{"id":1272457,"date":"2026-10-02T17:11:50","date_gmt":"2026-10-02T15:11:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1272457"},"modified":"2026-10-02T17:15:29","modified_gmt":"2026-10-02T15:15:29","slug":"pa-whatsapp-pa-kliente-cka-po-ndodh-me-llogarite-e-bizneseve-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/extra\/tech\/pa-whatsapp-pa-kliente-cka-po-ndodh-me-llogarite-e-bizneseve-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Pa WhatsApp, pa klient\u00eb: \u00c7ka po ndodh me llogarit\u00eb e bizneseve n\u00eb Kosov\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Humbja e qasjes n\u00eb llogarit\u00eb e WhatsApp-it u ka shkaktuar shqet\u00ebsim disa pronar\u00ebve t\u00eb bizneseve n\u00eb Kosov\u00eb, duke ngritur alarm p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e keqp\u00ebrdorimit t\u00eb p\u00ebrmbajtjeve t\u00eb ndjeshme brenda tyre. Shkaqet mbeten t\u00eb paqarta, nd\u00ebrsa institucionet nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur shtrirjen e fenomenit dhe hapat konkret\u00eb p\u00ebr ndalimin e tij.<\/strong><\/p>\n<p>M\u00ebngjesin e 5 shtatorit, V\u00ebllaznim Kryeziu nga Prishtina, hapi aplikacionin WhatsApp p\u00ebr t\u2019i kontrolluar bisedat me klient\u00ebt e tij, si\u00e7 b\u00ebn zakonisht.<\/p>\n<p>Kryeziu \u00ebsht\u00eb pronar i nj\u00eb kompanie t\u00eb patundshm\u00ebrive n\u00eb Prishtin\u00eb dhe e p\u00ebrdorte k\u00ebt\u00eb aplikacion p\u00ebr komunikim me qindra klient\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve u p\u00ebrcillte oferta, video dhe informacione p\u00ebr prona.<\/p>\n<p>P\u00ebr disa minuta, ai thot\u00eb se pranoi disa kode e njoftime q\u00eb dukeshin se kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me p\u00ebrdit\u00ebsim t\u00eb aplikacionit, t\u00eb cilat ai i klikoi. M\u00eb pas, humbi qasjen n\u00eb llogari. Bashk\u00eb me t\u00eb, edhe nj\u00eb rrjet kontaktesh t\u00eb nd\u00ebrtuar prej vitesh.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb q\u00eb nuk i pranonte mesazhet nga klient\u00ebt, ndon\u00ebse kishte njoftuar publikisht p\u00ebr humbjen e qasjes, marr\u00ebdh\u00ebniet e tij me klient\u00eb thot\u00eb se u d\u00ebmtuan.<\/p>\n<p>Ai tregon se e ka pasur t\u00eb pamundur ta hap\u00eb llogarin\u00eb n\u00eb nj\u00eb telefon tjet\u00ebr dhe i ka shkruar vazhdimisht sh\u00ebrbimit mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb WhatsApp-it, por ende nuk e ka rikthyer qasjen. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ka marr\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb ri.<\/p>\n<p>P\u00ebrvoja e tij nuk \u00ebsht\u00eb e izoluar.<\/p>\n<p>Arb\u00ebr Abazi, i cili merret me biznes n\u00eb fush\u00ebn e guroreve, thot\u00eb se p\u00ebr dy-tri jav\u00eb kishte marr\u00eb njoftime p\u00ebr p\u00ebrpjekje p\u00ebr aktivizimin e llogaris\u00eb s\u00eb tij t\u00eb WhatsApp nga dikush tjet\u00ebr. M\u00eb pas, llogaria iu bllokua. Sipas tij, pas nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr shqyrtim, iu lejua riaktivizimi, por kur provoi t\u00eb hynte, ajo u bllokua s\u00ebrish.<\/p>\n<p>Abazi e p\u00ebrdorte WhatsApp-in edhe p\u00ebr komunikim me kompani furnizuese nga jasht\u00eb vendit. Ai shqet\u00ebsohet edhe p\u00ebr keqp\u00ebrdorimet eventuale t\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb shk\u00ebmbyer aty.<\/p>\n<p>\u201cPo se aty ka pas\u00eb fatura, dokumente t\u00eb ndryshme\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Abazi thot\u00eb se nuk ka dijeni q\u00eb dikush ta ket\u00eb p\u00ebrdorur llogarin\u00eb e tij p\u00ebr t\u2019u shkruar kontakteve apo p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb keqp\u00ebrdorim.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb shqyrtimit t\u00eb ankes\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb te platforma p\u00ebr kujdesin ndaj konsumator\u00ebve t\u00eb WhatsApp-it.<\/p>\n<p>Jav\u00ebt e fundit, jan\u00eb shtuar shqet\u00ebsimet p\u00ebr bllokimin e qasjes n\u00eb llogarit\u00eb n\u00eb WhatsApp, kryesisht atyre t\u00eb biznesit.