{"id":1278418,"date":"2026-10-16T18:16:08","date_gmt":"2026-10-16T16:16:08","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1278418"},"modified":"2026-10-16T18:16:08","modified_gmt":"2026-10-16T16:16:08","slug":"erdha-per-ta-rrezuar-ramen-arrestohen-dy-kosovare-ne-tirane-njeri-thote-ne-polici-se-eshte-simpatizant-i-kurtit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/erdha-per-ta-rrezuar-ramen-arrestohen-dy-kosovare-ne-tirane-njeri-thote-ne-polici-se-eshte-simpatizant-i-kurtit\/","title":{"rendered":"\u201cErdha p\u00ebr ta rr\u00ebzuar Ram\u00ebn\u201d: Arrestohen dy kosovar\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00ebri thot\u00eb n\u00eb polici s\u00eb \u00ebsht\u00eb simpatizant i Kurtit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Dy shtetas nga Kosova, me inicialet D.B. dhe E.S., jan\u00eb arrestuar nga Policia e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00ebn dyshimin p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb protest\u00ebn e dhunshme t\u00eb mbajtur n\u00eb Tiran\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Sipas dokumenteve t\u00eb siguruara, nj\u00ebri nga t\u00eb arrestuarit ka deklaruar para oficer\u00ebve t\u00eb Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore se kishte ardhur nga Prishtina p\u00ebr t\u00eb protestuar kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar vendosjen e nj\u00eb qeverie q\u00eb mb\u00ebshtet politikat e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje.<\/p>\n<p>N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij, ai ka th\u00ebn\u00eb se punon si kamerier n\u00eb Prishtin\u00eb dhe se kishte vendosur, s\u00eb bashku me nj\u00eb shok, t\u00eb udh\u00ebtonte drejt Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb protest\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb simpatizant i kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs, Albin Kurti, duke vler\u00ebsuar se politikat e tij dallojn\u00eb nga ato t\u00eb Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cDuke qen\u00eb se un\u00eb jam djal\u00eb veterani, vendosa s\u00eb bashku me shokun tim t\u00eb vij n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr ta rr\u00ebzuar qeverin\u00eb e kryeministrit Edi Rama\u201d, thuhet n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij, sipas procesverbalit.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr arsyet e pjes\u00ebmarrjes n\u00eb protest\u00eb, ai ka pretenduar se synimi i tij ishte t\u00eb protestonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore dhe t\u00eb k\u00ebrkonte ndryshimin e sistemit politik n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201cArsyeja pse un\u00eb mora pjes\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebj protest\u00eb paq\u00ebsore p\u00ebr ndryshimin e k\u00ebtij sistemi, pasi bie ndesh me politikat e Kosov\u00ebs\u201d, ka deklaruar ai.<\/p>\n<p>N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij, shtetasi nga Kosova ka shprehur pak\u00ebnaq\u00ebsi edhe p\u00ebr q\u00ebndrimin e Shqip\u00ebris\u00eb ndaj Kosov\u00ebs, duke pretenduar se Tirana nuk po e mb\u00ebshtet sa duhet Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai ka treguar se, gjat\u00eb koh\u00ebs kur po l\u00ebvizte n\u00ebp\u00ebr Tiran\u00eb dhe po u bashkohej protestuesve, ishte ulur n\u00eb rrug\u00eb s\u00eb bashku me shokun e tij, kur, sipas tij, disa persona q\u00eb ishin prezantuar si polic\u00eb i kishin marr\u00eb me automjet dhe i kishin d\u00ebrguar n\u00eb komisariat.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00ebse kishte kryer veprime t\u00eb dhunshme gjat\u00eb protest\u00ebs, ai e ka mohuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJo, s\u2019kam b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb veprim t\u00eb dhunsh\u00ebm gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb protest\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Ai ka shpjeguar edhe arsyen pse e kishte mbuluar fytyr\u00ebn gjat\u00eb protest\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb se e kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb ftohtit.<\/p>\n<p>Dy shtetasit nga Kosova dyshohet se p\u00ebrfshihen n\u00eb disa vepra penale, p\u00ebrfshir\u00eb goditjen p\u00ebr shkak t\u00eb detyr\u00ebs, prishjen e rendit dhe qet\u00ebsis\u00eb publike, shkat\u00ebrrimin e pron\u00ebs dhe kund\u00ebrshtimin e punonj\u00ebsve t\u00eb rendit publik.