb gjitha, Shqip\u00ebris\u00eb i duhet nj\u00eb doktrin\u00eb e interesit komb\u00ebtar q\u00eb nuk ndryshon sipas interesit t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb dit\u00ebs. Marr\u00ebdh\u00ebniet me Kosov\u00ebn, shqiptar\u00ebt n\u00eb rajon, partneriteti me NATO-n, integrimi europian dhe raportet me fqinj\u00ebt nuk mund t\u00eb mbeten pron\u00eb personale e kryeministrit. Ato duhet t\u00eb mb\u00ebshteten mbi institucione, dokumente strategjike, konsultim parlamentar dhe vazhdim\u00ebsi shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Sepse \u00e7\u00ebshtja komb\u00ebtare fillon me \u00e7\u00ebshtjen e shtetit. Nj\u00eb komb me institucione t\u00eb kapura nuk mund t\u00eb zhvilloj\u00eb politik\u00eb t\u00eb jashtme t\u00eb pavarur, nuk mund t\u00eb mbroj\u00eb Kosov\u00ebn, bashk\u00ebkombasit dhe aleat\u00ebt e vet dhe nuk mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb respekt nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Rreziku m\u00eb i madh komb\u00ebtar nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb armiku q\u00eb q\u00ebndron p\u00ebrtej kufirit. Shpesh \u00ebsht\u00eb rrjeti q\u00eb, nga brenda, e kthen policin\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim, ministrin\u00eb n\u00eb biznes, diplomacin\u00eb n\u00eb improvizim dhe shtetin n\u00eb pron\u00eb. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb \u00e7\u00ebshtje komb\u00ebtare pa shtet funksional. Dhe nuk mund t\u00eb ket\u00eb shtet funksional aty ku pushteti publik \u00ebsht\u00eb privatizuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Masa e siguris\u00eb ndaj drejtueses s\u00eb nj\u00ebrit prej institucioneve m\u00eb t\u00eb ndjeshme t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb shtetit duhet t\u00eb na detyroj\u00eb ta shohim korrupsionin p\u00ebrtej fatur\u00ebs financiare dhe ta trajtojm\u00eb at\u00eb edhe si \u00e7\u00ebshtje t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare. N\u00eb debatin publik shqiptar, korrupsioni trajtohet r\u00ebndom si nj\u00eb defekt moral individual, nj\u00ebfar\u00eb devijimi personaliteti q\u00eb buron nga bab\u00ebzia, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":579865,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-1271844","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1271844","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1271844"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1271844\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/579865"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1271844"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1271844"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1271844"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}