{"id":1273888,"date":"2026-10-06T16:22:43","date_gmt":"2026-10-06T14:22:43","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1273888"},"modified":"2026-10-06T17:32:57","modified_gmt":"2026-10-06T15:32:57","slug":"kurti-i-kerkoi-votat-e-pdk-se-per-te-bekim-sejdiu-jam-terhequr-nga-gara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/kurti-i-kerkoi-votat-e-pdk-se-per-te-bekim-sejdiu-jam-terhequr-nga-gara\/","title":{"rendered":"Kurti i k\u00ebrkoi votat e PDK-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb, Bekim Sejdiu: Jam t\u00ebrhequr nga gara"},"content":{"rendered":"<p><strong>Pavar\u00ebsisht se n\u00eb konferenc\u00ebn e sotme Albin Kurti p\u00ebrdori s\u00ebrish emrin e profesor Bekim Sejdiut duke i k\u00ebrkuar marr\u00ebveshje PDK-s\u00eb e Bedri Hamz\u00ebs p\u00ebr Sejdiun president, ky i fundit ka konfirmuar p\u00ebr Gazet\u00ebn Infokus se nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb pjes\u00eb e gar\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb post.<\/strong><\/p>\n<p>Profesor Sejdiu ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se p\u00ebr vendimin e tij i ka njoftuar s\u00ebrish krer\u00ebt e LDK-s\u00eb, por edhe vet\u00eb kryeministrin Albin Kurti, duke ua b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nga procesi p\u00ebr zgjedhjen e presidentit.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb i kam njoftuar, kam qen\u00eb n\u00eb komunikim me krer\u00ebt e LDK-s\u00eb edhe i kam njoftuar s\u00eb fundi edhe krer\u00ebt e LDK-s\u00eb edhe kryeministrin Kurti q\u00eb un\u00eb nuk jam pjes\u00eb e k\u00ebtij procesi p\u00ebr zgjedhjen e presidentit t\u00eb Kosov\u00ebs. Un\u00eb kam hy me iden\u00eb kur kam hy n\u00eb fillim t\u00eb shtatorit, me motivin e vet\u00ebm q\u00eb me dal prej nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7i, por nuk u realizua sepse nuk u b\u00ebn\u00eb votat edhe rrjedhimisht un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb her\u00eb t\u00ebrheqje publike edhe tash normalisht emrin me ma p\u00ebrmend s\u2019mundem me ia ndalu askujt. Edhe e di q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb me q\u00ebllimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm, e di q\u00eb kan\u00eb besim n\u00eb mua, por un\u00eb i kam informuar q\u00eb un\u00eb jam i t\u00ebrhequr nga kjo gar\u00eb\u201d, ka deklaruar Sejdiu.<\/p>\n<p>Ai ka treguar se n\u00eb proces kishte hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb kombinim politik ku LDK-ja do t\u00eb ishte propozuese, nd\u00ebrsa L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje mb\u00ebshtet\u00ebse, duke shtuar se komunikimet kryesore i kishte zhvilluar me drejtuesit e LDK-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb ju kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb jam i t\u00ebrhequr, un\u00eb nuk jam i informuar. Un\u00eb kur kam hyr\u00eb me LDK-n\u00eb si propozuese, VV-n\u00eb si mb\u00ebshtet\u00ebse, me qat konspiracion kam hyr\u00eb dhe kryesisht i kam b\u00ebr\u00eb komunikimet me drejtues t\u00eb LDK-s\u00eb q\u00eb m\u00eb kan\u00eb propozu e m\u00eb kan\u00eb thirr mua me hy n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. E \u00e7moj shum\u00eb edhe besimin e kryeministrit Kurti, por un\u00eb i kam njoftuar se jam t\u00ebrhequr nga gara, ju kam treguar se nuk jam pjes\u00eb e gar\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Sejdiu ka treguar se \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u2019ua d\u00ebrgoj\u00eb drejtuesve t\u00eb LDK-s\u00eb edhe mesazhin p\u00ebrmes t\u00eb cilit i kishte njoftuar p\u00ebr q\u00ebndrimin e tij. Ai ka theksuar se nuk e konsideron t\u00eb denj\u00eb q\u00eb dikush t\u00eb zgjidhet president vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shmangur zgjedhjet dhe se posti duhet t\u2019i takoj\u00eb dikujt q\u00eb e meriton.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse dojn\u00eb k\u00ebta t\u00eb LDK-s\u00eb, mundem me ua d\u00ebrgu edhe mesazhin q\u00eb ua kam d\u00ebrguar dhe un\u00eb ju kam th\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu: m\u00eb s\u00eb pari nuk konsideroj q\u00eb \u00ebsht\u00eb e denj\u00eb me u zgjedh president dikush q\u00eb zgjedhet vet\u00ebm me i shmang zgjedhjet, president duhet t\u00eb zgjedhet dikush q\u00eb e meriton at\u00eb pozit\u00eb. Dhe dmth as me nd\u00ebrlidhjen me tema t\u00eb tjera q\u00eb jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend. E dyta, un\u00eb kam hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb kombinim politik LDK-VV dhe e kisha mir\u00ebprit p\u00ebrkrahjen