{"id":1278057,"date":"2026-10-15T20:57:51","date_gmt":"2026-10-15T18:57:51","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1278057"},"modified":"2026-10-15T20:57:51","modified_gmt":"2026-10-15T18:57:51","slug":"dash-ne-ballkan-ska-perparim-sa-duhet-ne-luften-kunder-trafikimit-me-qenie-njerezore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/dash-ne-ballkan-ska-perparim-sa-duhet-ne-luften-kunder-trafikimit-me-qenie-njerezore\/","title":{"rendered":"DASH: N\u00eb Ballkan s\u2019ka p\u00ebrparim sa duhet n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr trafikimit me qenie njer\u00ebzore"},"content":{"rendered":"<p><strong>Vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor kan\u00eb sh\u00ebnuar disa p\u00ebrparime n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr trafikimit me qenie njer\u00ebzore, por aty ende u mungojn\u00eb mekanizmat efikase p\u00ebr ta luftuar k\u00ebt\u00eb problem dhe nuk i p\u00ebrmbushin kriteret nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr \u00e7rr\u00ebnjosjen e k\u00ebsaj veprimtarie kriminale, thuhet n\u00eb raportin e Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit p\u00ebr trafikimin me qenie njer\u00ebzore p\u00ebr vitin 2026.<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr Kosov\u00ebn, raporti v\u00eb n\u00eb pah se gjykatat shqiptojn\u00eb d\u00ebnime n\u00ebn minimumin e parapar\u00eb me ligj, nd\u00ebrsa p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb thekson se policia dhe prokuroria nuk kan\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb dhe kapacitete t\u00eb mjaftueshme dhe t\u00eb specializuara p\u00ebr hetimin dhe ndjekjen penale t\u00eb rasteve t\u00eb trafikimit me qenie njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Serbia dhe Mali i Zi nuk i p\u00ebrmbushin plot\u00ebsisht standardet minimale p\u00ebr luftimin e k\u00ebsaj dukurie, nd\u00ebrsa Bosnj\u00eb e Hercegovina vazhdon t\u00eb ket\u00eb munges\u00eb mekanizmash efikase p\u00ebr ta trajtuar at\u00eb, sipas raportit.<\/p>\n<h2>Kosova s\u2019i heton si trafikim me njer\u00ebz t\u00eb gjitha rastet e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb detyruar p\u00ebr t\u00eb lypur<\/h2>\n<p>Drejt\u00ebsia n\u00eb Kosov\u00eb po shqipton m\u00eb shum\u00eb d\u00ebnime me burgim p\u00ebr trafikant\u00ebt e njer\u00ebzve sesa n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, por ato vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb kryesisht n\u00ebn minimumin e parapar\u00eb me ligj, thuhet n\u00eb vler\u00ebsimin e ri t\u00eb Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Autoritetet kan\u00eb rritur buxhetin p\u00ebr parandalimin e trafikimit me qenie njer\u00ebzore dhe p\u00ebr ndihm\u00ebn ndaj viktimave, nd\u00ebrsa nj\u00eb analiz\u00eb zyrtare tregon se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur edhe nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e synimeve t\u00eb planit komb\u00ebtar t\u00eb veprimit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Departamenti amerikan i Shtetit paralajm\u00ebron p\u00ebr mang\u00ebsi serioze n\u00eb mbrojtjen e personave m\u00eb t\u00eb cenuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Numri i personave t\u00eb akuzuar p\u00ebr trafikim me njer\u00ebz ka r\u00ebn\u00eb. Edhe pse Kodi Penal i Kosov\u00ebs parasheh d\u00ebnime t\u00eb r\u00ebnda, nga pes\u00eb deri n\u00eb 12 vjet burgim p\u00ebr trafikimin e personave t\u00eb rritur dhe deri n\u00eb 15 vjet p\u00ebr trafikimin e f\u00ebmij\u00ebve, praktika gjyq\u00ebsore paraqet nj\u00eb pamje tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Sipas statistikave zyrtare, autoritetet kan\u00eb ndjekur penalisht 34 persona t\u00eb