{"id":1272259,"date":"2026-10-02T10:18:57","date_gmt":"2026-10-02T08:18:57","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1272259"},"modified":"2026-10-02T10:18:57","modified_gmt":"2026-10-02T08:18:57","slug":"ministri-letonez-i-mbrojtjes-sulmet-hibride-te-rusise-jane-shqetesimi-kryesor-jo-retorika-berthamore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/bote\/ministri-letonez-i-mbrojtjes-sulmet-hibride-te-rusise-jane-shqetesimi-kryesor-jo-retorika-berthamore\/","title":{"rendered":"Ministri letonez i Mbrojtjes: Sulmet hibride t\u00eb Rusis\u00eb jan\u00eb shqet\u00ebsimi kryesor, jo retorika b\u00ebrthamore"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ministri i Mbrojtjes i Letonis\u00eb ka minimizuar rrezikun e menj\u00ebhersh\u00ebm pas paralajm\u00ebrimit t\u00eb fundit b\u00ebrthamor t\u00eb Rusis\u00eb ndaj Organizat\u00ebs s\u00eb Traktatit t\u00eb Atlantikut Verior (NATO) lidhur me Kaliningradin.<\/strong><\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr momentin, nuk shoh ndonj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb pashmangsh\u00ebm\u201d, tha Raivis Melnis p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb Uashington m\u00eb 30 shtator, duke p\u00ebrs\u00ebritur q\u00ebndrimin e sekretarit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb NATO-s, Mark Rutte, i cili tha se nuk e kishte marr\u00eb \u201caq seriozisht\u201d paralajm\u00ebrimin rus.<\/p>\n<p>Rusia paralajm\u00ebroi NATO-n k\u00ebt\u00eb jav\u00eb se ishte e gatshme t\u00eb p\u00ebrdorte t\u00eb gjith\u00eb arsenalin e saj, p\u00ebrfshir\u00eb arm\u00ebt b\u00ebrthamore, n\u00ebse aleanca per\u00ebndimore do t\u00eb p\u00ebrpiqej ta izolonte Kaliningradin, enklav\u00ebn e saj t\u00eb shum\u00ebmilitarizuar n\u00eb Baltik, e vendosur mes vendeve an\u00ebtare t\u00eb NATO-s, Polonis\u00eb dhe Lituanis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb memorandum diplomatik t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb te vendet an\u00ebtare t\u00eb NATO-s, Moska tha se kishte informacione se aleanca po p\u00ebrgatitej p\u00ebr nj\u00eb \u201cbllokad\u00eb ajrore dhe detare\u201d t\u00eb k\u00ebtij territori.<\/p>\n<p>Paralajm\u00ebrimi b\u00ebri q\u00eb Rutte t\u2019i b\u00ebnte thirrje Rusis\u00eb q\u00eb \u201ct\u2019i ndal\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimet b\u00ebrthamore\u201d, duke th\u00ebn\u00eb se NATO \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aleanc\u00eb mbrojt\u00ebse dhe se \u201ckjo \u00ebsht\u00eb absolutisht e panevojshme dhe nuk ndihmon\u201d. Ai shtoi se presidenti rus, Vladimir Putin, e di se nuk mund ta fitoj\u00eb nj\u00eb p\u00ebrballje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me NATO-n.<\/p>\n<p>Melnis tha se Rusia u \u00ebsht\u00eb drejtuar vazhdimisht k\u00ebrc\u00ebnimeve b\u00ebrthamore q\u00eb nga nisja e pushtimit n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs, duke argumentuar se Moska e p\u00ebrdor nj\u00eb retorik\u00eb t\u00eb till\u00eb p\u00ebr t\u00eb frik\u00ebsuar popullsin\u00eb per\u00ebndimore, p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar mb\u00ebshtetjen p\u00ebr Kievin dhe p\u00ebr t\u00eb testuar kohezionin e aleanc\u00ebs s\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p>\u201cRusia do t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb \u00e7do mjet p\u00ebr t\u00eb na k\u00ebrc\u00ebnuar, p\u00ebr t\u00eb futur frik\u00eb te njer\u00ebzit tan\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur Ukrain\u00ebn, por edhe p\u00ebr ta prishur unitetin dhe kohezionin ton\u00eb, dhe thjesht p\u00ebr t\u00eb testuar se ku jan\u00eb ata kufij\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Paralajm\u00ebrimi rus ka ngritur, megjithat\u00eb, shqet\u00ebsime te specialist\u00ebt e kontrollit t\u00eb arm\u00ebve dhe t\u00eb siguris\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb pozit\u00ebs strategjike t\u00eb Kaliningradit dhe ndryshimit t\u00eb doktrin\u00ebs b\u00ebrthamore t\u00eb Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Daryl Kimball, drejtor ekzekutiv i Shoqat\u00ebs p\u00ebr Kontrollin e Arm\u00ebve, nj\u00eb organizat\u00eb jofitimprur\u00ebse dhe jopartiake me baz\u00eb n\u00eb Uashington, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se k\u00ebrc\u00ebnimi rus duhet t\u00eb merret seriozisht dhe t\u00eb d\u00ebnohet si i papranuesh\u00ebm. Ai tha se gjuha e p\u00ebrdorur nga Moska pasqyron at\u00eb q\u00eb ai e p\u00ebrshkroi si qasje t\u00eb pakujdesshme ndaj rreziqeve t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb arm\u00ebve b\u00ebrthamore.