{"id":1273237,"date":"2026-10-05T11:15:29","date_gmt":"2026-10-05T09:15:29","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1273237"},"modified":"2026-10-05T11:15:29","modified_gmt":"2026-10-05T09:15:29","slug":"kurti-per-uck-ne-smund-te-kete-gjyq-duhet-ligji-per-hagen-por-edhe-presidenti-per-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/kurti-per-uck-ne-smund-te-kete-gjyq-duhet-ligji-per-hagen-por-edhe-presidenti-per-kosoven\/","title":{"rendered":"Kurti: P\u00ebr U\u00c7K-n\u00eb s&#8217;mund t\u00eb ket\u00eb gjyq, duhet ligji p\u00ebr Hag\u00ebn, por edhe presidenti p\u00ebr Kosov\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka folur n\u00eb Kuvend gjat\u00eb seanc\u00ebs ku po shqyrtohet Projektligji p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Ligjit p\u00ebr Dhomat e Specializuara dhe Zyr\u00ebn e Prokurorit t\u00eb Specializuar.<\/strong><\/p>\n<p>Kurti ka deklaruar se lufta e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs ishte luft\u00eb \u00e7lirimtare, nd\u00ebrsa Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs ishte bart\u00ebsja e saj.<\/p>\n<p>\u201cLufta e drejt\u00eb e popullit ton\u00eb ishte luft\u00eb \u00e7lirimtare. Bart\u00ebse e k\u00ebsaj lufte ishte U\u00c7K-ja. U\u00c7K-ja \u00ebsht\u00eb shprehja m\u00eb e lart\u00eb politiko-ushtarake n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb \u00e7lirimtare, q\u00eb nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Kurti.<\/p>\n<p>Duke iu referuar Projektligjit p\u00ebr ndryshimin e Ligjit p\u00ebr Dhomat e Specializuara, Kurti ka th\u00ebn\u00eb se nuk ka pasur koh\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr analizimin e tij.<\/p>\n<p>Ai ka kund\u00ebrshtuar at\u00eb q\u00eb e ka cil\u00ebsuar si ngutje p\u00ebr ndryshimin e ligjit, duke theksuar se ende nuk \u00ebsht\u00eb publikuar aktgjykimi i plot\u00eb ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr U\u00c7K-n\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb gjyq, t\u00eb nderuar deputet\u00eb. Ka qen\u00eb nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb e shkurt\u00ebr p\u00ebr ta analizuar si duhet ligjin, aq m\u00eb tep\u00ebr kur ende nuk e kemi aktgjykimin e plot\u00eb. K\u00ebto l\u00ebvizje p\u00ebr ndryshimin e ligjit jan\u00eb t\u00eb ngutshme dhe nuk jan\u00eb analizuar e menduar sa duhet\u201d, ka deklaruar ai.<\/p>\n<p>Kurti ka p\u00ebrmendur edhe vitet 2013 dhe 2015, kur u nd\u00ebrmor\u00ebn hapat drejt themelimit t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara.<\/p>\n<p>Sipas tij, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje nuk ishte konsultuar p\u00ebr k\u00ebto vendime.<\/p>\n<p>\u201cVeprime t\u00eb ngutshme jan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe n\u00eb vitin 2013 dhe m\u00eb pas n\u00eb vitin 2015, kur u votua krijimi i k\u00ebsaj gjykate. At\u00ebher\u00eb nuk na keni d\u00ebgjuar. Sot do t\u00eb duhej t\u00eb na konsultonit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Kurti.<\/p>\n<p>Kryeministri ka folur edhe p\u00ebr pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e qytetar\u00ebve ndaj Gjykat\u00ebs Speciale, duke th\u00ebn\u00eb se p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr themelimin e saj duhet t\u2019u adresohet atyre q\u00eb e kan\u00eb mb\u00ebshtetur krijimin e saj.<\/p>\n<p>\u201cZem\u00ebrimi i qytetar\u00ebve ndaj gjykat\u00ebs sot \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb, ka qen\u00eb i pranish\u00ebm edhe n\u00eb vitin 2015. Ankesat p\u00ebr gjykat\u00ebn duhet t\u2019u drejtohen atyre q\u00eb e themeluan, jo atyre q\u00eb kund\u00ebrshtuan. Kemi kund\u00ebrshtuar q\u00eb n\u00eb fillim gjykat\u00ebn, por at\u00ebher\u00eb nuk e kishim mb\u00ebshtetjen tuaj, nd\u00ebrsa ne po ju mb\u00ebshtesim sot\u201d, ka deklaruar ai.<\/p>\n<p>Kurti ka th\u00ebn\u00eb se Vet\u00ebvendosje do ta mb\u00ebshtes\u00eb Projektligjin p\u00ebr ndryshimin e Ligjit p\u00ebr Dhomat e Specializuara, pavar\u00ebsisht q\u00ebndrimit q\u00eb kjo parti ka pasur ndaj themelimit t\u00eb Speciales.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fjalimit, Kurti ka theksuar se krahas \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Ligjit p\u00ebr Dhomat e Specializuara, Kosov\u00ebs i duhet edhe zgjedhja e presidentit.<\/p>\n<p>\u201cDuhet ligj p\u00ebr Gjykat\u00ebn n\u00eb Hag\u00eb, por edhe president n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, ka deklaruar Kurti.<\/p>\n<p>Seanca e jasht\u00ebzakonshme e Kuvendit po zhvillohet mes tensioneve jasht\u00eb objektit t\u00eb Kuvendit, ku protestuesit po k\u00ebrkojn\u00eb nga deputet\u00ebt miratimin e ndryshimeve n\u00eb Ligjin p\u00ebr Dhomat e Specializuara.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka folur n\u00eb Kuvend gjat\u00eb seanc\u00ebs ku po shqyrtohet Projektligji p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Ligjit p\u00ebr Dhomat e Specializuara dhe Zyr\u00ebn e Prokurorit t\u00eb Specializuar. Kurti ka deklaruar se lufta e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs ishte luft\u00eb \u00e7lirimtare, nd\u00ebrsa Ushtria \u00c7lirimtare e Kosov\u00ebs ishte bart\u00ebsja e saj. \u201cLufta e drejt\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":1273238,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,1752],"tags":[],"class_list":["post-1273237","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-fokus"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1273237","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1273237"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1273237\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1273238"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1273237"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1273237"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1273237"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}