{"id":1273313,"date":"2026-10-05T13:50:45","date_gmt":"2026-10-05T11:50:45","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1273313"},"modified":"2026-10-05T13:51:57","modified_gmt":"2026-10-05T11:51:57","slug":"cfare-ndryshon-ne-speciale-nese-miratohet-projektligji-i-pdk-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/cfare-ndryshon-ne-speciale-nese-miratohet-projektligji-i-pdk-se\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb ndryshon n\u00eb Speciale n\u00ebse miratohet Projektligji i PDK-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kuvendi i Kosov\u00ebs i dha t\u00eb h\u00ebn\u00ebn mb\u00ebshtetje t\u00eb plot\u00eb n\u00eb lexim t\u00eb par\u00eb nj\u00eb projektligji q\u00eb synon t\u00eb ndryshoj\u00eb ndjesh\u00ebm m\u00ebnyr\u00ebn se si funksionojn\u00eb Dhomat e Specializuara n\u00eb Hag\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb 91 deputet\u00ebt q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb votim e mb\u00ebshtet\u00ebn nism\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK).<\/p>\n<p>Asnj\u00eb deputet nuk votoi kund\u00ebr apo abstenoi, nd\u00ebrsa Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs (LDK) nuk mori pjes\u00eb n\u00eb votim.<\/p>\n<p>Projektligji nuk e shfuqizon Gjykat\u00ebn Speciale \u2013 si\u00e7 njihen Dhomat e Specializuara n\u00eb Hag\u00eb \u2013 por prek disa prej elementeve kryesore t\u00eb funksionimit t\u00eb saj: juridiksionin, periudh\u00ebn kohore q\u00eb mbulon, d\u00ebnimet, vendin ku ato mbahen dhe trajtimin e rasteve q\u00eb do t\u00eb mbeteshin jasht\u00eb kompetenc\u00ebs s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Nisma e PDK-s\u00eb erdhi vet\u00ebm pes\u00eb dit\u00eb pas aktgjykimit t\u00eb 16 shtatorit ndaj Hashim Tha\u00e7it, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.<\/p>\n<p>N\u00eb dokumentin e projektligjit, nevoja p\u00ebr ndryshime lidhet me k\u00ebt\u00eb aktgjykim dhe me gjetjet e trupit gjykues p\u00ebr \u201cnd\u00ebrmarrjen e p\u00ebrbashk\u00ebt kriminale\u201d.<\/p>\n<p>Tha\u00e7i dhe Krasniqi u d\u00ebnuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet dhe Selimi me 13 vjet p\u00ebr krime lufte, nd\u00ebrsa t\u00eb kat\u00ebrt u shpall\u00ebn t\u00eb pafajsh\u00ebm p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Pretendimet p\u00ebr trafikim organesh nuk ishin pjes\u00eb e aktakuz\u00ebs ndaj tyre dhe asnj\u00ebri prej tyre nuk u gjykua p\u00ebr akuza t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Aktgjykimi nuk \u00ebsht\u00eb i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb dhe mbrojtja ka paralajm\u00ebruar apel.<\/p>\n<p><strong>Por, \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndryshonte konkretisht n\u00eb ligj?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Juridiksion m\u00eb i ngusht\u00eb<\/strong><br \/>\nNj\u00eb prej ndryshimeve kryesore ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me llojin e veprave q\u00eb mund t\u00eb trajtohen nga Dhomat e Specializuara.<\/p>\n<p>Projektligji synon ta lidh\u00eb juridiksionin e tyre me pretendimet specifike t\u00eb raportit t\u00eb Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs t\u00eb vitit 2011.<\/p>\n<p>Sipas propozimit, Specialja do t\u00eb merrej me veprat q\u00eb lidhen drejtp\u00ebrdrejt me pretendimet p\u00ebr nxjerrjen, heqjen dhe trafikimin e paligjsh\u00ebm t\u00eb organeve, indeve ose qelizave njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>N\u00eb juridiksion do t\u00eb p\u00ebrfshiheshin edhe vrasjet, tortura dhe trajtimi mizor ose \u00e7njer\u00ebzor n\u00eb vende specifike t\u00eb ndalimit t\u00eb p\u00ebrmendura n\u00eb raport, kur ato lidhen drejtp\u00ebrdrejt me operacionet e pretenduara t\u00eb marrjes s\u00eb organeve.