{"id":1278160,"date":"2026-10-16T10:06:35","date_gmt":"2026-10-16T08:06:35","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1278160"},"modified":"2026-10-16T10:06:35","modified_gmt":"2026-10-16T08:06:35","slug":"cfare-mund-te-permbushe-mali-i-zi-nga-kerkesat-e-kroacise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/cfare-mund-te-permbushe-mali-i-zi-nga-kerkesat-e-kroacise\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb Mali i Zi nga k\u00ebrkesat e Kroacis\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ndjekja penale e krimeve t\u00eb luft\u00ebs, ndryshimi i emrit t\u00eb pishin\u00ebs n\u00eb Kotor, kthimi i anijes dhe pagesa e d\u00ebmshp\u00ebrblimeve p\u00ebr t\u00eb burgosurit e kampeve, jan\u00eb nd\u00ebr k\u00ebrkesat me t\u00eb cilat Kroacia e kusht\u00ebzon an\u00ebtar\u00ebsimin e Malit t\u00eb Zi n\u00eb Bashkimin Evropian (BE).<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb dokumentin q\u00eb ka siguruar Radio Evropa e Lir\u00eb (REL) thuhet se \u00e7\u00ebshtjet kryesore t\u00eb hapura \u201cduhet t\u00eb zgjidhen para se Mali i Zi t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb Bashkimin Evropian\u201d.<\/p>\n<p>Zagrebi thekson se p\u00ebrparimi i arritsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb vendimtar p\u00ebr t\u00eb siguruar mb\u00ebshtetje t\u00eb gjer\u00eb publike, politike dhe parlamentare n\u00eb Kroaci, p\u00ebrfshir\u00eb ratifikimin e traktatit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Malit t\u00eb Zi.<br \/>\nNj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre k\u00ebrkesave lidhen me mbylljen e kapitujve negociues 23 (gjyq\u00ebsori dhe t\u00eb drejtat themelore) dhe 31 (politika e jashtme, e siguris\u00eb dhe e mbrojtjes).<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7far\u00eb faze \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushja e k\u00ebtyre k\u00ebrkesave dhe \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Mali i Zi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e pazgjidhura me Kroacin\u00eb?<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkesa 1: \u00c7\u00ebshtja e kampit t\u00eb Morinjit<\/strong><br \/>\nDisa nga k\u00ebrkesat, si pagesa e d\u00ebmshp\u00ebrblimeve p\u00ebr viktimat e kampit t\u00eb Morinjit, tashm\u00eb jan\u00eb duke u p\u00ebrmbushur. Mali i Zi nisi t\u2019u paguante d\u00ebmshp\u00ebrblime qysh n\u00eb vitin 2014 t\u00eb burgosurve kroat\u00eb q\u00eb ishin mbajtur n\u00eb kampin e luft\u00ebs n\u00eb Morinj.<\/p>\n<p>Zdravko Begoviq, i cili ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb t\u00eb burgosurve t\u00eb Morinjit, thot\u00eb se t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet gjyq\u00ebsore jan\u00eb p\u00ebrfunduar me vendime t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, mbi disa baza ligjore.<\/p>\n<p>\u201cGjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb paguar. Ata madje kan\u00eb ardhur n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe kan\u00eb d\u00ebshmuar p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto\u201d, shpjegoi Begoviq p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cShumat kan\u00eb qen\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla, her\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha\u201d, shtoi ai. \u201cDisa k\u00ebrkuan q\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb shum\u00ebs relativisht t\u00eb vog\u00ebl, t\u00eb p\u00ebrgatisnim nj\u00eb ankes\u00eb p\u00ebr Strasburgun. I p\u00ebrgatit\u00ebm dhe tani po presim p\u00ebrgjigje\u201d.