{"id":1272698,"date":"2026-10-03T14:35:20","date_gmt":"2026-10-03T12:35:20","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1272698"},"modified":"2026-10-03T14:40:40","modified_gmt":"2026-10-03T12:40:40","slug":"cakolli-ligji-per-specialen-mund-te-shqyrtohet-ne-kuvend-pas-opinionit-te-qeverise-por-6-tetori-e-ben-te-veshtire-finalizimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/cakolli-ligji-per-specialen-mund-te-shqyrtohet-ne-kuvend-pas-opinionit-te-qeverise-por-6-tetori-e-ben-te-veshtire-finalizimin\/","title":{"rendered":"Cakolli: Ligji p\u00ebr Specialen mund t\u00eb shqyrtohet n\u00eb Kuvend pas opinionit t\u00eb Qeveris\u00eb, por 6 tetori e b\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb finalizimin"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nj\u00eb dit\u00eb pasi Qeveria e Kosov\u00ebs miratoi opinionin lidhur me iniciativ\u00ebn e PDK-s\u00eb p\u00ebr nism\u00ebn legjislative p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Ligjit p\u00ebr Gjykat\u00ebn Speciale, Eugen Cakollit nga KDI, thot\u00eb se koha e mbetur deri m\u00eb 6 tetor e b\u00ebn shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebrmbylljen e procedur\u00ebs para k\u00ebtij afati.<\/strong><\/p>\n<p>Cakolli ka renditur afatet dhe procedurat q\u00eb, sipas tij, duhet t\u00eb ndiqen nga Kuvendi.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se, pasi materialet e plota t\u00eb projektligjit u jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb deputet\u00ebve m\u00eb 3 tetor, Komisioni p\u00ebr Legjislacion mund ta shqyrtoj\u00eb at\u00eb n\u00eb parim, nd\u00ebrsa m\u00eb pas projektligji duhet t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb seanc\u00eb plenare.<\/p>\n<p>&#8220;P\u00ebr shqyrtim t\u00eb p\u00ebrshpejtuar k\u00ebrkohet k\u00ebrkes\u00eb e s\u00eb paku 30 deputet\u00ebve ose e Qeveris\u00eb, nd\u00ebrsa shmangia nga afatet procedurale mund t\u00eb propozohet nga s\u00eb paku gjasht\u00eb deputet\u00eb dhe duhet t\u00eb miratohet me dy t\u00eb tretat e deputet\u00ebve t\u00eb pranish\u00ebm&#8221;, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Sipas Cakollit, edhe n\u00eb procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar duhet t\u00eb respektohen afate minimale: s\u00eb paku 48 or\u00eb nga shp\u00ebrndarja e materialeve deri n\u00eb shqyrtimin e par\u00eb dhe 72 or\u00eb nga miratimi n\u00eb parim deri n\u00eb shqyrtimin e dyt\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb skenar, shqyrtimi i par\u00eb n\u00eb seanc\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej m\u00eb s\u00eb her\u00ebti m\u00eb 5 tetor, nd\u00ebrsa shqyrtimi i dyt\u00eb dhe miratimi p\u00ebrfundimtar jo m\u00eb her\u00ebt se 8 tetori.<\/p>\n<p>Cakolli rikujton gjithashtu se, pas miratimit, ligji duhet t\u2019i d\u00ebrgohet Presidentit p\u00ebr shpallje dhe se hyrja n\u00eb fuqi k\u00ebrkon p\u00ebrmbushjen e afateve t\u00eb tjera ligjore. Ai thekson se edhe n\u00ebse miratohen afate m\u00eb t\u00eb shkurtra, ligji g\u00ebzon prezumimin e kushtetutshm\u00ebris\u00eb derisa Gjykata Kushtetuese t\u00eb vendos\u00eb ndryshe.