{"id":1279231,"date":"2026-10-19T11:30:06","date_gmt":"2026-10-19T09:30:06","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1279231"},"modified":"2026-10-19T11:44:00","modified_gmt":"2026-10-19T09:44:00","slug":"ai-ja-po-zevendeson-punetoret-udheheqesit-po-e-perkeqesojne-situaten","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/ai-ja-po-zevendeson-punetoret-udheheqesit-po-e-perkeqesojne-situaten\/","title":{"rendered":"AI-ja po z\u00ebvend\u00ebson pun\u00ebtor\u00ebt, udh\u00ebheq\u00ebsit po e p\u00ebrkeq\u00ebsojn\u00eb situat\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Deri n\u00eb gusht, pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit amerikan\u00eb e p\u00ebrmend\u00ebn IA-n\u00eb [inteligjenc\u00ebn artificiale] n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 116 000 shkurtime t\u00eb njoftuara vendesh pune. Vet\u00ebm kompanit\u00eb e teknologjis\u00eb njoftuan m\u00eb shum\u00eb se 155 000 pushime nga puna. Meta eliminoi af\u00ebrsisht 8 000 pozita nd\u00ebrsa po riorganizohej rreth IA-s\u00eb. Atlassian shkurtoi rreth 1 600 vende pune dhe tha, tro\u00e7, se IA-ja ndryshon numrin e njer\u00ebzve q\u00eb i nevojiten.\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Disa kompani e p\u00ebrmendin IA-n\u00eb si arsye. T\u00eb tjerat i p\u00ebrmendin \u201cnevojat e biznesit\u201d, teksa investimi n\u00eb IA gjendet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin dokument. Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, punonj\u00ebsit e kuptojn\u00eb mesazhin: kompania beson se makinat tani mund t\u00eb kryejn\u00eb pun\u00ebt t\u00eb cilat dikur i b\u00ebnin njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb vendim biznesi. M\u00ebnyra se si udh\u00ebheq\u00ebsit e komunikojn\u00eb at\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, teksa kompanit\u00eb po z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb njer\u00ebzit me teknologji, shum\u00eb prej tyre po e komunikojn\u00eb vendimin n\u00eb m\u00ebnyrat t\u00eb cilat i b\u00ebjn\u00eb ata njer\u00ebz t\u00eb ndihen edhe m\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm. Punonj\u00ebsit m\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr fatin e tyre p\u00ebrmes letrave masive elektronike [email], llogarive t\u00eb bllokuara ose profileve t\u00eb zhdukura n\u00eb Slack. Menaxher\u00ebt ndonj\u00ebher\u00eb nuk mund t\u00eb shpjegojn\u00eb se \u00e7far\u00eb u ndodhi ekipeve t\u00eb tyre. Ata q\u00eb mbeten marrin pak ose aspak njohuri p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kan\u00eb par\u00eb apo p\u00ebr at\u00eb q\u00eb tani u k\u00ebrkohet t\u00eb durojn;.<\/p>\n<p>E kam kaluar karrier\u00ebn duke ndihmuar udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb komunikojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr momentet e tyre m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira dhe kam qen\u00eb n\u00eb dhom\u00eb ku hartoheshin njoftimet p\u00ebr pushime nga puna. Pushimet nga puna jan\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs duhet ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb thot\u00eb. IA-ja i ka b\u00ebr\u00eb ato m\u00eb t\u00eb shpeshta dhe, n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb madh kompanish, m\u00eb pak njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Tri kompani e shp\u00ebrfaqin p\u00ebrmas\u00ebn e k\u00ebsaj.<\/p>\n<p>Drejtori ekzekutiv [CEO] i Atlassian-it, Mike Cannon-Brookes, shkroi se do t\u00eb ishte \u201cjo e sinqert\u00eb\u201d t\u00eb shtirej sikur IA-ja nuk e ndryshon numrin e roleve t\u00eb nevojshme n\u00eb disa fusha. Ai e p\u00ebrmendi arsyen dhe e n\u00ebnshkroi me emrin e vet. Punonj\u00ebsit mund t\u00eb mos pajtoheshin me vendimin. Nuk mund t\u00eb thoshin se nuk e kuptonin at\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe Meta dha nj\u00eb arsye. Pastaj nj\u00eb rrjedhje informacioni n\u00eb shtyp e detyroi lajm\u00ebrimin m\u00eb t\u00eb hersh\u00ebm; punonj\u00ebsit prit\u00ebn kat\u00ebr jav\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar se kush prekej dhe letrat e elektronike t\u00eb shkarkimit nga puna mb\u00ebrrit\u00ebn val\u00eb-val\u00eb n\u00eb or\u00ebn kat\u00ebr t\u00eb m\u00ebngjesit &#8211; sipas koh\u00ebs lokale.