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se nuk e di pse Kroacia k\u00ebrkon d\u00ebmshp\u00ebrblime p\u00ebr personat e mbajtur n\u00eb kampin e Morinjit. Begoviq shton se mund t\u00eb ket\u00eb disa t\u00eb burgosur t\u00eb cil\u00ebt nuk i ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar, si dhe disa procese gjyq\u00ebsore q\u00eb jan\u00eb ende n\u00eb zhvillim, por se numri d\u00ebrrmues i rasteve q\u00eb ai ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar me vendime t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb proceset gjyq\u00ebsore \u00ebsht\u00eb paguar gjith\u00e7ka q\u00eb ishte e mundur t\u00eb paguhej\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Shumat e d\u00ebmshp\u00ebrblimeve kan\u00eb ndryshuar n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb numrit t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb kaluara n\u00eb kamp dhe l\u00ebndimeve t\u00eb p\u00ebsuara nga secili person, duke filluar nga dhjet\u00eb euro deri n\u00eb 40.000 euro.<\/p>\n<p>Kryeministri i Kroacis\u00eb, Andrej Plenkoviq, ka th\u00ebn\u00eb se k\u00ebrkesat e paraqitura kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb pazgjidhura, t\u00eb cilat, sipas tij, \u201clidhen me vlerat evropiane\u201d dhe p\u00ebr t\u00eb cilat Mali i Zi, p\u00ebr fat t\u00eb keq, \u201cderi m\u00eb tani nuk ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim\u201d.<\/p>\n<p>Kampi i Morinjit, q\u00eb ndodhet pran\u00eb Kotorit, ishte qend\u00ebr grumbullimi p\u00ebr t\u00eb burgosurit nga Kroacia gjat\u00eb agresionit t\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb (JNA) dhe t\u00eb rezervist\u00ebve malazez\u00eb kund\u00ebr Dubrovnikut n\u00eb vitin 1991.<\/p>\n<p>Nga tetori i vitit 1991 deri n\u00eb gusht t\u00eb vitit 1992, n\u00eb kamp u mbajt\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se 292 shtetas kroat\u00eb, kryesisht nga zona e Dubrovnikut.<\/p>\n<p>P\u00ebr keqtrajtimin e t\u00eb burgosurve, Gjykata e Lart\u00eb n\u00eb Podgoric\u00eb d\u00ebnoi kat\u00ebr ish-rezervist\u00eb t\u00eb JNA-s\u00eb me burgim n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkesa 2: P\u00ebrkujtimorja p\u00ebr viktimat e Morinjit<\/strong><br \/>\nM\u00eb 13 tetor, Kuvendi i Malit t\u00eb Zi miratoi ndryshimet n\u00eb Ligjin p\u00ebr P\u00ebrmendoret, t\u00eb cilat parashikojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e miratimit retroaktiv t\u00eb p\u00ebrmendoreve q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb ngritur, por p\u00ebr t\u00eb cilat nuk \u00ebsht\u00eb ndjekur m\u00eb par\u00eb procedura e p\u00ebrcaktuar me ligj.<\/p>\n<p>Kjo hap mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb Qeveria t\u00eb marr\u00eb vendim p\u00ebr miratimin retroaktiv t\u00eb pllak\u00ebs p\u00ebrkujtimore n\u00eb Morinj, nj\u00eb tjet\u00ebr k\u00ebrkes\u00eb e paraqitur nga Kroacia.<\/p>\n<p>Pllaka, kushtuar civil\u00ebve dhe mbrojt\u00ebsve kroat\u00eb q\u00eb u mbajt\u00ebn t\u00eb burgosur aty gjat\u00eb rrethimit t\u00eb Dubrovnikut n\u00eb vitin 1991, u zbulua n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2022 nga ministri i at\u00ebhersh\u00ebm i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, Ranko Krivokapiq, dhe ministri i Mbrojtjes, Rashko Konjeviq. N\u00eb ceremoni mor\u00ebn pjes\u00eb edhe ministri i Jasht\u00ebm i Kroacis\u00eb, Gordan Grliq Radman, dhe ministri kroat p\u00ebr Veteran\u00ebt e Luft\u00ebs, Tomo Medved.<\/p>\n<p>Kroacia thot\u00eb se nd\u00ebrkoh\u00eb rreth pllak\u00ebs \u00ebsht\u00eb vendosur nj\u00eb korniz\u00eb e madhe metalike, me sa duket p\u00ebr nj\u00eb panel q\u00eb mund ta mbuloj\u00eb pllak\u00ebn, p\u00ebrve\u00e7 rasteve kur zhvillohen ceremoni zyrtare p\u00ebrkujtimore.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb tetorit, pllak\u00ebn e vizitoi edhe ministri kroat i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe \u00c7\u00ebshtjeve Evropiane, Gordan Grliq Radman, s\u00eb bashku me z\u00ebvend\u00ebskryeministrin dhe ministrin e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Malit t\u00eb Zi, Ervin Ibrahimoviq, si dhe komisionaren evropiane p\u00ebr Zgjerim, Marta Kos.