<\/p>\n<p>Kimball vuri n\u00eb dukje se NATO nuk duket se po p\u00ebrgatitet p\u00ebr ndonj\u00eb veprim ushtarak p\u00ebr ta izoluar Kaliningradin. Edhe n\u00ebse nj\u00eb p\u00ebrballje e till\u00eb do t\u00eb merrej n\u00eb konsiderat\u00eb, ai tha se p\u00ebrdorimi i arm\u00ebve b\u00ebrthamore n\u00eb nj\u00eb konflikt q\u00eb p\u00ebrfshin nj\u00eb shtet ose aleanc\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb armatosur me arm\u00eb b\u00ebrthamore mund t\u00eb shkaktonte kund\u00ebrp\u00ebrgjigje, p\u00ebrshkall\u00ebzim dhe pasoja potencialisht katastrofike.<\/p>\n<p>Ai argumentoi se Moska duhet t\u2019i adresoj\u00eb shqet\u00ebsimet e saj me NATO-n p\u00ebrmes kanaleve diplomatike, duke th\u00ebn\u00eb se \u201cn\u00eb vend se t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb me sulm b\u00ebrthamor, Kremlini duhet t\u2019u drejtohet kryeqyteteve t\u00eb NATO-s p\u00ebr t\u00eb sqaruar \u00e7far\u00ebdo shqet\u00ebsimesh q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb Rusia dhe p\u00ebr t\u2019i trajtuar ato n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb diplomatike dhe t\u00eb p\u00ebrgjegjshme\u201d.<\/p>\n<p>Lynn Rusten, hulumtuese e lart\u00eb n\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Analiz\u00ebn e Politikave Evropiane, dhe ish-zyrtare e lart\u00eb e K\u00ebshillit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr kontrollin e arm\u00ebve dhe mosp\u00ebrhapjen e tyre, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se retorika e fundit b\u00ebrthamore e Rusis\u00eb dukej \u201ce \u00e7oroditur dhe hiperbolike\u201d nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Por, Rusten paralajm\u00ebroi gjithashtu p\u00ebr nj\u00eb kombinim t\u00eb rreziksh\u00ebm faktor\u00ebsh: k\u00ebrc\u00ebnimet ruse dhe luft\u00ebn hibride provokuese, forcat e NATO-s dhe ato ruse q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs, mb\u00ebshtetjen e vazhdueshme per\u00ebndimore p\u00ebr Ukrain\u00ebn dhe munges\u00ebn e nj\u00eb dialogu dometh\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo tha se k\u00ebto kushte mund t\u00eb rrisin rrezikun e nj\u00eb llogaritjeje t\u00eb gabuar t\u00eb rrezikshme, ve\u00e7an\u00ebrisht teksa Rusia dhe NATO po vendosin vija t\u00eb kuqe konkurruese, nd\u00ebrsa kanalet p\u00ebr menaxhimin e tensioneve mbeten t\u00eb kufizuara.<\/p>\n<p>\u201cMungesa e dialogut dometh\u00ebn\u00ebs dhe rritja e dallimeve n\u00eb perceptimet p\u00ebr sigurin\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb rrezik serioz p\u00ebr p\u00ebrshkall\u00ebzim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm dhe potencialisht t\u00eb paq\u00ebllimsh\u00ebm dhe zgjerim t\u00eb k\u00ebtij konflikti\u201d, tha Rusten.<\/p>\n<p>Sylvia Mishra, drejtoresh\u00eb e politikave b\u00ebrthamore n\u00eb Institutin p\u00ebr Siguri dhe Teknologji, tha se p\u00ebrshkall\u00ebzimi b\u00ebrthamor nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e re p\u00ebr Mosk\u00ebn, por megjithat\u00eb duhet t\u00eb merret seriozisht.