{"id":1275186,"date":"2026-10-08T23:26:57","date_gmt":"2026-10-08T21:26:57","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1275186"},"modified":"2026-10-08T23:26:57","modified_gmt":"2026-10-08T21:26:57","slug":"toka-ne-zvernec-u-ble-per-230-milione-euro-kushner-nese-miratohet-shqiptaret-do-te-jene-krenare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/toka-ne-zvernec-u-ble-per-230-milione-euro-kushner-nese-miratohet-shqiptaret-do-te-jene-krenare\/","title":{"rendered":"&#8220;Toka n\u00eb Zv\u00ebrnec u ble p\u00ebr 230 milion\u00eb euro, Kushner: N\u00ebse miratohet, shqiptar\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb krenar\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Jared Kushner ka reaguar ndaj raportimeve t\u00eb disa mediave amerikane lidhur me projektin e planifikuar n\u00eb zon\u00ebn e Zv\u00ebrnecit n\u00eb Shqip\u00ebri, duke hedhur posht\u00eb pretendimet se toka i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga qeveria shqiptare dhe duke paraqitur detaje mbi investimin dhe planet p\u00ebr zhvillimin e zon\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb reagimin e tij, Kushner ka th\u00ebn\u00eb se toka \u00ebsht\u00eb bler\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb transaksioni privat p\u00ebr 230 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa ka theksuar se investimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, n\u00ebse projekti realizohet, mund t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb rreth 4 miliard\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201cToka nuk na u dha nga qeveria shqiptare. Partner\u00ebt tan\u00eb e blen\u00eb at\u00eb nga nj\u00eb pal\u00eb private p\u00ebr 230 milion\u00eb euro n\u00eb nj\u00eb transaksion privat, nd\u00ebr \u00e7mimet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb paguara n\u00eb rajon p\u00ebr nj\u00eb transaksion t\u00eb k\u00ebtyre p\u00ebrmasave\u201d, ka shkruar Kushner.<\/p>\n<p>Sipas tij, titulli i pron\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb shqyrtuar nga k\u00ebshilltar\u00ebt ligjor\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb verifikuar para vijimit t\u00eb projektit.<\/p>\n<p>Kushner ka deklaruar se projekti ka nisur si nj\u00eb investim privat, i mb\u00ebshtetur n\u00eb bindjen p\u00ebr potencialin ekonomik dhe turistik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe po investojm\u00eb kapital t\u00eb konsideruesh\u00ebm privat n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb nuk ka pasur kurr\u00eb nj\u00eb projekt t\u00eb k\u00ebsaj shkalle. Edhe pse nuk ka garanci, ne po e nd\u00ebrmarrim k\u00ebt\u00eb rrezik sepse besojm\u00eb te Shqip\u00ebria dhe besojm\u00eb te shqiptar\u00ebt\u201d, ka shkruar ai.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se, n\u00ebse projekti rezulton i suksessh\u00ebm, mund t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb rreth 4 miliard\u00eb euro investime dhe t\u00eb krijoj\u00eb vende pune, aktivitet ekonomik dhe m\u00eb shum\u00eb vizibilitet nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Kushner ka theksuar gjithashtu se puna p\u00ebr projektin ka zgjatur m\u00eb shum\u00eb se tre vjet, gjat\u00eb t\u00eb cilave, sipas tij, jan\u00eb shpenzuar dhjet\u00ebra miliona dollar\u00eb p\u00ebr studimin e terrenit, mjedisit dhe nevojave t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>Ai ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se n\u00eb proces jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb arkitekt\u00eb, dizajner\u00eb, inxhinier\u00eb, ekspert\u00eb mjedisor\u00eb dhe partner\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, me synimin p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb projekt q\u00eb, sipas tij, t\u00eb ket\u00eb ndikim afatgjat\u00eb n\u00eb zhvillimin ekonomik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kushner ka p\u00ebrmendur edhe partner\u00ebt n\u00eb projekt, p\u00ebrfshir\u00eb Asher Abehsera, t\u00eb cilin e ka p\u00ebrshkruar si mik dhe partner biznesi, si dhe familjen shqiptare Kastrati, e cila, sipas tij, ua kishte prezantuar fillimisht mund\u00ebsin\u00eb e investimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb reagimin e tij, Kushner ka folur edhe p\u00ebr Ramez dhe Moutaz Alkhayyat, me t\u00eb cil\u00ebt tha se ishte takuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb Doha gjat\u00eb Kup\u00ebs s\u00eb Bot\u00ebs 2022. Ai ka p\u00ebrshkruar historin\u00eb e tyre si sip\u00ebrmarr\u00ebs q\u00eb u larguan nga Siria dhe nd\u00ebrtuan bizneset e tyre n\u00eb Katar.