dyshuar, m\u00eb pak se 49 sa ishin nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Policia ka punuar n\u00eb kat\u00ebr raste t\u00eb reja dhe ka vazhduar hetimet p\u00ebr rastet e m\u00ebparshme, nd\u00ebrsa gjykatat kan\u00eb d\u00ebnuar tre persona p\u00ebr trafikim me njer\u00ebz p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb shfryt\u00ebzimit seksual. Dy prej tyre jan\u00eb d\u00ebnuar me burgim: nj\u00ebri me tre vjet dhe tjetri me pes\u00eb vjet e gjysm\u00eb burgim, si dhe me gjob\u00eb. Nj\u00eb trafikant tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me nj\u00eb vit burgim me kusht.<\/p>\n<p>Raporti paralajm\u00ebron se d\u00ebnimet n\u00ebn minimumin e parapar\u00eb me ligj e dob\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb penale t\u00eb autor\u00ebve dhe rrezikojn\u00eb sigurin\u00eb e viktimave.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, 17 persona jan\u00eb ndjekur penalisht p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e sh\u00ebrbimeve seksuale t\u00eb viktimave t\u00eb trafikimit me qenie njer\u00ebzore, por n\u00eb k\u00ebto raste nuk \u00ebsht\u00eb shqiptuar asnj\u00eb d\u00ebnim.<\/p>\n<p>Sipas raportit, mang\u00ebsit\u00eb v\u00ebrehen edhe n\u00eb pun\u00ebn e policis\u00eb n\u00eb terren, e cila vepron p\u00ebrmes tet\u00eb nj\u00ebsive rajonale me gjithsej 45 zyrtar\u00eb.<\/p>\n<p>Raporti thekson se rastet e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb detyruar nga prind\u00ebrit p\u00ebr t\u00eb lypur rrug\u00ebve, Policia vazhdon t\u2019i trajtoj\u00eb si neglizhenc\u00eb ose keqtrajtim, e jo si trafikim, me arsyetimin se k\u00ebto raste nuk i p\u00ebrmbushin kriteret e p\u00ebrcaktuara me ligj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit theksojn\u00eb se shumica e prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve nuk kan\u00eb trajnim dhe p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb mjaftueshme, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr rastet q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb kontroll emocional ose detyrim psikologjik. Si pasoj\u00eb, shqiptohen d\u00ebnime t\u00eb lehta ose rastet cil\u00ebsohen si vepra penale m\u00eb t\u00eb lehta.<\/p>\n<p>Raporti n\u00ebnvizon gjithashtu se autoritetet nuk i kan\u00eb hetuar si trafikim t\u00eb gjitha rastet e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb detyruar p\u00ebr t\u00eb lypur rrug\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb procedurave t\u00eb pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr identifikimin e viktimave n\u00eb rastet e lypjes s\u00eb detyruar, autoritetet nuk kan\u00eb arritur t\u2019i mbrojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase viktimat e mundshme nga nd\u00ebshkimi p\u00ebr veprime t\u00eb paligjshme q\u00eb i kan\u00eb kryer si pasoj\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e trafikimit me qenie njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Qeveria nuk ka siguruar p\u00ebrpjekje t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr riintegrimin e viktimave dhe ofrimin e ndihm\u00ebs tjet\u00ebr afatgjat\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt dhe personat q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetje psikosociale.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket mbrojtjes s\u00eb viktimave, autoritetet n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb identifikuar 13 viktima t\u00eb trafikimit me njer\u00ebz gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar. T\u00eb gjitha personat e identifikuar ishin shtetas t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb ekspozuar ndaj shfryt\u00ebzimit seksual: dy gra dhe 11 vajza.