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, drejtori i Departamentit p\u00ebr Rendin dhe Sigurin\u00eb Publike n\u00eb Policin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, Dhimitraq Ziu, ka deklaruar se deri t\u00eb premten n\u00eb Tiran\u00eb jan\u00eb arrestuar 127 persona, nd\u00ebrsa 244 t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb proceduar n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>PROKURORIA PRAN\u00cb GJYKAT\u00cbS S\u00cb SHKALL\u00cbS S\u00cb PAR\u00cb T\u00cb JURIDIKSIONIT T\u00cb P\u00cbRGJITHSH\u00cbM TIRAN\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>PROCES-VERBAL<\/p>\n<p>P\u00cbR MARRJEN E T\u00cb DH\u00cbNAVE NGA PERSONI Q\u00cb KA DIJENI P\u00cbR VEPR\u00cbN PENALE<\/p>\n<p>N\u00eb Tiran\u00eb, me 15.10.2026 ora 22:00<\/p>\n<p>Un\u00eb [e mbuluar] me detyr\u00eb oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore n\u00eb Komisariatin e Policis\u00eb Nr.1 Tiran\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb neneve 297, 155 \u2013 160 e vijues t\u00eb K. Pr. Penale, mbaj k\u00ebt\u00eb procesverbal p\u00ebr marrjen e t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb tregojn\u00eb rrethanat e vepr\u00ebs penale nga shtetasi: [e mbuluar] i biri [e mbuluar] dhe [e mbuluar] dat\u00eblindjes [e mbuluar] 2006, lindur dhe banues n\u00eb Rr [e mbuluar] Prishtine, arsimi i larte, me gjendje civile beqare, me gjendje gjyqesore pa d\u00ebnuar, me komb\u00ebsi e shtet\u00ebsi Kosovare, identifikuar n\u00ebp\u00ebrmjet let\u00ebrnjoftimit me num\u00ebr personal: ska, me num\u00ebr telefoni ska.<\/p>\n<p>Pasi u paralajm\u00ebrua p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb penale q\u00eb ka n\u00ebse b\u00ebn deklarim t\u00eb rrem\u00eb para oficerit t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore, duke dh\u00ebn\u00eb shpjegime q\u00eb i di se jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht ose pjes\u00ebrisht t\u00eb rreme apo fsheh fakte ose prova, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 305\/b i K. Penal, d\u00ebnohet me burgim deri n\u00eb 6 (gjasht\u00eb) muaj;<\/p>\n<p><strong>D\u00cbSHMIA<\/strong><\/p>\n<p>Une kam ardhur nga Prishtina diten e sotme dhe atje punoj si kamerier ne nje lokal duke pare zhvillimet e fundit qe behen ne tiran\u00eb kam vendosur se bashku shokun tim [e mbuluar] te vinim ne Shqiperi me qellim per te protestuar ne menyre paqesore, kam per te theksuar se une jam simpatizant i Kryeministrit te Kosoves Albin Kurti duke qene se Albin Kurti ka sjell begati dhe mir\u00ebsi ne Kosove dhe politika e tije bie ndeshe me politikat e Edi Rames vendosa te vije dhe te protestoj kund\u00ebr tije.<\/p>\n<p>Duke qene se une jam djal veterani vendosa se bashku me shokun tim te vije ne tirane per te rrezuar qeverin e kryeministrit Edi Rama.<\/p>\n<p>Gjate kohes po leviznim neper tirane duke iu bashkuar protestuesve duke qene se Policia po hidhte gaze, une se bashku me shokun tim u ulem me nje vend ne rruge ne tirane ku kane ardhur disa persona qe jane prezantuar si punonjes policie dhe na moren me automjet dhe na sollen ne Komisariatin e Policise.<\/p>\n<p>Pyetje: A mund te na thoni a keni qene here tjeter ne Shqiperi, cili ishte motivi qe ju erdhet sot ne Tirane dhe arsyjeja pse moret pjese ne kete proteste?<\/p>\n<p>Pergjigje: Kam qene disa here ne Shqiperi, Arsyeja pse une mora pjese eshte te beje protest paqsore per ndryshimin e ketij sistemi pasi mbie ndesh me Politikat e Kosoves dhe prej kohesh Shqiperia nuk po na mbeshtet neve por po mbeshtet Shkjaun, dhe per kete arsye kam ardhur per te hedhur qeverin shqiptare me qellim te vendoset nje Qeveri tjeter Pro Politikave te Levizjes Vetvendosja.<\/p>\n<p>Pyetje: A mund te thoni nese keni kryer ndonje veprim te dhuneshem gjate zhvillimit te protestes se dites se sotme?<\/p>\n<p>Pergjigje: Jo skam bere asnje veprim te dhunshem gjate zhvillimi te protestes dhe shallin qe mbaja ne fytyre e mbaja pasi kisha ftohte.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy shtetas nga Kosova, me inicialet D.B. dhe E.S., jan\u00eb arrestuar nga Policia e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00ebn dyshimin p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb protest\u00ebn e dhunshme t\u00eb mbajtur n\u00eb Tiran\u00eb. Sipas dokumenteve t\u00eb siguruara, nj\u00ebri nga t\u00eb arrestuarit ka deklaruar para oficer\u00ebve t\u00eb Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore se kishte ardhur nga Prishtina p\u00ebr t\u00eb protestuar kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb kryeministrit shqiptar, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":45,"featured_media":1278422,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-1278418","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1278418","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/45"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1278418"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1278418\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1278422"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1278418"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1278418"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1278418"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}