<\/p>\n<p>N\u00eb pllak\u00eb thuhet se n\u00eb at\u00eb vend kishte qen\u00eb nj\u00eb kamp ku, gjat\u00eb \u201cagresionit t\u00eb Serbis\u00eb s\u00eb Madhe kund\u00ebr Kroacis\u00eb\u201d, mbaheshin t\u00eb burgosur kroat\u00eb.<\/p>\n<p>Rreth dhjet\u00eb banor\u00eb t\u00eb zon\u00ebs u p\u00ebrpoq\u00ebn ta pengonin zbulimin e pllak\u00ebs p\u00ebrkujtimore n\u00eb vitin 2022, duke pretenduar se ajo p\u00ebrmbante nj\u00eb klasifikim t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb ngjarjeve.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkesa 3: Pishina n\u00eb Kotor<\/strong><br \/>\nEkziston mund\u00ebsia q\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr k\u00ebrkes\u00eb e Kroacis\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushet s\u00eb shpejti: ndryshimi i emrit t\u00eb pishin\u00ebs s\u00eb qytetit n\u00eb Kotor.<\/p>\n<p>M\u00eb 13 tetor, Kuvendi i Malit t\u00eb Zi miratoi ndryshimet n\u00eb Ligjin p\u00ebr Sportin, t\u00eb cilat, nd\u00ebr t\u00eb tjera, parashikojn\u00eb q\u00eb objektet sportive mund t\u00eb em\u00ebrtohen sipas personave q\u00eb kan\u00eb vdekur t\u00eb pakt\u00ebn 40 vjet m\u00eb par\u00eb. Nga vdekja e Zoran Gop\u00e7eviqit, lojtarit t\u00eb vaterpolos, emrin e t\u00eb cilit mban pishina n\u00eb fjal\u00eb, kan\u00eb kaluar 26 vjet.<\/p>\n<p>Gop\u00e7eviqi ishte nj\u00eb nga lojtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm malazez\u00eb t\u00eb vaterpolos. Gjat\u00eb viteve t\u00eb luft\u00ebrave t\u00eb viteve 1990, ai punoi si roje n\u00eb kampin e Morinjit.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, sipas raportimeve, klubet kroate kan\u00eb refuzuar t\u00eb luajn\u00eb n\u00eb at\u00eb pishin\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebrfaq\u00ebsuesja komb\u00ebtare e Kroacis\u00eb ka k\u00ebrc\u00ebnuar me bojkotimin e finales s\u00eb Superkup\u00ebs s\u00eb Bot\u00ebs n\u00eb vitin 2025.<\/p>\n<p>Gop\u00e7eviqi nuk u ndoq kurr\u00eb penalisht. Ai vdiq n\u00eb vitin 2000, shtat\u00eb vjet para se prokuroria kroate t\u2019ua dor\u00ebzonte koleg\u00ebve malazez\u00eb materialet lidhur me personat e dyshuar p\u00ebr krime n\u00eb Morinj.<\/p>\n<p>Organizata malazeze Aksioni p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut (HRA) dhe organizata kroate Documenta kan\u00eb deklaruar m\u00eb her\u00ebt se pajtohen q\u00eb pishina duhet t\u00eb riem\u00ebrtohet, p\u00ebr shkak t\u00eb respektimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb viktimave t\u00eb tortur\u00ebs dhe t\u00eb harmonis\u00eb nd\u00ebretnike.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkesa 4: Ndjekja penale e autor\u00ebve t\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs<\/strong><br \/>\nKroacia k\u00ebrkon gjithashtu ndjekjen penale t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs. Gjat\u00eb tri dekadave t\u00eb fundit, n\u00eb Mal t\u00eb Zi jan\u00eb zhvilluar n\u00ebnt\u00eb procese gjyq\u00ebsore p\u00ebr krime lufte, tha m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Bojana Maloviq, k\u00ebshilltare juridike n\u00eb Aksionin p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut.<\/p>\n<p>\u201cNga n\u00ebnt\u00eb rastet e m\u00ebparshme, shtat\u00eb t\u00eb parat jan\u00eb p\u00ebrfunduar tashm\u00eb me vendime t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb. Rastet Klapuh, Shtrpci, Morinj dhe Vlado Zmajeviq p\u00ebrfunduan me aktgjykime d\u00ebnuese. N\u00eb rastet Deportimet, Bukovica dhe Kaluzherski Laz, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb akuzuarit u shpall\u00ebn t\u00eb pafajsh\u00ebm. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje n\u00eb t\u00eb cilat edhe nj\u00eb ekspert i Komisionit Evropian ka th\u00ebn\u00eb se q\u00ebndrimet e gjykat\u00ebs ishin t\u00eb paprecedenta dhe duksh\u00ebm t\u00eb gabuara\u201d, tha Maloviq.