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb n\u00ebnkuptonte heqjen nga juridiksioni i Speciales t\u00eb krimeve t\u00eb tjera t\u00eb luft\u00ebs, krimeve kund\u00ebr njer\u00ebzimit apo dhun\u00ebs politike q\u00eb nuk kan\u00eb nj\u00eb lidhje t\u00eb till\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb.Si u krijuan Dhomat e Specializuara?<\/p>\n<p><strong>Ndryshon edhe periudha kohore<\/strong><br \/>\nLigji aktual ua jep Dhomave t\u00eb Specializuara juridiksionin p\u00ebr krimet e pretenduara t\u00eb kryera nga janari i vitit 1998 deri n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2000.<\/p>\n<p>Projektligji propozon q\u00eb kjo periudh\u00eb t\u00eb nis\u00eb m\u00eb 1 korrik 1999 dhe t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb m\u00eb 31 dhjetor 2000.<\/p>\n<p>Pra, periudha para 1 korrikut 1999 do t\u00eb hiqej nga juridiksioni kohor i Speciales.<\/p>\n<p>Ndryshim propozohet edhe n\u00eb aspektin territorial.<\/p>\n<p>Juridiksioni do t\u00eb kufizohej n\u00eb veprat e pretenduara t\u00eb kryera brenda territorit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Specialja ka trajtuar edhe pretendime p\u00ebr krime t\u00eb kryera n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.?<\/p>\n<p><strong>Maksimumi 15 vjet burgim<\/strong><br \/>\nNj\u00eb tjet\u00ebr ndryshim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm lidhet me d\u00ebnimet.<\/p>\n<p>Projektligji propozon q\u00eb d\u00ebnimi maksimal q\u00eb mund t\u00eb shqiptohet, t\u00eb jet\u00eb 15 vjet burgim.<\/p>\n<p>N\u00eb dokument kjo lidhet me parimin e ligjit m\u00eb t\u00eb favorsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuarin \u2013 lex mitior \u2013 sipas t\u00eb cilit zbatohet ligji penal q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i favorsh\u00ebm p\u00ebr personin e d\u00ebnuar.<\/p>\n<p>N\u00eb aktgjykimin e 16 shtatorit, tre prej kat\u00ebr t\u00eb akuzuarve mor\u00ebn d\u00ebnime m\u00eb t\u00eb larta se kufiri prej 15 vjet\u00ebsh q\u00eb propozohet me projektligj.<\/p>\n<p><strong>Rastet jasht\u00eb juridiksionit do t\u00eb kalonin n\u00eb Kosov\u00eb<\/strong><br \/>\nProjektligji parasheh q\u00eb rastet q\u00eb, sipas juridiksionit t\u00eb ri, nuk do t\u00eb ishin m\u00eb n\u00eb kompetenc\u00ebn e Dhomave t\u00eb Specializuara, t\u00eb transferoheshin n\u00eb sistemin e rregullt gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Bashk\u00eb me rastin do t\u00eb transferoheshin edhe dosjet, provat dhe materialet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Trupat gjykues do t\u00eb duhej ta rishqyrtonin juridiksionin p\u00ebr secilin rast brenda 30 dit\u00ebsh nga hyrja n\u00eb fuqi e ligjit.<\/p>\n<p>N\u00eb rastet ku nj\u00eb aktakuz\u00eb p\u00ebrmban akuza q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb juridiksionin e ri dhe t\u00eb tjera q\u00eb mbeten jasht\u00eb tij, procedura do t\u00eb ndahej.<\/p>\n<p>Pjesa jasht\u00eb juridiksionit do t\u00eb transferohej n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Personat e ndaluar n\u00eb rastet q\u00eb transferohen, do t\u00eb silleshin n\u00eb Kosov\u00eb dhe, sipas propozimit, do t\u00eb duhej t\u00eb dilnin para nj\u00eb gjyqtari brenda 48 or\u00ebsh, p\u00ebr t\u00eb vendosur p\u00ebr mas\u00ebn e siguris\u00eb sipas ligjeve vendore.<\/p>\n<p>Projektligji parasheh edhe mund\u00ebsin\u00eb e ankes\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00ebn Supreme t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb lidhen me juridiksionin.