{"id":1278077,"date":"2026-10-15T22:02:40","date_gmt":"2026-10-15T20:02:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1278077"},"modified":"2026-10-15T22:02:40","modified_gmt":"2026-10-15T20:02:40","slug":"per-te-gjithe-ata-qe-duan-te-frikesojne-tiranen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/per-te-gjithe-ata-qe-duan-te-frikesojne-tiranen\/","title":{"rendered":"P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb duan t\u00eb frik\u00ebsojn\u00eb Tiran\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb vitin 1998, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vendi ishte pushtuar nga trazirat e shtatorit, nj\u00eb biznes n\u00eb rrug\u00ebn pran\u00eb Dogan\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs kishte ulur qepenat dhe kishte shkruar me boj\u00eb blu: \u201cJan\u00eb t\u00eb nx\u00ebna. Jena qeqen\u00eb.\u201d Ishte fjala p\u00ebr disa magazina n\u00eb krahun p\u00ebrball\u00eb dogan\u00ebs, atje ku sot \u00ebsht\u00eb mbikalimi.<\/strong><\/p>\n<p>Pas disa vitesh u kujtova p\u00ebr fotografin\u00eb nd\u00ebrsa po kaloja aty dhe u b\u00ebra kurioz. Shkova pas dhe pash\u00eb q\u00eb ishin disa magazina q\u00eb shisnin mall. Pyeta kush ishte i zoti dhe e takova. E pyeta n\u00ebse kishte pasur probleme disa vite m\u00eb par\u00eb, duke i treguar fotografin\u00eb ikonike, t\u00eb cil\u00ebn, mos gaboj, e solli n\u00eb redaksi Lutfi Dervishi.<\/p>\n<p>\u2013 Jo, \u2013 tha, \u2013 nuk pat\u00ebm. E kam shkruar un\u00eb at\u00eb parull\u00ebn, se na u sul\u00ebn k\u00ebta t\u00eb Bathores t\u00eb vidhnin dhe thash\u00eb t\u2019i trembja. N\u00eb fakt, nuk na sulmuan p\u00ebr shkak t\u00eb parull\u00ebs q\u00eb shkruam.<\/p>\n<p>M\u2019u kujtua sot kjo sken\u00eb, nd\u00ebrsa shihja disa dyqane n\u00eb Rrug\u00ebn e Durr\u00ebsit q\u00eb kishin ulur qepenat dhe kishin l\u00ebn\u00eb pusulla t\u00eb tipit: \u201cJemi me ju, mos na digjni dyqanin.\u201d<\/p>\n<p>Nuk jam i sigurt sa jan\u00eb me ata q\u00eb po djegin e shkat\u00ebrrojn\u00eb Tiran\u00ebn, por \u00ebsht\u00eb e sigurt se, me at\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb, mund t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb ndonj\u00eb dyqan.<\/p>\n<p>T\u00eb tjer\u00ebt, q\u00eb nuk kan\u00eb mundur t\u00eb v\u00ebn\u00eb pusulla t\u00eb tilla, po digjen. Dhjet\u00ebra seli bankash n\u00eb Tiran\u00eb jan\u00eb djegur, edhe pse sistemi bankar n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht privat dhe nuk ka lidhje me qeverin\u00eb. Dyqanet e shtrenjta t\u00eb Tiran\u00ebs, te Kullat Binjake dhe qendrat e biznesit, jan\u00eb n\u00ebn sulm. Zona e Bllokut \u00ebsht\u00eb e rrethuar nga policia dhe \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kontrollin e bandit\u00ebve adoleshent\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ata q\u00eb i p\u00ebrk\u00ebdhelin i quajn\u00eb student\u00eb.<\/p>\n<p>Avokat\u00ebt e djegies s\u00eb Tiran\u00ebs arsyetojn\u00eb se d\u00ebmet nga djegia e bizneseve jan\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla se d\u00ebmet nga korrupsioni. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb leje p\u00ebr t\u00eb vazhduar djegien.<\/p>\n<p>E kam par\u00eb disa her\u00eb k\u00ebt\u00eb film n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe e di si p\u00ebrfundon. E kam par\u00eb me ngjarjet e vitit 1997. Kur kam botuar librin mbi ato ngjarje, \u201cViti \u201997\u201d, gati dhjet\u00eb vjet pas tyre, kam p\u00ebrshkruar me holl\u00ebsi disa skena vandalizmi dhe dhune dhe kam pasur reagime t\u00eb frikshme nga personazhet. Shum\u00eb nga ata q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishin trima t\u00eb friksh\u00ebm dhe t\u00eb hiqnin kok\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb fjal\u00eb, m\u00eb jan\u00eb p\u00ebrgj\u00ebruar, kur t\u00eb ribotoja librin, t\u2019ua hiqja emrin. U vinte turp nga ajo q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Tani qindra f\u00ebmij\u00eb adoleshent\u00eb, gra me shami nga ato q\u00eb falen pes\u00eb her\u00eb n\u00eb dit\u00eb dhe q\u00eb nuk dalin p\u00ebr kafe kurr\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, jan\u00eb n\u00eb ball\u00eb t\u00eb \u201cxhihadit\u201d p\u00ebr t\u2019i treguar Tiran\u00ebs se duhet t\u00eb gjunj\u00ebzohet. Mij\u00ebra t\u00eb pacip\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ngulin k\u00ebmb\u00eb t\u00eb frik\u00ebsojn\u00eb intelektual\u00ebt dhe z\u00ebrat dinjitoz\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, duke u th\u00ebn\u00eb: \u201cTi je kund\u00ebr student\u00ebve.