<\/p>\n<p>Kushner ka sqaruar se roli i tij n\u00eb projekt \u00ebsht\u00eb kryesisht i lidhur me vizionin dhe dizajnin, nd\u00ebrsa ka theksuar se \u00ebsht\u00eb partner n\u00eb pakic\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb menaxhimin e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb projektit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb reagimit ai ia ka kushtuar edhe \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb mjedisit, duke deklaruar se projekti synon t\u00eb zhvillohet sipas standardeve t\u00eb larta mjedisore.<\/p>\n<p>\u201cAmbicia jon\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb sipas standardeve m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb dizajnit dhe mjedisit, dhe ta l\u00ebm\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb t\u00eb gjelb\u00ebr, me m\u00eb shum\u00eb biodiversitet dhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb nga ana mjedisore\u201d, ka shkruar Kushner.<\/p>\n<p>Ai ka theksuar se projekti duhet t\u00eb kaloj\u00eb n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjitha procedurat p\u00ebrkat\u00ebse rregullatore dhe mjedisore n\u00eb Shqip\u00ebri dhe t\u00eb marr\u00eb miratimet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb vijuar.<\/p>\n<p>Kushner ka mohuar gjithashtu se projekti ka p\u00ebrparuar p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve t\u00eb tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke argumentuar se interesi p\u00ebr projektin kishte nisur n\u00eb ver\u00ebn e vitit 2021, kur ai ishte ende qytetar privat dhe para se Trump t\u00eb shpallte kandidatur\u00ebn p\u00ebr zgjedhjet presidenciale t\u00eb vitit 2024.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr aeroportin e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb raportimet p\u00ebr projektin, Kushner ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb version tjet\u00ebr, duke th\u00ebn\u00eb se ai ishte miratuar para se ai ta shihte projektin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe se aeroporti ishte nj\u00eb nga faktor\u00ebt q\u00eb e kishte t\u00ebrhequr drejt k\u00ebsaj mund\u00ebsie investimi.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Kushner ka th\u00ebn\u00eb se vendimi p\u00ebr vazhdimin e projektit i takon Shqip\u00ebris\u00eb dhe institucioneve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse miratohet, shpresoj q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb krijojm\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn shqiptar\u00ebt t\u00eb jen\u00eb krenar\u00eb dhe q\u00eb familjet nga Shqip\u00ebria dhe anemban\u00eb bot\u00ebs ta shijojn\u00eb p\u00ebr breza me radh\u00eb\u201d, ka p\u00ebrfunduar ai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jared Kushner ka reaguar ndaj raportimeve t\u00eb disa mediave amerikane lidhur me projektin e planifikuar n\u00eb zon\u00ebn e Zv\u00ebrnecit n\u00eb Shqip\u00ebri, duke hedhur posht\u00eb pretendimet se toka i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga qeveria shqiptare dhe duke paraqitur detaje mbi investimin dhe planet p\u00ebr zhvillimin e zon\u00ebs. N\u00eb reagimin e tij, Kushner ka th\u00ebn\u00eb se toka \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":1173723,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22,23],"tags":[],"class_list":["post-1275186","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia","category-bote"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1275186","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1275186"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1275186\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1173723"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1275186"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1275186"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1275186"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}