{"id":1280199,"date":"2026-10-20T22:04:51","date_gmt":"2026-10-20T20:04:51","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=1280199"},"modified":"2026-10-20T22:23:40","modified_gmt":"2026-10-20T20:23:40","slug":"shefi-i-unmik-ut-ne-okb-kerkon-pergjegjesi-per-banjsken-dhe-sulmin-ne-iber-lepenc-permend-edhe-denimin-e-katershes-se-uck-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shefi-i-unmik-ut-ne-okb-kerkon-pergjegjesi-per-banjsken-dhe-sulmin-ne-iber-lepenc-permend-edhe-denimin-e-katershes-se-uck-se\/","title":{"rendered":"Shefi i UNMIK-ut n\u00eb OKB k\u00ebrkon p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr Banjsk\u00ebn dhe sulmin n\u00eb Ib\u00ebr-Lepenc, p\u00ebrmend edhe d\u00ebnimin e kat\u00ebrshes s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi Special i Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb OKB-s\u00eb dhe shefi i UNMIK-ut, Peter Due, ka th\u00ebn\u00eb se e ritheksojn\u00eb brengosjen e Bashkimit Evropian p\u00ebr ndryshimet n\u00eb Ligjin p\u00ebr Gjykat\u00ebn Speciale, duke shtuar se duhet t\u00eb respektohet integriteti dhe pavar\u00ebsia e gjyq\u00ebsorit.<\/strong><\/p>\n<p>Due ka kritikuar Policin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr shkak se nuk ka ndar\u00eb informata gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb protestave n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb u mbajt\u00ebn pas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Speciale m\u00eb 16 shtator. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, Due ka k\u00ebrkuar p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb dhe kanalin e Ib\u00ebr-Lepencit.<\/p>\n<p>Duke folur n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb, ku po raportohet p\u00ebr Kosov\u00ebn, Due ka th\u00ebn\u00eb se pas aktgjykimit ndaj Hashim Tha\u00e7it dhe tre ish-komandant\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, u organizuan demonstrata n\u00eb vende t\u00eb ndryshme, shumica prej t\u00eb cilave, sipas tij, mbet\u00ebn paq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Due u shpreh se Policia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore dhe adekuate gjat\u00eb 21 dit\u00ebve t\u00eb protestave q\u00eb pasuan aktgjykimin e Dhomave t\u00eb Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs. Por ka th\u00ebn\u00eb se nuk kan\u00eb ndar\u00eb informata me Kombet e Bashkuara, por vet\u00ebm me vendet partnere.<\/p>\n<p>\u201cPas periudh\u00ebs s\u00eb 16 shtatorit, aktgjykimi i Dhomave t\u00eb Specializuara d\u00ebnoi Tha\u00e7in dhe tre ish-komandant\u00eb p\u00ebr krime lufte, por jo p\u00ebr krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit. Demonstratat gjetiu pasuan k\u00ebt\u00eb aktgjykim, shumica prej t\u00eb cilave mbet\u00ebn paq\u00ebsore. P\u00ebrgjith\u00ebsisht, Policia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore gjat\u00eb k\u00ebtyre 21 dit\u00ebve t\u00eb protestave. Koordinimi dhe ndarja e informatave me Kombet e Bashkuara ishte joadekuate, por jo edhe me vendet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. I kam ngritur k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje n\u00eb Prishtin\u00eb dhe me partner\u00ebt tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Kuvendi miratoi ndryshime, duke kufizuar kompetencat e Speciales. E riktheksojm\u00eb brengosena e BE-s\u00eb&#8230; T\u00eb pandehurit kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e apelit&#8230; integriteti dhe pavar\u00ebsin\u00eb e procedurave gjyq\u00ebsore duhet t\u00eb respektohen, dhe \u00e7do veprim legjislativ duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me obligimet ligjore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Due.<\/p>\n<p>Shefi i UNMIK-ut ka th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb aktgjykim tjet\u00ebr p\u00ebr administrimin e drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb caktuar p\u00ebr 17 n\u00ebntor. Sipas Due, k\u00ebto zhvillime ndodhin n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur tensionet vazhdojn\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, ku narrativat p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs mbeten t\u00eb pranishme, pavar\u00ebsisht koh\u00ebs s\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e tij, shefi i UNMIK-ut gjithashtu ka b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr bashk\u00ebpunim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb autoriteteve n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit p\u00ebr sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb dhe at\u00eb ndaj kanalit t\u00eb Ib\u00ebr-Lepencit t\u00eb mbahen p\u00ebrgjegj\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Due, n\u00eb gjasht\u00eb muajt e fundit jan\u00eb sh\u00ebnuar tensione t\u00eb larta n\u00eb Kosov\u00eb dhe rajon.