{"id":1279326,"date":"2026-10-19T13:34:11","date_gmt":"2026-10-19T11:34:11","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1279326"},"modified":"2026-10-19T13:37:35","modified_gmt":"2026-10-19T11:37:35","slug":"banka-e-shqiperise-reagon-pas-demtimeve-nga-protestat-depozitat-dhe-kursimet-e-qytetareve-jane-te-sigurta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/banka-e-shqiperise-reagon-pas-demtimeve-nga-protestat-depozitat-dhe-kursimet-e-qytetareve-jane-te-sigurta\/","title":{"rendered":"Banka e Shqip\u00ebris\u00eb reagon pas d\u00ebmtimeve nga protestat: Depozitat dhe kursimet e qytetar\u00ebve jan\u00eb t\u00eb sigurta"},"content":{"rendered":"<p><strong>Banka e Shqip\u00ebris\u00eb ka reaguar lidhur me incidentet e regjistruara gjat\u00eb protestave t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit, ku jan\u00eb d\u00ebmtuar disa deg\u00eb bankare dhe bankomate. Banka njofton se jan\u00eb shkaktuar vet\u00ebm d\u00ebme materiale dhe p\u00ebr sigurin\u00eb e punonj\u00ebsve, njofton kufizime t\u00eb p\u00ebrkohshme n\u00eb ofrimin e sh\u00ebrbimeve.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb zyrtare, institucioni thekson se sistemi i pagesave vijon t\u00eb funksionoj\u00eb normalisht, nd\u00ebrsa depozitat dhe kursimet e qytetar\u00ebve jan\u00eb t\u00eb sigurta dhe nuk rrezikohen nga d\u00ebmtimet fizike.<\/p>\n<p><em>Njoftimi i plot\u00eb zyrtar:<\/em><\/p>\n<p>Zhvillimet e fundit dhe funksionimin e sistemit bankar<\/p>\n<p>Banka e Shqip\u00ebris\u00eb po ndjek me v\u00ebmendje dhe shqet\u00ebsim zhvillimet e dit\u00ebve t\u00eb fundit n\u00eb vend, ve\u00e7an\u00ebrisht incidentet ndaj disa deg\u00ebve bankare dhe bankomat\u00ebve (ATM), t\u00eb cilat kan\u00eb shkaktuar d\u00ebme materiale dhe kufizime t\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb sh\u00ebrbimeve bankare. N\u00eb k\u00ebto rrethana, siguria e qytetar\u00ebve, klient\u00ebve dhe punonj\u00ebsve t\u00eb institucioneve financiare mbetet p\u00ebrpar\u00ebsi.<\/p>\n<p>Banka e Shqip\u00ebris\u00eb siguron publikun se sh\u00ebrbimi i pagesave ka vijuar t\u00eb funksionoj\u00eb normalisht dhe pa nd\u00ebrprerje, duke garantuar p\u00ebrmbushjen e rolit t\u00eb sistemit bankar si domosdoshm\u00ebri e aktivitetit ekonomik t\u00eb bizneseve dhe nevojave t\u00eb konsumit t\u00eb familjeve.<\/p>\n<p>Banka e Shqip\u00ebris\u00eb thekson se depozitat dhe kursimet e qytetar\u00ebve n\u00eb sistemin bankar jan\u00eb t\u00eb sigurta. D\u00ebmtimet e nj\u00eb pjese t\u00eb infrastruktur\u00ebs fizike n\u00eb disa deg\u00eb t\u00eb bankave nuk cenojn\u00eb sigurin\u00eb e depozitave t\u00eb klient\u00ebve dhe as q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb financiare t\u00eb bankave. Qytetar\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb qet\u00eb se kursimet e tyre jan\u00eb t\u00eb mbrojtura dhe nuk rrezikohen nga d\u00ebmtimet fizike t\u00eb ambienteve.<\/p>\n<p>N\u00eb ushtrim t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive t\u00eb saj ligjore, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb komunikim t\u00eb vazhduesh\u00ebm me bankat tregtare dhe institucionet p\u00ebrkat\u00ebse, duke ndjekur nga af\u00ebr situat\u00ebn dhe masat e nd\u00ebrmarra p\u00ebr ruajtjen e siguris\u00eb s\u00eb punonj\u00ebsve, klient\u00ebve dhe infrastruktur\u00ebs bankare.<\/p>\n<p>Kufizimet e p\u00ebrkohshme t\u00eb sh\u00ebrbimeve n\u00eb deg\u00eb t\u00eb caktuara lidhen me nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbrojtur sigurin\u00eb fizike t\u00eb punonj\u00ebsve dhe klient\u00ebve. Banka e Shqip\u00ebris\u00eb fton qytetar\u00ebt dhe bizneset t\u00eb ndjekin njoftimet zyrtare t\u00eb bankave p\u00ebrkat\u00ebse dhe t\u00eb p\u00ebrdorin sa m\u00eb shum\u00eb kanalet alternative t\u00eb sh\u00ebrbimit bankar.