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit paralajm\u00ebrojn\u00eb edhe p\u00ebr munges\u00ebn e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr identifikimin e viktimave t\u00eb lypjes s\u00eb detyruar, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve. Megjithat\u00eb, organizatat joqeveritare vler\u00ebsojn\u00eb se mekanizmi p\u00ebr referimin e viktimave drejt sh\u00ebrbimeve t\u00eb ndihm\u00ebs funksionon mir\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria ofron strehim, trajtim mjek\u00ebsor, k\u00ebshillim dhe ndihm\u00eb juridike n\u00eb bashk\u00ebpunim me shoq\u00ebrin\u00eb civile. Gjat\u00eb vitit 2025, ndihm\u00eb mor\u00ebn 18 persona.<\/p>\n<p>N\u00eb raport thuhet se shteti siguron mbrojtje juridike p\u00ebr viktimat e huaja dhe mb\u00ebshtetje p\u00ebr viktimat q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb. Kjo p\u00ebrfshin dhoma t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr intervistimin e f\u00ebmij\u00ebve dhe pajisje q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb d\u00ebshmin\u00eb n\u00eb distanc\u00eb, duke mbrojtur identitetin e tyre.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb kontrolleve t\u00eb pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr identifikimin e viktimave, Qeveria nuk ka arritur t\u2019i parandaloj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase nd\u00ebshkimet ndaj viktimave p\u00ebr vepra penale q\u00eb i kan\u00eb kryer n\u00ebn detyrim.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket parandalimit, autoritetet e Kosov\u00ebs kan\u00eb shtuar angazhimin p\u00ebrmes nj\u00eb organi t\u00eb posa\u00e7\u00ebm komb\u00ebtar, i cili koordinon p\u00ebrpjekjet e institucioneve t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetja financiare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb 15.000 euro, nga 3.550 euro sa ishte nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Fondet jan\u00eb ndar\u00eb p\u00ebr fushata nd\u00ebrgjegj\u00ebsuese dhe funksionimin e linj\u00ebs telefonike SOS.<\/p>\n<p>Shteti po p\u00ebrpiqet gjithashtu ta zvog\u00ebloj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr sh\u00ebrbime seksuale me pages\u00eb, duke ndjekur penalisht dhe nd\u00ebshkuar personat q\u00eb shfryt\u00ebzojn\u00eb sh\u00ebrbimet seksuale t\u00eb viktimave t\u00eb trafikimit me qenie njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse nd\u00ebrmjet\u00ebsit e pun\u00ebsimit i n\u00ebnshtrohen rregullimit efektiv dhe inspektor\u00ebt e pun\u00ebs kryejn\u00eb rregullisht kontrolle n\u00eb terren, n\u00eb sistem vazhdon t\u00eb ket\u00eb mang\u00ebsi.<\/p>\n<p>Inspektor\u00ebt e pun\u00ebs nuk jan\u00eb trajnuar p\u00ebr identifikimin e rasteve t\u00eb trafikimit me njer\u00ebz dhe, gjat\u00eb gjith\u00eb vitit, nuk i kan\u00eb raportuar policis\u00eb asnj\u00eb rast t\u00eb dyshimt\u00eb t\u00eb evidentuar n\u00eb terren.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr trafikimin me njer\u00ebz tregojn\u00eb se Kosova \u00ebsht\u00eb vend ku viktimat shfryt\u00ebzohen seksualisht, por edhe p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb detyruar.<\/p>\n<p>Trafikant\u00ebt i joshin grat\u00eb dhe vajzat me premtime t\u00eb rreme p\u00ebr martes\u00eb ose pun\u00ebsim si valltare dhe k\u00ebng\u00ebtare, por m\u00eb pas i detyrojn\u00eb t\u00eb ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime seksuale n\u00eb sht\u00ebpi private, banesa, klube nate dhe sallone masazhi.<\/p>\n<p>Lypja e detyruar prek kryesisht f\u00ebmij\u00ebt nga Kosova, Shqip\u00ebria dhe vendet e tjera fqinje.