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se, ndon\u00ebse zgjedhjet e 7 qershorit n\u00eb Kosov\u00eb ishin paq\u00ebsore, pasiguria politike dhe retorika e nxitur kan\u00eb vazhduar. Sipas tij, incidentet q\u00eb lidhen me rr\u00ebnimet dhe d\u00ebbimet, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, kan\u00eb ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr t\u00eb drejtat pron\u00ebsore dhe pasojat e mundshme socio-ekonomike p\u00ebr komunitetet lokale dhe bizneset.<\/p>\n<p>Due ka p\u00ebrmendur edhe \u00e7\u00ebshtjen e riintegrimit t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve serb\u00eb, kufizimet ndaj liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe pretendimet p\u00ebr keqtrajtim t\u00eb serb\u00ebve nga Policia e Kosov\u00ebs, pas veprimeve t\u00eb autoriteteve ligjzbatuese m\u00eb 28 qershor n\u00eb Gazimestan. Ai ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se Inspektorati ka hapur hetimet e veta.<\/p>\n<p>Shefi i UNMIK-ut ka th\u00ebn\u00eb se institucionet e udh\u00ebhequra nga Serbia n\u00eb fush\u00ebn e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe arsimit, si dhe Kisha Ortodokse Serbe, vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me sfida q\u00eb, sipas tij, burojn\u00eb nga veprimet e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb ato q\u00eb lidhen me organizimin e pelegrinazheve.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse i marrim individualisht, disa prej k\u00ebtyre zhvillimeve mund t\u00eb duken t\u00eb lokalizuara dhe administrative, por, t\u00eb marra s\u00eb bashku, p\u00ebrforcojn\u00eb perceptimin e pasiguris\u00eb dhe t\u00eb trajtimit t\u00eb pabarabart\u00eb t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, duke ndikuar n\u00eb karakterin shum\u00ebetnik t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Due.<\/p>\n<p>Ai e ka mir\u00ebpritur zgjedhjen e Justina Shiroka-Pul\u00ebs si presidente, nd\u00ebrsa ka theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e rip\u00ebrt\u00ebritjes s\u00eb progresit n\u00eb dialogun nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrkushtimi i v\u00ebrtet\u00eb nga t\u00eb dyja pal\u00ebt \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb arritur progres t\u00eb duksh\u00ebm. I vler\u00ebsoj p\u00ebrpjekjet e vazhdueshme t\u00eb BE-s\u00eb. I inkurajoj t\u2019i zbatojn\u00eb marr\u00ebveshjet e arritura, t\u00eb formojn\u00eb Asociacionin dhe t\u00eb nd\u00ebrmarrin hapat p\u00ebr uljen e tensioneve\u201d, ka deklaruar ai.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, Due ka p\u00ebrmendur edhe \u00e7\u00ebshtjen e personave t\u00eb pagjetur, duke th\u00ebn\u00eb se i d\u00ebrguari i BE-s\u00eb p\u00ebr dialogun, Peter Sorensen, ka vazhduar p\u00ebrpjekjet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, t\u00eb cilat mb\u00ebshteten edhe nga Kombet e Bashkuara. Sipas tij, aktualisht 1.577 persona vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pagjetur.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi Special i Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb OKB-s\u00eb dhe shefi i UNMIK-ut, Peter Due, ka th\u00ebn\u00eb se e ritheksojn\u00eb brengosjen e Bashkimit Evropian p\u00ebr ndryshimet n\u00eb Ligjin p\u00ebr Gjykat\u00ebn Speciale, duke shtuar se duhet t\u00eb respektohet integriteti dhe pavar\u00ebsia e gjyq\u00ebsorit. Due ka kritikuar Policin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr shkak se nuk ka ndar\u00eb informata gjat\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":1280200,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-1280199","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1280199","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1280199"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1280199\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/1280200"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1280199"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1280199"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1280199"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}