<\/p>\n<p>Kaliningradi, vuri n\u00eb dukje ajo, \u00ebsht\u00eb selia e Flot\u00ebs Baltike t\u00eb Rusis\u00eb dhe ka r\u00ebnd\u00ebsi strategjike, por \u00ebsht\u00eb gjeografikisht i ekspozuar, pasi rrethohet nga vendet an\u00ebtare t\u00eb NATO-s, Polonia dhe Lituania, dhe \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb nga pjesa tjet\u00ebr e Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Mishra tha se operacionet ajrore t\u00eb raportuara t\u00eb NATO-s rreth enklav\u00ebs n\u00eb mesin e gushtit, t\u00eb cilat p\u00ebrfshinin avion\u00eb me kapacitete p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb komunikimet, radar\u00ebt dhe sistemet e navigimit, mund ta ken\u00eb rritur ndjenj\u00ebn e cenueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb Mosk\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo iu referua gjithashtu doktrin\u00ebs s\u00eb rishikuar b\u00ebrthamore t\u00eb Rusis\u00eb t\u00eb vitit 2024, e cila zyrtarisht e uli pragun e p\u00ebrcaktuar nga Moska p\u00ebr p\u00ebrdorimin e mundsh\u00ebm t\u00eb arm\u00ebve b\u00ebrthamore.<\/p>\n<p>Mishra tha se paralajm\u00ebrimi i fundit duket t\u00eb jet\u00eb rasti i par\u00eb kur Rusia ka l\u00ebshuar nj\u00eb not\u00eb diplomatike me shkrim, ku paralajm\u00ebron n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb arm\u00eb b\u00ebrthamore n\u00ebse aleanca per\u00ebndimore p\u00ebrpiqet ta izoloj\u00eb Kaliningradin.<\/p>\n<p>P\u00ebr Melnisin, megjithat\u00eb, k\u00ebrc\u00ebnimi m\u00eb i menj\u00ebhersh\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb as ai b\u00ebrthamor dhe as nj\u00eb sulm ushtarak konvencional n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb i Rusis\u00eb ndaj NATO-s, por nj\u00eb fushat\u00eb n\u00eb zgjerim e aktiviteteve hibride, veprime armiq\u00ebsore q\u00eb zhvillohen n\u00ebn pragun e luft\u00ebs s\u00eb hapur, p\u00ebrfshir\u00eb sulmet kibernetike, sabotazhin dhe instrumentalizimin e migracionit.<\/p>\n<p>Ai tha se Letonia dhe aleat\u00ebt e saj po e rivler\u00ebsojn\u00eb vazhdimisht k\u00ebrc\u00ebnimin, duke monitoruar kapacitetet ushtarake t\u00eb Rusis\u00eb, humbjet e saj n\u00eb Ukrain\u00eb, gjenerimin e forcave dhe aktivitete t\u00eb tilla si sulmet e dyshuara ndaj objekteve t\u00eb industris\u00eb ushtarake dhe infrastruktur\u00ebs kritike.<\/p>\n<p>\u201cNe po monitorojm\u00eb dhe po punojm\u00eb ngusht\u00eb me partner\u00ebt ukrainas dhe me partner\u00ebt tan\u00eb n\u00eb NATO\u201d, tha Melnis, duke shtuar se vler\u00ebsimi i k\u00ebrc\u00ebnimeve nga Letonia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i vazhduesh\u00ebm dhe se aktivitetet hibride po rriten.<\/p>\n<p>Melnis tha se nuk besonte se Rusia aktualisht ka kapacitet p\u00ebr t\u00eb nisur nj\u00eb ofensiv\u00eb konvencionale kund\u00ebr nj\u00eb vendi t\u00eb NATO-s, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vazhdon luft\u00ebn n\u00eb Ukrain\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cRusia u ndal n\u00eb Ukrain\u00eb, nuk po i arrin q\u00ebllimet\u201d, tha ai, duke iu referuar operacioneve kund\u00ebrofensive t\u00eb Ukrain\u00ebs dhe duke argumentuar se Moska do t\u00eb p\u00ebrballej me v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u00eb zhvilluar dy operacione ushtarake n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb gjer\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Ai i p\u00ebrshkroi sulmet kibernetike, presionin p\u00ebrmes migracionit nga Bjellorusia p\u00ebr t\u00eb cilin Minsku \u00ebsht\u00eb akuzuar se po e leht\u00ebson me q\u00ebllim destabilizimin e fqinj\u00ebve t\u00eb tij dhe aktivitete t\u00eb tjera armiq\u00ebsore si pjes\u00eb t\u00eb mjedisit t\u00eb ri t\u00eb siguris\u00eb me t\u00eb cilin po p\u00ebrballen Letonia dhe aleat\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>Letonia po i forcon gjithashtu mbrojtjet kund\u00ebr dron\u00ebve. Melnis tha se vendi ka vendosur sisteme penguese dhe radar\u00eb shtes\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb kufijve me Rusin\u00eb dhe Bjellorusin\u00eb, duke u mb\u00ebshtetur shum\u00eb n\u00eb m\u00ebsimet e nxjerra nga Ukraina. Avion\u00ebt luftarak\u00eb t\u00eb NATO-s ofrojn\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr shtres\u00eb mbrojtjeje, nd\u00ebrsa Letonia po blen sisteme t\u00eb mbrojtjes ajrore me rreze t\u00eb mesme dhe t\u00eb shkurt\u00ebr.