<\/p>\n<p>Letra e Oracle-it nuk p\u00ebrmendi as arsye, as personat. Citonte \u201cndryshime m\u00eb t\u00eb gjera organizative\u201d dhe \u201cnevojat aktuale t\u00eb biznesit\u201d. Ishte n\u00ebnshkruar nga \u201cUdh\u00ebheqja e Oracle-it\u201d.<\/p>\n<p>Distanca mes k\u00ebtyre qasjeve \u00ebsht\u00eb distanca t\u00eb cil\u00ebn nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb mbaj\u00eb nga pasojat e vendimit.<\/p>\n<p>Brenda nj\u00eb kompanie, vendimi p\u00ebr fuqin\u00eb pun\u00ebtore b\u00ebhet \u00e7\u00ebshtje numrash. Duhet. Udh\u00ebheq\u00ebsve u duhen modelet, skema organizativet, supozimet p\u00ebr produktivitetin dhe planet financiare. IA-ja po e rrit pesh\u00ebn e t\u00eb gjitha k\u00ebtyre, teksa kompanit\u00eb vendosin se cilat pun\u00eb mund t\u00eb automatizohen dhe sa njer\u00ebz i duhen nj\u00eb funksioni.<\/p>\n<p>Askush nuk mund t\u2019i peshoj\u00eb 8 000 jet\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb plani kapital.<\/p>\n<p>Rreziku lind kur abstraksioni vazhdon deri te vet\u00eb punonj\u00ebsi. Nj\u00eb rol zhduket nga skema organizative, sepse nj\u00eb model thot\u00eb se IA-ja mund ta absorboj\u00eb pun\u00ebn. Personi n\u00eb at\u00eb rol megjithat\u00eb meriton ta d\u00ebgjoj\u00eb k\u00ebt\u00eb nga nj\u00eb person tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Abstraksioni \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb vend p\u00ebr t\u2019u fshehur. Njoftimi i pushimit nga puna \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga gj\u00ebrat m\u00eb ekspozuese q\u00eb b\u00ebn ndonj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs. \u00c7do zgjedhje q\u00eb krijon distanc\u00eb &#8211; eufemizmi korporativ, letra elektronike e or\u00ebs kat\u00ebr t\u00eb m\u00ebngjesit, sh\u00ebnimi pa n\u00ebnshkrim &#8211; \u00ebsht\u00eb m\u00eb e sigurt p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsin sesa p\u00ebr punonj\u00ebsin.<\/p>\n<p>Dhe, p\u00ebrbrenda kompanis\u00eb, \u00e7do pjes\u00eb e atij m\u00ebngjesi n\u00eb Oracle mbrohet. Siguria d\u00ebshiron q\u00eb kredencialet t\u00eb \u00e7aktivizohen para se dikush t\u00eb mund t\u00eb kopjoj\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat. Departamenti ligjor d\u00ebshiron nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb vetme t\u00eb standardizuar n\u00eb vend t\u00eb mij\u00ebra bisedave t\u00eb paskriptuara. Drejtuesit duan q\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb brenda nj\u00eb dite. Mbajtja e menaxher\u00ebve jasht\u00eb list\u00ebs pengon rrjedhjen e lajmit. Disa udh\u00ebheq\u00ebs sinqerisht besojn\u00eb se shpejt dhe past\u00ebr \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e mir\u00eb.<\/p>\n<p>Secila arsye ka nj\u00eb version njer\u00ebzor q\u00eb kushton pothuajse asgj\u00eb. \u00c7aktivizojeni qasjen pasi dikush ta ket\u00eb dh\u00ebn\u00eb lajmin. Standardizojeni gjuh\u00ebn ligjore dhe megjithat\u00eb vendosni nj\u00eb em\u00ebr mbi t\u00eb. B\u00ebjeni brenda nj\u00eb dite dhe jepuni njer\u00ebzve koh\u00eb t\u00eb thon\u00eb lamtumir\u00eb. Jepuni menaxher\u00ebve mjaftuesh\u00ebm informacion q\u00eb t\u2019u p\u00ebrgjigjen pyetjeve &#8211; drejtp\u00ebrdrejt.<\/p>\n<p>Por, mesazhi arrin te m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz sesa vet\u00ebm tek ai q\u00eb po largohet.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsit q\u00eb mbeten jan\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebve kompanit\u00eb do t\u2019u k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb adoptojn\u00eb mjetet e reja, t\u00eb ridizajnojn\u00eb rrjedhat e pun\u00ebs dhe ta b\u00ebjn\u00eb funksional transformimin e IA-s\u00eb. Ata e lexojn\u00eb letr\u00ebn q\u00eb mor\u00ebn koleg\u00ebt. V\u00ebrejn\u00eb n\u00ebse udh\u00ebheq\u00ebsit vendosin emrin e tyre mbi vendimin apo fshihen pas gjuh\u00ebs institucionale. Dhe, nxjerrin p\u00ebrfundime p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kompania mendon se ata vlejn\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse m\u00eb tha se u largua nga kompania e saj &#8211; megjith\u00ebse vendi i saj i pun\u00ebs ishte i sigurt &#8211; p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si u trajtua nj\u00eb val\u00eb e pushimeve nga puna. Ajo nuk do t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb e vetmja. \u00c7do njoftim p\u00ebr fuqin\u00eb pun\u00ebtore u thot\u00eb atyre q\u00eb mbeten: K\u00ebshtu do t\u2019ju trajtojm\u00eb kur biznesi t\u00eb mos ket\u00eb m\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ju.