e t\u00eb gjith\u00ebve. Partit\u00eb politike n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi kan\u00eb pas\u00eb fjal\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr mua si kandidat dhe e \u00e7moj edhe faktin se edhe nj\u00eb pjes\u00eb e gazetar\u00ebve dhe opinionit publik kan\u00eb pasur vler\u00ebsim pozitiv p\u00ebr mua. Mir\u00ebpo, meq\u00eb un\u00eb nuk i kam pasur votat, un\u00eb jam t\u00ebrheq nga kjo gar\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces me kaq shum\u00eb drama, un\u00eb nuk kam qen\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb fare k\u00ebto dit\u00eb. E \u00e7moj shum\u00eb besimin dhe vler\u00ebsimin nga t\u00eb gjith\u00eb, por un\u00eb nuk jam m\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij procesi\u201d, ka deklaruar Bekim.<\/p>\n<p>Deklarimi i Sejdiut vjen pasi emri i tij \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb diskutimet p\u00ebr zgjedhjen e presidentit, nd\u00ebrsa ai k\u00ebmb\u00ebngul se LDK-ja dhe kryeministri Kurti jan\u00eb njoftuar drejtp\u00ebrdrejt prej tij se \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nga gara dhe nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb pjes\u00eb e procesit.<\/p>\n<p>Kurti emrin e Sejdiut e p\u00ebrmendi edhe sot n\u00eb konferenc\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e fundit kur kan\u00eb mb\u00ebtur edhe pak or\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin e afatit kushtetues p\u00ebr zgjedhjen e presidentit.<\/p>\n<p>Bekim Sejdiu \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nga kandidatura p\u00ebr president t\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 14 shtator, pasi kishte vler\u00ebsuar se nuk ekzistonte mb\u00ebshtetja e nevojshme parlamentare p\u00ebr zgjedhjen e tij.<\/p>\n<p>T\u00ebrheqja e Sejdiut kishte ndodhur pasi ai ishte propozuar si kandidat konsensual nga LDK-ja dhe LVV-ja, por gjasht\u00eb deputet\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb kishin th\u00ebn\u00eb se nuk do ta votojn\u00eb.. P\u00ebr vendimin, ai kishte njoftuar paraprakisht p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e t\u00eb dyja partive.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rrethanat e krijuara, t\u00eb karakterizuara nga mungesa e mb\u00ebshtetjes s\u00eb nevojshme parlamentare p\u00ebr zgjedhjen time si President dhe nga devijimi i t\u00ebr\u00eb procesit n\u00eb vorbull\u00ebn e dinamikave dhe p\u00ebrplasjeve t\u00eb brendshme politike, kam vendosur t\u00eb t\u00ebrhiqem nga kandidatura p\u00ebr President t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, kishte njoftuar Sejdiu m\u00eb 14 shtator.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, emri i tij u rikthye sot n\u00eb sken\u00ebn politike nga kryeministri Albin Kurti, i cili b\u00ebri nj\u00eb ofert\u00eb t\u00eb re p\u00ebr PDK-n\u00eb, duke k\u00ebrkuar q\u00eb s\u00eb paku gjysma e deputet\u00ebve t\u00eb saj t\u00eb mb\u00ebshtesin Sejdiun n\u00eb procesin p\u00ebr zgjedhjen e presidentit.<\/p>\n<p>Kurti deklaroi se, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb k\u00ebsaj mb\u00ebshtetjeje, LVV-ja do t\u00eb procedonte me votimin n\u00eb lexim t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb projektligjit p\u00ebr ndryshimin e Ligjit p\u00ebr Dhomat e Specializuara.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pavar\u00ebsisht se n\u00eb konferenc\u00ebn e sotme Albin Kurti p\u00ebrdori s\u00ebrish emrin e profesor Bekim Sejdiut duke i k\u00ebrkuar marr\u00ebveshje PDK-s\u00eb e Bedri Hamz\u00ebs p\u00ebr Sejdiun president, ky i fundit ka konfirmuar p\u00ebr Gazet\u00ebn Infokus se nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb pjes\u00eb e gar\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb post. Profesor Sejdiu ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se p\u00ebr vendimin e tij [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1262515,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,2567],"tags":[],"class_list":["post-1273888","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-fokus-2"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1273888","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1273888"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1273888\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1262515"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1273888"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1273888"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1273888"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}