<\/p>\n<p>Shumica e viktimave t\u00eb shfryt\u00ebzimit seksual jan\u00eb vajza nga Kosova, por jan\u00eb evidentuar edhe viktima nga vendet e rajonit dhe Evropa Lindore, si dhe nga Kolumbia, Meksika, Tajlanda dhe Venezuela.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, shtetasit e Kosov\u00ebs jan\u00eb t\u00eb ekspozuar ndaj trafikimit p\u00ebr shfryt\u00ebzim seksual dhe pun\u00ebs s\u00eb detyruar n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<h2>Shqip\u00ebri: Policia e prokuroria s\u2019kan\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb dhe kapacitete t\u00eb mjaftueshme<\/h2>\n<p>Edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb thuhet se Qeveria nuk i p\u00ebrmbush plot\u00ebsisht standardet minimale p\u00ebr \u00e7rr\u00ebnjosjen e trafikimit me njer\u00ebz, megjith\u00ebse po b\u00ebn p\u00ebrpjekje t\u00eb konsiderueshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>K\u00ebto p\u00ebrpjekje p\u00ebrfshijn\u00eb nisjen e procedurave penale ndaj nj\u00eb numri m\u00eb t\u00eb madh personash t\u00eb dyshuar p\u00ebr trafikim me njer\u00ebz dhe identifikimin e m\u00eb shum\u00eb viktimave.<\/p>\n<p>Gjithashtu, thuhet se Qeveria ka miratuar procedura t\u00eb reja standarde operative p\u00ebr identifikimin e viktimave dhe ofrimin e ndihm\u00ebs, si dhe ka rritur fondet p\u00ebr mbrojtjen e tyre.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, policis\u00eb dhe prokurorive vendore n\u00ebp\u00ebr qarqe u mungojn\u00eb p\u00ebrvoja e specializuar dhe kapacitetet e nevojshme p\u00ebr hetimin dhe ndjekjen penale t\u00eb rasteve t\u00eb trafikimit me njer\u00ebz. P\u00ebr pasoj\u00eb, raste t\u00eb tilla jan\u00eb trajtuar si vepra penale p\u00ebr t\u00eb cilat parashikohen d\u00ebnime m\u00eb t\u00eb lehta.<\/p>\n<p>N\u00eb raport thuhet gjithashtu se Qeveria nuk ka pasur burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb ofruar sh\u00ebrbime dhe mb\u00ebshtetje afatgjat\u00eb p\u00ebr viktimat.<\/p>\n<p>Raporti konstaton se Qeveria ka vazhduar p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ndjekjen penale t\u00eb autor\u00ebve dhe se trafikimi me njer\u00ebz p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb shfryt\u00ebzimit seksual dhe t\u00eb pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb kriminalizuar.<\/p>\n<p>Sipas raportit, gjat\u00eb vitit 2025, policia ka hetuar 54 raste, krahasuar me 69 raste gjat\u00eb vitit 2024.<\/p>\n<p>Qeveria ka nisur procedura penale ndaj gjasht\u00eb personave t\u00eb akuzuar p\u00ebr trafikim me njer\u00ebz p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb shfryt\u00ebzimit seksual, krahasuar me kat\u00ebr t\u00eb akuzuar p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr penale gjat\u00eb vitit 2024.<\/p>\n<p>Gjykatat kan\u00eb d\u00ebnuar kat\u00ebr persona p\u00ebr trafikim me njer\u00ebz p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb shfryt\u00ebzimit seksual.<\/p>\n<p>Raporti shton se Qeveria nuk ka raportuar asnj\u00eb hetim, ndjekje penale apo d\u00ebnim t\u00eb zyrtar\u00ebve shtet\u00ebror\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb vepra penale q\u00eb lidhen me trafikimin me njer\u00ebz.<\/p>\n<p>Sipas raportit, v\u00ebzhguesit vazhdojn\u00eb t\u00eb raportojn\u00eb se Policia e Shtetit dhe Prokuroria e P\u00ebrgjithshme e Shqip\u00ebris\u00eb nuk kan\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb mjaftueshme t\u00eb specializuar dhe kapacitete t\u00eb nevojshme p\u00ebr hetimin dhe ndjekjen penale t\u00eb rasteve t\u00eb trafikimit me qenie njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Raporti konstaton se Qeveria i ka shtuar p\u00ebrpjekjet p\u00ebr mbrojtjen e viktimave dhe se gjat\u00eb vitit 2025 ka identifikuar 78 viktima t\u00eb mundshme, krahasuar me 68 t\u00eb tilla gjat\u00eb vitit 2024.