\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb kolege gazetare e Top Channel-it iu lut sot redaksis\u00eb t\u00eb hiqnin nj\u00eb video ku ajo k\u00ebrc\u00ebnohej si gazetare, se shqet\u00ebsoheshin njer\u00ebzit e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb saj. Pra, ishte e frik\u00ebsuar se mos merrej vesh q\u00eb e kishin dhunuar si gazetare t\u00eb Top Channel-it.<\/p>\n<p>Kjo klim\u00eb frike mbi shtypin, mbi biznesin, mbi administrat\u00ebn dhe mbi gjithk\u00ebnd q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb dakord me djegien e Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fashiz\u00ebm i ri, t\u00eb cilit duhet t\u2019i dalim p\u00ebrball\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse policia nuk ia del dot t\u00eb respektoj\u00eb t\u00eb drejtat e njeriut dhe detyr\u00ebn q\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb siguruar bizneset, jet\u00ebn normale t\u00eb qytetar\u00ebve, t\u00eb drejtat e shtypit dhe lirin\u00eb qytetare p\u00ebr t\u00eb folur lirsh\u00ebm, shoq\u00ebria duhet t\u2019i gjej\u00eb mjetet e saj p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur, po me aq guxim sa k\u00ebta bandit\u00eb shkelin \u00e7do liri t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb kauze q\u00eb fillon me heqjen e flamurit t\u00eb Vatikanit, vazhdon me gra t\u00eb mbuluara q\u00eb nxjerrin student\u00eb nga Universiteti i Shkodr\u00ebs dhe me t\u00eb rinj q\u00eb mbulojn\u00eb fytyr\u00ebn me flamuj t\u00eb huaj p\u00ebr t\u2019u fshehur pasi hedhin bomba molotov mbi godina bankash e biznesesh.<\/p>\n<p>E kuptoj lig\u00ebsin\u00eb e atyre q\u00eb duan t\u2019i quajn\u00eb student\u00eb. Por duhet t\u2019i quajn\u00eb student\u00eb p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb. N\u00ebse v\u00ebrtet jan\u00eb student\u00eb, at\u00ebher\u00eb i ftoj q\u00eb, kur shkruajn\u00eb p\u00ebr ta, t\u00eb shkruajn\u00eb: \u201cStudent\u00ebt dogj\u00ebn dhjet\u00eb banka\u201d, \u201cStudent\u00ebt dogj\u00ebn 50 biznese\u201d, \u201cStudent\u00ebt rrah\u00ebn kaq kalimtar\u00eb\u201d dhe gjith\u00e7ka tjet\u00ebr q\u00eb b\u00ebjn\u00eb bandat n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb jen\u00eb student\u00eb 40-vje\u00e7ar\u00ebt me probleme mendore dhe adoleshent\u00ebt e pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm vet\u00ebm kur i arreston policia, kurse kur djegin, dhunojn\u00eb e vrasin, qenkan protestues.<\/p>\n<p>Dhuna n\u00eb Tiran\u00eb e ka ndar\u00eb qytetarin\u00eb tiranase nga bandat n\u00eb rrug\u00eb, pasi qyteti ka p\u00ebrvoj\u00eb me ata q\u00eb dalin p\u00ebr \u201cideale\u201d n\u00eb rrug\u00eb dhe p\u00ebrfundojn\u00eb duke hequr zvarr\u00eb kasaforta bankash e dyqanesh. Tirana i mban mend ende vitet 1997 dhe 1998.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam nj\u00eb nga ata q\u00eb, gjat\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb vitit 1997, kam negociuar q\u00eb opozita e at\u00ebhershme t\u00eb takohej me Berish\u00ebn dhe nuk jam partizan i luft\u00ebs. Por k\u00ebta q\u00eb duan ta djegin Tiran\u00ebn n\u00eb em\u00ebr t\u00eb askujt nuk jan\u00eb n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr negociata, por p\u00ebr dhun\u00eb. Dhe dhuna nuk negociohet.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb skenar q\u00eb e njohim t\u00eb gjith\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta q\u00eb duan t\u00eb na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb heshtim n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb kauze anonime, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs nuk e merr p\u00ebrsip\u00ebr askush, p\u00ebrve\u00e7 Berish\u00ebs q\u00eb ka parimin \u201cpas meje qameti\u201d, duhet t\u2019i dokumentojm\u00eb. Duhet t\u00eb shkruajm\u00eb sot t\u00eb gjith\u00eb emrat dhe \u00e7do identitet tjet\u00ebr t\u00eb atyre q\u00eb po djegin Tiran\u00ebn. Duhet t\u2019i shkruajm\u00eb em\u00ebr p\u00ebr em\u00ebr se kush jan\u00eb dhe t\u00eb mbeten n\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij qyteti.