<\/p>\n<p>Sistemi bankar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shtyll\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi thelb\u00ebsore p\u00ebr ekonomin\u00eb dhe jet\u00ebn e qytetar\u00ebve. Pas \u00e7do dege bankare, \u00e7do pagese apo transaksioni q\u00ebndrojn\u00eb familje q\u00eb administrojn\u00eb kursimet e tyre, qytetar\u00eb q\u00eb marrin pagat dhe pensionet, biznese q\u00eb paguajn\u00eb punonj\u00ebsit dhe vijojn\u00eb aktivitetin e tyre, si dhe sip\u00ebrmarrje q\u00eb investojn\u00eb dhe krijojn\u00eb vende pune. Funksionimi normal i bankave \u00ebsht\u00eb i lidhur drejtp\u00ebrdrejt me mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve, vazhdim\u00ebsin\u00eb e aktivitetit ekonomik dhe besimin n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, si institucion i pavarur n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesit publik, p\u00ebrmbush funksione thelb\u00ebsore p\u00ebr ruajtjen e stabilitetit t\u00eb \u00e7mimeve, stabilitetit financiar dhe sh\u00ebrbimin e pagesave.<\/p>\n<p>N\u00eb detyrim ndaj k\u00ebtij misioni, Banka e Shqip\u00ebris\u00eb u b\u00ebn thirrje t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb, n\u00eb ushtrimin e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb tyre p\u00ebr protest\u00eb paq\u00ebsore, t\u00eb respektojn\u00eb dhe t\u00eb mbrojn\u00eb sigurin\u00eb e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb institucioneve bankare, ambienteve, infrastruktur\u00ebs dhe punonj\u00ebsve t\u00eb tyre. Ruajtja e k\u00ebtyre institucioneve do t\u00eb thot\u00eb ruajtje e sh\u00ebrbimeve dhe e funksioneve q\u00eb u p\u00ebrkasin dhe u sh\u00ebrbejn\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n<p>Banka e Shqip\u00ebris\u00eb mbetet plot\u00ebsisht e angazhuar n\u00eb p\u00ebrmbushjen e mandatit t\u00eb saj p\u00ebr ruajtjen e stabilitetit financiar dhe funksionimin e sigurt e t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb sistemit bankar. Ajo do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb ndjek\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi zhvillimet dhe t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me institucionet p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur vijim\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimeve bankare dhe ruajtjen e besimit t\u00eb publikut n\u00eb sistemin financiar.<\/p>\n<p>Besimi dhe siguria e qytetar\u00ebve jan\u00eb themeli i nj\u00eb sistemi bankar t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm. Ruajtja e k\u00ebtij besimi dhe e institucioneve q\u00eb i sh\u00ebrbejn\u00eb publikut \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Banka e Shqip\u00ebris\u00eb ka reaguar lidhur me incidentet e regjistruara gjat\u00eb protestave t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit, ku jan\u00eb d\u00ebmtuar disa deg\u00eb bankare dhe bankomate. Banka njofton se jan\u00eb shkaktuar vet\u00ebm d\u00ebme materiale dhe p\u00ebr sigurin\u00eb e punonj\u00ebsve, njofton kufizime t\u00eb p\u00ebrkohshme n\u00eb ofrimin e sh\u00ebrbimeve. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb zyrtare, institucioni thekson se sistemi i pagesave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":59,"featured_media":1279331,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-1279326","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1279326","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/59"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1279326"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1279326\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1279331"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1279326"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1279326"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1279326"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}