<\/p>\n<h2>Serbia sh\u00ebnon p\u00ebrparim n\u00eb hetimin e pun\u00ebs s\u00eb detyruar<\/h2>\n<p>Qeveria serbe nuk i p\u00ebrmbush plot\u00ebsisht standardet minimale p\u00ebr zhdukjen e trafikimit me qenie njer\u00ebzore, por po b\u00ebn p\u00ebrpjekje t\u00eb konsiderueshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, thuhet n\u00eb raportin e Departamentit t\u00eb Shtetit p\u00ebr vitin 2026.<\/p>\n<p>Raporti v\u00ebren se jan\u00eb nisur procedura penale kund\u00ebr nj\u00eb numri t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb dyshuarish p\u00ebr trafikim me qenie njer\u00ebzore dhe se Qeveria ka vazhduar t\u00eb ndjek\u00eb penalisht trafikant\u00ebt p\u00ebr krime q\u00eb mbartin d\u00ebnime m\u00eb pak t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>Raporti gjithashtu paralajm\u00ebron se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pak p\u00ebrparim n\u00eb hetimin p\u00ebr qindra pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb huaj t\u00eb ekspozuar ndaj kushteve t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb detyruar n\u00eb nj\u00eb fabrik\u00eb dhe minier\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetasve kinez\u00eb.<\/p>\n<p>Doganat e SHBA-s\u00eb deklaruan se pun\u00ebtor\u00ebt n\u00eb Zijin Copper n\u00eb Serbi ishin t\u00eb ekspozuar ndaj pun\u00ebs s\u00eb detyruar sipas gjasht\u00eb treguesve: abuzimi me cenueshm\u00ebrin\u00eb, mbajtja e pagave, frik\u00ebsimi dhe k\u00ebrc\u00ebnimet, kufizimi i l\u00ebvizjes, mbajtja e dokumenteve personale dhe or\u00ebt e tep\u00ebrta jasht\u00eb orarit.<\/p>\n<p>Gjithashtu vihet re se Qeveria ka intensifikuar p\u00ebrpjekjet e agjencive t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit p\u00ebr t\u00eb luftuar trafikimin me qenie njer\u00ebzore dhe se trafikimi i qenieve njer\u00ebzore p\u00ebr q\u00ebllime shfryt\u00ebzimi seksual dhe t\u00eb pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb kriminalizuar.<\/p>\n<p>Sipas raportit, n\u00eb vitin 2025, n\u00eb Serbi u identifikuan zyrtarisht 58 viktima t\u00eb trafikimit t\u00eb qenieve njer\u00ebzore, krahasuar me 64 n\u00eb vitin 2024.<\/p>\n<p>Nga numri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i viktimave t\u00eb identifikuara, 26 ishin t\u00eb ekspozuara ndaj shfryt\u00ebzimit seksual, 18 ndaj shfryt\u00ebzimit n\u00eb pun\u00eb, nd\u00ebrsa 14 persona ishin viktima t\u00eb formave t\u00eb shum\u00ebfishta t\u00eb trafikimit t\u00eb qenieve njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Gjithashtu shtohet se gjykatat kan\u00eb d\u00ebnuar 27 trafikant\u00eb njer\u00ebzish.<\/p>\n<h2>Bosnja shqipton pak d\u00ebnime<\/h2>\n<p>Bosnje dhe Hercegovina ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb p\u00ebrpunimin e rasteve t\u00eb trafikimit me qenie njer\u00ebzore, por vendit ende i mungon nj\u00eb mekaniz\u00ebm efektiv p\u00ebr t\u00eb zhdukur plot\u00ebsisht problemin, sipas raportit.<\/p>\n<p>Dokumenti ofron t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb holl\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb dy entitetet, Federat\u00ebn e Bosnj\u00ebs dhe Republik\u00ebn S\u00ebrpska, si dhe p\u00ebr Distriktin e B\u00ebr\u00e7kos si nj\u00ebsi e ve\u00e7ant\u00eb administrative.<\/p>\n<p>Ankesat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha lidhen me pun\u00ebn e gjyq\u00ebsorit n\u00eb nivel lokal. P\u00ebr t\u00eb kat\u00ebrtin vit radhazi, gjykatat n\u00eb Republik\u00ebn S\u00ebrpska nuk kan\u00eb regjistruar asnj\u00eb d\u00ebnim p\u00ebr k\u00ebto krime, nd\u00ebrsa n\u00eb Distriktin e B\u00ebr\u00e7kos nuk ka pasur d\u00ebnime t\u00eb tilla p\u00ebr t\u00eb dytin vit radhazi.