<\/p>\n<p><strong>D\u00ebnimet n\u00eb Kosov\u00eb dhe falja presidenciale<\/strong><br \/>\nNdryshimet parashohin gjithashtu q\u00eb personat e d\u00ebnuar nga Dhomat e Specializuara t\u00eb mund t\u2019i mbajn\u00eb d\u00ebnimet n\u00eb institucionet korrektuese t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Personave t\u00eb d\u00ebnuar me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb do t\u2019u hapej edhe mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb jen\u00eb subjekt i faljes nga presidenti i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, zbatimi i k\u00ebsaj dispozite mund t\u00eb ngrej\u00eb \u00e7\u00ebshtje juridike.<\/p>\n<p>Ligji aktual p\u00ebr Faljen nuk i p\u00ebrmend shprehimisht krimet e luft\u00ebs, por p\u00ebrjashton nga falja personat e d\u00ebnuar p\u00ebr vepra kund\u00ebr s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Kodi Penal i Kosov\u00ebs i p\u00ebrfshin krimet e luft\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb kategori.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ndodh me rastet q\u00eb jan\u00eb n\u00eb proces?<\/strong><br \/>\nSipas shpjegimeve t\u00eb PDK-s\u00eb, procedurat aktuale t\u00eb apelit do t\u00eb vazhdonin brenda struktur\u00ebs ekzistuese t\u00eb Dhomave t\u00eb Specializuara.<\/p>\n<p>N\u00ebse Apeli do t\u00eb urdh\u00ebronte rigjykim, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb zbatohej juridiksioni i ri i propozuar.<\/p>\n<p>N\u00ebse rasti nuk do t\u2019i plot\u00ebsonte kriteret e reja, ai do t\u00eb mund t\u00eb transferohej n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, miratimi i projektligjit nuk do t\u00eb n\u00ebnkuptonte vetvetiu anulimin e aktgjykimeve ekzistuese apo lirimin e personave t\u00eb d\u00ebnuar.<\/p>\n<p><strong>A mjafton vota e Kuvendit?<\/strong><\/p>\n<p>Jo domosdoshm\u00ebrisht.<\/p>\n<p>Dhomat e Specializuara u krijuan mbi baz\u00ebn e nj\u00eb ndryshimi kushtetues, ligjit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe zotimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ekspert\u00eb juridik\u00eb kan\u00eb paralajm\u00ebruar se ndryshimet q\u00eb prekin mandatin e tyre mund t\u00eb ngren\u00eb \u00e7\u00ebshtje kushtetuese dhe probleme n\u00eb raport me detyrimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Dhomat e Specializuara i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se nuk jan\u00eb konsultuar p\u00ebr nism\u00ebn.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs konstatoi m\u00eb 2 tetor se nuk ka pengesa ligjore p\u00ebr procedimin e projektligjit.<\/p>\n<p>Tani p\u00ebr tani, projektligji ka kaluar vet\u00ebm leximin e par\u00eb.<\/p>\n<p>Ai duhet t\u00eb shqyrtohet nen p\u00ebr nen n\u00eb komisionin p\u00ebrgjegj\u00ebs dhe m\u00eb pas t\u00eb rikthehet n\u00eb Kuvend p\u00ebr lexim t\u00eb dyt\u00eb dhe votim p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi i Kosov\u00ebs i dha t\u00eb h\u00ebn\u00ebn mb\u00ebshtetje t\u00eb plot\u00eb n\u00eb lexim t\u00eb par\u00eb nj\u00eb projektligji q\u00eb synon t\u00eb ndryshoj\u00eb ndjesh\u00ebm m\u00ebnyr\u00ebn se si funksionojn\u00eb Dhomat e Specializuara n\u00eb Hag\u00eb. T\u00eb 91 deputet\u00ebt q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb votim e mb\u00ebshtet\u00ebn nism\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK). Asnj\u00eb deputet nuk votoi kund\u00ebr apo abstenoi, nd\u00ebrsa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1141021,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,1752],"tags":[],"class_list":["post-1273313","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-fokus"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1273313","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1273313"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1273313\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1141021"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1273313"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1273313"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1273313"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}