{"id":1277397,"date":"2026-10-14T15:50:35","date_gmt":"2026-10-14T13:50:35","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1277397"},"modified":"2026-10-14T22:50:55","modified_gmt":"2026-10-14T20:50:55","slug":"supremja-kthen-ne-rigjykim-kontestin-per-pronen-ne-breg-te-diellit-nuk-i-njeh-banoret-si-pronare-te-tokes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/supremja-kthen-ne-rigjykim-kontestin-per-pronen-ne-breg-te-diellit-nuk-i-njeh-banoret-si-pronare-te-tokes\/","title":{"rendered":"Supremja kthen n\u00eb rigjykim kontestin p\u00ebr pron\u00ebn n\u00eb Breg t\u00eb Diellit, nuk i njeh banor\u00ebt si pronar\u00eb t\u00eb tok\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gjykata Supreme e Kosov\u00ebs ka pranuar revizionin e Komun\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs, duke prishur vendimet e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit dhe Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb kontestin pron\u00ebsor n\u00eb \u201cBreg t\u00eb Diellit\u201d. L\u00ebnda \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore p\u00ebr rigjykim.<\/strong><\/p>\n<p>Gjykata Supreme e Kosov\u00ebs ka vendosur q\u00eb t\u00eb rigjykohet kontesti pron\u00ebsor mes disa banor\u00ebve t\u00eb kryeqytetit dhe Komun\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs, pasi ka vler\u00ebsuar se arsyetimi i nj\u00eb vendimi t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast nuk e qart\u00ebsonte mjaftuesh\u00ebm baz\u00ebn juridike p\u00ebr njohjen e pron\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Rasti ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me disa familje q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u2019u njihet pron\u00ebsia mbi nj\u00eb tok\u00eb n\u00eb lagjen Bregu i Diellit n\u00eb Prishtin\u00eb. Sipas tyre, paraardh\u00ebsit e familjeve i kishin bler\u00eb k\u00ebto prona dhe i kishin shfryt\u00ebzuar q\u00eb nga vitet 1967 dhe 1971, shkruan gazeta online Reporteri.net.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, Gjykata e Apelit kishte vendosur n\u00eb favor t\u00eb banor\u00ebve dhe ua kishte njohur pron\u00ebsin\u00eb. Komuna e Prishtin\u00ebs e kishte kund\u00ebrshtuar k\u00ebt\u00eb vendim dhe kishte k\u00ebrkuar q\u00eb rasti t\u00eb shqyrtohej p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb koh\u00ebs sa rasti po gjykohej n\u00eb Supreme, banor\u00ebt dhe disa grupe t\u00eb interesit, pranver\u00ebn e k\u00ebtij viti ushtronin presion mbi Komun\u00ebn e Prishtin\u00ebs p\u00ebr ta t\u00ebrhequr revizionin, duke u grumbulluar disa her\u00eb gjoja n\u00eb protesta para objektit t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb kryeqytetit.<\/p>\n<p>K\u00ebrkonin q\u00eb Komuna ta zbatonte vendimin e Apelit, pa shfryt\u00ebzuar t\u00eb drejt\u00ebn ligjore p\u00ebr ta kund\u00ebrshtuar vendimin p\u00ebrmes revizionit n\u00eb Gjykat\u00ebn Supreme.<\/p>\n<p>Disa muaj pas, sipas aktvendimit Rev.nr.124\/2025, Gjykata Supreme e ka aprovuar revizionin e Komun\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs dhe i ka prishur aktgjykimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit, t\u00eb dat\u00ebs 9 shtator 2024, si dhe aktgjykimin e Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, t\u00eb dat\u00ebs 28 tetor 2021.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja i \u00ebsht\u00eb kthyer gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebr rigjykim, raporton gazeta online Reporteri.net.