<\/p>\n<p>Dy procese jan\u00eb ende n\u00eb zhvillim, nd\u00ebrsa aktakuza e fundit u ngrit n\u00eb vitin 2024, sipas Aksionit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, kryeprokurori i posa\u00e7\u00ebm, Vladimir Novoviq, urdh\u00ebroi rifillimin e hetimeve p\u00ebr rastin e kampit t\u00eb Morinjit. Prokuroria e Posa\u00e7me e Malit t\u00eb Zi nuk iu p\u00ebrgjigj Radios Evropa e Lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb sqaruar se n\u00eb cil\u00ebn faz\u00eb ndodhet ky rast.<\/p>\n<p>Sipas drejtoresh\u00ebs s\u00eb Aksionit p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, Tea Gorjanc Preleviq, raportet e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me t\u00eb Shtetit tregojn\u00eb se p\u00ebrparimi pengohet nga fakti q\u00eb \u201cKroacia nuk u p\u00ebrgjigjet k\u00ebrkesave p\u00ebr ndihm\u00eb juridike\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPresim q\u00eb Prokuroria e Shtetit e Malit t\u00eb Zi t\u00eb b\u00ebj\u00eb publike se sa l\u00ebnd\u00eb dhe prej sa koh\u00ebsh jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb p\u00ebrgjigjeve nga Kroacia\u201d, tha Gorjanc Preleviq.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se, nga ana tjet\u00ebr, n\u00eb Kroaci \u201cprej 19 vjet\u00ebsh, pa asnj\u00eb rezultat, po zhvillohen hetime paraprake n\u00eb rastin Lora 3\u201d, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me krimet ndaj t\u00eb burgosurve malazez\u00eb t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Split.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkesa 5: \u00c7\u00ebshtja e personave t\u00eb zhdukur<\/strong><br \/>\nKroacia k\u00ebrkon t\u00eb zbardhet fati i 14 shtetasve kroat\u00eb t\u00eb zhdukur, me bashk\u00ebpunim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb autoriteteve malazeze, shk\u00ebmbim informacioni dhe qasje n\u00eb arkiva.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Komisionit p\u00ebr Personat e Zhdukur t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Malit t\u00eb Zi, n\u00eb list\u00ebn e personave t\u00eb zhdukur jan\u00eb 50 persona.<\/p>\n<p>T\u00eb dyja vendet kan\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb personave t\u00eb zhdukur q\u00eb nga viti 2017.<\/p>\n<p>Tea Gorjanc Preleviq konsideron se k\u00ebrkesat e Kroacis\u00eb p\u00ebr personat e zhdukur dhe ndjekjen penale t\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs t\u00eb kryera n\u00eb territorin kroat jan\u00eb t\u00eb drejta.<\/p>\n<p>\u201cMali i Zi mund dhe duhet t\u2019i p\u00ebrmbush\u00eb ato n\u00eb mas\u00ebn q\u00eb varet prej tij. Megjithat\u00eb, k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje nuk mund t\u00eb zgjidhen pa bashk\u00ebpunimin e plot\u00eb t\u00eb t\u00eb dyja shteteve\u201d, shtoi Gorjanc Preleviq.<\/p>\n<p>Ajo konsideron gjithashtu se Mali i Zi duhet t\u00eb hap\u00eb arkivat, p\u00ebrfshir\u00eb dokumentacionin ushtarak, dhe t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr 14 shtetasit e zhdukur kroat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, n\u00eb morgjet kroate gjenden rreth 800 mbetje mortore t\u00eb paidentifikuara. Nuk mund t\u00eb p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia q\u00eb mes tyre t\u00eb jen\u00eb edhe disa nga personat e zhdukur. Edhe Mali i Zi pret informacione nga Kroacia p\u00ebr tre persona t\u00eb zhdukur\u201d, tha Gorjanc Preleviq, duke shtuar: \u201cFamiljet e personave t\u00eb zhdukur po presin prej m\u00eb shum\u00eb se tre dekadash\u201d.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkesa 6: \u00c7\u00ebshtjet pron\u00ebsore t\u00eb kroat\u00ebve<\/strong><br \/>\nE pazgjidhur mbetet \u00e7\u00ebshtja e t\u00eb drejtave pron\u00ebsore t\u00eb familjeve kroate, p\u00ebrfshir\u00eb 51 familje nga Tivati dhe familje t\u00eb tjera nga gjiri i Kotorit.