<\/p>\n<p>Pas disa jav\u00ebsh, muajsh apo vitesh, ajo list\u00eb do t\u00eb jet\u00eb malli m\u00eb i k\u00ebrkuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Ata q\u00eb duhet t\u00eb turp\u00ebrohen jan\u00eb ata q\u00eb po djegin dhe jo ata q\u00eb po ngren\u00eb z\u00ebrin. \u00c7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb heshtur z\u00ebrat q\u00eb dalin kund\u00ebr dhun\u00ebs, p\u00ebr t\u2019i frik\u00ebsuar apo posht\u00ebruar ata, \u00ebsht\u00eb betej\u00eb e p\u00ebrkohshme. Na ka k\u00ebrc\u00ebnuar edhe Zani \u00c7aushi m\u00eb 1997, edhe bandat e vitit 1998, por heronjt\u00eb e revolucioneve t\u00eb tilla p\u00ebrfundojn\u00eb ose n\u00eb burg, ose kanaleve.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb g\u00ebzojn\u00eb frytet e banditizmit t\u00eb tyre marrin pushtetin dhe distancohen prej tyre. Prandaj kjo histori duhet dokumentuar sot. Policia duhet t\u00eb publikoj\u00eb \u00e7do dit\u00eb, me komunikata shtypi dhe holl\u00ebsi, emrat e plot\u00eb t\u00eb tyre dhe se kush jan\u00eb. Ata duhen botuar. Pas disa jav\u00ebsh apo muajsh do t\u2019i keni t\u00eb gjith\u00eb duke u lutur t\u2019ua fshini emrat.<\/p>\n<p>Me maska n\u00eb fytyr\u00eb dhe bomba molotov n\u00eb dor\u00eb b\u00ebhen t\u00eb gjith\u00eb trima. Por Tirana do t\u00eb jetoj\u00eb edhe pas tyre. Tiran\u00ebn nuk e mposht dot nj\u00eb tuf\u00eb bandit\u00ebsh q\u00eb pretendojn\u00eb se kaluan ylberin dhe u b\u00ebn\u00eb nga flamingo n\u00eb skifter\u00eb.<\/p>\n<p>Ky kryeqytet ka par\u00eb edhe masakra n\u00eb rrug\u00eb nga njer\u00ebz t\u00eb importuar nga Kosova prej fashizmit, ka par\u00eb edhe masakra n\u00eb rrug\u00eb nga komunist\u00ebt n\u00eb em\u00ebr t\u00eb internacionalizmit sovjetik, ka par\u00eb edhe p\u00ebrmbysje regjimi pa asnj\u00eb t\u00eb vrar\u00eb. K\u00ebtu nuk jemi as p\u00ebrpara nj\u00eb p\u00ebrmbysjeje dhe as p\u00ebrpara nj\u00eb revolucioni. Jemi p\u00ebrpara nj\u00eb bande pla\u00e7kit\u00ebsish q\u00eb duan t\u00eb gjunj\u00ebzojn\u00eb kryeqytetin, i cili nuk i pranon dot as si qytetar\u00eb.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb duhet t\u00eb frik\u00ebsohen nuk jan\u00eb qytetar\u00ebt. Ata v\u00ebrtet mund t\u00eb v\u00ebn\u00eb parulla t\u00eb tipit: \u201cAsht e nxan\u00eb. Jena qeqen\u00eb\u201d, derisa t\u00eb kaloj\u00eb furtuna, por nuk do t\u2019ua harrojn\u00eb kurr\u00eb fytyrat. As emrat.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb duhet t\u00eb frik\u00ebsohen jan\u00eb ata me maska n\u00eb rrug\u00eb dhe, mbi t\u00eb gjitha, ata q\u00eb v\u00ebn\u00eb fytyr\u00ebn e tyre n\u00eb media p\u00ebr t\u2019u dal\u00eb zot.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vitin 1998, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vendi ishte pushtuar nga trazirat e shtatorit, nj\u00eb biznes n\u00eb rrug\u00ebn pran\u00eb Dogan\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs kishte ulur qepenat dhe kishte shkruar me boj\u00eb blu: \u201cJan\u00eb t\u00eb nx\u00ebna. Jena qeqen\u00eb.\u201d Ishte fjala p\u00ebr disa magazina n\u00eb krahun p\u00ebrball\u00eb dogan\u00ebs, atje ku sot \u00ebsht\u00eb mbikalimi. Pas disa vitesh u kujtova p\u00ebr fotografin\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":157343,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-1278077","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1278077","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1278077"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1278077\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/157343"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1278077"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1278077"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1278077"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}