<\/p>\n<p>Melnis tha se inkursionet e dron\u00ebve rus\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhen nj\u00eb tipar gjithnj\u00eb e m\u00eb i pranish\u00ebm i mjedisit t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Baltik, duke iu referuar incidenteve t\u00eb fundit q\u00eb p\u00ebrfshin\u00eb Lituanin\u00eb, Polonin\u00eb dhe Rumanin\u00eb. Letonia, tha ai, po p\u00ebrgatitet p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb incidente t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Melnis ndodhej n\u00eb Uashington p\u00ebr t\u00eb thelluar bashk\u00ebpunimin n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes me SHBA-n\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb diskutimet me Gard\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Mi\u00e7iganit, programet e prokurimit dhe zhvillimin e kapaciteteve.<\/p>\n<p>Ai tha se mbetet i bindur se SHBA-ja do t\u00eb ruaj\u00eb pranin\u00eb e saj ushtarake n\u00eb Evrop\u00eb, pavar\u00ebsisht p\u00ebrshtatjeve n\u00eb dislokimet n\u00eb vende t\u00eb ve\u00e7anta. Forcat amerikane, tha ai, vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranishme n\u00eb Letoni dhe Uashingtoni vazhdon ta njoh\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb strategjike t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Melnis tha se aleat\u00ebt evropian\u00eb duhet t\u00eb marrin p\u00ebrsip\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb barr\u00ebs p\u00ebr mbrojtjen e tyre. Ai e vler\u00ebsoi presidentin amerikan, Donald Trump, p\u00ebr nxitjen e vendeve an\u00ebtare t\u00eb NATO-s q\u00eb t\u00eb rrisin shpenzimet p\u00ebr mbrojtjen, duke th\u00ebn\u00eb se Letonia \u00ebsht\u00eb e detyruar me ligj t\u00eb shpenzoj\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 5 p\u00ebr qind t\u00eb Prodhimit t\u00eb Brendsh\u00ebm Bruto \u00e7do vit p\u00ebr sigurin\u00eb, duke filluar nga viti i ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Vendet an\u00ebtare t\u00eb NATO-s ran\u00eb dakord n\u00eb samitin e vitit 2025 n\u00eb Hag\u00eb q\u00eb deri n\u00eb vitin 2035 t\u00eb shpenzojn\u00eb \u00e7do vit 5 p\u00ebr qind t\u00eb PBB-s\u00eb p\u00ebr mbrojtjen dhe prioritetet e lidhura me mbrojtjen, nga objektivi i m\u00ebparsh\u00ebm i aleanc\u00ebs prej 2 p\u00ebr qind. Letonia ka l\u00ebvizur m\u00eb shpejt, pasi parlamenti i saj ka k\u00ebrkuar q\u00eb shpenzimet komb\u00ebtare p\u00ebr mbrojtjen t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 5 p\u00ebr qind e PBB-s\u00eb s\u00eb parashikuar nga viti 2027.<\/p>\n<p>Por, Melnis tha se p\u00ebrgjegj\u00ebsia m\u00eb e madhe e Evrop\u00ebs do t\u00eb shkoj\u00eb paralelisht me mb\u00ebshtetjen e vazhdueshme t\u00eb SHBA-ve.<\/p>\n<p>\u201cSHBA-t\u00eb do t\u00eb ofrojn\u00eb [mb\u00ebshtetje]. Ata do t\u00eb jen\u00eb aty. Ata do t\u00eb luftojn\u00eb me ne n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e nevojshme\u201d, tha Melnis, duke theksuar se Evropa duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministri i Mbrojtjes i Letonis\u00eb ka minimizuar rrezikun e menj\u00ebhersh\u00ebm pas paralajm\u00ebrimit t\u00eb fundit b\u00ebrthamor t\u00eb Rusis\u00eb ndaj Organizat\u00ebs s\u00eb Traktatit t\u00eb Atlantikut Verior (NATO) lidhur me Kaliningradin. \u201cP\u00ebr momentin, nuk shoh ndonj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb pashmangsh\u00ebm\u201d, tha Raivis Melnis p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb Uashington m\u00eb 30 shtator, duke p\u00ebrs\u00ebritur q\u00ebndrimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1272260,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[23],"tags":[],"class_list":["post-1272259","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1272259","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1272259"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1272259\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1272260"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1272259"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1272259"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1272259"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}