<\/p>\n<p>Nga Kroacia thon\u00eb se k\u00ebrkesat e tyre nuk jan\u00eb zgjidhur, pavar\u00ebsisht vendimeve gjyq\u00ebsore t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb apo proceseve t\u00eb gjata gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Nj\u00ebra prej k\u00ebtyre familjeve \u00ebsht\u00eb ajo e Tripkoviq\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt prej dekadash p\u00ebrpiqen t\u00eb rikthejn\u00eb pron\u00ebn e konfiskuar pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe gjat\u00eb viteve t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb vitet 1990.<\/p>\n<p>\u201cEdhe sot, kur i mbyll syt\u00eb, d\u00ebgjoj zhurm\u00ebn e detit dhe bulkthin para pallatit. Shoh xix\u00ebllonjat n\u00eb bar, kujtoj vap\u00ebn, freskueset e dor\u00ebs dhe pushimet e pasdites. \u00cbsht\u00eb sikur gjith\u00e7ka atje vazhdon t\u00eb jetoj\u00eb\u201d, tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb m\u00ebparshme p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Mirjana Tripkoviq-Pantar, pasardh\u00ebse e nj\u00eb familjeje t\u00eb vjet\u00ebr detar\u00ebsh nga Dobrota, pran\u00eb Kotorit.<\/p>\n<p>Ajo sot jeton n\u00eb Rjek\u00eb dhe thot\u00eb se familjes s\u00eb saj, nga 500.000 metra katror\u00eb tok\u00eb q\u00eb kishte dikur n\u00eb vendbanimet Shkalari, Dobrota dhe Kava\u00e7 t\u00eb Kotorit, i kan\u00eb mbetur vet\u00ebm disa parcela.<\/p>\n<p>Sipas saj, q\u00eb nga konfiskimi i pron\u00ebs n\u00eb vitin 1945 e deri m\u00eb sot, familjes i \u00ebsht\u00eb marr\u00eb gradualisht gjith\u00e7ka.<\/p>\n<p>Fillimisht, thot\u00eb ajo, ndodhi shtet\u00ebzimi i pron\u00ebs, pastaj shpron\u00ebsimi, nd\u00ebrsa nga viti 1991 deri n\u00eb vitin 2000 u b\u00ebn\u00eb regjistrime t\u00eb paligjshme n\u00eb kadast\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cMe k\u00ebto regjistrime na u mor\u00ebn m\u00eb shum\u00eb se 90 p\u00ebr qind e pron\u00ebs q\u00eb na kishte mbetur pas shtet\u00ebzimit dhe shpron\u00ebsimit\u201d.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se gjat\u00eb viteve 1990, an\u00ebtar\u00ebt e familjes s\u00eb saj nuk shkonin n\u00eb gjirin e Kotorit dhe se pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb u b\u00eb \u201cmodernizimi i kadastr\u00ebs\u201d. Gjat\u00eb k\u00ebtij procesi, sipas saj, ndryshuan numrat e parcelave dhe u riorganizuan kufijt\u00eb e tyre: nj\u00eb parcel\u00eb ndahej n\u00eb dy ose tri t\u00eb tjera, nj\u00eb pjes\u00eb e saj i shtohej nj\u00eb parcele tjet\u00ebr e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKur erdh\u00ebm n\u00eb gjirin e Kotorit n\u00eb vitin 2003, pam\u00eb se na kishin pla\u00e7kitur. M\u00eb shum\u00eb se 90 p\u00ebr qind e pron\u00ebs nuk ishte m\u00eb e regjistruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjes son\u00eb, por n\u00eb em\u00ebr t\u00eb pal\u00ebve t\u00eb treta: personave me em\u00ebr e mbiem\u00ebr, personave t\u00eb panjohur, kompanive t\u00eb ndryshme, komun\u00ebs e t\u00eb tjer\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Pallati i Tripkoviq\u00ebve sot \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e sip\u00ebrmarr\u00ebsit malazez Branko Qupiq.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkesa 7: \u00c7\u00ebshtja e kufirit<\/strong><br \/>\nNj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet e tjera t\u00eb hapura p\u00ebr t\u00eb cilat insiston Kroacia \u00ebsht\u00eb kufiri n\u00eb gadishullin e Prevlak\u00ebs. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gadishull 2.6 kilometra t\u00eb gjat\u00eb, n\u00eb hyrje t\u00eb gjirit t\u00eb Kotorit.<\/p>\n<p>Kroacia k\u00ebrkon q\u00eb Mali i Zi t\u00eb konfirmoj\u00eb se respekton kufirin e dikursh\u00ebm mes dy republikave, n\u00eb p\u00ebrputhje me parimin e konfirmuar nga Komisioni i Badinterit, sipas t\u00eb cilit shtetet e reja trash\u00ebgojn\u00eb kufijt\u00eb ekzistues.