<\/p>\n<p>Sipas tij, s\u00eb paku 10 deputet\u00eb mund ta kontestojn\u00eb ligjin n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese brenda tet\u00eb dit\u00ebsh nga miratimi, si p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen ashtu edhe p\u00ebr procedur\u00ebn e ndjekur. N\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb, shpallja e ligjit pret vendimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p><strong>Postimi i tij i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<div class=\"xdj266r x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs x126k92a\">Me opinionin q\u00eb Qeveria e dha mbr\u00ebm\u00eb p\u00ebr projektligjin p\u00ebr ndryshimin e Ligjit p\u00ebr Dhomat e Specializuara, shqyrtimi i tij tash mund t\u00eb vazhdoj\u00eb n\u00eb Kuvend. Sidoqoft\u00eb, koha e mbetur deri m\u00eb 6 tetor p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Presidentit e b\u00ebn p\u00ebrmbylljen e procedur\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projektligj shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb brenda afateve t\u00eb p\u00ebrcaktuara me Rregulloren e Kuvendit.<\/div>\n<div class=\"x14z9mp xat24cr x1lziwak x1vvkbs xtlvy1s x126k92a\">\n<div dir=\"auto\">\n<p>Qeveria kishte afat deri n\u00eb 30 dit\u00eb nga pranimi i projektligjit p\u00ebr ta dh\u00ebn\u00eb mendimin. Megjithat\u00eb, duke qen\u00eb se ndryshimet po k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb miratohen para p\u00ebrfundimit t\u00eb afatit p\u00ebr zgjedhjen e Presidentit, dor\u00ebzimi i mendimit tek mbr\u00ebm\u00eb e ka ngushtuar ndjesh\u00ebm hap\u00ebsir\u00ebn kohore p\u00ebr shqyrtim dhe miratim, brenda afateve q\u00eb p\u00ebrcakton Rregullorja.<\/p>\n<p>Procedura e zakonshme legjislative shtrihet n\u00eb disa jav\u00eb. Prandaj, p\u00ebr nj\u00eb shqyrtim m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb, Kuvendi ka n\u00eb dispozicion mekanizmat e p\u00ebrshpejtimit dhe t\u00eb shkurtimit t\u00eb afateve procedurale.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse materialet e plota t\u00eb projektligjit u shp\u00ebrndahen deputet\u00ebve sot, m\u00eb 3 tetor, afatet dhe procedurat q\u00eb parasheh Rregullorja jan\u00eb:<\/p>\n<p>1. Komisioni p\u00ebr Legjislacion, pasi t\u00eb ngarkohet nga Kryetarja e Kuvendit si komision p\u00ebrgjegj\u00ebs, mund ta shqyrtoj\u00eb projektligjin n\u00eb parim qysh sot, duke zbatuar p\u00ebrjashtimin q\u00eb Rregullorja lejon p\u00ebr thirrjen e mbledhjeve n\u00eb raste t\u00eb ve\u00e7anta. P\u00ebr mbledhje duhet t\u00eb jet\u00eb e pranishme shumica e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komisionit, nd\u00ebrsa rekomandimi p\u00ebr votim n\u00eb parim miratohet me shumic\u00ebn e votave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb votim. Komisioni pastaj ia d\u00ebrgon Kuvendit rekomandimin p\u00ebr miratim ose mosmiratim.<\/p>\n<p>2. Mund t\u00eb thirret seanc\u00eb e rregullt plenare, ose seanc\u00eb e jasht\u00ebzakonshme me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb 40 deputet\u00ebve. P\u00ebr rrug\u00ebn e rregullt, mbledhja e Kryesis\u00eb, si rregull, mbahet jo m\u00eb her\u00ebt se 48 or\u00eb nga njoftimi, nd\u00ebrsa rendi i dit\u00ebs dhe materialet p\u00ebr seanc\u00ebn plenare duhet t\u2019u shp\u00ebrndahen deputet\u00ebve s\u00eb paku dy dit\u00eb pune p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>3. P\u00ebr shqyrtim me procedur\u00eb t\u00eb p\u00ebrshpejtuar, nevojitet k\u00ebrkes\u00eb e s\u00eb paku 30 deputet\u00ebve ose e Qeveris\u00eb, drejtuar Kryetares s\u00eb Kuvendit. Kjo procedur\u00eb zbatohet p\u00ebr projektligje q\u00eb lidhen me sigurin\u00eb komb\u00ebtare, sh\u00ebndetin publik apo \u00e7\u00ebshtjet buxhetore e financiare. Nd\u00ebrsa shmangia nga afatet procedurale, mund t\u00eb propozohet nga s\u00eb paku gjasht\u00eb deputet\u00eb dhe duhet t\u00eb aprovohet nga 2\/3 e deputet\u00ebve t\u00eb pranish\u00ebm, jo medoemos nga 80 deputet\u00eb.<\/p>\n<p>4. Sidoqodt\u00eb, edhe procedurat e p\u00ebrshpejtuara kan\u00eb afate minimale dhe duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn. Duhet t\u00eb kalojn\u00eb s\u00eb paku 48 or\u00eb nga shp\u00ebrndarja e materialeve deri te shqyrtimi i par\u00eb dhe pastaj s\u00eb paku 72 or\u00eb nga miratimi n\u00eb parim deri te shqyrtimi i dyt\u00eb. Pra, gjithsej s\u00eb paku pes\u00eb dit\u00eb.