<\/p>\n<p>Eksperti i siguris\u00eb kibernetike, Korab Keqekolla, thot\u00eb se raportimet q\u00eb ai dhe koleg\u00ebt e tij kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebr raste t\u00eb tilla kan\u00eb nisur rreth dy-tri muaj m\u00eb par\u00eb, fillimisht p\u00ebr llogari biznesesh.<\/p>\n<p>Personalisht thot\u00eb se ka marr\u00eb mbi 100 mesazhe nga persona q\u00eb k\u00ebrkonin ndihm\u00eb p\u00ebr t\u2019i rikthyer llogarit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa shton se koleg\u00ebt e tij brenda komunitetit t\u00eb Inteligjenc\u00ebs s\u00eb Hapur t\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 Kosovo Open Source Intelligence (KOSINT) \u2013 raportojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn qindra raste t\u00eb tjera. KOSINT \u00ebsht\u00eb organizat\u00eb q\u00eb mbledh entuziast\u00eb t\u00eb fush\u00ebs s\u00eb inteligjenc\u00ebs s\u00eb hapur, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ekspert\u00eb t\u00eb kibernetik\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, deri m\u00eb tani nuk ka t\u00eb dh\u00ebna zyrtare se sa \u00ebsht\u00eb numri i llogarive t\u00eb prekura nga ky fenomen.<\/p>\n<p>Autoriteti Rregullativ p\u00ebr Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP), institucioni shtet\u00ebror q\u00eb rregullon dhe mbik\u00ebqyr zbatimin e ligjit n\u00eb komunikimet elektronike, ka reaguar ndaj k\u00ebtij fenomeni por nuk ka ofruar shifra zyrtare t\u00eb raportimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb njoftim zyrtar t\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb Nacionale p\u00ebr Siguri Kibernetike (KOS-CERT), e cila funksionon n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb ARKEP-it, u tha vet\u00ebm se jan\u00eb duke i analizuar rastet e raportuara lidhur me llogarit\u00eb n\u00eb WhatsApp.<\/p>\n<p>\u201c(Jemi) duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb komunikuar me institucionet relevante, me q\u00ebllim t\u00eb trajtimit dhe zgjidhjes s\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje\u201d, u tha tutje n\u00eb njoftimin e 28 shtatorit, pa detaje shtes\u00eb.<\/p>\n<p>REL-i i k\u00ebrkoi ARKEP-it t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr numrin e rasteve t\u00eb raportuara, natyr\u00ebn e tyre dhe rezultatet e analiz\u00ebs teknike, por deri n\u00eb publikimin e artikullit, nuk mori p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb po ndodh me llogarit\u00eb e Whatsapp-it?<\/strong><\/p>\n<p>Keqekolla paraqet dy hipoteza.<\/p>\n<p>Nj\u00ebra nd\u00ebr to thot\u00eb se mund t\u00eb jet\u00eb keqp\u00ebrdorimi i \u201cprotokollit SS7\u201d n\u00eb rrjetet telefonike. Ky kod \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grup protokollesh nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb telekomunikacionit q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb shk\u00ebmbyer informacione dhe sinjale midis elementeve t\u00eb rrjetit telefonik.<\/p>\n<p>Si\u00e7 shpjegon ai, p\u00ebrmes k\u00ebtij kodi, mund t\u00eb ridrejtohen mesazhet me kodet e verifikimit.<\/p>\n<p>\u201cKy protokoll \u00ebsht\u00eb i njohur globalisht q\u00eb mund t\u00eb keqp\u00ebrdoret\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb funksionojn\u00eb dy operator\u00eb telefonik\u00eb, Vala q\u00eb \u00ebsht\u00eb kompani shtet\u00ebrore dhe IPKO, private.<\/p>\n<p>T\u00eb dy operator\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje publike duke ndar\u00eb k\u00ebshilla p\u00ebr konsumator\u00ebt q\u00eb p\u00ebrdorin WhatsApp-in se si t\u2019i parandalojn\u00eb keqp\u00ebrdorimet e llogarive t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Vala tha se ka pranuar shum\u00eb ankesa. Megjithat\u00eb, kompania pretendon se problemi nuk q\u00ebndron te sistemet e tyre.