<\/p>\n<p>Kroacia k\u00ebrkon gjithashtu n\u00ebnshkrimin e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr kufirin tok\u00ebsor, bazuar n\u00eb tri hartat ekzistuese.<\/p>\n<p>Pas zgjidhjes s\u00eb kufirit tok\u00ebsor, Kroacia do t\u00eb ishte e gatshme t\u00eb th\u00ebrriste rregullisht komisionet p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e kufirit detar, pa caktuar afate kohore.<\/p>\n<p>Pas konflikteve t\u00eb luft\u00ebs, Prevlaka, e cila ndodhet n\u00eb hyrje t\u00eb gjirit t\u00eb Kotorit, u vu n\u00ebn kontrollin e v\u00ebzhguesve t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara deri n\u00eb vitin 2002. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, me Protokollin p\u00ebr Regjimin e P\u00ebrkohsh\u00ebm Kufitar, u p\u00ebrcaktua se Kroacis\u00eb i takonte pjesa tok\u00ebsore e gadishullit dhe brezi detar n\u00eb hyrje t\u00eb gjirit t\u00eb Kotorit, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb e hap\u00ebsir\u00ebs detare p\u00ebrgjat\u00eb bregut t\u00eb majt\u00eb t\u00eb gadishullit u shpall \u201cdet i askujt\u201d.<\/p>\n<p>Ky status \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi edhe sot, ndon\u00ebse qeverit\u00eb e t\u00eb dyja vendeve nis\u00ebn k\u00ebrkimin e nj\u00eb zgjidhjeje t\u00eb p\u00ebrhershme q\u00eb n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb qershorit, presidenti i Malit t\u00eb Zi, Jakov Millatoviq, tha se mendon q\u00eb Kepi i Oshtros, pjes\u00eb e Prevlak\u00ebs, duhet t\u2019i takoj\u00eb Malit t\u00eb Zi. Sipas tij, kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb shtetit, \u201csepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ruhet hyrja n\u00eb gjirin e Kotorit\u201d.<\/p>\n<p><strong>K\u00ebrkesa 8. Anija \u201cJadran\u201d<\/strong><br \/>\nMegjithat\u00eb, \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera, si ajo e anijes shkollore \u201cJadran\u201d, mbeten pa p\u00ebrparim.<\/p>\n<p>Anija shkollore \u201cJadran\u201d, e ankoruar n\u00eb Tivat, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebr t\u00eb cilat Kroacia i ka d\u00ebrguar Malit t\u00eb Zi nota proteste t\u00eb pakt\u00ebn dy her\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 9 tetor, t\u00eb dyja vendet mbajt\u00ebn n\u00eb Zagreb takimin e par\u00eb t\u00eb komisioneve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, duke nisur zyrtarisht negociatat p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjeve dypal\u00ebshe t\u00eb hapura. Komisionin malazez e drejtoi ministri i Mbrojtjes, Dragan Krapoviq, nd\u00ebrsa at\u00eb kroat ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe \u00c7\u00ebshtjeve Evropiane, Gordan Grliq Radman.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, pas takimit, Ministria e Mbrojtjes e Malit t\u00eb Zi njoftoi se \u201cMali i Zi mbetet n\u00eb q\u00ebndrimin e tij lidhur me pron\u00ebsin\u00eb e anijes shkollore \u2018Jadran\u2019 dhe pret q\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje, ashtu si edhe \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb pron\u00ebs ushtarake, t\u2019i qaset n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjshme, me durim dhe duke marr\u00eb parasysh argumentet e t\u00eb dyja pal\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>Ministria shtoi se \u201ckonsultimet e m\u00ebtejshme dhe shqyrtimi i dokumentacionit t\u00eb paraqitur duhet t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb gjetjen e nj\u00eb zgjidhjeje t\u00eb q\u00ebndrueshme, n\u00eb frym\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb dhe dialogut konstruktiv\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Kroacis\u00eb, anija ndodhej n\u00eb Mal t\u00eb Zi p\u00ebr riparim kur shp\u00ebrtheu lufta n\u00eb vitin 1991 dhe i takon Kroacis\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Marr\u00ebveshjes p\u00ebr \u00c7\u00ebshtjet e Trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb vitit 2001.