<\/p>\n<p>\u201c<em>Gjykata Supreme, duke shqyrtuar arsyetimin e aktgjykimit t\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb, vler\u00ebson se i nj\u00ebjti \u00ebsht\u00eb kontradiktor n\u00eb at\u00eb mas\u00eb sa q\u00eb nuk mund t\u00eb kuptohet qart\u00eb baza juridike mbi t\u00eb cil\u00ebn kjo gjykat\u00eb ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se padit\u00ebsit e kan\u00eb fituar t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb mbi paluajtshm\u00ebrit\u00eb kontestuese. Kjo paqart\u00ebsi \u00ebsht\u00eb e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie thelb\u00ebsore p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes, p\u00ebr faktin se objekt i k\u00ebrkes\u00ebpadis\u00eb ka qen\u00eb v\u00ebrtetimi i s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrsa nga arsyetimi i aktgjykimit t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrcaktohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb n\u00ebse kjo e drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb konsideruar se \u00ebsht\u00eb fituar p\u00ebrmes parashkrimit fitues, \u00ebsht\u00eb fituar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb mos efekteve juridike t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb shpron\u00ebsimit, apo \u00ebsht\u00eb fituar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ndonj\u00eb titulli tjet\u00ebr juridik q\u00eb rrjedh nga veprimet dhe aktet administrative t\u00eb periudh\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse, kjo pasi q\u00eb n\u00eb relacion me baz\u00ebs e parashkrimit fitues nuk ka arsyetim p\u00ebr legjitimitetin e pjes\u00ebmarr\u00ebsve t\u00eb raportin juridik civil mbi baz\u00ebn e t\u00eb cilit pretendohet se paraardh\u00ebsit e padit\u00ebsve e kan\u00eb marr\u00eb pron\u00ebn n\u00eb posedim<\/em>\u201d, thuhet n\u00eb aktvendimin e Supremes.<\/p>\n<p><iframe src=\"https:\/\/drive.google.com\/file\/d\/1GMpndllsmOvwWXfOi4WaX6oRdRYjtr82\/preview\" width=\"100%\" height=\"450\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n<h2><strong>Supremja k\u00ebrkon t\u00eb sqarohet se si banor\u00ebt fituan pron\u00ebsin\u00eb mbi tok\u00ebn\u00a0 <\/strong><\/h2>\n<p>N\u00eb procedur\u00ebn e m\u00ebparshme, Gjykata e Apelit e kishte ndryshuar vendimin e Gjykat\u00ebs Themelore dhe kishte njohur t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb padit\u00ebsve mbi paluajtshm\u00ebrit\u00eb e kontestuara. N\u00eb arsyetimin e saj ishte trajtuar edhe pretendimi se paraardh\u00ebsit e padit\u00ebsve nuk ishin njoftuar p\u00ebr procedurat e shpron\u00ebsimit dhe nuk ishin kompensuar p\u00ebr sip\u00ebrfaqet e kontestuara.<\/p>\n<p>Sipas Gjykat\u00ebs Supreme, disa \u00e7\u00ebshtje nuk ishin sqaruar mjaftuesh\u00ebm, p\u00ebrfshir\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si banor\u00ebt pretendonin se e kishin fituar pron\u00ebsin\u00eb dhe \u00e7far\u00eb kishte ndodhur me pronat gjat\u00eb procedurave t\u00eb shpron\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Tani, Gjykata Themelore duhet ta shqyrtoj\u00eb rastin nga fillimi dhe t\u2019i analizoj\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje para se t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb ri.<\/p>\n<p>\u201c<em>Sipas Gjykat\u00ebs Supreme, nuk konsiderohet i mjaftuesh\u00ebm, konstatimi se paraardh\u00ebsit e padit\u00ebsve kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb posedim t\u00eb paluajtshm\u00ebrive para vitit 1980 dhe se ky posedim m\u00eb pas ka vazhduar te bler\u00ebsit. Gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb ka qen\u00eb e obliguar t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb baz\u00ebn juridike sipas s\u00eb cil\u00ebs koha e posedimit t\u00eb paraardh\u00ebsve mund t\u00eb llogaritet n\u00eb favor t\u00eb pasardh\u00ebsve, si dhe cilat kan\u00eb qen\u00eb kushtet ligjore p\u00ebr vazhdim\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij posedimi n\u00eb raport me fitimin e pron\u00ebsis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, mbetet e paqart\u00eb se me cilin ligj dhe me cilat dispozita konkrete \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar posedimi i periudh\u00ebs para vitit 1980 dhe si \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrthurur kjo periudh\u00eb me rregullimin juridik q\u00eb ka hyr\u00eb n\u00eb fuqi m\u00eb pas<\/em>\u201d, thuhet n\u00eb aktvendimin e Supremes, shkruan gazeta online Reporteri.net.