<\/p>\n<p>Zyra e Prokurorit t\u00eb Shtetit nisi tet\u00eb hetime t\u00eb reja vitin e kaluar dhe kat\u00ebr persona u akuzuan p\u00ebr shfryt\u00ebzim seksual. Megjithat\u00eb, Gjykata e Shtetit l\u00ebshoi vet\u00ebm nj\u00eb d\u00ebnim, nj\u00eb d\u00ebnim prej dhjet\u00eb muajsh burgim.<\/p>\n<p>Nj\u00eb trend i ngjash\u00ebm po v\u00ebrehet n\u00eb Federat\u00ebn e Bosnj\u00ebs, ku gjykatat kan\u00eb d\u00ebnuar gjithsej shtat\u00eb persona. Nd\u00ebrsa nj\u00eb trafikant mori nj\u00eb d\u00ebnim me 18 vjet burg, t\u00eb tjer\u00ebt u d\u00ebnuan me d\u00ebnime q\u00eb varionin nga nj\u00eb muaj deri n\u00eb pes\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, situata n\u00eb Republik\u00ebn S\u00ebrpska dhe n\u00eb Distriktin e B\u00ebr\u00e7kos \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e keqe. Edhe pse policia ka hapur disa hetime t\u00eb reja, prokuror\u00ebt nuk kan\u00eb ngritur asnj\u00eb aktakuz\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb gjykatat e kan\u00eb mbyllur p\u00ebrs\u00ebri vitin pa asnj\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr mbrojtjen, raporti thekson se autoritetet kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, me 63 viktima t\u00eb identifikuara.<\/p>\n<p>Shumica e tyre u shfryt\u00ebzuan p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb detyruar dhe shtat\u00eb persona ishin viktima t\u00eb trafikimit seksual.<\/p>\n<p>Shumica e viktimave ishin t\u00eb mitura, 36 vajza dhe 12 djem. M\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb e treta e viktimave, ose 26 prej tyre, ishin shtetas t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Grat\u00eb dhe vajzat sht\u00ebpiake m\u00eb shpesh p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb zinxhir shfryt\u00ebzimi seksual brenda vendit, t\u00eb fshehura n\u00eb prona private dhe motele, nd\u00ebrsa f\u00ebmij\u00ebt rom\u00eb jan\u00eb t\u00eb ekspozuar ndaj lypjes s\u00eb detyruar, vjedhjes s\u00eb xhepave dhe martesave t\u00eb rregulluara.<\/p>\n<h2>N\u00eb Mal t\u00eb Zi shumica e rasteve iniciohen nga organizatat joqeveritare<\/h2>\n<p>Mali i Zi ka sh\u00ebnuar p\u00ebrparim n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr trafikimit me qenie njer\u00ebzore, por ende nuk i p\u00ebrmbush plot\u00ebsisht standardet minimale nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr \u00e7rr\u00ebnjosjen e k\u00ebtij fenomeni, sipas raportit.<\/p>\n<p>Policia nisi 20 hetime t\u00eb reja, nd\u00ebrsa prokuroria ndoqi penalisht 25 t\u00eb dyshuar. Gjykatat d\u00ebnuan n\u00ebnt\u00eb trafikant\u00eb n\u00eb shtat\u00eb raste, kryesisht p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb detyruar dhe lypje, me d\u00ebnime nga nj\u00eb deri n\u00eb pes\u00eb vjet burg.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, raporti evidenton mang\u00ebsi n\u00eb kapacitetet e nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb specializuar policore, identifikimin proaktiv t\u00eb viktimave dhe ndjekjen e rasteve. Shumica e rasteve t\u00eb identifikuara dhe t\u00eb referuara te autoritetet iniciohen nga organizatat joqeveritare. Gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb raportimit, nuk u raportua asnj\u00eb hetim apo d\u00ebnim i zyrtar\u00ebve shtet\u00ebror\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb k\u00ebto krime.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, n\u00eb Mal t\u00eb Zi u identifikuan 43 viktima t\u00eb trafikimit, p\u00ebrfshir\u00eb 32 f\u00ebmij\u00eb dhe 11 t\u00eb rritur. Plot 38 prej tyre ishin shfryt\u00ebzuar p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb detyruar. Ndihm\u00eb dhe akomodim iu ofruan 42 viktimave, n\u00eb bashk\u00ebpunim me shoq\u00ebrin\u00eb civile.