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjen e Jugosllavis\u00eb, \u201cJadran\u201d ishte pron\u00eb e Flot\u00ebs Ushtarake Detare t\u00eb Ushtris\u00eb Popullore t\u00eb Jugosllavis\u00eb (JNA), me baz\u00eb n\u00eb Split.<\/p>\n<p>Pas luft\u00ebs, u ra dakord q\u00eb prona e p\u00ebrbashk\u00ebt e Jugosllavis\u00eb mund t\u00eb konsiderohej pron\u00eb e republik\u00ebs n\u00eb territorin e s\u00eb cil\u00ebs ndodhej n\u00eb momentin e shp\u00ebrthimit t\u00eb konfliktit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1991, anija \u201cJadran\u201d ndodhej n\u00eb Tivat p\u00ebr riparim. K\u00ebshtu, ajo mbeti n\u00eb zot\u00ebrim t\u00eb Malit t\u00eb Zi, gj\u00eb q\u00eb kund\u00ebrshtohet nga Kroacia, pasi porti i saj baz\u00eb ishte Spliti.<\/p>\n<p>Mali i Zi ka sh\u00ebnuar p\u00ebrparimin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb procesin e zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb krahasuar me vendet e tjera kandidate dhe konsiderohet vendi me gjasat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb an\u00ebtarja e ardhshme e Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>N\u00eb negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit, Mali i Zi ka mbyllur p\u00ebrkoh\u00ebsisht 21 kapituj, nd\u00ebrsa 12 t\u00eb tjer\u00eb pritet t\u00eb mbyllen.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i Qeveris\u00eb n\u00eb Podgoric\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb negociatat t\u2019i p\u00ebrfundoj\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti. Duke pasur parasysh kalendarin dhe numrin e kapitujve t\u00eb mbetur, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plan shum\u00eb ambicioz, por jo i pamundur.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, zyrtar\u00ebt evropian\u00eb po e p\u00ebrmendin gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb negociatat t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2027.<\/p>\n<p>N\u00eb prill, shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb miratuan nisjen e hartimit t\u00eb projekttraktatit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Malit t\u00eb Zi. Komisionarja evropiane p\u00ebr Zgjerim, Marta Kos, la t\u00eb kuptohej se traktati mund t\u00eb n\u00ebnshkruhet qysh ver\u00ebn e ardhshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr hapjen dhe mbylljen e secilit kapitull, si dhe p\u00ebr tekstin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Traktatit t\u00eb An\u00ebtar\u00ebsimit, nevojitet miratimi i t\u00eb gjitha shteteve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb.\/REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndjekja penale e krimeve t\u00eb luft\u00ebs, ndryshimi i emrit t\u00eb pishin\u00ebs n\u00eb Kotor, kthimi i anijes dhe pagesa e d\u00ebmshp\u00ebrblimeve p\u00ebr t\u00eb burgosurit e kampeve, jan\u00eb nd\u00ebr k\u00ebrkesat me t\u00eb cilat Kroacia e kusht\u00ebzon an\u00ebtar\u00ebsimin e Malit t\u00eb Zi n\u00eb Bashkimin Evropian (BE). N\u00eb dokumentin q\u00eb ka siguruar Radio Evropa e Lir\u00eb (REL) thuhet se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1278161,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-1278160","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1278160","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1278160"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1278160\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1278161"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1278160"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1278160"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1278160"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}