<\/p>\n<p>Po ashtu, Gjykata Supreme ka vler\u00ebsuar se nga arsyetimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit nuk ishte e qart\u00eb n\u00ebse e drejta e pron\u00ebsis\u00eb ishte njohur mbi baz\u00ebn e parashkrimit fitues, p\u00ebr shkak t\u00eb efekteve juridike t\u00eb procedurave t\u00eb shpron\u00ebsimit, apo n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsimi t\u00eb kombinuar t\u00eb k\u00ebtyre rrethanave.<\/p>\n<p>Gjykata Supreme ka udh\u00ebzuar gjithashtu q\u00eb Gjykata Themelore t\u00eb trajtoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb procedur\u00eb t\u00eb parashtruesit Mefail Cakolli, t\u00eb cilit Komuna e Prishtin\u00ebs, n\u00eb 2013 ia k\u00ebmbeu nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pron\u00ebs n\u00eb Breg t\u00eb Diellit, me nj\u00eb pron\u00eb n\u00eb Parakun Nacional t\u00eb G\u00ebrmis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c<em>P\u00ebr Gjykat\u00ebn Supreme, nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se mbi cilin juridiksion gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb jepe vler\u00ebsime me ndikim p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e vendosjen n\u00eb raport me vendimin e shpron\u00ebsimit, p\u00ebrderisa nuk \u00ebsht\u00eb objekt i vler\u00ebsimit t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb a\u2019i vendim, p\u00ebr arsye t\u00eb kalimit t\u00eb afatit p\u00ebr ta kontestuar, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb procedur\u00ebs gjyq\u00ebsore, dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb si mundet q\u00eb akti administrativ p\u00ebrderisa nuk anulohet nga gjykata t\u00eb konstatohet se nuk ka prodhuar efekt dhe pasoja juridike n\u00eb raport me pal\u00ebt n\u00eb proces gjyq\u00ebsor, p\u00ebrderisa me at\u00eb vendim t\u00eb organit administrativ \u00ebsht\u00eb ndryshuar statusi i pron\u00ebs<\/em>\u201d, thot\u00eb aktvendimi i dat\u00ebs 22 shtator 2026, i kolegjit t\u00eb Gjykat\u00ebs Supreme, i kryesuar nga ish-kreu i KGJK-s\u00eb, Albert Zogaj. \/Reporteri.net\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Supreme e Kosov\u00ebs ka pranuar revizionin e Komun\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs, duke prishur vendimet e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit dhe Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb kontestin pron\u00ebsor n\u00eb \u201cBreg t\u00eb Diellit\u201d. L\u00ebnda \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore p\u00ebr rigjykim. Gjykata Supreme e Kosov\u00ebs ka vendosur q\u00eb t\u00eb rigjykohet kontesti pron\u00ebsor mes disa banor\u00ebve t\u00eb kryeqytetit dhe Komun\u00ebs s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":134363,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21,1763],"tags":[],"class_list":["post-1277397","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-hulumtime"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1277397","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1277397"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1277397\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/134363"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1277397"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1277397"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1277397"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}