<br \/>\nMadje, duhet rikujtuar q\u00eb Kushtetuesja ka shfuqizuar vendime pik\u00ebrisht p\u00ebr shmangie dhe miratim ligjesh kur shkurtimi i afateve ua kishte pamund\u00ebsuar deputet\u00ebve dhe komisioneve shqyrtimin p\u00ebrmbajt\u00ebsor.<\/p>\n<p>5. N\u00ebse materialet tashm\u00eb ve\u00e7se jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb dhe Komisioni p\u00ebr Legjislacion do ta aprovoj\u00eb projektligjin, shqyrtimi i tij i par\u00eb n\u00eb seanc\u00eb mund t\u00eb t\u00eb mbahet m\u00eb s\u00eb her\u00ebti t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, m\u00eb 5 tetor.<\/p>\n<p>6. Pas miratimit n\u00eb parim, projektligji kthehet n\u00eb komision p\u00ebr shqyrtimin e dispozitave dhe amendamenteve eventuale, si dhe p\u00ebr shqyrtim nga komisionet e p\u00ebrhershme. Duke respektuar minimumin prej 72 or\u00ebsh t\u00eb k\u00ebsaj procedure, shqyrtimi i dyt\u00eb dhe miratimi p\u00ebrfundimtar mund t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb s\u00eb her\u00ebti m\u00eb 8 tetor.<\/p>\n<p>7. Pas miratimit, ligji i d\u00ebrgohet Presidentit p\u00ebr shpallje jo m\u00eb her\u00ebt se tet\u00eb dit\u00eb nga miratimi. Presidenti ka pastaj deri n\u00eb tet\u00eb dit\u00eb p\u00ebr ta shpallur ose kthyer at\u00eb. N\u00ebse nuk vepron brenda k\u00ebtij afati, p\u00ebrfshir\u00eb edhe rrethan\u00ebn e shkuarjes potenciale n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja, ligji konsiderohet i shpallur edhe pa dekretim dhe publikohet n\u00eb Gazet\u00ebn Zyrtare. Ligjet hyjn\u00eb n\u00eb fuqi zakonisht 15 dit\u00eb pas publikimit.<\/p>\n<p>8. Edhe n\u00ebse miratohet me afate m\u00eb t\u00eb shkurtra sesa q\u00eb lejon Rregullorja, ligji g\u00ebzon prezumimin e kushtetutshm\u00ebris\u00eb, derisa gjykata kushtetuese t\u00eb konstatoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, s\u00eb paku 10 deputet\u00eb mund ta kontestojn\u00eb brenda tet\u00eb dit\u00ebsh nga miratimi, si p\u00ebr p\u00ebrmbajtjen, ashtu edhe p\u00ebr procedur\u00ebn e ndjekur. N\u00ebse kontestohet p\u00ebrmes k\u00ebsaj procedure, shpallja e ligjit pret vendimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb gjykat\u00ebs.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<div dir=\"auto\"><\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb dit\u00eb pasi Qeveria e Kosov\u00ebs miratoi opinionin lidhur me iniciativ\u00ebn e PDK-s\u00eb p\u00ebr nism\u00ebn legjislative p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Ligjit p\u00ebr Gjykat\u00ebn Speciale, Eugen Cakollit nga KDI, thot\u00eb se koha e mbetur deri m\u00eb 6 tetor e b\u00ebn shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebrmbylljen e procedur\u00ebs para k\u00ebtij afati. Cakolli ka renditur afatet dhe procedurat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":1256862,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,1752],"tags":[],"class_list":["post-1272698","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-fokus"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1272698","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1272698"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1272698\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1256862"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1272698"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1272698"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1272698"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}