<\/p>\n<p>Ky mesazh ka pasoja. Kompanive u duhen punonj\u00ebsit q\u00eb mbeten q\u00eb t\u00eb marrin rreziqe, t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb sisteme t\u00eb panjohura dhe t\u00eb rishpikin m\u00ebnyr\u00ebn se si kryhet puna. U duhet besimi pik\u00ebrisht kur vendimet e tyre e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb mbetjen. Udh\u00ebheq\u00ebsit nuk mund t\u2019u k\u00ebrkojn\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb t\u00eb ardhmen e kompanis\u00eb t\u00eb mund\u00ebsuar nga IA-ja, teksa tregojn\u00eb pak shqet\u00ebsim p\u00ebr ata q\u00eb zhvendosen gjat\u00eb k\u00ebtij rrug\u00ebtimi.<\/p>\n<p>Prandaj, para se t\u00eb dal\u00eb \u00e7do njoftim p\u00ebr fuqin\u00eb pun\u00ebtore q\u00eb lidhet me IA-n\u00eb, shtrojeni nj\u00eb pyetje: \u00c7far\u00eb duam t\u00eb jet\u00eb kjo p\u00ebrvoj\u00eb &#8211; p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb po largohen dhe p\u00ebr ata q\u00eb mbeten?<\/p>\n<p>Dikush ve\u00e7se e ka n\u00eb pron\u00ebsi argumentin financiar. Dikush procesin ligjor. Dikush strategjin\u00eb teknologjike. Pothuajse askujt nuk i k\u00ebrkohet t\u2019i p\u00ebrgjigjet k\u00ebsaj pyetjeje. Derisa dikush ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb, p\u00ebrvoja projektohet vetvetiu: letra masive, llogaria e bllokuar, portali p\u00ebr pyetje.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja fillon me gj\u00ebra konkrete. Shpjegoni \u00e7far\u00eb po ndryshon IA-ja dhe pse kjo prek role t\u00eb caktuara. Vendosni emrin e nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi mbi vendim. Jepuni menaxher\u00ebve mjaftuesh\u00ebm informacion p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgjigjur n\u00eb pyetje. Sigurohuni q\u00eb punonj\u00ebsit e prekur t\u00eb mund t\u00eb flasin me ndonj\u00eb person para se sistemet t\u00eb mbyllen rreth tyre.<\/p>\n<p>IA-ja do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb se si duket puna dhe sa njer\u00ebz nevojiten p\u00ebr ta kryer at\u00eb. Por, z\u00ebvend\u00ebsimi i pun\u00ebs njer\u00ebzore me makina nuk e justifikon heqjen e njer\u00ebzores nga procesi.<\/p>\n<p>Fjalia m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb mbetet ende m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja: \u201cUn\u00eb e mora k\u00ebt\u00eb vendim\u201d.<\/p>\n<p>Teknologjia mund ta ndryshoj\u00eb vendimin. Ajo nuk mund ta \u00e7liroj\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr ta marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr at\u00eb.<\/p>\n<p><em>*David Grossman \u00ebsht\u00eb drejtor ekzekutiv i kompanis\u00eb p\u00ebr konsulenc\u00eb p\u00ebr lidership dhe komunikim, The Grossman Group \/ Ky shkrim i tij fillimisht u publikua n\u00eb <a href=\"https:\/\/www.newsweek.com\/ai-is-replacing-workers-leaders-are-making-it-worse-opinion-12574337\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Newsweek<\/a>.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deri n\u00eb gusht, pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit amerikan\u00eb e p\u00ebrmend\u00ebn IA-n\u00eb [inteligjenc\u00ebn artificiale] n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 116 000 shkurtime t\u00eb njoftuara vendesh pune. Vet\u00ebm kompanit\u00eb e teknologjis\u00eb njoftuan m\u00eb shum\u00eb se 155 000 pushime nga puna. Meta eliminoi af\u00ebrsisht 8 000 pozita nd\u00ebrsa po riorganizohej rreth IA-s\u00eb. Atlassian shkurtoi rreth 1 600 vende pune dhe tha, tro\u00e7, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":59,"featured_media":1279236,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-1279231","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1279231","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/59"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1279231"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1279231\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1279236"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1279231"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1279231"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1279231"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}