<\/p>\n<p>\u201cSistemet tona jan\u00eb t\u00eb mbrojtura me teknologji t\u00eb avancuara t\u00eb siguris\u00eb. Megjithat\u00eb, jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se n\u00eb industrin\u00eb ton\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr sulme kibernetike jan\u00eb t\u00eb vazhdueshme, prandaj hulumtimi dhe monitorimi i sistemeve tona \u00ebsht\u00eb i vazhduesh\u00ebm\u201d, than\u00eb nga Vala.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, IPKO, i tha se kan\u00eb pranuar 13 raportime p\u00ebr probleme me WhatsApp, nga klient\u00ebt e tyre. Edhe kjo kompani thot\u00eb se nuk ka identifikuar ndonj\u00eb cenueshm\u00ebri apo incident t\u00eb siguris\u00eb brenda sistemeve t\u00eb saj.<\/p>\n<p><strong>A mund t\u00eb jet\u00eb problemi te Meta?<\/strong><\/p>\n<p>Hipoteza e dyt\u00eb q\u00eb Keqekolla s\u00eb bashku me koleg\u00ebt e komunitetit kan\u00eb ngritur, \u00ebsht\u00eb q\u00eb ekziston nj\u00eb problem n\u00eb procesin e verifikimit t\u00eb identitetit te p\u00ebrdoruesit n\u00eb platform\u00ebn e Meta-s, kompanis\u00eb q\u00eb e zot\u00ebron WhatsApp-in.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai thekson se pa t\u00eb dh\u00ebna konkrete teknike, \u201cmundemi ve\u00e7 t\u00eb ngrisim hipoteza mbi k\u00ebt\u00eb problem\u201d.<\/p>\n<p>Keqekolla thot\u00eb se n\u00eb disa raste ka v\u00ebrejtur p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs indoneze n\u00eb mesazhet elektronike p\u00ebr konfirmimin e llogarive. K\u00ebt\u00eb ai e e sheh si nj\u00eb tregues t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb lidhjes me aktor\u00eb q\u00eb, sipas tij, kan\u00eb zhvilluar edhe m\u00eb her\u00ebt fushata mashtruese ndaj p\u00ebrdoruesve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebrdorimi i k\u00ebsaj gjuhe, ende nuk e v\u00ebrteton origjin\u00ebn apo vendndodhjen e sulmuesve.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me bllokimin e llogarive n\u00eb WhatsApp, REL e ka kontaktuar edhe kompanin\u00eb Meta. Deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij artikulli, nuk ka pranuar p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Institucionet, operator\u00ebt dhe ekspert\u00ebt e siguris\u00eb kibernetike kan\u00eb rekomanduar n\u00eb vazhdim\u00ebsi aktivizimin e verifikimit n\u00eb dy hapa n\u00eb llogarit\u00eb e WhatsApp dhe q\u00eb bizneset t\u00eb ken\u00eb edhe kanale t\u00eb tjera komunikimi me klient\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebr V\u00ebllaznim Kryeziun, p\u00ebrve\u00e7 rikthimit t\u00eb llogaris\u00eb dhe kontakteve, mbetet e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kuptoj\u00eb \u00e7far\u00eb ndodhi.<\/p>\n<p>\u201c(Dikush duhet)\u2026arsyen t\u00eb ma jep, q\u00eb mos t\u00eb b\u00ebj gabimin e nj\u00ebjt\u00eb, se un\u00eb num\u00ebr tjet\u00ebr kam bler\u00eb, po mos ta b\u00ebj gabimin e nj\u00ebjt\u00eb, mos t\u00eb humbas prap\u00eb klient\u00ebt\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Humbja e qasjes n\u00eb llogarit\u00eb e WhatsApp-it u ka shkaktuar shqet\u00ebsim disa pronar\u00ebve t\u00eb bizneseve n\u00eb Kosov\u00eb, duke ngritur alarm p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e keqp\u00ebrdorimit t\u00eb p\u00ebrmbajtjeve t\u00eb ndjeshme brenda tyre. Shkaqet mbeten t\u00eb paqarta, nd\u00ebrsa institucionet nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur shtrirjen e fenomenit dhe hapat konkret\u00eb p\u00ebr ndalimin e tij. M\u00ebngjesin e 5 shtatorit, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":849207,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[27],"tags":[],"class_list":["post-1272457","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-tech"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1272457","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1272457"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1272457\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/849207"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1272457"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1272457"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1272457"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}