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, mbeten probleme serioze n\u00eb mbrojtjen e viktimave. Strehimorja shtet\u00ebrore p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb ndodhet brenda nj\u00eb institucioni korrektues p\u00ebr t\u00eb mitur, duke rrezikuar sigurin\u00eb dhe privat\u00ebsin\u00eb e tyre, nd\u00ebrsa p\u00ebr burrat nuk ofrohet akomodim dhe mb\u00ebshtetje e specializuar.<\/p>\n<p>Mali i Zi mbetet vend i shfryt\u00ebzimit seksual dhe t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb detyruar t\u00eb shtetasve vendas dhe t\u00eb huaj. Grat\u00eb dhe vajzat shfryt\u00ebzohen kryesisht seksualisht, f\u00ebmij\u00ebt detyrohen t\u00eb lypin, nd\u00ebrsa pun\u00ebtor\u00ebt migrant\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb ata nga Azerbajxhani, shfryt\u00ebzohen n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<h2>Policia n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut ndaloi dhe d\u00ebboi viktima t\u00eb mundshme<\/h2>\n<p>Maqedonia e Veriut nuk i p\u00ebrmbush plot\u00ebsisht standardet minimale p\u00ebr luftimin e trafikimit t\u00eb qenieve njer\u00ebzore, megjith\u00ebse po b\u00ebn p\u00ebrpjekje n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, sipas raportit t\u00eb DASH-it.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2025, gjykatat d\u00ebnuan gjasht\u00eb trafikant\u00eb p\u00ebr shfryt\u00ebzim seksual, krahasuar me kat\u00ebr n\u00eb vitin paraprak. Megjithat\u00eb, d\u00ebnimet ishin n\u00ebn minimumin e p\u00ebrcaktuar me ligj. Nd\u00ebrkoh\u00eb, autoritetet identifikuan vet\u00ebm tri viktima dhe i referuan te sh\u00ebrbimet p\u00ebrkat\u00ebse, krahasuar me 39 n\u00eb vitin 2024.<\/p>\n<p>Raporti evidenton se policia lokale ndaloi dhe d\u00ebboi viktima t\u00eb mundshme, p\u00ebrfshir\u00eb persona t\u00eb angazhuar n\u00eb sh\u00ebrbime seksuale komerciale, pa kontrolluar paraprakisht n\u00ebse ishin trafikuar.<\/p>\n<p>Mang\u00ebsi t\u00eb tjera p\u00ebrfshijn\u00eb burimet e pamjaftueshme t\u00eb prokuroris\u00eb p\u00ebr krimin e organizuar dhe korrupsionin, si dhe munges\u00ebn e sh\u00ebrbimeve t\u00eb specializuara p\u00ebr viktimat meshkuj dhe t\u00eb mb\u00ebshtetjes afatgjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha viktimat.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr zhvillimet pozitive, Kodi Penal u ndryshua p\u00ebr ta p\u00ebrfshir\u00eb lypjen e detyruar t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve si form\u00eb t\u00eb trafikimit.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor kan\u00eb sh\u00ebnuar disa p\u00ebrparime n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr trafikimit me qenie njer\u00ebzore, por aty ende u mungojn\u00eb mekanizmat efikase p\u00ebr ta luftuar k\u00ebt\u00eb problem dhe nuk i p\u00ebrmbushin kriteret nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr \u00e7rr\u00ebnjosjen e k\u00ebsaj veprimtarie kriminale, thuhet n\u00eb raportin e Departamentit amerikan t\u00eb Shtetit p\u00ebr trafikimin me qenie njer\u00ebzore p\u00ebr vitin 2026. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":1278058,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317,21],"tags":[],"class_list":["post-1278057","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1278057","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1278057"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1278057\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1278058"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1278057"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1278057"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1278057"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}